"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Një aventurë që vazhdon prej 180 vjetësh

Flisni për historinë e këtyre dy rajoneve shumë të rëndësishëm, popujve dhe racave që e kanë banuar dhe e banojnë.
Post Reply
User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Një aventurë që vazhdon prej 180 vjetësh

#1

Post by Tomorr » Mon Mar 23, 2015 6:54 pm

Kur në dhjetor 1944 Uinston Çurçill erdhi nxitimthi në Athinë për të parë sesi do të përfundonte konfrontimi i armatosur ndërmjet ELAS-it (forca partizane nën drejtimin e Partisë Komuniste greke) dhe trupave britanike, Kryeministri i atëhershëm Jergjios Papandreu i tha: “Ndodhemi në mesin e një tragjedie të re greke. Ndihmonani, pse po marrim fund. Mos harroni se jemi një popull që jeton e krijon për më shumë se 3000 vjet”. Çurçilli, pasi thithi thellë puron e vet, iu përgjigj në mënyrë flegmatike: “Ju grekët, i dashur Kryeministër, nuk jetoni. Mbijetoni”.

Ky konstatim i “babait të fitores”, besoj se mbijeton edhe në ditët tona. Në këtë kohë ne grekët nuk jetojmë, por përpiqemi të jetojmë. Të mbijetojmë. Siç kemi bërë edhe në vitet që kaluan, që nga krijimi i shtetit të ri grek, para 180 vjetësh.

E çfarë nuk kemi hequr që atëherë? Para së gjithash vramë një udhëheqës tonin që erdhi këtu me dafina ndërkombëtare afirmimi, që të përpiqej të ngrinte në këmbë shtetin e ri grek. Jaoanis Kapodistrian. Dhe pastaj, u rehatuam me udhëheqës të importuar. Në fillim Otonin nga Bavaria dhe pastaj Jorgon nga Danimarka.

Pastaj kishim aventurën e “Megali Ideas”. Greqinë e pesë deteve dhe dy kontinenteve. Lufta e Parë, në vitin 1897 kundër Perandorisë Otomane. Katastrofë. Mirë që ndërhynë fuqitë e huaja dhe nuk humbëm sërish gjithë Thesalinë që e kishim marrë më 1881.
Pastaj erdhi 1912-a, Lufta e Parë Ballkanike që të pasojë e Dyta. Gjithsesi, atëherë ia arritëm. Morëm Maqedoninë, Epirin, Thrakën dhe ishujt e Egjeut Lindor. Mirëpo vazhdimi ishte tragjik. Kur përfundoi Lufta e Parë Botërore, në të cilën, falë Eleftherios Venizelos, luftuam bashkë me aleatët perëndimorë, morëm vrull dhe shkuam të pushtonim gjithë Azinë e Vogël. Mirëpo Qemal Ataturku na shpartalloi, teksa ishim të rraskapitur nga luftërat gjatë dhjetë viteve. Dhe atëherë filloi çrrënjosja e helenizmit të Azisë së Vogël e të Trakës Lindore, që përfundoi më 1923 me Traktatin e Lozanës që imponoi shkëmbimin e popullatës.

Greqia e 6,5 milionë banorëve duhej të priste 2 milionë refugjatë. Një punë kolosale dhe veçanërisht e vështirë. Sa për ekonominë, tjetër katastrofë. Atëherë dhrahmia u pre më dysh. Zhvlerësim 50%.

Para se të merrnim veten (domethënë të mbijetonim), shpërtheu Lufta e Dytë Botërore. Më parë lufta italo-greke dhe pastaj pushtimi nazist dhe rezistenca. Uri, mjerim, shkatërrim. Për fat të mirë erdhi humbja e Gjermanisë naziste dhe, teksa ne ishim në krahun e fituesve, morëm Dodekanezet. Mirëpo, ndërsa Europa nisi të rimëkëmbej, ne filluam një luftë civile katërvjeçare dhe shkatërruam gjithçka kishte mbetur. Veç të tjerave, atëherë kishim më shumë të vdekur se sa gjatë luftës botërore.

Gjithsesi mbijetuam, dhe brenda 50 viteve që pasuan, çalë–çalë, bëmë prokopi. Së pari me Planin Marshall dhe pastaj me paratë e emigrantëve dhe veprimtarinë ndërtuese. Por kryesisht u favorizuam me anëtarësimin tonë në Tregun e Përbashkët Europian dhe nga subvencionimet e njohura si Paketat Delor. Ah, po! Edhe nga kreditë e njëpasnjëshme! 
Kështu jetuam një begati ekonomike e mirëqenie virtuale. U bëmë të parët në BE sa u përket banesave në pronësi private, të parët në konsumimin e mishit të kuq dhe obezitetin e fëmijëve, (dikur thoshim se “hamë mish në Pashkë dhe në Krishtlindje”), të parët për numrin e vdekjeve nga aksidentet automobilistike, të parët për fusha të paligjshme plehrash dhe male mbeturinash, madje dhe në qendër të Athinës, të parët në korrupsion. I mbushëm qytetet tona me buzukë mediokër, taverna e restorante, me institute estetike dhe radhë pafund kafeterish, ku të rinjtë ngrysen e gdhihen duke pirë frape e duhan, në pritje që të emërohen “në shtet”. Sigurisht, jemi të parët edhe për numrin e punonjësve në administratën publike. Rreth 1,5 milionë, nëse përfshijmë edhe ndërmarrjet shtetërore dhe pushtetin lokal.

Dhe ndërsa deri para pak dekadash ne shkonim emigrantë në Gjermani e Australi, tani kemi mbi një milion emigrantë që të na bëjnë punët e rënda që ne vendasit i përbuzim. Vetëm se, në ditët tona ka filluar një valë e re emigrantësh grekë. Jo të pakualifikuar si atëherë, por të specializuar. Diplomantë universitetesh që nuk gjejnë punë këtu. Imagjinoni që në Athinë e Selanik ka kurse ku të rinjtë mësojnë jo vetëm kinezçe, por edhe turqisht, ngase duan të shkojnë atje të gjejnë punë. Jo vetëm në Kinë, por edhe në Turqi, e cila sot është ekonomia e 17 më e madhe në botë dhe anëtare e G-20-s. Në të kundërt, ne gjendemi diku nga fundi, të mbytur në borxhe dhe të nënshtruar nga Trojka e Memorandumi i saj.

Kështu pra, edhe tani tentojmë të mbijetojmë përsëri me huara, të cilat askush nuk e di se si do të shlyhen. Gjendja jonë e sotme më sjell ndërmend anekdotën e mëposhtme: 
Dikush po binte në boshllëk nga kati i njëqindtë i një grataçiele. Kur mbërriti jashtë katit të dhjetë, dikush nga brenda i bërtiti “Si po ia çon”. Dhe ai iu përgjigj “Deri këtu, shumë mirë...”.

Po biem pra, pa e ditur se ç’na pret poshtë. Domethënë, tash për tash po mbijetojmë. Si përherë...

Post Reply

Return to “Historia e Mesdheut dhe Ballkanit”