Page 1 of 1

Shqip - Rrefim per Mafien

Posted: Tue Sep 08, 2009 10:33 pm
by Arta



Po ndiqja kete emisjon te emisjonit SHQIP, dhe vertet shume interesant, jo vetem per autorin i cili eshte shume i njohur me rajonin tone, por edhe shume i pergatitur per c'fare po flet mbi Mafjen. Do sugjeroja ta shikonit kete emisjon, dhe te jepnit mendimet tuaja.

Re: Shqip - Rrefim per Mafien

Posted: Tue Sep 08, 2009 10:44 pm
by qiellikaltër
Nuk e ndoqa me vemendje diskutimin mbi librin per Mafian, sepse me interesonte me shume diskutimi mbi librin e Glenit mbi Ballkanin dhe diskutimet e 2 te ftuarve ne studio edhe per 2 autoret e tjere Judah e Markowitz.

Mendimi im eshte qe libri i Glenit "The Balkans" ka shume mangesi persa i perket paraqitjes se historise se shqiptareve. Mendoje as 28 Nentori s'paraqitet si fakt historik, gje qe eshte nje fakt i pamohueshem.

Ndaj diskutimet e 2 te ftuarve qe ngriten ne qiell vepren e Glennit dhe te 2 autoreve te tjere me duket e ceket, sa pyes veten a i kane lexuar vertete te gjithe faqet e librit apo flasin mbi ato se cfare kane thene komentuesit e ketyre librave jashte.

Perpjekjet per ta "modernizuar" pikepamjen shqiptare te historise jane perkundrazi perpjekje per ta shuar edhe ate pike ndergjegje kombetare qe ka mbetur nder shqiptare. Ne s'kemi pse ta mesojme historine e Ballkanit nga autore te huaj, qofshin ata edhe angleze, sepse historia shkruhet sipas interesave te secilit, as keta autore s'jane te paanshem e me gjykimin me te drejte te mundshem.

Mendoj se ia vlen te njihen pikepamjet e historianeve/gazetareve te huaj, po kjo njohje duhet bere me sy kritik, jo t'i marrim fjalet e tyre si te mireqena dhe nderkohe te japim rrjedhen tone te ngjarjeve ne fjale.

Re: Shqip - Rrefim per Mafien

Posted: Tue Sep 08, 2009 11:08 pm
by Arta
Ke te drejte mbi kete qe po shtron qiellikalter. Mesa po vija re ne diskutim, te ftuarit te pakten njeri me teper se tjetri e njeh perafersisht. Siduket meqe tani po reklamohet edhe per spektatroin dhe lexuesin Shqiptar ne gjuhen shqipe, duan ta bejne pak me te njohur. Megjithese e percaktoi qe nuk binte komplet dakort me shkrimet e tij mbi Shqiptaret. Kjo eshte mese e vertete qe ne nuk duhet tu referohemi komplet tek shkrimtaret e huaj sesa tek ata tanet.