Tani dalim te pyetja. A e kanë sajuar historianët serbë historinë e Betejës së Fushë Kosovës? Jo, fare nuk mendoj kështu. Por problemet lindin tek shumëllojshmëria e burimeve të përdorura. Tani historianët serbë mbështeten kryesisht në burimet sllave, pak janë përdorur ato osmane, por nuk mund të themi se ata gënjejnë. Ata ndoshta i bien shkurt, apo lënë në heshtje, aleatët ballkanas, por pjesëmarrja e aleatëve nuk vë dot në dyshim faktin se ajo betejë u udhëhoq nga mbreti serb, çka e vendos Serbinë e kohës në qendër të ndodhisë, njësoj sikurse betejat e Skënderbeut vendosin arbrit në qendër të ngjarjeve edhe pse nuk mund të mohohen ndihmat që Skënderbeu merrte në forca njerëzore e financiare nga jashtë. Përpjekja e historianëve shqiptarë në lidhje me Fushë Kosovën fokusohet te legjenda e Millosh Obiliqit, pra ishin shqiptarët ata që vranë sulltanin e jo serbët, por kjo mbetet një përpjekje e vaktë që nuk prek thelbin.
por kulmin ajo e arrin ne momentin, ku me nje te rene te lapsit, zeron cdo perpjekje dhe argument, qe I lidhin shqiptaret me banoret e vjeter, te territoreve ku ata jane sot: pellazget
Ja vlen te diskutohet shume per kete tendence te keqe, te ketyre njerezve te dyshimtePrejardhja pellazge e shqiptarëve për shembull nuk është mit, por rrenë e pastër. Prejardhja ilire ose trako ilire mbeten hipoteza deri diku të logjikshme.