Page 1 of 1

Amanda Hysaj historiania shqiptare e dashuruar pas serbeve

Posted: Sat Oct 06, 2018 3:40 pm
by Zeus10
Here pas here, ne universin e mendimit shqiptar, shfaqen zera, qe ne emer te 'realizmit historik' , dalin perkunder jo vetem interesave kombetare, por dhe vete logjikes se fakteve historike, qe ne e dime shume mire, qe manipulohen keqaz nga propaganda e eger e fqinjeve tane. Shihni se cfare thote ajo:
Tani dalim te pyetja. A e kanë sajuar historianët serbë historinë e Betejës së Fushë Kosovës? Jo, fare nuk mendoj kështu. Por problemet lindin tek shumëllojshmëria e burimeve të përdorura. Tani historianët serbë mbështeten kryesisht në burimet sllave, pak janë përdorur ato osmane, por nuk mund të themi se ata gënjejnë. Ata ndoshta i bien shkurt, apo lënë në heshtje, aleatët ballkanas, por pjesëmarrja e aleatëve nuk vë dot në dyshim faktin se ajo betejë u udhëhoq nga mbreti serb, çka e vendos Serbinë e kohës në qendër të ndodhisë, njësoj sikurse betejat e Skënderbeut vendosin arbrit në qendër të ngjarjeve edhe pse nuk mund të mohohen ndihmat që Skënderbeu merrte në forca njerëzore e financiare nga jashtë. Përpjekja e historianëve shqiptarë në lidhje me Fushë Kosovën fokusohet te legjenda e Millosh Obiliqit, pra ishin shqiptarët ata që vranë sulltanin e jo serbët, por kjo mbetet një përpjekje e vaktë që nuk prek thelbin.

por kulmin ajo e arrin ne momentin, ku me nje te rene te lapsit, zeron cdo perpjekje dhe argument, qe I lidhin shqiptaret me banoret e vjeter, te territoreve ku ata jane sot: pellazget
Prejardhja pellazge e shqiptarëve për shembull nuk është mit, por rrenë e pastër. Prejardhja ilire ose trako ilire mbeten hipoteza deri diku të logjikshme.
Ja vlen te diskutohet shume per kete tendence te keqe, te ketyre njerezve te dyshimte

Re: Amanda Hysaj historiania shqiptare e dashuruar pas serbeve

Posted: Sun Oct 07, 2018 10:50 pm
by KAONIAN
E vetmja gje qe duhet te diskutohet eshte perse keta zera shfaqen publikisht dhe kush u jep mikrofonin qe ti degjoj gjithe Shqiperia?
A eshte shteti ne kontroll te stacioneve televizive ose te gazetave, etj? Nuk eshte vetem kjo po dhe tipa si Mustafa Nano dhe te tjere i shikon populli cdo dite se dalin ne TV dhe thjesht riperserisin qe lidhja e Shqiptarve me Illyret dhe Pellazget eshte imagjinare dhe nuk ka fakte.