"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Libri "Historia e Shqipërisë, nga zanafilla deri në ditët...

Flisni për historinë e këtyre dy rajoneve shumë të rëndësishëm, popujve dhe racave që e kanë banuar dhe e banojnë.
Post Reply
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Libri "Historia e Shqipërisë, nga zanafilla deri në ditët...

#1

Post by qiellikaltër » Thu Oct 01, 2009 3:42 pm

Antonello Biagini eshte Profesor i Historisë së Europës orientale në Universitetin e Romës "La Sapienza". Biagini sapo ka botuar në gjuhën shqipe një libër, ku në bazë të dokumenteve të studiuara sjell historinë e vendit tonë.

Intervista:
"Profesor Biagini, ju sapo keni botuar librin "Historia e Shqipërisë, nga zanafilla deri në ditët tona". Si ju erdhi ideja dhe cilat janë disa nga pikat kryesore tek të cilat jeni ndalur? Libri vjen si nevojë, sepse historiografia italiane e kishte braktisur pak temën e studimeve mbi Shqipërinë. Në vitet 1923 historia e Shqipërisë ishte shumë prezente në republikën italiane. Kjo ishte arsyeja e parë pse unë e shkrova këtë libër.
Për këtë libër u mendua se ishte i nevojshëm në mënyrë që të rikujtojë atë që ishte historia e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar. Në libër flitet për vendin tuaj që në zanafillë të tij e deri në ditët e sotme; jepet një pamje e plotë e emigracionit të madh shqiptar në kohën e Skënderbeut, por në një farë mënyre jepet edhe epopeja e lëvizjeve të tyre, rrugët nga ikën ata, nga veriu dhe nga jugu. Viti i fundit që përfshihet në libër është viti 2005. Në kapitullin e parë të botimit unë rindërtoj, në një farë mënyre, edhe origjinën e popullit shqiptar sipas legjendave që i përkasin prejardhjes së shqiptarëve. Janë legjenda të ndryshme që ekzistojnë për lindjen e këtij populli, legjenda për ardhjen e tyre nga Polonia apo nga Afrika Veriore. Pas tyre, unë kam vënë të dhënat konkrete, sipas të cilave populli shqiptar është një prej atyre popujve që ka banuar prej kohësh në këto troje të Ballkanit. Duke pasur parasysh të dhënat, shqiptarët kanë qenë në këto koordinata gjeografike aktuale por në një hapësirë më të madhe seç janë tani. Preket edhe problemi i Shqipërisë së madhe që iu ndryshuan kufijtë pas luftërave. Kam folur edhe për një karakteristikë të veçantë që kanë shqiptarët, është ajo e strukturës sociale. Ka të bëjë me format e jetës të llojit të tribuve, organizimi i shtetit ku në një farë mënyre ndjehet tradita. Diskutohet edhe problemi i administrimit të drejtësisë, ose vetëdrejtësisë, edhe ky është një nga problemet shqetësuese. Por këto janë në funksion të diçkaje, janë në funksion të avancimeve të Shqipërisë në proceset që i duhen asaj për hyrjen në Europë. Nëse ky libër është një lloj shfaqjeje, nuk vjen si meritë apo vullnet i historianëve, studiuesve apo antropologëve, por janë shfaqje që ndihmojnë për t'u përgatitur për Bashkimin Europian. Por për BE-në, sistemi i drejtësisë është mjaft i rëndësishëm, sepse kanë të bëjnë me të drejtat njerëzore. Ndaj, aspektet jo pozitive të traditës që ekzistonte dikur, nuk janë më vetëm kuriozitete historike por edhe elemente që duhen modifikuar për të çuar vendin në një nivel administrimi, nivel institucionesh, në nivelin ekonomik që është i përshtatshëm për hyrjen në BE. Ky është qëllimi kulturor i këtij volumi. Në libër janë prekur disa momente ekonomike të Shqipërisë parakomuniste, është folur për zhvillimin që italianët sollën në vend, edhe pse vendi ishte nën një formë tutele. Pra, edhe pse nën okupacion italianët sollën një zhvillim ekonomik në Shqipërinë e fillimshekullit të 20-të, deri në Luftën e Dytë Botërore. Më pas, paraqitet edhe fraktura e madhe që erdhi nën regjimin komunist. Shqipëria, nga një kufi i Perandorisë Osmane bëhet një kufi i sistemit sovjetik, dhe kjo është një tjetër karakteristikë e territorit shqiptar që duket se gjithmonë është kufi i diçkaje. Pra, në fillim ishte kufi i Perandorisë Otomane në Ballkan, një kufi stabël, më pas me sovjetikët bëhet një kufi i sistemit komunist, edhe ne e dimë se më vonë Shqipëria merr një rrugë tjetër, sepse në Bashkimin Sovjetik fillon destalinizmi, ndërsa këtu ka një konotacion totalisht stalinist. Prishen marrëdhëniet me BS-në e përmirësohen e afrohen me Kinën Komuniste. Edhe brenda botës komuniste Shqipëria kishte një lloj origjinaliteti. Vendi juaj qe nën një regjim që ishte një prej regjimeve më të mbyllura, më të rënda nga ato të të gjitha vendeve të tjera komuniste.

Ky libër është botuar më parë në italisht. Çfarë ndikimi pati atje? Në Itali ka pasur një efekt të madh, ose le të themi një habi, kur u mor vesh se këtu është shkatërruar edhe flota e peshkimit, sepse përmes mjeteve lundruese të flotës njerëzit mund të arratiseshin e të iknin nga vendi. Këtu ka pasur shumë gjëra që u limituan, u kufizuan për shkak të pushtetit. Këto janë fakte që nuk janë vënë re shumë, siç mund të ishte disidenca në Shqipëri, ku persekucioni i disidentëve ishte mjaft i lehtë. Ne i kemi kontrolluar arkivat në Shqipëri për kohën e komunizmit. Kemi kërkuar të dhëna dhe informacione për marrëdhëniet e komunistëve italianë me komunistët shqiptarë. Partia Komuniste italiane ishte e ndarë në dy linja. Ishin disa që qenë filoshqiptarë, e disa të tjerë, edhe pse ishin komunistë nënvizonin këtë lloj forme komuniste që nuk kishte arsyetime logjike, e që ishte kaq fort totalitare. Ka edhe pjesë të tjera të mozaikut të historisë që flasin për raporte mes dy vendeve që i ndante Adriatiku e që kanë një histori me shumë të përbashkëta.

Mes Partisë Komuniste shqiptare dhe asaj italiane, ka pasur marrëdhënie apo takime? Çfarë mund të na thoni mbi këtë çështje? Le të themi se ndodh kjo. Elementët më ekstremë të Partisë Komuniste italiane, që më vonë do të dalin fare nga kjo parti, financohen nga kinezët përmes Tiranës, për aktivitetet e tyre politike në Itali. Por ka edhe histori interesante në nivelin e "bizneseve të vegjël", por këtë do ta shohim kur të dalë libri.

Sa i takon periudhës së qëndrimit dhe ndikimit italian në Shqipëri në vitet para Luftës së Dytë Botërore, çfarë i shtoni atyre fakteve që njihen tashmë? Në atë aksion, le të përdorim këtë fjalë, italianët kanë lënë shumë gjurmë të tyre këtu. Italianët kudo që kanë shkuar kanë ndërtuar, kanë lënë arkitekturën e tyre, siç kanë bërë më përpara romakët. Ajo periudhë mes dy luftërave ka një pjesë interesante, do të thosha unë, sepse tutela nën të cilën Italia ka vënë Shqipërinë, në një farë mënyre i garanton edhe pavarësinë këtij vendi që nuk kishte shumë kohë që e kishte shpallur atë. Pastaj, e gjitha kjo në fakt do të modifikohet në një tjetër ide, me futjen e vendit tuaj në mbretërinë italiane përmes përdorimit të ushtrisë. Më vonë do të vijë edhe pjesa negative (negative?! shenimi im), sepse italianët do të gjejnë rezistencë, e po ashtu do të ketë njerëz që bashkëpunojnë e të tjerë që dalin kundër.

Ka pasur ide të hedhura se Mbreti Zog ia "dorëzoi" vendin italianëve... Personazhi i Zogut është një personazh disi mjaft i thellë, sepse siç e dimë ai nuk vinte nga ndonjë dinasti, e ndaj në një farë mënyre ai vetëprogramohet si mbret. Italianët e mbështesin deri në një farë pike, deri sa vjen okupimi ushtarak. Zogu është një figurë që "gjendet" shpesh në historinë e vendeve që arrijnë vonë formimin e shtetit kombëtar, sepse Shqipëria e kishte arritur vonë këtë moment. Ndaj në krahasim me mbretëritë e tjera, ka pasur shumë vështirësi në ndërtimin e institucioneve dhe duke pasur parasysh që i duhet të përballojë një shekull të vështirë në planin e raporteve ndërkombëtare, ishin italianët, gjermanët, kontrolli i Adriatikut nga Italia. Dalja nga Pakti i Versajës lexohet sot si një tentativë për të ruajtur pavarësinë e Shqipërisë, që më pas do të bëhet një formë ndryshe e politikës së Shqipërisë.

Është një pjesë e historisë sonë jo shumë e eksploruar. Ka të bëjë me pushkatimin e disa ushtarëve italianë në Shqipëri nga komunistët, pas kapitullimit të Italisë. Ju e keni prekur këtë moment në librin tuaj? Diçka mbi këtë është vënë re, por më i vënë re dhe më i prekur është problemi i fëmijëve që lindën nga lidhjet apo martesat e grave shqiptare më italianët që ishin këtu gjatë luftës. Diçka për këtë flitet, e disa dëshmi janë dhënë. Por, këto janë çështje që vështirë të gjenden të dokumentuara, sepse në arkiva si në Itali po ashtu edhe në Shqipëri ka disa episode që të gjithë duan ose t'i fshehin, ose t'i harrojnë, ose nuk ka fare dokumente sepse këto kanë dalë nga mekanizmi i sistemit burokratik që ruan letrat apo dëshmitë e të dhënat mbi to. Ndaj, ushtarë italianë që kanë dezertuar e që për motive ideologjike mund t'iu jenë bashkuar shqiptarëve, ose të tjerë që kanë qëndruar me gra shqiptare këtu, janë fshehur. Por, dëmi më i madh iu është bërë të bijve të tyre, fëmijëve të lindur nga një prindër italian e një shqiptar. Ata ishin "toka e askujt", komunistët nuk i donin, se ishin bijë të italianëve fashistë e të tradhtarëve shqiptarë. Në Itali, ose nuk dihej ekzistenca e tyre, ose nuk donin t'ia dinin, e fëmijët mbetën as shqiptarë, as italianë, dhe nuk iu njihej asnjë e drejtë.

Para pak ditësh në Shqipëri është botuar një libër historie për shkollat e mesme. Në këtë libër, ndër të tjera trazirat e vitit 1997, cilësohen si rebelim komunist. Profesor, meqenëse në librin tuaj ju keni folur edhe për këto rrëmuja, e duke qenë se ju nuk jeni i lidhur as drejtpërdrejt e as anasjelltas me politikën shqiptare, si e cilësoni atë që ndodhi në '97-ën? Në realitet është bashkimi i dy elementëve të ndryshëm. Nga njëra anë është kriza që lind nga spekulimi. Unë mendoj se janë forma rebelimi që nuk kanë të bëjnë me ideologjinë. Nga eksperiencat e vendeve ish-komuniste, elementët e partive të vjetra komuniste kthehen në qarkullim, por nuk kthehen me idenë të rikrijojnë ndonjë sistem politik. Më shumë se ta lexojmë si një rikthim të komunizmit, 1997-ta mund të lexohej si element i rrëmujës që vinte në Shqipëri për shkak të vështirësisë për të formuar një qeveri të qëndrueshme, ose të problemeve ekonomike. Ajo që ndodhi, nuk erdhi për shkak të komunizmit, as të ideologjisë, por për shkak të problematikës ekonomike dhe zhgënjimit të popullit që mendonte se me ardhjen e demokracisë shumë gjëra do të ndryshonin.

Prej sa kohësh merreni me historinë e Shqipërisë? Duke qenë se unë jam profesor i Historisë së Europës orientale në Universitetin "La Sapienza", ndaj historinë e Shqipërisë e studioj që në kohën që jam marrë me këtë profesion, mendoj se kanë qenë vitet 1970."
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

Post Reply

Return to “Historia e Mesdheut dhe Ballkanit”