Page 1 of 1

Pse jo plotesisht ne shqip?

Posted: Tue Jun 29, 2010 1:03 pm
by Hymniarber
Pse forumi arberiaonline eshte me se shumti ne anglisht?

Kjo, eshte nje pyetje, qe me te drejte, behet vazhdimisht nga dashamiresit.
Arsyeja eshte se njohurite, qe duam te percjellim dhe te grumbullojme, duhet te jene te arritshme per opinionin jashteshqiptar, ne menyre qe ata, te mos 'bombardohen' vetem nga versionet historike te servirura prej atyre qe kane varur egzistencen, bile dhe krijimin e tyre ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve. Sot, zhvillohet nje propagande e shfrenuar kundra nesh, nderkohe qe reagimi yne ka qene minimal dhe nese ai do te behet vetem ne shqip, do te ndikonte pak ne vendosjen e ekujlibrave per te verteten historike. Ne te njejten kohe, ne kemi humbur shume kohe te izoluar dhe per me teper segmente brenda nesh, qe dhe ishin shkaku i izolimit, po ndikojne keq, duke servirur teza te dala boje, per historine tone dhe ate te gjuhes. Ne duhet te rifitojme kohen e humbur dhe nje nga menyrat me te mira, eshte duke folur me gjuhen e kohes, qe eshte anglishtja dhe gjuhet e tjera. Kjo nuk do te thote qe duhet harruar shqipja, jo, por duhet punuar paralelisht me njerezit tane qe njohin gjuhet e huaja dhe qe fatmiresisht i njohin mire, duke bere te mundur, percjelljen e zerit tone dhe kendveshtrimit tone, qe tashme po behet perdite e me i fuqishem dhe i artikuluar.
Ju falemnderit.