"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Të bashkohemi rreth filozofisë politike kombëtare.

Ky seksion pëshkruan qëllimin e krijimit të ketij forumi.
Post Reply
User avatar
Hymniarber
Star Member
Star Member
Posts: 980
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Të bashkohemi rreth filozofisë politike kombëtare.

#1

Post by Hymniarber » Wed Sep 16, 2009 6:26 pm

Filozofia politike e bashkimit kombëtar është ajo hapësirë e gjerë teorike-praktike, brenda të cilës duhet të sillen tërë mendimet dhe veprimtaritë tona institucionale dhe individuale.Vërtetë jemi ndër kombet më të shumëvuajtura në histori, porse tani është koha që të organizohemi e të veprojmë në përputhje me parimet demokratike për shlyerjen e padrejtësive të mëdha historike që na u bënë në të kaluarën. Por kjo mund të realizohet me sukses, vetëm atëherë kur ne shqiptarët, me një vendim e betim solemn, të përbashkohemi rreth një qëllimi madhor dhe të vetëm, qëllimin tonë kombëtar, duke afirmuar një kohezion të ri, një konsensus kombëtar. Që është koha për bashkim, se bashkimi bën fuqinë, ky është një deduksion i përvojës jetësore, një mësim i vyer, sidomos për ne shqiptarët. Çështja është të ndërgjegjësohemi në shkallën më të lartë. Dukuria e vërejtur në disa figura publike, që synojnë ethshëm, o të jenë të parë, o kryetarë; çarjet e diferencimet e krijuara në popull, deri dhe në diasporën shqiptare, sidomos prej një kaosi partiake-politik, ku ngrihet tej mase vendi dhe roli i politikës, prapambetja dhe varfëria e tejskajshme etj. kanë krijuar çarje, plagë të rënda dhe pengesa serioze drejt bashkimit të dëshiruar të vullneteve atdhetare, drejt veprimeve të përbashkëta për zgjidhjen e problemeve madhore kombëtare.
Mjaft më me formulën e të menduarit "bardhë e zi" dhe të gjykimit "O me mua, o kundër meje". Formulë kjo që ngjizi dhe që vazhdon të ushqej ndarjet brendashqiptare. Filozofia dhe psikologjia kombëtare, që duhet të na udhëheq, nuk janë për t'u zbuluar, ato janë gatuar e të njohura si deduksion, përgjithësim racional dhe emocional i krejt përvojës së historisë dhe të jetës tonë, janë mësimet që dalin nga gjitha pësimet tona të derisotme, për të cilat duhet të na shërbejnë për kthjellimin e mendjes dhe shpirtit tonë atëmemdhetar.
Brumin e vlerave tona na duhet ta aplikojmë na rang mbarëkombëtar.
Kjo do të thotë se një popull, me një gjuhë, me një histori, me tradita autentike, me një identitet të qartë, në një hapësirë gjeografike kompakte, mundet dhe duhet të synojë bashkërisht në ardhmërinë e vet solide, të selitë e të përqafojë atë politikë që bazohet në kulturën, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare. Kjo identifikohet me përdorimin e koncepteve "kombi shqiptar", "ndërgjegjja kombëtare", "interesat e kombit e të atdheut" etj. me përmbajtjen dhe kuptimin gjithëpërfshirës, mbarëshqiptar, deri te zbatimi i Platformës së Sigurisë e të Bashkimit Kombëtare. Çdo interes dhe kërkesë e pjesshme politike quhet atdhetare, atëherë kur shërben si hallkë dhe hap drejt bashkimit kombëtar të shqiptarëve.
Individët dhe idetë, që kanë këto përmasa e dimensione dhe i përcjellin ato aktivisht, janë dhe mbartësit, pishtarët e vërtetë të filozofisë politike kombëtare. Kur nga qytetari më i thjeshtë deri te politikani e akademiku, të jemi ndërgjegjësuar bindshëm se motivet, interesat, bindjet politike e përkatësitë partiake, gjendja sociale dhe hierarkia e vlerave, përbëjnë, e shumta 5% të identitetit të secilit, kurse, të paktën, 95% të vlerave e përbëjnë fijet e shqiptarizmës që na bashkojnë në çdo lloj situate, dhe, se ky mbi 95% të jetë gjithnjë dominues e veprues, të jetë identiteti ynë i plotë, i përgjithshëm, atëherë mund të thuhet se fatet dhe e ardhmja e kombit janë vendosur në duar të sigurta. Kjo ndërgjegje e solidaritetit kombëtar shqiptar na imponohet si një kërkesë e kohës, si një deduksion logjik i vetë historisë tonë, i jetës, i afirmimit të plotë dhe konsolidimit të identitetit tonë. Por janë edhe taktikat politike zyrtare tendencioze antishqiptare të fqinjëve tanë, me nacionalizëm tepër agresiv, efiçent edhe sot e kësaj dite që na obligojnë për kompaktësimin tonë real e veprues. Përvoja botërore dhe ajo e fqinjëve na tregojnë qartë se përkatësitë politike, pozitë e opozitë kanë vlerë vetëm në kutinë e votimit, kurse për çështje dhe interesa kombëtare atë kanë një qëndrim.
Platformës së realizimit të Bashkimit Kombëtar organikisht i përket edhe Strategjia e Sigurisë, por, në dokumentin përkatës të Republikës së Shqipërisë mungon kapitulli mbi interesat mbarëkombëtare, mjetet dhe mënyrat e ndryshimit të status cuo-së ekzistuese, e cila i mban shqiptarët të dhunuar e të kërcënuar, pa asnjë garanci për jetën e pronën, për familjen, nderin e dinjitetin, pale më për ardhmërinë e tyre qytetare e kombëtare. Ndërsa bota dhe fqinjët tanë mbajnë në këmbë një makinë të fuqishme lufte, shqiptarët çarmatosen, reduktohen e dobësohen ushtarakisht. Nga pësimet e mësimet e historisë del, vetvetiu, nevoja e masave të forta kurajoze për të garantuar sigurinë mbarëkombëtare, Deri më sot liria dhe sovraniteti nuk janë dhuruar, por janë fituar.

Dalja në dritë më 2006-n e librit "Shqipëria natyrale" (Natural Albania), e autorit Koço Danaj, nga politika zyrtare e fqinjëve, kuptohet, do të përjetohej e transmetohej si një rrezik e kërcënim, sepse i tillë është disponimi i tyre dhe efekti alergjik që u shkaktojnë të vërtetat e hidhura: Por ne, bashkëkombësit e autorit, fare pa droje dhe habi, kësaj shpalosjeje analitike, të argumentuar e këmbëngulëse të idealit të bashkimit kombëtar, na obligon t’i çelim dritat jeshile, pa rezerva, pa hezitime, pa mëdyshje e lëkundje. Librin e mësipërm Kuvendi e vlerëson lartë si një apel shkencor qytetar për të konceptuar e implementuar politikën e bashkimit kombëtar. Shqipëria natyrale është një nocion politik, evroperëndimor, që duhet përqafuar e përkrahur për ta bërë realitet , në bashkëpunim me fqinjët e aleatët ndërkombëtarë, nëpërmjet dialogut me këdo e për gjithçka, pa dhunë, me forcën e të drejtës në vend të të drejtës së forcës, vetëm në rrugë e me mjete demokratike. "Çdo gjë e arsyeshme është reale, çdo gjë reale është e arsyeshme, kur ajo ka atributin e domosdoshmërisë", është shprehur gjermani madh Hegel, ide, të cilën po ta konkretizojmë në kontekstin shqiptar, nuk do të gjejmë domosdoshmëri më të arsyeshme se sa ideja e Bashkimit Kombëtar, që duhet bërë realitet, si një conditio sine qua non (kusht pa të cilin nuk bëhet gjë) për ekzistencën dhe zhvillimin tonë dinjitoz.
Shkurt, bota do të drejtohet seriozisht nga të drejtat tona vetëm pasi politikat dhe diplomacia zyrtare shqiptare të jetë ngritur në nivelin e interesave dhe kërkesave mbarëkombëtare. Deri më sot kjo e drejtë mbetet e ngrirë, ende një monedhë tregu, në mënyrë moderne, midis hesapeve të gjeostrategjisë botërore dhe ngathtësisë së politikave e diplomacisë shqiptare, mbetet, siç u gjend një herë Odiseja legjendar midis Shidbës dhe Harildës.
Image
Fere libenter homines id quod volunt credunt

Post Reply

Return to “Misioni i forumit”