"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Sonte finalja e Champions

Flisni për futbollin ndërkombëtar, talentet e tij, ngjarjet më të spikatura nga bota e sportit.
Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Sonte finalja e Champions

#1

Post by Arbëri »

Bayern Munchen dhe Inter


Image


Finalja e parë e Ligës së Kampionëve që do të luhet ditën e shtunë do të përballë dy skuadra që janë duke luftuar për trofeun e tyre të tretë në këtë edicion - Bayernin dhe Interin. Të dy këto skuadra kanë fituar kampionatet e vendeve të tyre dhe kupat nacionale. Njëherësh kjo finale do të jetë vendimtare për të vendosur se cila nga shtetet, Gjermania apo Italia, do të ketë katër skuadra në Ligën e Kampionëve nga viti 2011.
Në finale do të vendoset edhe e ardhmja e trajnerit portugez të Interit, Jose Mourinho. Ai pas ndeshjes pritet të marrë vendim nëse do të kalojë në Real Madrid apo do të mbetet në Inter.
Nëse Mourinho largohet, këtë do të bëjë për shkak të urrejtjes së tij ndaj mediumeve italiane dhe ndaj drejtuesve të futbollit italian. Me skuadrën e Interit dhe lojtarët tekniku portugez ka marrëdhënie shumë të mira.
Mourinho ka udhëhequr Interin për herë të parë në një finale të Evropës që nga viti 1972. Së fundi "neroazzurët" titullin e kampionit të Evropës e kanë fituar në vitin 1965, ndërsa kishin dalë kampion edhe në vitin 1964.
"Unë i dua të gjithë në skuadër. Nga i pari deri te i fundit ata japin maksimumin. Janë të mëdhenj. Mënyra se si e kanë mbijetuar këtë stinor, duke luajtur çdo tri ditë nga një ndeshje, ka qenë e pabesueshme", ka thënë Mourinho. "Liga e Kampionëve është gara më prestigjioze në botë. Është një garë të cilën të gjithë dëshirojnë ta fitojnë, por jo të gjithë ia arrijnë. Unë dua të fitoj këtë garë për Interin".
Është ironik fakti se finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në "Santiago Bernabeu", stadiumin e Real Madrid. Stadium i skuadrës që po tregon interesim për Mourinhon.
E ardhmja e trajnerit të Bayern Munchenit, Louis Van Gaal, është pak më e qartë. Ai ka thënë se do të mbetet në skuadër pavarësisht se çfarë ndodh. Van Gaal kishte qenë mësues i Mourinhos në kohën sa ishte trajner i Barcelonës.
"Në finale edhe mund të pësosh humbje. Por, do të ishte e pabesueshme sikur të fitonim tre trofetë me një skuadër të re dhe një trajner të ri, në stinorin e parë", ka thënë Van Gaal.
Holandezi nuk ka lënë as pa e përgëzuar ish-nxënësin e tij Mourinhon.
"Mourinho është trajneri më i mirë i gjeneratës së tij. Unë e pata marrë atëherë Mourinhon në stafin tim në Barcelonë, pasi kam kërkuar një trajner që e njeh mirë atë rreth dhe që i njeh të rinjtë. Ai ka qenë një ndihmës shumë i mirë. Ka bërë analiza shumë të mira të kundërshtarëve dhe nganjëherë edhe ia kam besuar skuadrën në ndeshje, pasi ka pasur aftësi fenomenale", ka thënë Van Gaal.
Si Mourinho ashtu edhe Van Gaal kanë rastin që të shënojnë emrin e tyre në histori, duke u futur në grupin e trajnerëve që e kanë fituar Ligën e Kampionëve me dy skuadra të ndryshme. Mourinho e fitoi trofeun e Evropës me Porton në vitin 2004, ndërsa Van Gaali me Ajaxin në vitin 1995. Deri tash vetëm dy trajnerë kanë arritur të fitojnë "Championsin" me dy skuadra të ndryshme, austriaku Ernst Happel dhe gjermani Ottmar Hitzfeld. Pikërisht me Hitzfeldin Bayerni e fitoi titullin e fundit të Evropës në vitin 2001.
Dy trajnerët protagonistë të finales të së shtunës, Mourinho dhe Van Gaal, së bashku kanë fituar 28 tituj të rëndësishëm - 13 i ka fituar Mourinho, ndërsa 15 Van Gaal.
Finalja e së shtunës do të vendosë edhe për fatin e dy ligave - Bundesligës gjermane dhe Series A të Italisë.
Shumë tifozë gjermanë nuk janë adhurues të Bayern Munchenit, kampionit të katërfishtë të Evropës. Mirëpo, ata të shtunën do të përkrahin bavarezët pasi një fitore e Bayernit apo një barazim pas 120 minutave, do të bënte që Bundesliga gjermane në edicionin 20112012 të Ligës së Kampionëve të ketë katër skuadra, ndërsa Italia tri.
Sipas koeficientit të UEFA-s, Interit i duhet një fitore pa penallti për t'i siguruar Series A katër ekipe në "Champions".
Të dy skuadrat njihen për lojën e tyre të fortë defansive. Por drejtuesit e skuadrave kanë premtuar spektakël të shtunën.
Finalja do të jetë e varfër për dy futbollistë të mëdhenj të dy skuadrave. Ylli francez i Bayernit, Franck Ribery, nuk do të jetë në dispozicion pasi është i suspenduar, njëjtë sikur edhe mesfushori brazilian i Interit, Thiago Motta. Të dy këta janë ndëshkuar me kartonë të kuq në ndeshjet gjysmëfinale.
Pos Riberys, Van Gaal ka gjithë futbollistët e tjerë në dispozicion, ndërsa turku Hamit Altintop pritet të mbulojë vrimën që ka lënë Ribery.
Dilema e Mourinhos është nëse do të luajë me formacion 4-3-1-2 ose 4-2-3-1, me Goran Pandevin apo Mario Balotellin në krah.
Mesfushori i Bayernit dhe kapiteni Mark van Bommel në mesfushë do të përballet me Esteban Cambiasson. Van Bommel është i përkushtuar që të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të dytë. Ai me Barcelonën e fitoi "Championsin" katër vite më parë.
"Kjo skuadër është rritur së bashku dhe çdo gjë po funksionon. Ne do të jemi të gatshëm. Nuk bën të ndryshojmë asgjë nga ajo që kemi bërë në ndeshjet e kaluara, pasi dëshirojmë të fitojmë trofeun", ka thënë van Bommel.
Për kapitenin e Interit, Javier Zanetti, ndeshja e së shtunës do të jetë e 700-ta në fanellën e "neroazzurëve" në të gjitha garat. Po ashtu finalja do të jetë ndeshja e 55-t për Zanettin këtë stinor. Zanetti është afër rekordit të mbrojtësit legjendar të Interit, Giuseppe Bergomi. Ai kishte luajtur 758 herë për Interin. Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka vlerësuar Zanettin si një 27-vjeçar e jo si 36 vjeç sa është argjentinasi.
"Mendoj se ai e meriton 'Topin e Artë' dhe duke e fituar Ligën e Kampionëve juria mund ta kuptojë këtë gjë", ka thënë Moratti. Zanetti në Inter ka kaluar 15 vite më parë.
Interi shpesh kritikohet se në skuadër aktivizon 11 lojtarë të huaj dhe asnjë italian.

Finalja do të sjellë fitim prej 351.5 milionë eurosh

Finalja e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Madrid do të sjellë fitim prej 351.5 milionë euro për ekonominë evropiane, pasi më shumë tifozë janë duke e marrë rrugën për në kryeqendrën e Spanjës. Kjo është konstatuar nga një hulumtim i një komisioni të udhëhequr nga kompani MasterCard, që është njëri prej sponsorëve të "Championsit". Afro 120 mijë veta do të udhëtojnë në Madrid për finalen e Ligës së Kampionëve.
"Në këto kohë të vështira ekonomike, ngjarje si këto ua mundësojnë njerëzve që të largohen nga realiteti. Po ashtu ne do të shohim më shumë tifozë që do të udhëtojnë në Madrid dhe një prej arsyeve është fakti se finalja do të mbahet të shtunën, në ditën kur njerëzit mund të lëvizin më lirshëm", ka thënë Simon Chadwick, profesor në Universitetin e Coventrys në Angli, që ka udhëhequr hulumtimin.
Finalja e vitit të kaluar mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit solli fitime prej 313 milionë euro.
Fituesi i finales të së shtunës do të ketë një fitim prej 120 milionë eurove, ndërsa humbësi do të fitojë 70 milionë euro.
Kryeqendra e Spanjës, Madrid, do të ketë një fitim prej 50 milionë eurosh, pak më shumë se që fitoi organizatorja e finales së kaluar Roma.

Interi favorizohet nga bastoret

Bastoret sportive favorizojnë Interin karshi Bayernit, në finalen e "Championsit". Bastorja e njohur "bWin" ka vendosur kuotën 2.35 për fitore të Interit, ndërsa 2.85 për fitore të Bayernit. Barazimi i kësaj ndeshjeje ka marrë kuotë 3.30. Sa më e vogël kuota, aq më favorite është skuadra për të fituar.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sonte finalja e Champions

#2

Post by Arbëri »

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
ErjonH.
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 219
Joined: Tue Apr 13, 2010 5:56 pm
Gender: Male

Re: Sonte finalja e Champions

#3

Post by ErjonH. »

INTERI u be champion, i uroj tifozet e Interi-t. -winer-
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Sonte finalja e Champions

#4

Post by alfeko sukaraku »

bravo -winer-
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sonte finalja e Champions

#5

Post by Arbëri »

alfeko sukaraku wrote:bravo -winer-
:oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops:
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Futbolli ndërkombëtar”