"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

EURO 2016 gjysmefinalja: France vs Gjermania

Flisni për futbollin ndërkombëtar, talentet e tij, ngjarjet më të spikatura nga bota e sportit.

Moderator: Tan-Tirana

Post Reply

Cili ekip do te kaloje ne finale?

Poll ended at Sat Jul 16, 2016 5:34 pm

Franca
1
33%
Gjermania
2
67%
 
Total votes: 3

Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 368
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

EURO 2016 gjysmefinalja: France vs Gjermania

#1

Post by Rina » Wed Jul 06, 2016 5:34 pm

Neser luhet gjysmefinalja e dyte ne mes Frances dhe Gjermanise ne ora 21:00.
Francë-Gjermani, “blutë” kërkojnë hakmarrje

Francë-Gjermani, një tjetër klasike europiane në përballjen e parafundit të këtij europiani ku dy superfuqi të futbollit kontinental do të përplasen për të ndarë biletën e finales së Parisit. Franca, ashtu si Gjermania ndaj Italisë , duhet të thyejë një mallkim të gjatë. Blutë kanë një llogari të hapur me Gjermaninë pasi nuk arrijnë të triumfojnë ndaj “panzerave” në një kompeticion zyrtar që prej vitit 1958. Gjithsesi, ndeshja e së enjtes në orën 21:00 në “Velodrome” prezanton një sfidë pothuajse të paparashikueshme ku diferencën do ta bëjnë detajet. Didier Deschamps drejton ndoshta skuadrën më të talentuar të 18 viteve të fundit dhe do të ketë mbështetjen e qytetit të Marsejës, ndërsa Gjermania ka në anën e saj traditën dhe moralin në yje pas suksesit të çmendur ndaj Italisë. Francë-Gjermani është një duel pa të nesërme sepse për fituesin ka vend në librin e historisë, ndërsa humbësi do të marrë një goditje të madhe pasi të dyja skuadrat kanë pritshmëri të mëdha nga ky kompeticion. Pikëpyetja më e madhe mbetet fuqia e vërtetë e Francës që nuk është testuar ende ndaj një kundërshtari të fortë në letër. Miqësorja e muajit Nëntor në Paris foli për vendasit që dominuan 1-0, por Gjermania ka një statistikë më komode në favor pasi ka arritur ta eliminojë Francën nga çerekfinalja e Botërorit 2014.

“Gjelat” rigjejnë ekujlibrin në mbrojtje me rikthimin e Adil Ramy, ndërsa N’Golo Kante d të jetë në dispozicion të Deschamps. Në krahun tjetër, Gjermania mund të reflektojë në fushën e lojës mungesën e sigurt të Mats Hummels në qëndër të mbrojtjes dhe Mario Gomez në majën e sulmit, ndërsa Bastian Schweinsteiger e Sami Khedira mbeten në dyshim deri në minutat e fundit përpara startit. Gjithsesi, kjo është një përballje që shkon përtej çdo parashikimi sepse në fushë do të zbresin disa nga lojtarët më në formë të Europës. “Hakmarrje” kanë kërkuar francezët për atë eliminim të pamerituar në Brazil dy vjet më parë, por në krahun tjetër Joachim Low po tregon se nuk ka vetëm një plan për t’u bërë ballë kundërshtarëve. Trajneri gjerman me sigurinë e kampionit të botës po shfaqet një strateg i vërtetë dhe me shumë mundësi, Gjermania e tij do të ketë një tjetër fytyrë krahasuar me ndeshjen ndaj Italisë. “Die Manchaft” e ka fituar pjekurinë e nevojshme për të ndryshuar marshin edhe gjatë ndeshjes dhe kjo ndoshta është pika më e fortë e grupit aktual. Pogba përballë Kroos dhe Ozil, Payet ndaj Draxler apo Muller kundër Griezmann. Duele titanësh në çdo cep të fushës. GJermania mund t’ia besojë çelësat e sulmit heroit të Rios, Mario Gotze, ndërsa Franca do të përdorë muskujt e pakonsumuar deri në këtë faqë të europianit për t’i shtuar teknikës edhe fuqi. Franca kërkon trofeun e parë që prej vitit 2000, ndërsa Gjermania synon të rikthehet në një finale europiani pas dy dekadave. Ka ardhur koha që Europa të kthejë gjithë vëmendjen nga përballja e titanëve. Kjo mund të jetë finalja e vërtetë e Euro 2016.
Gjermania në emergjencë përballë Francës

Fitorja historike ndaj Italisë, në çerekfinalet e Euro 2016, i kushtoi shtrenjtë Gjermanisë. Kampionët e botës dolën të gjymtuar nga dueli me të kaltërit në Bordo.

Trajneri Joachim Low duhet të bëjë llogaritë me katër mungesa, për sfidën gjysmëfinale, që do të luhet të enjtën kundër Francës. Duke nisur nga mbrojtësi Mats Hummels, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do të jetë i skualifikuar.

Probleme “panzerat” kanë edhe në sulm. Pasi fitoi vendin e titullarit, Mario Gomez u dëmtua në tendinën e gjurit të djathtë dhe i dha lamtumirën turneut.

Ai nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës, edhe në rast se Gjermania do të kualifikohej në finale. Por, dhimbjet më të mëdha të kokës, trajneri Low i ka në mesin e fushës. Sami Kheidira nuk do të zbresë në fushë ndaj Francës, pavarësisht se ekografia konfirmoi që dëmtimi në kofshën e djathtë nuk ishte aq i rëndë sa u mendua në fillim.

Problematika në qendër të mesfushës bëhet më serioze pasi edhe kapiteni Bastian Schweinsteiger vuan një dëmtim në gju. 31-vjeçari nuk u stërvit me pjesën tjetër të grupit gjatë së martës, ndërsa vazhdon punën i diferencuar. Stafi mjekësor i “die Mannschaft” është në garë me kohën për të rikuperuar lojtarin e Manchester United, ndërsa trajneri Joachim Low konfirmoi se nuk do të hedhë në fushë futbollistë që nuk janë në formë optimale.

supersport.al

Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 368
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: EURO 2016 gjysmefinalja: France vs Gjermania

#2

Post by Rina » Thu Jul 07, 2016 2:07 pm

Nje krahasim i dy mesfushoreve nga theguardian.com

https://www.theguardian.com/football/wh ... any-france

Image

Parashikimi osht i veshtire, por cilido ekip qe te fitoje sosht me rendesi per mu, mbase pak me shume jam me Gjermanine per shkak te humbjes qe pesoi Shqiperia nga Franca dhe per arsye te Mustafit mirepo nuk mund ta harroj as ate humbjen e thelle 7 : 1 qe e pat pesuar Brazili nga Gjermania ne boterorin e kaluar.

Franca sigurisht me Pogba, Payet e tjeret eshte ne avantazh ndaj Gjermanise qe i mungojne disa lojtare, po topi i rrumbullaket se as Wales-i se meritonte te humb mbreme, po qe fati ishte ne anen e Kristina Ronaldos. Perfundimisht pak me shume jam ne anen e Gjermanise.

Post Reply

Return to “Futbolli ndërkombëtar”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest