"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kampionatit Evropian 2012

Flisni për futbollin ndërkombëtar, talentet e tij, ngjarjet më të spikatura nga bota e sportit.

Moderator: Tan-Tirana

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Kampionatit Evropian 2012

#1

Post by Tan-Tirana » Sun Feb 07, 2010 12:39 pm

Në kryeqytetin polak Varshavë sapo është hedhur shorti për eliminatoret e kampionatit evropian të futbollit "EURO 2012", faza finale e të cilit do të organizohet në Poloni dhe Ukrainë.
Shqipëria ka rënë grupin D, ku përballë do të ketë Francën, Bosnje Hercegovinën, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Luksemburgun. Kombëtarja jonë ka mundësi të luftojë për vendin e dytë ndaj Bosnjës dhe Rumanisë.

Image

Grupi A
1. Gjermani
2. Turqi
3. Austri
4. Belgjike
5. Kazakistani
6. Azerbajxhani

Grupi B
1. Rusi
2. Sllovaki
3. Irlande
4. Maqedoni
5. Armeni
6. Andora

Grupi C
1. Itali
2. Serbi
3. Irlande e Veriut
4. Slloveni
5. Estoni
6. Ishujt Faroe

Grupi D
1. France
2. Rumani
3. Bosnje Hercegovine
4. Bjellorusi
5. Shqiperi
6. Luksemburg

Grupi E
1. Holande
2. Suedi
3. Finlande
4. Hungari
5. Moldavi
6. San Marino

Grupi F
1. Kroaci
2. Greqi
3. Izrael
4. Letoni
5. Gjeorgjia
6. Malta

Grupi G
1. Angli
2. Zvicer
3. Bullgari
4. Uells
5. Mali i Zi

Grupi H
1. Portugali
2. Danimarke
3. Norvegji
4. Qipro
5. Islande

Grupi I
1. Spanje
2. Ceki
3. Skoci
4. Lituani
5. Lihtenshtein

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Shorti i EURO 2012, Shqipëria ne grupin D

#2

Post by Tan-Tirana » Mon Feb 08, 2010 9:49 am

Statistikat e grupit tonë

Shqipëria ka luajtur dy ndeshje eliminatore kundër Francës, të cilat i ka humbur, në kuadrin e “Euro 1992”. Jemi mundur në Tiranë 1-0, më 17 nëntor 1990, dhe 5-0 në Francë, më 30 mars 1991.
Shqipëria kundër Bjellorusisë ka luajtur dy ndeshje, në kuadrin e eliminatoreve të Kampionatit Europian 2008, ku ka marrë 1 barazim dhe 1 humbje. Kuqezinjtë drejtoheshin nga kroati Oto Baric, me të cilin ka barazuar 2-2 në Minsk, me gola të shënuar nga Ervin Skela dhe Besnik Hasi, ndërsa është mundur 4-2 në në Tiranë, me gola të shënuar nga Erjon Bogdani dhe Edmond Kapllani.
Shqipëria kundër Bosnjës ka luajtur dy herë, ku ka marrë një fitore dhe një barazim. Të dyja ndeshjet kanë patur karakter miqësor. Në të parën, të luajtur në Tiranë, Shqipëria fitoi 2-0, me gola të realizuar nga Anesti Qendro dhe Enkelejd Dobi. Ndeshja u zhvillua më 30 nëntor 1995. Në po këtë vit, Bosnja kishte dalë nga lufta dhe ende nuk ishte pjesë e UEFA-s. Takimi i kthimit në Zenica të Bosnjës u mbyll në barazim pa gola.
Shqipëria kundër Luksemburgut ka luajtur 3 ndeshje, nga të cilat 2 i ka fituar, ndërsa njërën e ka barazuar pa gola. Barazimi pa gola daton më 13 shkurt 2002, në kohën kur kuqezinjtë i drejtonte Sulejman Demollari. Në dy përballjet e fundit ndaj Luksemburgut, për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, Shqipëria e drejtuar asokohe nga kroati Oto Bariç i fitoi të dyja ndeshjet, si në Tiranë (2-0) ashtu dhe në Luksemburg (3-0), teksa sulmuesi Edmond Kapllani (atëherë në radhët e Karlsruhes) realizoi 3 gola, dhe nga një gol Altin Haxhi dhe Ervin Skela.

Duka: Shorti nuk u tregua bujar me ne

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, i pranishëm në ceremoninë e Varshavës, analizon shortin e ekipit tonë përfaqësues. Reagimi i menjëhershëm i numrit 1 të futbollit shqiptar, është si më poshtë: “Shorti nuk është treguar bujar me Shqipërinë. Si nga pikëpamja sportive, ashtu edhe nga ajo financiare, skuadrat nuk ishin ato që dëshironim”.
Duke analizuar ekipet që bëjnë pjesë në Grupin D, presidenti Duka theksoi se skuadrat e vazos 2 (Rumania), 3 (Bosnjë Hercegovina) dhe 4 (Bjellorusia), ishin pikërisht ato, që Shqipëria nuk i preferonte: “ Për fat të keq në grup na ranë ekipe të forta dhe të “varfra” nga pikëpamja financiare. Të tria këto skuadra janë të forta dhe të vështira për Shqipërinë”- ka theksuar ai.
Presidenti Armand Duka e ka vlerësuar të gjithë shortin si shumë të vështirë, ndërkohë që e ka komentuar kështu, qenien “kokë” e Grupit D të Francës, nënkampione e botës: “Patjetër që është një nga skuadrat më të rëndësishme të botës. Një ekip shumë i vështirë nga pikëpamja sportive. Ishte 50% e shanseve që do të kërkonim nga ekipet e vazos së parë”- ka përfunduar Presidenti i FSHF-së

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Shorti i EURO 2012, Shqipëria ne grupin D

#3

Post by Tan-Tirana » Mon Feb 08, 2010 9:53 am

FLASIN PËRFAQËSUESIT, PAS SHORTIT



Kuzhe: Short shumë i vështirë për Shqipërinë:Trajneri kuqezi, Josip Kuzhe, është shprehur menjëherë pas ceremonisë së njohjes së kundërshtarëve për fazën kualifikuese të kampionatit Europian 2012, se për Shqipërinë, shorti nuk ka qenë aspak dashamirës. “Është një grup i vështirë. Kundërshtarët, në individualitetet e tyre, janë të gjithë shumë të veçantë dhe të fortë. Mund të kishim shanse më të mira në vazot 3 dhe 4”-është shprehur trajneri Kuzhe.
Pavarësisht kësaj, trajneri i përfaqësueses shqiptare ka deklaruar se tashmë ndeshjet duhen vlerësuar të gjitha me të njëjtin seriozitet. “Do t’i studiojmë një për një kundërshtarët dhe do të kërkojmë të marrim më të mirën prej tyre”- ka përfunduar Kuzhe.

Gérard Houllier, drejtor teknik i Francës: “Nuk është aq e lehtë sa duket. Rumania është një ekip i ashpër, me premise përmirësimi nga afrimi i lojtarëve të rinj. Shqipëria dhe Luksemburgu janë rivalë që mezi presin të luajnë me Francën, kështu që nuk do të jetë e lehtë t’i mundësh ato. Luksemburg mundi Zvicrën brenda në Zvicër. Ne e dimë se Shqipëria mund të ndërlikojë shumë gjëra në grupin tonë. Ndaj, unë kam shumë respekt për të gjitha ekipet e grupit, do të jetë e vështirë për të luajtur në stadiumet e tyre. Grupi është më i vështirë se sa duket.“

Razvan Lucescu, trajneri i Rumanisë: “Ky mund të jetë grupi më i vështirë, sepse është me të vërtetë i ekuilibruar. Të gjitha ekipet kanë mundësi për të shkaktuar ndonjë surprizë. Bosnje Hercegovinë dhe Bjellorusia janë dy kombëtare, që po bëjnë përparime të mëdha. A po e lë Varshavën i lumtur apo i trishtuar? Unë do të largohem që këtej duke menduar seriozisht në lidhje me këtë grup.”

Safet Sušić, trajneri i Bosnje Herzegovinës: “Unë mendoj se ishim me fat. Franca duket e favorizuar, pasi ka lojtarë të mëdhenj. Unë besoj se do të luftojmë me Rumaninë për vendin e dytë, edhe pse skuadra të tjera nuk duhet të nënvlerësohen. Bjellorusia dhe Shqipëria janë në gjendje për të bërë të papritura. Konkurrenca në këtë grup do të jetë i madh. Para se të tërhiqeshin goglat, kam dëshiruar shumë që të shmangia Spanjën, Portugalinë dhe Hollandën, por nuk mund të ketë ekipe të dobëta në grupin tonë. Loja kundër Francës do të jetë edhe një emocion personal, pasi kam kaluar disa vite me Paris SG. Unë mendoj se kam një skuadër, që mund të realizojë një ëndërr, duke e dërguar Bosnje Hercegovinën në finalet e Europianit.”

Bernd Strange, trajneri i Bjellorusisë: “Ne jemi me fat, që nuk kemi rënë në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë apo Anglinë. Këto tri ekipe janë më të fortat në Europë, edhe pse nuk mund të nënvlerësojmë Francën. Unë jam i kënaqur që tifozët bjellorusë do të shohin lojtarë yje, si Franck Ribéry, Thierry Henry dhe Samir Nasri. Në të njëjtën kohë nuk jam i lumtur që jam në një grup me Rumaninë, Shqipërinë dhe Luksemburgun, pasi kemi luajtur me këto ekipe në kualifikueset e EURO 2008. Bosnje Hercegovina ka një grup të mirë lojtarësh, që luajnë për klubet e mëdha. Edini Džeko dhe Misimović Zvjezdan janë aktorët e vërtetë, që mund ta cojnë përpara këtë ekip.”

Guy Hellers, trajneri i Luksemburgut: “Ne jemi gjithmonë “offside“. Për ne, të gjithë lojtarët janë gati amatorë. Imagjinoni, do të luajmë kundër një ekipi tepër të lartë, Francës, cka do të jetë një experience, që Luksemburgu kurrë nuk do ta harrojë. Ne s’kemi asgjë për të humbur. Do të japim gjithcka në çdo ndeshje. Do të luajmë me respect, por pa frikë ndaj kujtdo. Ndoshta ekipet e tjera nuk do të jenë aq të motivuar kur luajnë me Luksemburgun, kështu që çdo gjë mund të ndodhë.”

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Shorti i EURO 2012, Shqipëria ne grupin D

#4

Post by Tan-Tirana » Mon Feb 08, 2010 10:02 am

Tifozët kuqezinj “luten” për Italinë

Nëse drejtuesit e kombëtares bëjnë llogaritë e tyre, kush ato financiare, kush të pikëve, interes për shortin kanë edhe tifozët kuqezinj. Të cilët kanë parë të luajnë në ndërkombëtarin tonë “Qemal Stafa” mjaft skuadra të mëdha, si Anglia, Gjermania, Holanda, Rusia, Portugalia etj. Por, deri më tani, kapriçiot e shorteve të kualifikueseve për në Europian apo Botëror nuk kanë bërë të mundur ardhjen në Tiranë të kombëtares fqinje, të përtej Adriatikut, Italisë. Duke qenë se kampionati i këtij vendi, Seria A, është më i ndjekuri në vendin tonë, shumica e shqiptarëve bëjnë tifozllëk për Italinë në kompeticione të mëdha ndërkombëtare. Kësisoj, ata “lusin Zotin” që në grupin tonë kualifikues për Euro 2012 të bjerë edhe Italia. Meqë në kualifikueset e Botërorit 2010, kombëtarja “axurre” ishte në grupin kualifikues me fqinjin tonë, Malin e Zi, tifozë të shumtë shqiptarë udhëtuan drejt Podgoricës, për ta parë “live” skuadrën e drejtuar nga Marçelo Lipi. Ndërsa kësaj here shpresohet që kampionët në fuqi të botës të jenë mysafirë zyrtarë në Tiranë. Për të plotësuar kësisoj disa dëshira njëherësh; të drejtuesve të FSHF-së, për të ardhura të majme financiare nga shitja e së drejtës televizive, por edhe të tifozëve kuqezinj, që do ta mbushnin plot e përplot stadiumin kombëtar, duke ndjekur kombëtaren e tyre të preferuar, pas Shqipërisë.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Shorti i EURO 2012, Shqipëria ne grupin D

#5

Post by Tan-Tirana » Mon Feb 08, 2010 10:03 am

Datat e ndeshjeve: Pas hedhjes së shortit, delegacionet e kombëtareve të grupit tonë, do të mblidhen veçmas për të diskutuar për datat e ndeshjeve. Në rastin më të mirë, datat mund të përcaktohen direkt pas shortit, kuptohet në mirëkuptim të plotë mes palëve, por sipas të gjitha gjasave, mund të lihet një takim tjetër në një prej vendeve të grupit. Detaje të mëtejshme do të mësohen vetëm pas mbledhjes së delegacioneve të grupit tonë.

Ndeshjet e para: Drejtuesit e FSHF-së dhe trajneri Josip Kuzhe kanë rënë dakord që të kërkojnë të luajnë jashtë Shqipërisë në ndeshjet e para të grupit tonë. Një kërkesë disi e çuditshme, por që ka të bëjë me kushtet e stadiumit “Qemal Stafa”. Prodani ka sqaruar se për efekt kohe do të ishte mirë që kombëtarja jonë të luajë jo në fillim të shtatorit. “Ne do t’u kërkojmë homologëve tanë që të luajmë jashtë në ndeshjet e para. Kjo për një arsye të thjeshtë, që ka të bëjë me përmirësimin e kushteve të “Qemal Stafës”, - ka zbuluar Prodani. Fusha e ndërkombëtarit “Qemal Stafa” nuk është në gjendje të mirë, madje ka ardhur koha që tapeti i saj të ndërrohet. FSHF i ka bërë kërkesë MTKRS-së, që ta administrojë stadiumin, çka do të jepte mundësi të investonte për përmirësimin e kushteve

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shorti i EURO 2012, Shqipëria ne grupin D

#6

Post by Adriana » Thu Nov 17, 2011 4:22 pm

16 Kombëtaret në Euro 2012


Tashmë është bërë e qartë se cilat kombëtare do të garojnë në Kampionatin Evropian Euro 2012, që do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni. Në vazhdim do japim pasqyrën me përmbledhje, fakte dhe statistika, për top 16 përfaqësueset evropiane.
Këto janë 16 kombëtaret që do garojnë në Euro 2012:





Ukraina: Ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2012 pa zhvilluar asnjë ndeshje të vetme, duke respektuar të drejtën e nikoqirit në Evropian. Momentalisht rankohet si kombëtarja e 58 në ranglistën e e FIFA-s. Udhëhiqet nga strategu ukrainas Oleg Blokhin, ndërsa ylli i skuadrës vlerësohet Andriy Yarmolenko , i cili nga 16 paraqitje ka shënuar 6 gola.


Polonia: Është kombëtarja e dytë e cila pjesëmarrjen e ka siguruar falë privilegjeit që është nikoqir i Kampionatit. Franizek Smuda është menaxheri i skuadrës, ndërsa ylli i skuadrës vlerësohet sulmuesi i Dortmundit Robert Lewandowski i cili nga 39 paraqitje ka shënuar 13 gola. Momentalisht renditet si kombëtarja e 64 në botë.


Spanja: Konsiderohet si favorite kryesore në Euro 2012, dhe vije si kampion aktual evropian në këtë eveniment. E udhëhequr nga strategu Vicente Del Bosque, Spanja pati një seri marramendëse në kualifikimet duke u renditur e para në grupin I, me një bilanc impresiv duke fituar të gjitha takimet, pa asnjë barazim dhe humbje të vetme. Renditet si e para në ranglistën e Fifa-s, e udhëhequr nga super-yje botërore, ku Xavi vlerësohet me notën më të lartë.


Holanda: Po kalon në formë të shkëlqyer, nën komandën e holandezit Bent Van Marwijk duke arritur në finalen e kupës së botës, ku u mposhtë nga Spanja. Renditet si kombëtarja e dytë në botë. Arritja në Kampionatin Evropian ishte e lehtë për Holandën ngase nga 10 takimet kualifikuese i fitoj 9 sosh, dhe pësoj vetëm një humbje, duke u renditur në pozitën e parë në grupin E. Wesley Sneijder konsiderohet ylli i skuadrës.


Gjermania: 10 ndeshje, 10 fitore, ky është bilanci që e shpie Gjermaninë në Euro 2012. Çelësi i këtij suksesi vlerësohet trajneri Jachim Low i cili arriti të reformojë mjaftë suksesshëm Gjermaninë, dhe vlerësohet si ndër favoritët kryesor, duke u renditur si e 3-ta në ranglistën botërore. Në mesin e yjeve të shumta Mesut Ozil vlerësohet si më i miri.
Italia : Një kombëtare ku vërehet qartazi një ndryshim gjenaratash e që trajneri Cesare Prandelli vlerësohet udhëheqësi i një epoke të suksesshme. Arriti të kualifikohej si kombëtarja e parë në grupin C duke arritur që pas 10 ndeshjeve të fitoj 8 prej tyre, ndërsa arriti vetëm 2 barazime. Veterani Andrea Pirlo vlerësohet si lojtari që do të udhëheqë azzurët drejt suksesit në Kampionatin Evropian, pavarësisht që momentalisht renditet si e 6-ta në ranglistë.


Anglia : E udhëhequr nga strategu Fabio Capello, albionët do të kërkojnë suksesin e parë nën urdhërat e tij. Renditet si komëbtarja e 6 në ranglistën e Fifa-s dhe vije në Euro 2012 si lider i grupit G, duke arritur 5 fitore dhe 3 barazime nga 8 ndeshjet kualifikuese. Pavarësisht disa polemikave që kanë ndodhur kohëve të fundit, Wayne Rooney pritet të jetë udhëheqës i anglezëve drejt një suksesi të mundshëm.
Kroacia : Arriti që në ndeshjen e fundit të siguroj barazhin për Euro 2012, duke u përballur me një kundërshtarët turk, të cilët i eliminoj pas 2 ndeshjesh me rezultat të përgjithshëm 3-0. Strategu kroat Slaven Bilic është më meritori për këtë, duke sjellur kombëtaren ballkanase si të 12-tën në ranglistën botërore. Ylli i skuadrës është sulmuesi Ivica Olic, i ndihmuar nga mesfushori në top-formë Luka Modric.


Rusia :Është kombëtarja e 13 në ranglistën aktuale botërore, duke qenë lidere në kualifikimet për Euro 2012, me një bilanc prej 7 fitoreve, 2 barazimeve dhe 1 humbje. Dick Advocat është menaxheri i skuadrës, ndërsa lojtari kyq vlerësohet Andrei Arshavin.


Greqia : Një sukses si në vitin 2004 kur u shpallën kampion evrope, duke i pamundur, por që grekët njihen si kombëtare e papërshtatshme.Nën urdhërat e strategut portugez Fernando Santos, Greqia arriti të jetë lidere e grupi F, duke shënuar 7 fitore, 3 barazime, pa asnjë humbje të vetme. Dimitris Salpingidis vlerësohet të jetë ylli grek i kombëtares.


Suedia : Aktualisht është në një pozicionim të suksessëhm në ranglistë, pasi që renditet si kombëtarja e 14 në botë, e meritat për këtë sukses i takojnë trajnerit Erik Hamren, i cili arriti të kualifikojë Suedinë, duke e renditur si kombëtarja e dytë në grupin E, me bilanc prej 8 fitore dhe 2 humbje. Zlatan Ibrahimovic padyshim që është ylli i skuadrës.


Portugalia : Biletën për Euro 2012 e siguroj pas ndeshjeve të barazhit ndaj përfaqësueses së Bosnjës të cilën e demolojme rezultat të përgjithshëm 6 me 2. Trajneri i tyre është Paulo Bento, i cili në fazën kualifikuese mori nën udhëheqje Portugalinë duke zëvëndësuar Carlos Queroz. Aktualisht është kombëtarja e 8 në botë dhe në kombëtare gjinden disa yje evropiane e botërore, ku prijësi i tyre pritet të jetë Cristiano Ronaldo.


Danimarka : Arriti kualifikimin si lidere e grupit H, nën udhëheqjen e veteranit danez Morten Olssen. 6 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje mjaftuan që danezët të sigurojnë pjesëmarrjen në Euro 2012. Renditet si kombëtarja e 10 në ranglistën e Fifa-s, ku ylli I skuadrës është i riu Christian Eriksen.


Franca : Një ekip me plot yje por që asesi të tregojnë atë maksimumin që pritet nga ta. Por strategu Laurent Blanc pritet të jetë nismëtari drejt rrugës së suksesit në Euro 2012. Arriti të jetë lidere e grupit D, aty ku bënte pjesë edhe kombëtarja shqiptare. Nën udhëheqjen e mesfushorit Samir Nasri “gjelat” mund të jenë pretendentë për titull në Kampionatin Evropian, edhe pse në ranglistë aktuale janë në pozitën e 15.


Çekia: Ishte kombëtarja e cila arriti të shuaj ëndrrën e fqinjëve malazez, duke i eliminuar në barazh pas 2 ndeshjeve, me rezultat të përgjithshëm 3-0. Renditet si kombëtarja e 47 në ranglistën botërore, e udhëhequr suksesshëm nga strategu Michael Bilek. Në kualifikime arriti 4 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, dhe ylli i skuadrës vlerësohet mesfushori Thomas Rosicky.


Irlanda: Strategu Italian Giovani Trapatoni arriti që suksesshëm të realizoj synimin e tij , drejt kualifikimit në Euro 2012. Me 6 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje arriti të siguroj barazhin kualifikues, duke u përballur me Estoninë, të cilën e mposhti me rezultat të përgjithshëm 5-1 Ylli i skuadrës vlerësohet sulmuesi Robbie Keane, ndërsa kombëtarja renditet si e 25-ta në ranglistën e FIFA-s
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shorti i EURO 2012, Shqipëria ne grupin D

#7

Post by Sally » Fri Dec 02, 2011 6:35 pm

U hodh shorti sapo e pash ne tv, Tan Tirana ose Arberi na e gjeni pak tabelen brenda mundesive.
Hollandezet do fillojne pergatitjet qe neser se u tremben shume kur u doli ''gjermani'' ne grup -hahaha- -hahaha- , nderruan dhe programet televizive, te gjithe do flasin se cfare mendimi kane per ''gjermani - hollande" :lol:
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
ErjonH.
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 219
Joined: Tue Apr 13, 2010 5:56 pm
Gender: Male

Re: Shorti i EURO 2012, Shqipëria ne grupin D

#8

Post by ErjonH. » Fri Dec 02, 2011 7:31 pm

Grupi A: Polonia, Greqia, Rusia, Republika Çeke
Grupi B: Holanda, Danimarka, Gjermania Portugalia
Grupi C: Spanja, Italia, Republika e Irlandës, Kroacia
Grupi D: Ukraina, Suedia, Franca, Anglia

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shorti i EURO 2012, Shqipëria ne grupin D

#9

Post by Sally » Fri Dec 02, 2011 8:55 pm

Faleminderit Erjon

Grupi A: Polonia, Greqia, Rusia, Republika Çeke
Grupi B: Holanda, Danimarka, Gjermania Portugalia
Grupi C: Spanja, Italia, Republika e Irlandës, Kroacia
Grupi D: Ukraina, Suedia, Franca, Anglia

-winer-
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Morrison
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:28 pm
Gender: Male

Re: Shorti i EURO 2012, Shqipëria ne grupin D

#10

Post by Morrison » Fri Dec 02, 2011 9:12 pm

-nono- Sally

ITALIA -winer-

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kampionatit Evropian 2012

#11

Post by Adriana » Wed Jun 06, 2012 6:16 pm

Leverdia ekonomike nga artikujt e futbollit

Prodhuesit dhe tregtarët llogarisin se gjatë Kampionatit Evropian në futboll do të fitojnë rreth dy miliardë euro. Më shumë do të fitojnë nga shitja e arikujve të tifozëve.
Në Gjermani ende pa filluar Kampionati Evropian ka filluar shitja e artikujve të ndryshëm që kanë të bëjnë me futbollin - në birrari, kozmetikë, gjëra ushqimore, artikuj për tifozë... Prodhuesit dhe tregtarët llogarisin se gjatë këtij Kampionati do të arrijnë një plus prej dy miliardë euro.
Aksionet e artikujve që kanë të bëjnë me kombëtaren sjellin fitime të majme për prodhuesit. "Shitja po shtohet dhe kjo shihet nga dita në ditë", pohon eksperti për marketing nga Universiteti në Bohum, Jan Wieseke. Ai e njeh mirë formulën magjike për shitjen e këtyre produkteve. "Futbolli në Gjermani zgjon më shumë emocione se sa lojërat olimpike", pohon ai.

Mbledhja e pikëve

Një zinxhir supermarketesh në Gjermani bën reklamë për aksionin më pikë për artikuj të Evropianit
Prodhuesit e ëmbëlsirave, për shembull, kanë nxjerrë dhjetëra produkte në treg, ku çdo blerje të sjell dhe pikë. Kur të mblidhen pikën e mjaftuara atëherë shpërblehesh me ndonjë artikull për tifozë. Për një kapelë me simbolin e Federatës Gjermane të Futbollit, për shembull, duhet të mbledhësh 45 pikë, që do të thotë se shumë herë duhet të blesh ëmbëlsira të ndryshme. Ndërkohë që për të fituar një fanellë të kombëtares gjermane duhet të blesh edhe më shumë, sepse për të kërkohen 100 pikë. Tregtarët thonë se shitja e disa mallrave është pesëfishuar apo gjashtëfishuar.

Dispozimi pozitiv

Evenimentet si Kampionati Evropian i futbollit i hedhin konsumatorët në një disponim pozitiv, pohon eksperti Wieseke. Konsumatori beson se me blerjen e mallrave të caktuara bëhet pjesë e suksesit të kombëtares dhe tërë evenimentit. Sipas motos, le të kushtojë sa të dojë. Shpesh nuk shikohet fare çmimi. "Në radhë të parë janë emocionet", thotë ai.
Në këtë eufori të krijuar rreth kombëtares duan të përfitojnë edhe birraritë, të cilat po ashtu në forma të ndryshme ofrojnë arikujt për tifozë. Për shembull, një person që blen tetë arka me birrë, mund të kërkojë që t'i jepet një fanellë të kombëtares me një numër të caktuar dhe të shkruhet emri i tij. Për tetë arka birrë në Gjermani duhet të paguhen rreth 120 euro. Ndërkohë që një fanellë e kombëtares në dyqan kushton 80 euro.


Fotot e shumëkërkuara të lojtarëve


Për prodhuesit dhe tregtarët, sipas ekspertit Wieseke, është shumë me rëndësi që para fillimit të prodhimit të studiojnë tregun. Një prej atraksioneve më të mëdha është shitja e fotografive të lojtarëve. Një rrjet tregtar ofron një pako me fotografi të lojtarëve për secilin konsumator që blen mall në vlerë prej 10 euro. Puntorët në këto dyqane thonë se kohët e fundit është shtuar dukshëm numri i konsumatorëve. Ata shpesh janë të padurueshëm dhe ende pa e paguar çmimin e mallit hapin pakon për të shikuar se cilat fotografi janë brenda. Natyrisht që shumë shpesh ndodh që brenda janë fotografi të cilat e ke. Ndërsa ekspertët kanë përllogaritur se për të kompletuar fotot e kombëtares gjermane, duhet të blehet mall në vlerë prej të paktën 320 euro.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 368
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: Kampionatit Evropian 2012

#12

Post by Rina » Tue Jun 12, 2012 3:58 pm

A Croatian supporter holds a ball bearing the sentence "Accept Kosovo in UEFA" on June 10, 2012 downtown Poznan, ahead of the Euro 2012 football match Croatia vs. Ireland. AFP PHOTO / FABRICE COFFRINIFABRICE COFFRINI/AFP/GettyImages

Image

http://ca.sports.yahoo.com/soccer/galle ... 11575701:1

Ky mund te jete edhe shqiptar, nuk e di :roll: , por mire qe kishte dale te faqja e yahoo.com

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kampionatit Evropian 2012

#13

Post by Adriana » Fri Jun 22, 2012 12:33 pm

Bild-Adio grekerve: sot nuk do t'ju shpetojme.

Image

Edhe pse qendrimi i grekeve ne eurozone nuk ishte shpetim i i grekve por i vet europes sidomos gjermanise, keta prap perdorin ironin :lol:
Mediat greke ju kunderpergjigjen me intervisten e Karagunit, i cili u shpreh: ne e dime qe do ndeshemi sot me nje ekip me te forte, por duke qene ne dijeni te problemeve qe jan krijuar midis dy popujve do gjeme forcen tek LAOS ( populli ) :lol:

Jane marre masa sot ne nivel te larte per ndeshjen Gjermani - Greqi, parashikohet nje konflikt i ngjashem si Rusi-Poloni nga tifofozat.


Kjo media gjermane gjithashtu ne ndeshjen Gjermani-Hollande ju kundervua Hollandes me titullin: Mbani si kujtim 1988 se 2012 eshte e jona :lol:
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 368
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: Kampionatit Evropian 2012

#14

Post by Rina » Fri Jun 22, 2012 8:45 pm

-haha-

Ping pong krejt luante Gjermania me Greqine. Te vazhdonte loja edhe pak sdo te dihej sa do te arrinte numri i golave ne favor te Gjermanise.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4157
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Kampionatit Evropian 2012

#15

Post by Zeus10 » Thu Jun 28, 2012 9:30 pm

Finalja Itali-Spanje

Perfundimisht italianet me dhelperine e tyre, e nxorren jashte loje Gjermanine, qe per hir te se vertetes ishte nje skuader e shkelqyer. Une do preferoja ata ne vend te Italise, por dhe ne sport ashtu sic ne cdo gje, nuk fiton gjithmone me i forti por me i mencuri.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Futbolli ndërkombëtar”