Page 1 of 1

Champions League, sot Lion-Bajern

Posted: Tue Apr 27, 2010 8:13 am
by Arbëri
Bajerni, probleme në mbrojtje ndaj Lionit

Mungesat në mbrojtje janë problemi më i madh për Bajernin e Mynihut për transfertën e së martës ndaj Lionit, në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League. Pas mbërritjes në aeroportin e Lionit, trajneri Luis Van Gal është shprehur se ka një emergjencë të madhe në repartin e prapavijës, pasi Martin Demikelis, Daniel Van Bujten dhe Diego Kontento, janë të dëmtuar dhe ende nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre do të rekuperohet. Po ashtu, ukrainasi Timoshuk nuk është grumbulluar fare. “Timoshuk më telefonoi në mëngjes dhe më tha se është sëmurë. Kam ardhur këtu me 17 futbollistë, kështu që nëse do të na mungojnë edhe tre mbrojtësit, do të kem fiks 14 vetë në dispozicion”, deklaroi Van Gal. Bajerni ka një nga mbrojtjet më të këqija në historinë e vet në Champions League, duke pësuar 13 gola vetëm këtë sezon, por sipas Van Gal, të martën do të jetë më mirë që skuadra të luftojë për të shënuar një gol sesa të mundohet të mbrojë avantazhin. “Nuk jemi nga ato skuadra që mund të evitojnë pësimin e golave kur hyjmë në fushë. Nuk u kam thënë kurrë lojtarëve të mi ta bëjnë këtë dhe nuk do ta bëjmë me Lionin”, u shpreh Van Gal. Edhe kapiteni Mark Van Bomel, që mungoi në ndeshjen e javës së shkuar në Mynih, ku Bajerni fitoi 1-0, u shpreh me nota pozitive për aftësitë realizuese të skuadrës. “Është e vërtetë, kemi pësuar shumë gola në transfertë këtë sezon, por të martën, nëse pësojmë 6 gola dhe shënojmë 5, sërish do të isha i kënaqur”, tha holandezi.