Champions League ,Barcelona-Inter
Posted: Wed Apr 28, 2010 6:24 am
Liga e Kampioneve, Barcelona-Inter, sfida që vlen sa 1 sezon
Liga e Kampioneve, Barcelona-Inter, sfida që vlen sa 1 sezonTIRANË- Barcelona do të presë neser në “Kamp Nou” italianët e Interit në gjysëmfinalen e kthimit të Ligës së Kampioneve.
Kampionët e Italisë do të zbresin në tempullin e kampionëve të Europës, pas fitore 3-1 në “San Siro” javën e shkuar, duke tentuar të hyjnë në histori dhe të fitojnë Ligën e Kampioneve pas 45 vjetësh.
Ndërkohë, spanjollët e drejtuar nga Pep Guardiola, e kanë shijuar vitin e shkuar këtë trofe dhe kërkojnë të jenë skuadra e parë, që prej njëzet vjetësh kur Milani ia arriti për herë të fundit, të fitojë dy vite radhazi Ligën e Kampioneve.
Përsa i përket Interit, qëllimi i tyre është paraqitja e parë në një finale të Ligës së Kampioneve që prej vitit 1972, por më parë ata duhet të mposhtin katalanasit.
Zlatan Ibrahimoviç dhe Maksuell, dy ish-lojtarët e Interit, pritet të jenë më motivuar në këtë sfidë. Maksuel dha pasimin e golit të Pedros në “San Siro”, ndërsa Ibrahimoviç është shprehur i sigurt se Barcelona do ta përmbysë disavantazhin me skuadrën e Interit.
Në kampin spanjoll do të mungojë Andres Iniseta si pasojë e një dëmtimi dhe kapiteni Charles Puyol si pasojë e pezullimit.
Tek Interi, pas rimarrjes së kreut të Serisë A, është rritur besimi te një rezultat pozitiv. Për Morinjon nuk do të jenë të gatshëm lojtarët Santon dhe Stankoviç, ndërsa në dyshim janë maqedonasi Goran Pandev dhe hollandezi Uesli Shnajder.