Page 1 of 1

Ndeshjet e dites

Posted: Wed Jan 18, 2012 6:30 pm
by Morrison
Si mendoni kush do e fitoj duelin sonte Real Madrid - Barcelona ?

Re: Ndeshjet e dites

Posted: Wed Jan 18, 2012 8:21 pm
by ErjonH.
Un jam fans i Realit edhe pa dyshim qe per mu fiton Real Madridi.

Re: Ndeshjet e dites

Posted: Wed Jan 18, 2012 9:13 pm
by Hymniarber
Edhe une do isha per Realin, megjithese mendoj qe Barcelona ka skuader me te lidhur.

Re: Ndeshjet e dites

Posted: Wed Jan 18, 2012 9:52 pm
by Sally
Realiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii jemi 1-0 forcaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Re: Ndeshjet e dites

Posted: Wed Jan 18, 2012 9:54 pm
by Morrison
Sally mos u gezo se tani fillon ndeshja ne pjesen e dyte ;)

Re: Ndeshjet e dites

Posted: Wed Jan 18, 2012 10:02 pm
by Sally
Po harrova keni lene Mesin aty te qoshet te presi ndonje top dhe pastaj ta quani lojtarin me te mire.
Aji kur nuk luajti mire per FLAMURIN e tij ne kampionatin boterore per mua eshte nje TRADHETARE, qe luan vetem per lek. por kur te dvesi nuk di i shenojne se sa miliona mori me vete po do thone Mesi nga Argentina. Ja pra pse dua une te fitoj REALI.



Forca REALI

Re: Ndeshjet e dites

Posted: Wed Jan 18, 2012 10:04 pm
by Morrison
-pray- edhe ketu per patriotizmin ti?

filloi pjesa dyte, ika une me mire :lol:

Re: Ndeshjet e dites

Posted: Wed Jan 18, 2012 11:03 pm
by Morrison
Mos e ka pare njeri Sally-n ?

Re: Ndeshjet e dites

Posted: Wed Jan 18, 2012 11:12 pm
by Sally
Po e kam pare une, kishe gje per ti thene?!

Re: Ndeshjet e dites

Posted: Wed Jan 18, 2012 11:16 pm
by Morrison
Jo-jo nuk eshte gje me shume rendesi, i thuaj qe ndeshja mbaroj me rezulattin 1-2 :)

Re: Ndeshjet e dites

Posted: Wed Jan 18, 2012 11:18 pm
by Sally
Ja them une, pa merak!

Re: Ndeshjet e dites

Posted: Wed Jan 18, 2012 11:25 pm
by Morrison
Sally wrote:Po harrova keni lene Mesin aty te qoshet te presi ndonje top dhe pastaj ta quani lojtarin me te mire.
Aji kur nuk luajti mire per FLAMURIN e tij ne kampionatin boterore per mua eshte nje TRADHETARE, qe luan vetem per lek. por kur te dvesi nuk di i shenojne se sa miliona mori me vete po do thone Mesi nga Argentina. Ja pra pse dua une te fitoj REALI.



Forca REALI


Nuk dua te nderroj mendjen per ate qe mendon, vetem dua te them qe Mesin e diskriminuan vet argentinasit ne kampionatin boterore 2010, duke filluar nga vet Moradona qe ishte trajner i kombetares deri tek disa lojtar. Nuk i dhane mundesine te luante, jo se nuk donte Mesi te luante per argentinen.

Re: Ndeshjet e dites

Posted: Thu Jan 19, 2012 8:48 pm
by erix77
Ska faj Mesi se Argjentina nuk ka kombetare te nje niveli te larte,po ta krahasojme me Argjentinen e kohes se Maradones kjo e sotmja do dukej si ndonje ekip amatoresh.

Re: Ndeshjet e dites

Posted: Sun Jan 29, 2012 9:12 am
by Sally
Ndalet Barça, arratiset Reali -dance-


“El Clasico” mund t’i buzëqeshë gjithmonë Barcelonës, por në kampionat është Reali i Madridit që buzëqesh pasi i është shkëputur katalanasve dhe ecën i qetë drejt titullit kampion. Madrilenët kanë mundur 3-1 Saragozën në ndeshjen e javës së 20-të, në një takim që ka qenë më i komplikuar se ç’pritej.

Kanë qenë miqtë që kanë shënuar të parët me anë të Lafita në minutën e 12-të, duke bërë që “Santiago Bernabeu” të heshtë duke menduar më të keqen. Por në minutën e 32-të është Kaka, i kthyer mes titullarëve pas provës bindëse ndaj Barçës në mesjavë, që gjen rrugën e rrjetës dhe çon skuadrat në baraspeshë në pushimin e ndeshjes.
Në pjesën e dytë, në fushë është vetëm Reali që dominon e krijon raste. Si rrjedhojë, vijnë edhe dy gola të tjerë me autorë Kristiano Ronaldon e Mesut Ozil, duke siguruar përfundimisht rezultatin e takimit dhe tre pikët e rëndësishme për klasifikimin.

Ndërkohë, Barcelona -hahaha- nuk ka arritur të mbajë hapin e kryesuesve dhe është ndalur në një barazim pa gola përballë Vijarealit. Katalanasit janë paraqitur në “El Madrigal” me një formacion të improvizuar për shkak të mungesave shumta për dëmtime. Si rrjedhojë, vendasit kanë arritur t’i bëjnë ballë sulmeve të tyre dhe t’i ndalin ata në luftën për titullin kampion.

-winer- Tashmë Reali i Madridit është shkëputur me 7 pikë para katalanasve dhe duket se ka krijuar një distancë sigurie përsa i përket luftës për titull.