"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Federata Çeke: Mafia shqiptare kurdis ndeshjet e ligës tonë

Flisni për futbollin ndërkombëtar, talentet e tij, ngjarjet më të spikatura nga bota e sportit.

Moderator: Tan-Tirana

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Federata Çeke: Mafia shqiptare kurdis ndeshjet e ligës tonë

#1

Post by Arbëri » Thu Sep 20, 2012 7:50 pm

Federata Çeke: Mafia shqiptare kurdis ndeshjet e ligës tonë

Image

afia shqiptare komandon futbollin çek. Ky është lajmi që ka tronditur Federatën Çeke të Futbollit dhe që më pas e ka detyruar kreun e këtij institucioni, Miroslav Pelta, që të pohojë se informacioni është i vërtetë.Ngjarja Dy ditë më parë, presidenti i klubit të Spartës së Pragës, Daniel Kretinski, një biznesmen shumë i fuqishëm në vendin e tij, ka paraqitur në federatë një dosje me të dhëna, që sipas tij tregonin qartë se mafia shqiptare komandonte shumë ndeshje të futbollit çek, madje edhe ato të disa skuadrave elitare. Kjo gjë, sipas të përditshmes çeke “isport.cz”, bëhej e mundur nëpërmjet korruptimit me shifra të majme të gjyqtarëve vendës çekë. Kretinski ka shpërthyer në akuza ndaj gjyqtarëve, menjëherë pas ndeshjes mes Viktoria Plzenit dhe Spartës së Pragës. Një ditë më pas ai ka depozituar dosjen në federatë.

Lojtarët - Sipas një burimi anonim që ka folur për të përditshmen “isport.cz”, nuk janë vetëm gjyqtarët të korruptuar, por ata shpeshherë vepronin në bashkëpunim edhe me futbollistët. Kjo ndodhte në shumë raste, madje edhe për baste që në dukje duken disi të rëndomta. Gjyqtarët dhe futbollistët bashkëpunonin jo vetëm për rezultatin e një ndeshjeje, por edhe për kartonin e parë të verdhë, kornerin e parë, apo për baste të tjera të kësaj natyre. Sipas burimit të gazetës, i cili ka dashur të mbetet anonim, një ndeshje së fundmi e luajtur në baste dhe e komanduar nga mafia ka qenë e luajtur që deri në minutën e 75 nuk do të kishte asnjë gol dhe, më pas, do të realizoheshin tre gola për 15 minuta, pasi kështu koeficienti do të ishte akoma më i lartë.

Korruptimi - Xhirohen shuma të mëdha parash, që përgjithësisht luhen nëpërmjet internetit. Në pjesën më të madhe bastet vihen jashtë Evropës dhe Azia është vendi më i preferuar. Të ardhurat janë marramendëse, ndaj edhe shumat me të cilat janë korruptuar gjyqtarët çekë, janë të larta. Mësohet se korrupsioni dhe ndikimi i mafies shqiptare, siç shkruan sport, ka arritur deri në nivele të larta të sektorit të arbitrimit në Çeki.

Reagimi - Hetim i menjëhershëm dhe i thelluar. Ky ka qenë reagimi i policisë dhe i prokurorisë, pasi janë vënë në dijeni të këtij skandali. Sipas medias çeke, në krye të hetimeve është shefi i Antikorrupsionit në Pragë, Tomas Martinec, i cili është njohur gjatë kësaj kohe me faktet dhe me të dhënat që kishte paraqitur në gjykatë Kertinski.

Presidenti i Federatës: E shëmtuar, por e vërtetë

Presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, Miroslav Pelta, pasi ka marrë dosjen, ua ka paraqitur atë organeve kompetente. Pas ekspertizës së parë dhe pas konsultimeve me organet hetimore, Pelta ka dalë dje pasdite në konferencë për shtyp dhe ka pohuar se në këtë mes kishte diçka të vërtetë. “Është e trishtueshme, por duhet të pranojmë se disa fakte janë të vërteta. Kjo është shumë e rëndë dhe krejtësisht e papranueshme për vendin tonë, për imazhin tonë dhe për futbollin tonë. Sapo jam vënë në dijeni të të dhënave që më ka paraqitur zoti Kretinski, unë u jam drejtuar organeve kompetente dhe, nga informacionet e para, rezulton se kemi të bëjmë me fakte shumë të rënda dhe situata është vërtet e trishtueshme. Gjithsesi, dua të përfitoj nga rasti dhe të përshëndes gjestin e Kretinskit”, ka thënë Pelta. Gjatë konferencës për shtyp, ai u ka premtuar mediave se gjithçka do të bëhet transparente dhe se të gjitha detajet e reja që do të dalin mbi hetimet në ditët e ardhshme do të bëhen publike. “Jemi në një situatë ku duhet transparencë totale, ndaj edhe ju siguroj se publiku do të informohet mirë mbi këtë ngjarje. Çdo detaj dhe çdo e dhënë do të publikohet, sepse e kuptoj kureshtjen dhe revoltën e publikut. Megjithatë, do të kërkoja mirëkuptimin e të gjithëve dhe gjithashtu ju kërkoj durim. Drejtuesit e lartë të policisë më garantuan se do të nisin një ofensivë hetimesh gjithëpërfshirëse dhe unë kam besim tek organet e drejtësisë”, ka thënë Pelta.
Almakos.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Federata Çeke: Mafia shqiptare kurdis ndeshjet e ligës t

#2

Post by Sally » Thu Sep 20, 2012 8:19 pm

:o Federata Çeke: Mafia shqiptare kurdis ndeshjet e ligës tonë
-waiting- lexova te gjithe artikullin, por asnjegje nuk te shpjegon ky artikull per ''mafjen shqiptare'' vetem ne titull e permend. Le te pergatisin ndonje artikull tjeter keta te federates ''trecerekshe'' me fal ceke se u ngatarova.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Federata Çeke: Mafia shqiptare kurdis ndeshjet e ligës t

#3

Post by Sally » Fri Sep 21, 2012 12:05 pm

Skandali në Çeki, Bekim Bala: Po na njollosin!

-pis- Çekëve u tregoj anën tjetër të shqiptarëve”


Nuk është ndier aspak mirë dhe, në një farë mënyre, nuk e fsheh edhe zhgënjimin kur dëgjon të përflitet për shqiptarë që trukojnë futbollin ku ai aktivizohet. Ndonëse në grumbullim me ekipin në Francë, pak orë para zhvillimit të ndeshjes së Ligës së Europës kundër Lionit, Bekim Bala pohon se lajmi i trukimit të kampionatit çek ka qenë shokues jo vetëm për të, por edhe për lojtarët e tjerë të Spartës. Në fakt, ka qenë vetë presidenti i këtij klubi, Daniel Kretinski, ai që ka denoncuar tri ditë më parë për implikimin e mafies shqiptare, ndaj edhe bisedat rreth kësaj teme kanë qenë të shumta edhe mes lojtarëve. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, sulmuesi i përfaqësueses Shpresa ka shprehur gjithë indinjatën e tij për imazhin e keq që po i jepet Shqipërisë, duke theksuar ndërkaq se do të bëjë të pamundurën që të shkëlqejë me Spartën për t’u treguar të gjithëve anën tjetër të medaljes së shqiptarëve. “T’ju them të drejtën, edhe unë sot (dje) e kam marrë vesh si lajm dhe më vjen realisht keq që emri ynë, i Shqipërisë, përdoret më së shumti për keq. Sigurisht, ne si futbollistë nuk kemi arsye se përse të identifikohemi me të keqen, por nga ana tjetër nuk ndihemi mirë që në Europë flitet kryesisht negativisht për shqiptarët. Gjithsesi, unë kam ardhur te Sparta për të dhënë maksimumin e mundshëm dhe do bëj të pamundurën që në çdo ndeshje të jem protagonist dhe t’u tregoj të gjithëve anën tjetër të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në skuadër e kanë komentuar si diçka negative dhe, për më tepër, ngaqë u zbulua në njëfarë mënyre nga presidenti ynë. Jua thashë, më vjen keq dhe inat që përmendemi vetëm negativisht. Nuk di ç’të them më shumë, pasi problematika e basteve është e ndjeshme kudo, jo vetëm në Çeki, por edhe në kampionate më prestigjioze të Europës”, shprehet Bala. Sulmuesi shkodran ka arritur që të jetë deciziv në të paktën dy ndeshje me Spartën, duke i dhënë 6 pikë ekipit. Hera e fundit që shënoi ishte në ndeshjen ndaj Hradec Kraloves, në të cilën Bala sigloi një gol trepikësh në minutën e 38-të të pjesës së parë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Futbolli ndërkombëtar”