Page 1 of 1

Klubet Europiane

Posted: Sun Nov 01, 2009 6:40 pm
by Tan-Tirana
Cili top klub Europian ka sulmin më të fuqishëm?

Cili është klubi me sulmin më të fortë në Europë?


: Super gjigantët spanjoll kanë bërë goditjet më të mëdha në merkaton e kësaj vere, duke bërë super transferime. Edhe pse duken tepër të mëdha, ato për Realin nuk dukeshin aspak problem. Cristiano Ronaldo, Kaka, dhe Benzema, përforucuan sulmin Madrilen, mirëpo ende nuk është adaptuar kjo treshe, mirëpo nëse ndodh kjo atëhere pritet që ta kenë fjalën e fundit në Europë.

: Kampioni akutal i Europës, nuk ka bërë ndryshime në sulm, por vetëm përforcim. Ajo ka sjellur Ibrahimovicin si pjesë e shkëmbimit me Eto’on, dhe jo pa qëllim Guardiola e bëri këtë. Ibrahimovic ende nuk është treguar , mirëpo sezona është e gjatë dhe kurrë nuk i dihet. Se kush pati më shumë llogari, Inter apo Barcelona, mbetet të shihet.

Një klub, sulmuesit e të cilit vazhdimisht pohojnë se kanë sulmin më të fuqishëm. Anelka dhe Drogba të përcjellura nga një super mesfushë po tregon rezultat në fillim, dhe padyshim pritet që të jetë njëra prej dysheve më të rezikshme sulmuese në botë.

Kampioni i Italisë duket se më në fund do ta realizoj revolucionin. Pas largimit të Ibras, sjelljes së Eto’os si pjesë e shkëmbimit me Ibran, dhe transferimit të Mottas, Militos dhe Sneijderit, gjërat te Mourinho po ndryshojnë. Topi lëviz më shumë te Neroazzurët dhe tani titulli aq shumë i kërkuar në Europë bëhet më shumë i prekshëm pas shkatërrimit kundër Milanos.

: Padyshim njëra ndër klubet më të forta në Merkato. Përveq në merkato Juventus tani ka një lojë më të mirë. Transferimi i Diegos ndryshoi lojën e Juventinëve aq shumë sa që ky i fundit vetë i bën aksionet dhe vetë shënon me to. Juventus padyshim do jetë njëra ndër forcat kryesore sot në Europë.

Zv. Kampioni i Europës, është njëri ndër klubet më të dobësuar të Europës. Pas largimit të Ronaldos, dhe Tevezit sulmi i Man.Utd nuk ka ide se si ta lidh lojën, nuk ka një lider, tentohet të ngritet Rooney, por Man.Utd po shënon shumë fitore të ngushta. Por, kurrë nuk bën ta lëshohet nga sytë Man.Utd, pasi që Fergusson ka gjithmonë ase nën mëngë.

: Fernando Torres, ikona e Liverpoolit bashkë me shtyllën sulmuese Steven Gerard para fillimit të sezonit janë cilësuar favorit për gjithçka, por dëshpëruan të gjithë. Liverpooli aktualisht gjendet në krizë, mirëpo rikthimi duhet të ndodh, nëse jo atëhere do pasojnë ndryshimet në stol, dhe Benitez me përvojën që ka pritet të gjejë një zgjidhje, e cila do jetë e frikshme për të gjitha top klubet