"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kampionati boteror Afrike-2010

Flisni për futbollin ndërkombëtar, talentet e tij, ngjarjet më të spikatura nga bota e sportit.

Moderator: Tan-Tirana

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Drejt kampionatit boteror Afrike-2010

#16

Post by Tan-Tirana » Sat Jun 19, 2010 9:37 am

Grevat po ia zbehin imazhin Kampionatit Botëror



Frika më e madhe për qindra mija turistë në Afrikë të Jugut kishte qenë niveli i lartë i krimit në këtë vend. Por, ata do të duhej të ishin të brengosur po aq edhe nga unionet e klasave punëtore.

Grupet e klasave punëtore kanë kërcënuar të ndalin energjinë elektrike, të bllokojnë transportin, të braktisin shtyllat e sigurimit dhe të bllokojnë imigracionin në aeroporte gjatë Kampionatit Botëror, nëse kërkesat e tyre për një pagë më të mirë dhe për kushte më të mira të punës nuk plotësohen.

Disa analistë presin që grupet e udhëhequra nga organizata më e madhe e punëtorëve në Afrikë të Jugut, COSATU, vërtet të realizojnë kërcënimet që kanë dhënë, duke u përkujdesur kështu që të ketë probleme gjatë Botërorit 2010, botërorit të parë që po mbahet në Kontinentin e Afrikës.

“Do të jetë turp për Qeverinë e Afrikës së Jugut të mos jetë në gjendje të mbajë premtimin që i kishte dhënë FIFA-s për një turne pa grevë. Më i keq është fakti se do të turpërohet një qeveri që po mundohet të bëjë shtetin atraktiv për investuesit e huaj”, ka thënë analisti i firmës “Startfor”, Mark Schroeder.

Shumë grupe të lidhura me COSATU-n kanë kërcënuar me grevë gjatë Kampionatit Botëror, duke kërkuar që paga t’u rritet mbi mesataren. “Ne refuzojmë të shantazhohemi nga punëdhënësi për shkak të Kampionatit Botëror 2010 dhe duhet të luftojmë deri në fund për të na u plotësuar kërkesat”, ka thënë Mungwena Maluleke, negociator që përfaqëson unionin COSATU.

COSATU është aleat kyç i partisë në pushtet ANC dhe ka ndihmuar presidentin Jacob Zuma që të vijë në krye të Afrikës së Jugut.

“COSATU dhe anëtarët e unionit janë duke bërë atë që është e natyrshme, po e shfrytëzojnë avantazhin për të marrë një ofertë sa më të favorshme për anëtarët e vet”, ka thënë një analist i pavarur politik në Afrikë të Jugut, Nic Borain.

Greva e grupit logjistik Transnet disa javë më parë ka treguar se si Kampionati Botëror u ofron punëtorëve mundësi për të përmirësuar kushtet. Grupi ishte futur në grevë derisa nuk iu rritën rrogat. Greva trijavore kishte penguar hekurudhat dhe portet.

Punëtorët e sigurimit të stadiumeve dhe një grup i vogël i ngasësve të autobusëve kanë lënë punën gjatë turneut.

Policia ka shpartalluar me gaz lotsjellës dhe me plumba gome qindra punëtorë të sigurimit të stadiumeve që ishin duke protestuar jashtë stadiumit të futbollit në qytetin Durban.

Pati edhe një përplasje tjetër mes protestuesve dhe policëve të martën në Durban. Policia ka marrë përsipër sigurimin në stadiumet në Durban, Johannesburg, Cape Town dhe në Port Elizabeth.

Unionet e punëtorëve e shohin Kupën e Botës si një mundësi të madhe për të kërkuar pagë më të madhe dhe hedhin poshtë akuzat se veprimet e tyre nuk janë patriotike.

Por, unionet mund të hasin në një reagim të ashpër nga klasa e mesme.

“COSATU për një kohë të gjatë nuk është brengosur të fitojë klasën e mesme me grevat e veta publike”, ka thënë analisti Nic Borain

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Drejt kampionatit boteror Afrike-2010

#17

Post by Tan-Tirana » Sat Jun 19, 2010 9:40 am

Gjermanët dështuan



Kombëtarja e Gjermanisë mjerisht pësoi humbje të papritur me rezultat 1:0 nga Serbia, në ndeshjen e dytë të Grupit D.

Nuk ishte ajo Gjermani që e pamë me Australinë ku pati shkëlqimin e plotë.

Gjermania pati raste e raste, por që nuk i finalizoi. Edhe largimi me karton të kuq i Mirosllav Kloses në minutën e 37-të për shkak të kartonëve të verdhë bëri të veten. Një Gjermani që dominoi, por qe fati nuk ishte në anën e saj. Në minutën e shtatë, Podolski në situatë të qind për qind, që më vështirë e pati të huq sesa të shënoi, por gjuajtja e tij e furishme shkoi jashtë portës. Vazhdon mbizotërimi i gjermanëve, por kot. Në minutën e 38-të pas një asistimit të Zhigiqit, futbollisti Jovanoviq shënoi gol dhe 1:0 për Serbinë. Gjermanët luftojnë me të gjithë forcat megjithëse ishin me një futbollist me pak, ishin më të mirët. Kur nuk e do, nuk e do.

Në minutën e fundit të pjesë ssë parë (45’), Khedira rrëmbyeshëm gjuajnë brenda 16-shit, por topi qëllon tërthorësen dhe shpëtoi edhe kësaj Serbia. Në pjesën e dytë, me gjithë lojën e mirë të gjermanëve, iu munguan golat. Podolski në minutën e 84-të gjuan furishëm, por topi shkoi jashtë portës.

Gjermania luajti shumë më mirë, krijoi raste, pati të gjitha mundësitë për fitore, por fati sportiv ia ktheu shpinën. Më një fjalë, Gjermania pësoi humbje të papritur, që një gjë të tillë as pesimistët më të mëdhenj nuk e kishin parashikuar. Kështu e ka futbolli, nuk fiton gjithherë më i miri.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Drejt kampionatit boteror Afrike-2010

#18

Post by Tan-Tirana » Sat Jun 19, 2010 9:43 am

Gabriel Batistuta plaçkitet

Vala e vjedhjeve dhe të vogla dhe plaçkitjeve në qytetet e Afrikës së Jugut ka goditur edhe legjendën e futbollit argjentinas Gabriel Batistutën, i cili është në Afrikë duke punuar si komentator për një televizion të atjeshëm.

Batistutës i është vjedhur kartela e kreditit, mirëpo, ai ka deklaruar se menjëherë e ka bllokuar atë dhe se kushdo që e ka vjedhur nuk mund ta përdorë.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Drejt kampionatit boteror Afrike-2010

#19

Post by Tan-Tirana » Sat Jun 19, 2010 9:47 am

Rrethi i parë!


Për gjashtë ditë, frekuentuan 32 kombëtare, pjesëmarrëse të këtij botërori, të cilat zhvilluan ndeshjet e para, nga të cilat nuk kemi përfytyrimin e plotë për favorit të sigurt sa i përket titullit të kampionit, por që disa sosh dallohen.

Kështu, mbresa më la më së shumti ekipi i Argjentinës, i cili ka një stil dhe lojë tjetër krahasuar me të kaluarën. Futbollistët e saj, dëshmojnë kompaktësi, cilësi individuale dhe zgjuarsi në secilën pëllëmb të fushës.

Në mbrojtje, jashtëzakonisht të fortë dhe pa ndërhyrje të ashpra, duke u shquar edhe në lartësi; në mes ngjeshur dhe të kujdesshëm, për i lënë ndonjëherë rivalit fushëveprim, nëse ajo është e përqendruar në kundërzbritje dhe si e tillë ajo në këtë pjesëfushë dallohet më së shumti; sulmi plotë imagjinatë dhe me veprime të sakta të sulmuesve të dalluar me në krye Mesin. Pasimet e argjentinasve, herë në afërsi e herë në thellësi, deri me tash u treguan si më të saktat dhe vetvetiu e lartësojnë lojën e këtij ekipi, për mua favorit për finale.

Është edhe një kombëtare që më la mbresa e që thënë intimisht nuk kam pritur paraqitje kaq të denjë. Fjala është për Uruguain, po ashtu me mentalitet latinoamerikan, që kishte paraqitje shumë të mirë, kurse dallimi me Argjentinën është vetëm në nuanca.

Nëse duhet folur për ndonjë ekip tjetër tej-oqeanik nuk i shoh si favorit, që kjo vlen edhe për Brazilin. Loja e “kariokëve” m’u duk stereotipe dhe e ngadaltë, me improvizime dhe me shumë individualitete, që të kthen në të dikurshmen e lavdishme, por sot të përendur, kurse shikuar të sotmen e futbollit botëror të imponon bindjen se nuk mund të arrijë lartë!

Nga Evropa do të dalloja në radhë të parë Spanjën, e cila përkundër humbjes me Zvicrën, së cilës iu gëzova për shkak të pak shqipes që kemi atje, mendoj se do të këndellët. Kjo i ka ndodhur edhe kampionëve të mëhershëm, por jam thellë i bindur se Spanja ka potencial dhe forcë ta tejkaloi humbjen e parë. Nuk duhet harruar se Spanja nga 49 ndeshje ka humbur vetëm dy herë, duke pas një seri të jashtëzakonshme; kampion në fuqi i Evropës, me futbollistë të klubeve më të suksesshme në Spanjë e jashtë saj.

Sikurse edhe Spanja, pres që edhe Anglia të rikthehet në skenën sunduese të botës së futbollit. Nuk kam fort dëshirë të flas për trajner, sepse ata nuk mund të jenë më shumë se nja 10-15 përqind e skuadrës, që kjo vlen edhe për Kapelon! Por, Anglia ka forcë për tu përballur me ekipe të njohura dhe pas 44 vjetësh, më duket se ky është treni i fundit për tu paraqitur në finale.

Moral, forcë, vetëmohim dhe seriozitet të lartë ka treguar kombëtarja e Gjermanisë. Si përherë e angazhuar në të gjitha linjat, duke treguar gatishmëri të madhe. Më së shumti më la përshtypje përgatitja e lartë fizike, sepse për 90 minuta, pa marrë parasysh rezultatin me Australinë, nuk u ndalën asnjëherë.

Po dëgjoj se Franca mund të shpërthei, por ajo ka agoni të thellë, dhe në shok dhomë, me këtë trajner e më këta futbollistë, e ka të vështirë të zgjohet! Ngjashëm mund të tjhem edhe për Italinë, për të mos i përmendur kombëtaret e tjera, për të cilat mendoj se kanë perënduar me brezat aktual dhe disa të tjera janë në përtritje për të pritur kohë më të mira…sa i përket disa ekipeve të tjera, mendoj se për to është sukses vetë pjesëmarrja në “Afrika 2010″. Pra, ky botëror nuk përjashton mundësinë e befasive, për të konstatuar se nokaut sistemi do të mund të na sjellë futboll edhe më cilësor. Fundja, kjo me të drejtë pritet edhe nga ky kampionat…

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3794
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#20

Post by Arbëri » Sun Jun 20, 2010 9:09 am

Çka po ndodh me futbollin e sotëm o Tani , sikurse e dinë që ve bast unë dhe bëjnë përinat:D
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#21

Post by Tan-Tirana » Sun Jun 20, 2010 10:21 am

Arbëri wrote:Çka po ndodh me futbollin e sotëm o Tani , sikurse e dinë që ve bast unë dhe bëjnë përinat:D

-lol- -lol- Edhe ti qeke viktim e basteve :lol: mos u merzit se nuk je vetem jo, po i ka kampinati kto te papritura o lal

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#22

Post by Tan-Tirana » Sun Jun 20, 2010 11:29 am

Çka po ndodhë me Anglinë?


Anglia zhgënjeu sërish në botëror.

Nuk arriti më shumë se barazim me rezultat 0:0 në përballje me Algjerinë simpatike, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B. Kombëtarja e Anglisë ka qenë e favorizuar dhe ka pritur fitore, por kjo matematikë nuk i doli e saktë. Fabio Capello, përzgjedhës i kombëtares angleze padyshim se është i dëshpëruar me paraqitjen e futbollistëve të tij.

Barazimi i parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 1:1 dhe barazimi i radhës fusin shqetësime të mëdha te kombëtarja angleze. Algjeria dëshmoi lojë për notë dhjetëshe sidomos në vijën e mbrojtjes, ku ishin syçelë dhe nuk lejuan hapësirë për anglezët.

Rooney futbollisti më i rrezikshëm është mbuluar me sukses, por edhe Lampard dhe të tjerë. Një Angli që luajti lojë anemike, që assesi nuk mundi të gjejë zgjidhje për fitore. Algjeria herë herë sulmojë, por jo edhe aq e rrezikshme. Në pjesën e dytë ishte pritur që Rooney me shokë do të shpërthejnë me gola, por nuk ndodhi. Një rast në pjesën e parë e pati Anglia, ndërsa edhe pjesa e dytë ka qenë kopje e të parës, me pak raste.

Veçohej rasti i minutës së 70-të i futbollistit Heskey, i cili brenda 16-shit gjuajti fortë, por bllokohet goditja e tij nga një mbrojtësi algjerian. Pas një minuti, pas harkimit nga rivënia e këndit, Gerrard me kokë, por nuk befasohet portieri algjerian, M’Bohli. Rooney nuk ishte në formën e duhur sikurse edhe futbollistët të tjerë. Luftoni me zemër të gjithë futbollistët e Algjerisë, mbuloni çdo hapësirë dhe ia dolën të fitojnë pikën e parë në botëror. Anglia më këtë barazim renditet e treta me dy pikë, ndërsa i pari Sllovenia me katër pikë dhe i dyti SHBA me një dy pikë.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#23

Post by Tan-Tirana » Sun Jun 20, 2010 11:31 am

Holanda vazhdon me fitore


Kombëtarja e Holandës vazhdon me fitore në Grupin E të Kampionatit Botëror që mbahet në Afrikën e Jugut në futboll. Holanda shënoi fitoren e dytë, kësaj here mposhti me rezultat 1:0 Japoninë.

“Tulipanët me gjashtë pikë udhëheqin kreun e tabelës në Grupin E. Për 180 minuta Holanda nuk ka pranuar asnjë gol në portën e vet dhe po dëshmon se është njëra prej kombëtareve më stabile. Sneijder ka qenë hero i kësaj fitore me golin që ka shënuar në minutën e 53-të. Sneijder me këtë gol ia dhuroi tri pikë të rëndësishme kombëtares holandeze, e cila është njëra prej kombëtareve që synon të ngjitet sa më lartë në botëror.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat ta barabartë 0:0, por në pjesën e dytë ndryshuan gjërat dhe Holanda shënoi fitore. Pas një dështimi nga afërsia të Robin van Persie, ky i fundit arriti të dërgojë topin te Wesley Sneijder, goditja e fuqishme e të cilit nuk arriti të ndalohet nga portieri japonez Eiji Kawshima pikërisht në minutën e 53-të të takimit.

Holandezët kanë pasur mundësi të shënojnë fitore edhe më të lartë, por nuk realizuan rastet në pjesën dytë. Holanda shënoi edhe një fitore, e cila e ka afruar drejt tetës së finales së kupës së botës.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#24

Post by Tan-Tirana » Sun Jun 20, 2010 11:33 am

Fiton Danimarka, ndëshkohet Kameruni


Danimarka mund me rezaultatin 2-1 Kamerunin dhe vazhdon garën për kualifikim.

Ndeshja e radhës e Danimarkës është ndaj Japonisë, ndaj së cilës danezët janë të motivuar për fitore.Fitorja e sotme e danezëve ka ndihmuar hollandezët, të cilët e kanë të sigurt rrugën në etapën tjetër.

Në ndeshjen e sotme Kameruni luajti një lojë të mirë, sidomos në minutat e para dhe të fundit të saj.

Eto’o kaloi ekipin në avantazh në minutën e 10-të. Gëzimi i kamerunasve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 33-të shënon Bendtner për danezët, ndërsa në pjesën e dytë Rommedahl shënoi golin e fitores për ekipin e Danimarkës.

Minutat e fundit ekipi i Kamerunasit shtoi presionin në portën e kundërshtarëve, por nuk arriti që të shënonte golin e barazimit dhe të shpresës për kualifikim.

User avatar
ErjonH.
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 219
Joined: Tue Apr 13, 2010 5:56 pm
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#25

Post by ErjonH. » Sun Jun 20, 2010 8:31 pm

Brazili - Bregu i Fildishtë
3 - 1
Kombëtarja e Brazilit ka shënuar fitore prej 3-1 përballë Bregut të Fildishtë, për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Një lëvizje të bukur të Ricardo Kaka e shfrytëzoi Luis Fabiano, i cili edhe më bukur mposhti portierin Copa (25’) dhe me epërsi minimale të brazilianëve përfundoi pjesa e parë.

Ishte sërish sulmuesi i Sevillas, Fabiano, që dyfishoi në pjesën e dytë (51’) duke treguar mjeshtërinë e tij, përkundër se kishte ndalur topin me dorë.

Fitoren e Selecaos e vulosi Elano, i cili pranoi një krosim të Kaka për të realizuar golin e tretë (62’).

Në minutat e fundit, Bregu i Fildishtë krijoi presion për të ndryshuar diçka, por krejt çfarë bëri ishte vetëm një gol i shënuar nga Didier Drogba (79’).

Me këtë fitore, Brazili arrin në kuotën e gjashtë pikëve dhe siguron kualifikimin në fazën e radhës, ndërsa xhiroja e fundit do të vendosë se në cilën pozitë do ta përfundojë fazën grupore të Botërorit. /Telegrafi/

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#26

Post by alfeko sukaraku » Tue Jun 22, 2010 8:37 pm

kisha menduar te merrja malet edhe te beja nje vit kamping ne se fitonte greqia sote...fatmirsisht nuk fitoj edhe ndihem me i qete -haha-
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4157
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#27

Post by Zeus10 » Tue Jun 22, 2010 8:43 pm

alfeko sukaraku wrote:kisha menduar te merrja malet edhe te beja nje vit kamping ne se fitonte greqia sote...fatmirsisht nuk fitoj edhe ndihem me i qete -haha-
Aq shanc sa ka te fluturojne lopet, aq shanc kishte Greqia sot te fitonte me Argjentinen.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#28

Post by alfeko sukaraku » Tue Jun 22, 2010 9:02 pm

Zeus10 wrote:
alfeko sukaraku wrote:kisha menduar te merrja malet edhe te beja nje vit kamping ne se fitonte greqia sote...fatmirsisht nuk fitoj edhe ndihem me i qete -haha-
Aq shanc sa ka te fluturojne lopet, aq shanc kishte Greqia sot te fitonte me Argjentinen.
pjesen e pare nuk po bent eperpara veroni me kompani...po talleshin...pjesen e dyte u egersuan edhe shpetova nga kampingu... -haha-
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#29

Post by Tan-Tirana » Fri Jun 25, 2010 11:49 am

Kampionati Botëror, minierë e vërtetë


Kur dy bastexhinj takohen dhe njëri dëshiron ta bindë tjetrin se në fundjavën e caktuar ka shumë ndeshje të lehtë për të prognozuar në bastore, e përdorë fjalinë: kjo fundjavë është minierë e vërtetë.

Kampionati i sivjetmë botëror nuk ka dhënë shumë ndeshje lehtë të prognozueshme meqë numri i befasive është shumë i madh. Mirëpo, për reprezentacionet pjesëmarrëse, gjegjësisht për federatat përkatëse që garojnë në botëror kjo garë nuk është asgjë më pak se një “minierë”.

Progresi i fondit të shpërblimeve

Fondi i shpërblimeve për këtë Kampionat Botëror është 420 milion dollarë (rreth 340 milion euro) që është shifër rekorde. Kampionit të Botës i takojnë 30 milion dollarë, nënkampionit 24 milion dollarë e kështu me radhë. Mbase këto shifra në mënyrën m,ë të mirë e shpjegojnë pse reprezentacione të ndryshme “me mish e me shpirt” mundohen të kualifikohen në botëror.

Kur shumave të mëdha që reprezentacionet gjegjësisht federatat i marrin nga FIFA, u shtohen edhe ato që marrin nga sponsorët zyrtarë dhe të drejtat televizive, nuk është çudi pse federatat e futbollit të shteteve të mëdha dhe me reprezentacione të forta shndërrohen në organizata shumë të forta biznisi dhe organizata më shumë ndikim në jetën jo vetëm sportive të shteteve përkatëse. Fondi i garantuar i shpërblimeve në kampionat Botëror apelojet që nga viti 1982, kur botërori i zhvillua në Spanjë dhe atëherë ky fond ishte 42 milion franga zvicerane që do të thoshte se një ekip merrte rreth 1 milion franga për një xhiro të garave.

Që nga botërori i zhvilluar në Spanjë të drejtat televizive në futboll janë bërë biznes shumë i madh dhe kjo ka bërë që fondi i shpërblimeve për reprezentacione, buxheti i FIFA-s, buxheti i federatave të futbollit dhe ligave të forta të matet me qindra milionë ose me miliarda dhe çmimet e lojtarëve të arrijnë vlera shtatë ose tetë shifrore që ka qenë e paparamendueshme dikur.

Që kur Zhoao Avelanzh u vu në krye të FIFA-s ky asociacion filloi të lidhë kontrata me firmat më të mëdha në botë dhe kështu të realizojë në plotësi potencialin e vet të marketingut, kurse fakti që nga pesë kampionatet e fundit botërore secili ka pasur nga 25 – 30 miliardë shikues në total, e bën këtë ngjarje, atraktive për të gjithë dhe një prej ngjarjeve më të mëdha në botë. Lista e partnerëve aktual të FIFA-s përfshinë firma si Koka- Kola, Hjundai, Viza, Soni, Budvajzer, Mek Donalds, Adidas dhe kjo bën që Kampionati Botëror të jetë biznis i miliarda dollarëve. Në anën tjetër secili shtet nikoqir i botërorit, pohon se kjo ngjarje ka qenë shtytës i madh i rritjes ekonomike në shtet dhe kjo është një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm i kësaj ngjarjeje.

Futbolli, biznes i të gjithëve

Kuptohet, futbolli sot është biznes i madh edhe për shtetet që nuk garojnë në botëror dhe duke qenë sporti më i madh në botë është një prej industrive më fitimprurëse. Federatat e rajonit ka vite për përfitojmë miliona nga shitja e të drejtave televizive të reprezentacioneve përkatëse, kurse Serbia, Kroacia e Sllovenia duke qenë pjesëmarrëse të herë pas hershme të botërorit kanë reprezentacione shumë profitabile. Federata e Futbollit e Kosovës në aspektin r shitjes së të drejtave televizive paraqet avangardë të vërtetë në krahasim me federatat tjera sportive meqë ato i ka të shifra për ciklin e parë katër vjeçar që nga momenti ku pranohet në FIFA.

Po ashtu njohja që FIFA i ka bërë dokumenteve të kësaj federate për regjistrim dhe kalim të lojtarëve është arritje e madhe dhe hapë mundësinë që më në fund futbolli edhe në Kosovë të kuptohet si biznes i madh dhe jo vetëm i aktivitet ku hedhën paratë dhe nuk kthehen investimet në asnjë mënyrë. Mbetet në klubet kosovare dhe në Federatën e Futbollit të Kosovës të përfitojnë nga lehtësime dhe statusi që FIFA u ka dhënë këtyre ditëve.

BOX 1 Fondi i shpërblimeve për KB 2010

Totali: 420 milion dollarë *(456 milion franka zvicerane)

Fituesi USD 30 milion

Nënkampioni USD 24 milion

gjysmëfinalistët USD 20 milion

çerekfinalistët USD 18 milion

xhiroja e dytë USD 9 milion

faza e grupeve USD 8 milion

BOX 2

Fondet e shpërblimeve në kampionatet paraprake

* shpërblimet janë të franga zvicerane

2006: 300 milion

2002: 199 milion

1998: 133 milion

1994: 87 milion

1990: 70 milion

1986: 50 milion

1982: 42 milion

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#30

Post by Tan-Tirana » Fri Jun 25, 2010 11:52 am

Uruguaji, K. Jugut, SHBA dhe Gana ëndërrojnë historinë

Skuadra surprizë e këtij botërori do jetë një mes Uruguajit, Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Ganës.

Këto katër kombëtare kanë një mundësi të rrallë për të siguruar gjysmefinalen e botërorit pasi deri në këtë fazë do ndeshen vetëm mes tyre. Asnjë nuk do ta kishte imagjinuar një nga këto skuadra në katërshen e më të mirave por tashmë është realitet dhe duhet të presim vetëm për ta zbuluar se kush do të jetë.

Më e avantazhuara është kombëtarja e Uruguajit, e cila përvec emrave të mëdhenj që ka në kombëtare, mund të përfitojë edhe nga pesha e fanelës, pasi bardhekaltërit i kanë fituar më parë dy kupa bote.

Një tjetër gjysmefinaliste do dalë nga katërshja Argjentinë, Meksikë, Gjermani dhe Angli. Gjithcka në këtë katërshe është më e vështirë pasi bëhet fjalë per tre kombëtare që kanë shkuar në Afrikë për të ngritur në qiell Kupën e Botës.

Post Reply

Return to “Futbolli ndërkombëtar”