"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Kampionati boteror Afrike-2010
Moderator: Tan-Tirana
- Tan-Tirana
- Senior Member
- Posts: 117
- Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
- Gender: Male
Kampionati boteror Afrike-2010

- Tan-Tirana
- Senior Member
- Posts: 117
- Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
- Gender: Male
Re: Drejt kampionatit boteror Afrike-2010
Tabela perkatese e Boterorit 2010

- Tan-Tirana
- Senior Member
- Posts: 117
- Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
- Gender: Male
Re: Drejt kampionatit boteror Afrike-2010
Afrika e Jugut, një komb me “ethet” e botërorit
Jemi gati për t’i dhënë mirëseardhjen botës, është mesazhi i parë që lexohet sapo del nga aeroporti i Kejp Taunit, dera e Afrikës së Jugut për të huajt, ku gjatë këtyre orëve, kanë shkuar atje mijra njerëz nga e gjithë bota. Kujdes: këtu punohet, lajmëron mesazhi i dytë, sepse punëtorët po asfaltojnë një kryqëzim. Mesazhi i tretë nuk është i sinjalizuar, por shkëlqen: në dy krahët e autostradës bien në sy barakat e shumta me çati alumini. Rreth dy milionë e gjysëm njerëz kanë si shtëpi një kuti, që mban erë të keqe. Ky është një nga realitetet e vendit që mbas 188 ditësh do të organizojë Botërorin e parë afrikan. Jakob Zumba, Presidenti i Republikës, ka shkruar: “Eshtë investimi më i madh i historisë sonë dhe do të shkojë përtej Kupës së Botës. Rreth 65 miliardë euro për infrastrukturat, kështu Afrika e Jugut ka mposhtur krizën ekonomike”. Shpreson të ketë të drejtë edhe pse shpenzimet kanë kaluar edhe parashikimet më të këqia. Vetëm për stadiumet, buxheti ka qenë 900 milionë euro dhe pritet të shkojë deri në 1,3 miliardë.
STADIUMET - Botërori do të luhet nga e premtja 11 qershor deri të dielën 11 korrik në 10 stadiume të 9 qyteteve. Oraret: 13:30, 16:00 dhe 20:30. Johanesburg, kryeqyteti i ekonomisë, ka dy impiante. Në “Soccer City”, që ka një kapacitet prej 95 mijë vendesh, do të zhvillohen, ndër të tjera, ndeshja hapëse dhe ajo finale. Në “Elis Park”, tempulli i regbisë (62 mijë vende), do të zhvillohen 7 ndeshje dhe një çerekfinale. Në Pretoria, kryeqyteti administrativ, në stadiumin “Loftus Versfeld” (50 mijë vende) do të zhvillohen 6 ndeshje. Në Kejp Taun ishin planifikuar të shpenzoheshin 280 milionë euro për të rindërtuar “Grin Point”, 70 mijë vende. Kostoja ka shkuar deri në 400 dhe nuk ka mbaruar. Në këtë impiant do të zhvillohen 8 ndeshje dhe një gjysëmfinale. Stadiumi tjetër, ku do të zhvillohen më shumë se 6 ndeshje, “Moses Abhida”, i ngjashëm me “Uemblin”, ka arritur në shifrën e 250 milionë eurove.
HOMAZHI - “Nelson Mandela Bei” quhet stadiumi i Port Elizabet; në Kunu, rrethinat, ku ka lindur lideri politik, i cili ka marrë edhe çmimin Nobël për paqen në vitin 1993. Tetë ndeshje do të zhvillohen këtu, duke përfshirë edhe përballjen për vendin e tretë dhe të katërt. Kapaciteti: 48 mijë vende. Ndeshje mbi nivelin e detit edhe në Bloemfontain dhe në Nelspruit në stadiumin e diskutuar “Mbobela” me 46 mijë vende. Skandale, protesta madje edhe një vrasje që ka patur lidhje me ndërtimin. Në Polokuane, komuniteti me ngjyrë, do të kishte preferuar në fillim të kishte drita, ujë të rrjedhshëm dhe elektricitet në vend të një stadiumi. Midis minierave të platinit, në Rustenburg, ndodhet impianti i “Royal Bafokeng”, ku do të zhvillohen 6 ndeshje. Nga dita e nesërme do të fillojë faza e tretë e shitjes të një milion biletave në dispozicion. Kërkesa duhet bërë tek saiti zyrtar i FIFA-s (ëëë.fifa.com/2010), deri më 22 janar. Çmimet shkojnë nga 14 euro (faza e parë, bileta më e lirë) deri në 630 euro (finale në zonën vip).
RREZIQE - Në 2008-ën turizmi ka tërhequr 9,5 milionë të huaj në Afrikën e Jugut, teksa priten dy më shumë për Botërorin. Ndërkohë janë lajmëruar turistët-tifozë për lartësinë mbi nivelin e detit dhe të ftohtin, sepse do të jetë dimër. Në fund, mesatarja kombëtare është 50 krime në ditë, ndërsa për ta ulur këtë shifër do të përdoren 41 mijë policë. Gati për t’i dhënë mirëseadhjen botës. Shpresohet.
FIFA nuk ka pranuar që në Lojërat Olimpike kombëtaret e futbollit aktivizojnë lojtarë të moshës 21 vjeç e poshtë. Kështu, do të vazhdojë të jetë formati i lojtarëve me moshë 23 dhe poshtë, plus tre lojtarë më të mçdhenj, që do të shtohen në Lojërat Olipike të Londrës në vitin 2012. UEFA ka dashur ta ndryshojë këtë rregull për të bërë të mundur që lojtarët e nivelit të lartë të qëndrojnë me skuadrat e tyre gjatë fazës përgatitore. Por FIFA-s ka vendosur të vazhdojë me formatin ekzistues edhe në Lojrat e ardhshme Olimpike.
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3792
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Drejt kampionatit boteror Afrike-2010
Për mua grupi E qenka më i rëndi .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Tan-Tirana
- Senior Member
- Posts: 117
- Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
- Gender: Male
Re: Drejt kampionatit boteror Afrike-2010
Arbëri wrote:Për mua grupi E qenka më i rëndi .
Edhe une ate mendova, po dhe grupi A do behet interesant, me te lehtat do te jen grupi G dhe H, ndersa tek grupi F mund te ndodhi dhe ndonje e pa pritur nga Slovenia.
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3792
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Drejt kampionatit boteror Afrike-2010
Favorit për mua është Anglia kësaj radhe 

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Tan-Tirana
- Senior Member
- Posts: 117
- Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
- Gender: Male
Re: Drejt kampionatit boteror Afrike-2010
Fragment nga ceremonia e kampionatit boteror 2010
- Tan-Tirana
- Senior Member
- Posts: 117
- Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
- Gender: Male
- Tan-Tirana
- Senior Member
- Posts: 117
- Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
- Gender: Male
Re: Drejt kampionatit boteror Afrike-2010
Zidane: Gjëja më e vështirë është se nuk kemi ekip që punon bashkërisht
Ish-kapiteni i Francës, Zinedine Zidane, në një deklaratë dhënë të hënën, ka pohuar se Raymond Domenech nuk është trajner dhe për këtë arsye Franca nuk ka skuadër të mirëfilltë.
Sipas tij, barazimi i Francës me Uruguain në takimin e parë të këtij botërori jep pak shpresa për lojë më të mira në vazhdim. “Gjëja më e vështirë është se nuk kemi ekip që punon bashkërisht. Lojtarët nuk luajnë së bashku, ata janë shumë individualistë. Futbollistët duhet të marrin më shumë përgjegjësi për vetvete dhe të ecin më tutje”, ka thënë Zidane për “Canal plus”.
Legjenda e futbollit francez që u pensionua katër vjet më parë, thotë se lojtarët nuk janë fajtorët e vetëm. Ai drejton gishtin nga seleksionuesi Domenech që nuk ka arritur ta komponojë skuadrën. “Domenech nuk është trajner. Ai duhet ta bëjë skuadrën të luajë së bashku. Bashkëpunimi i lojtarëve është gjëja kryesore në fushë. Është pikërisht mosbashkëpunimi i tyre, fajtori për barazimin kundër Uruguait”, ka thënë Zidane.
Zidane ka shënuar dy gola në finalen e Botërorit të vitit 1998, ku Franca fitoi 3:0 kundër Brazilit. Zidane ka ndihmuar Francën edhe në fitimin e titullit të Evropës në vitin 2000, ndërsa katër vjet më parë, Zidane ndihmoi këtë ekip deri në finale të botërorit “Gjermania 2006″.
Ndeshjen e radhës Franca e luan kundër Meksikës, të enjten në Polokwane.

Lippi: Ne ishim më të mirë
Pas barazimit ndaj Paraguait, trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka thënë se ekipi i tij e meritoi fitoren në ndeshjen hapëse të Grupit F.
“Ekziston pendesë e madhe sepse merituam fitoren. Në pjesën e parë ata shënuan me një rast nga ndërprerja, ne reaguam mirë, por kemi mundur të bëjmë diçka më shumë”.
“Ndeshje të tilla duhet të fitohen, ata kontrolluan lojën por nuk krijuan asgjë, ndërsa ne kemi luajtur mirë”, u shpreh Lippi pas ndeshjes.
Buffon u largua pas përfundimit të pjesës së parë, duke u zëvendësuar nga Federico Marccheti, për shkak se gardiani i Juventusit ka pësuar një lëndim në shpinë

Buffon: Ne kemi cilësinë për ta mbrojtur titullin
Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon, ka një qëndrim të caktuar për Botërorin e sivjetmë, duke thënë se vetëm mbrojtja e titullit do të ishte sukses për kombëtaren Azzure.
“Ne kemi cilësinë për ta mbrojtur titullin, por nuk do të jetë e lehtë. Ne jemi këtu pa kurrfarë fiksimi për të fituar, por jemi të bindur se mund të luajmë mirë”.
“Nuk mund ta krahasojmë këtë ekip, me atë të vitit 2006, por ekipi ynë tani ka cilësi individuale, përvojë dhe freski”, tha Buffon për Le Figaro.
Mbrojtja e titullit kampion bote për Italinë fillon të hënën me ndeshjen kundër Paraguait.

Fabregas: Në KB nevojitet edhe fat
Mesfushori i Spanjës, Cesc Fabregas, pohon se kombëtarja e tij duhet të ketë fat nëse dëshiron të fitojë trofeun e më të mirit në Afrikën e Jugut.
“Ne do të shohim nëse jemi favoritë kur të fillojmë. Ekipi mendon që nuk jemi favoritë. Ne jemi ekip normal, si të gjithë të tjerët, duhet të shkojmë pak nga pak”.
“Kur e fituam Euro 2008, askush nuk tha asgjë për ne. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, të punojmë dalë ngadalë, të mendojmë për ndeshjen e parë dhe më pas të shohim çfarë ndodhë. Të kalojmë fazën grupore është synimi ynë primar”.
“Ekipi kombëtar është pak i ri, por me shumë përvojë. Ka pasur ndryshime në më shumë se gjysmën e skuadrës dhe kemi më shumë lojtarë të rinj. Ne jemi shumë të fokusuar, sikurse në Gjermani. Ne kemi luajtur mirë atje, por u eliminuam në një ndeshje me fat të keq”.
“Ne duhet të mësojmë se, në Botëror, të gjithë do të ta bëjnë të vështirë, pa marrë parasysh se kush është. Përpos se të jesh i mirë, të nevojitet dhe fat, sikurse patëm ne në Euro 2008”, ka thënë Fabregas.

Maradona e ka marrë drejtimin e Argjentinës që të përfitojë para
Legjenda e futbollit, Pele, e ka sulmuar rivalin e tij argjentinas, Maradona, duke thënë se ai e drejton kombëtaren e Argjentinës vetëm për para.
“Maradona e ka marrë drejtimin e Argjentinës pasi ka dashur të punojë, por edhe të përfitojë para. E kemi parë se Argjentina mezi i kaloi kualifikimet. Por, kjo nuk është gabim i Maradonës. Kanë gabuar, edhe atë shumë, ata të cilët e kanë vendosur atë në atë pozitë”, ka thënë Pele.
Pele thotë se ai kurrë nuk ka pasur synim e as dëshirë për t’u bërë përzgjedhës i kombëtares së Brazilit.

Protestojnë punëtorët e Botërorit
Tre ditë pas fillimit të botërorit, Afrika ka treguar edhe anën e saj negative.
Mbrëmjes e të dielës, pas fitore së thellë 4-0 të Gjermanisë ndaj Australisë, jashtë stadiumit të Durban ka pasur një përleshje me punonjësve të këtij stadiumi dhe policisë vendase.
Më shumë se 300 manifestues protestonin për pagat e tyre shumë të ulëta, 25 dollarë në ditë dhe për mosmbajtjen e premtimeve nga ana e punëdhënësve të cilët u kishin premtuar paga më të larta.
Policia e Durban ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, duke plagosur një grua dhe arrestuar dy të tjerë.
Sipas medieve vendase, njërit prej të arrestuarve i është gjetur edhe një pistoletë.
Ndërkohë organizatorët e këtij botërori kanë siguruar se protesta nuk do të ndikojë në sigurinë e këtij aktiviteti

Spanja e dëshpëruar nga humbja
Në Spanjë ende nuk e besojnë se ekipi kombëtar është mundur nga Zvicra në ndeshjen e parë në grup në botërorin e Afrikës së Jugut.
Media spanjolle sot është përqendruar të kjo humbje duke kritikuar ekipin, ndërsa theksohet se ky ishte një leksion përuljeje.
“Marca” shkruan se: “E nisëm keq botërorin. Zvicra suprizoi një Spanjë të pafat në portë”.
Ndërsa “As” thekson se kombëtarja hoqi dorë nga stili i saj i lojës dhe ndeshja ishte në total e pafat për të.
E famshmja “El Pais” shkruan në faqe të parë se “Spanja u rrëzua përballë Zvicrës”, ndërsa “El Mundo” hapet me titullin e madh: “Një makth për fillim”.