"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kampionati boteror Afrike-2010

Flisni për futbollin ndërkombëtar, talentet e tij, ngjarjet më të spikatura nga bota e sportit.

Moderator: Tan-Tirana

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#31

Post by Tan-Tirana » Fri Jun 25, 2010 11:54 am

Ozil: Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Anglisë




Mesut Ozil është futbollisti më i gëzuar për faktin se e ka dërguar kombëtaren e Gjermanisë në tetën e finales së Kampionatit Botëror.

Ozil ka thënë se në tetën e finales do të shihni një Gjermani shumë më të fortë sesa në fazën e grupeve.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Anglisë. Është padyshim skuadër më e fuqishme se Gana, por nëse ne shfaqim fuqinë tonë në fushë, do ta fitojmë edhe atë ndeshje”, tha Ozil.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#32

Post by Tan-Tirana » Fri Jun 25, 2010 11:56 am

Dy evrogola të Japonisë, Danimarka në shtëpi



Kombëtarja e Japonisë kualifikohet në tetën e finales, ndërsa Danimarka është eliminuar nga Kampionati Botëror.

Japonia shënoi fitore me rezultat 3:1 në ndeshjen e fundit të Grupit E dhe zuri vendin e dytë me gjashtë pikë të tubuara. Dy gola të bukura shënuan japonezët dhe bënë me dije se janë kombëtare shumë e fortë. Danezët nuk ishin rival i denjë, nuk kishin forcë që të shënojnë rezultat pozitiv megjithëse krijuan disa raste të mira për gol. Loja e Japonisë ka qenë e mrekullueshme dhe aq bukur me golat që kanë shënuar nga largësia.

Në pjesën e parë të takimit, Japonia krijojë epërsi komode. Në minutën e 18-të, Honda nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra ka shënuar evrogol dhe ka sjellë në epërsi Japoninë me shifrat 1:0. Në vazhdim të lojës adhuruesit panë edhe një evrogol që rrallë herë shihet në stadiumet botërore. Endo nga gjuajtja e lirë rreth 25-26 metra me mjeshtëri ka realizuar golin për 2:0 pikërisht në minutën e 31-të. Edhe në pjesën e dytë u dëshmua lojë e mirë nga të dyja kombëtaret e veçmas nga japonezët.

Të dyja kombëtaret nganjëherë qëlluan tërthorsën. Hasebe rrëzoi Ageerin dhe penallti për Danimarkën në minutën e 80-të. Futbollisti Tomasson gjuajti nga penalltia, por mbrojti portieri Kawashima dhe kthehet topi të Tomasson dhe 2:1 në minutën e 81-të. Dy minuta pa përfunduar ndeshja Japonia ngriti rezultatin në 3:1 me golin e Okazakit. Japonia kualifikohet më tutje, ndërsa Danimarka eliminohet nga botërori. Japonia në tetën e finales takohet me Paraguain.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#33

Post by Tan-Tirana » Fri Jun 25, 2010 11:58 am

Holanda nuk ka të ndalur



Kombëtarja e Holandës bëri edhe mrekullinë e radhës, duke e mposhtur me rezultat 2:1 kombëtaren e Kamerunit.

Holanda dëshmoi lojë mjaft të mirë, por edhe Kameruni është dëshmuar skuadër kompakte në këtë përballje. Holanda kaloi në epërsi me golin e shënuar në minutën e 36-të nëpërmjet futbollistit Van Persie. Në pjesën e dytë Kameruni barazioi shifrat 1:1 nga penalltia në minutën e 65-të nga Eto’o. Gjashtë minutat e fundit të ndeshjes përkatësisht në minutën e 84-të Huntelaar shënoi për 2:1. Holanda kualifikohet në tetën e finales, e cila tuboi 9 pikë. Holanda në tetën e finales takohet me Sllovakinë, ndërsa Japonia me Paraguain.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3792
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#34

Post by Arbëri » Fri Jun 25, 2010 1:07 pm

FUTBOLLISTËT E KORESË SË VERIUT DO TË GËRMOJNË QYMYR

Humbja e thellë prej 7:0 nga Portugalia pritet të ketë pasoja të rënda për futbollistët e Koresë së Veriut kur të kthehen në vendlindjen e tyre. Askush nuk e di saktësisht se çka e pret ekipin e Koresë së Veriut kur të dalin para diktatorit Kim Jong-Il, që udhëheq me këtë shtet të izoluar dhe komunist, ndërsa si opsion shihet edhe dërgimi i tyre në minierë për të punuar. Një gjë të tillë ka pohuar edhe ish trajneri i kombëtares së Koresë së Veriut, Moon Ki-Nam i cili nga vendlindja e tij ishte larguar në vitin 2004.
“Futbollistët dhe lojtarët shpërblehen me shumë gjëra, përfshirë këtu edhe shtëpi të mëdha kur shënojnë fitore, mirëpo kur pësojnë humbje, atëherë dënimet janë të mëdha dhe të rënda, pasi të gjithë futbollistët i pret menjëherë puna në minierë”.
Mirëpo vetëm pak para ndeshjes kundër Portugalisë në të cilën ndeshje Korea e Veriut përjetoi një debakël 0:7, kreu i shtetit Kim Jong Il kishte deklaruar se futbollistët nuk i presin sanksione kur ata do të kthehen në shtëpitë e tyre. Megjithatë askush nuk e di se cili do të jetë reagimi në rast se futbollistët e Koresë së Veriut humbin edhe nesër kundër Bregut të Fildishtë. Për më tepër, humbja kundër Portugalisë ishte e para që u transmetua në këtë vend, ndërsa disfata e lartë nga të gjithë në Korenë e Veriut u konsiderua si turp. Kur në minutën e 60-të, rezultati ishte 4:0 në favor të portugezëve, komentuesi i ndeshjes ishte ndalur dhe nuk kishte folur fare, ndërsa menjëherë pas fërshëllimës së fundit të arbitrit transmetimi ishte ndërprerë.
Sipas burimeve mirë të informuara nga Japonia, futbollistët e Koresë së Veriut ka gjasa të dënohen shumë rëndë. Aktualisht, familjet e tyre në mënyrë rigoroze janë duke u mbrojtur.
Pas ndeshjes me Portugalinë, futbollistët e Koresë së Veriut nuk kanë folur për media dhe me kokë të ulur kanë hipur në autobus për tu mbyllur më pas në hotelin e tyre. I vetmi që u është përgjigjur mediumeve ishte trajneri Kim-Jong Hun.
"Kemi dështuar për të arritur synimin tonë. Dua ti kërkoj falje popullit tonë për këtë humbje. Dhe nuk dua të mendoj tash për tash se cili do të jetë dënimi për ne,” - tha ai.
Agjenti zviceran Karl Messerli, që përfaqëson futbollistët e Koresë së Veriut në Evropë nuk beson në gjëra të tilla.
"Këto janë thjesht vetëm tregime. Kualifikimet për Kupën e Azisë nisin së shpejti dhe Koreja e Veriut ka nevojë për të gjithë futbollistët”, - tha Messerli.
Futbollistët e Koresë së Veriut e kanë edhe një ndeshje për ta zhvilluar kundër Bregut të Fildishtë në kuadër të Grupit G para se të përfundojnë aventurën e tyre në kampionatin botëror "Afrika e Jugut 2010".
Ekipi veri-korean pas dy ndeshjeve mban vendin e fundit në grup pa asnjë pikë, një gol të shënuar dhe nëntë sosh të pranuar.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3792
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#35

Post by Arbëri » Fri Jun 25, 2010 8:27 pm

Image

me

Image :oops: :oops:
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#36

Post by alfeko sukaraku » Fri Jun 25, 2010 9:46 pm

Arbëri wrote:Image

me

Image :oops: :oops:
-haha- -haha-

e denoj allahu per xhamit qe ndaloj -lol- -lol- -hahaha-
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3792
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#37

Post by Arbëri » Fri Jun 25, 2010 10:04 pm

Më dënoj mua që i vura bast :(
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#38

Post by Tan-Tirana » Mon Jun 28, 2010 10:30 am

Gjermanët kanë mundur Anglinë më rezultat 4:1, dhe kështu vazhdojnë lojën për titullin e kampionit botëror, ndërsa Anglezët kthehen në shtëpi të zhgenjyer.

Gjermanët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Miroslav Klose në minutën e 20-të.

Një bashkëpunim i jashtëzakonshëm mes Kloses dhe Mullerit, që e gjetën të vetmuar Lukas Podolskin që nuk e pati problem të shënojë me të majtën në portën angleze për rezultatin 2-0 (32’).

Anglia arriti ta ngushtojë rezultatin pas një krosimi nga këndi, të cilin e shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer Steven Gerrard, që me një harkim në zonë arriti ta shërbejë Mathew Upson, i cili shënoi për rezultatin 2-1 (37’).

Gjermania në pjesën e dytë e ka shtuar epërsinë në 3:1. Kush tjetër pos futbollistit më të mirë të takimit, Muller, i cili me një gjuajtje të saktë ngriti rezultatin 3:1 në minutën e 67-të.

Pas tre minutave lojë., sërish Muller ka realizuar për 4:1 që njëherësh ishte dhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.

Gjermanët në çerekfinale do të takohen më fituesin e ndeshjës në mes Argjentinës dhe Meksikës

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#39

Post by Tan-Tirana » Mon Jun 28, 2010 10:33 am

Futbollistët e kombëtarës së Argjentinës kanë eliminuar kombëtaren e Meksikës, pasi e mposhtën atë me rezultat 3:1, me golat e shënuar nga Tevez dhe Higuain.

Në minutën e 26-të, Argjentina kaloi në epërsi nëpërmjet një pozite të dyshimtë jashtë loje. Messi në një tollovi e gjen Tevezin, i cili me kokë ka futur topin në rrjetë dhe 1:0. Ndërkohë, futbollistët e Meksikës protestuan ashpër në vendimet e gjyqtarëve, por gjyqtari Rosseti vendosi që topi duhet të niset nga qendra. Në vazhdim të takimit, Argjentina mbizotëroi me lojë, ndërsa Meksika luajti paksa e shpërqendruar.

Një gabim i madh i mbrojtësit Osorios, nga i cili përfitoi Higuain, duke ia vodhur topin dhe shënuar për rezultatin 2:0 pikërisht në minutën e 33-të. Ky është edhe goli i katërt në botëror i Higuainit. Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me shifra 2:0 në favor të Argjentinës. Pas përfundimit të pjesës së parë pati edhe tensione në mes futbollistëve argjentinas dhe meksikanëve, megjithatë, qetësohen gjakrat.

Në minutën e 52-të, Tevez me një lëvizje dinake nga rreth 25 metra ka shënuar evrogol, duke e mposhtur portierin Perez dhe 3:0. Ky ishte edhe goli më i bukur i shënuar deri më tash në botëror. Në minutën e 60-të, Meksika pati rast të mirë, por Barrera nuk u tregua i shkathët dhe gjuajti jashtë portës. Meksika më në fund shënoi gol. Torrado për bukuri pason topin deri te Hernandez, i cili për mrekulli merr një top, duke u liruar në mes dy futbollistëve argjentinas brenda 16-shit, me gjujatje të fortë plason topin në këndin e epërm dhe 3:1 pikërisht në minutën e 71-të. Në minutën e 92-të, Messi nga 16-17 metra rrezikoi portën meksikane, por Perez me mund të madh dëboi në korrne.

Argjentina shënoi fitore me rezultat 3:1 dhe kualifikohet në çerekfinale, ndërsa Meksika eliminohet nga botërori. Kombëtarja e Argjentinës (me 3 korrik) në çerekfinale do të takohet me kombëtaren e Gjermanisë.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#40

Post by Tan-Tirana » Mon Jun 28, 2010 10:46 am

Sot Holande-Sllovaki, Uesli Shnajder me probleme


Një dëmtim i Uesli Shnajder ka prishur planet e trajnerit Bert Van Marvijk për ndeshjen e sotme përballë Sllovakisë, në të tetat e finales.

Mesfushori i Interit ka një dëmtim në pulpë dhe nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit ditën e djeshme. Megjithatë, stafi mjekësor i Holandës është optimist se ai do të luajë. Probleme ka patur edhe për Van Der Vart, sërish në pulpë.

“Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë, kam luajtur shumë dhe kjo mendoj se më ka shkaktuar një lodhje muskulare”, tha Shnajder për mediat holandeze. Portokallinjtë shihen si favoritë absolutë për të kaluar më tej, ndërkohë që përballë kanë një ekip surprizë si Sllovakia, e cila në eliminoi Italinë në grupe. Pritet që Van Marvijk t’i japë më shumë minuta Roben për këtë sfidë.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#41

Post by Tan-Tirana » Tue Jun 29, 2010 9:55 pm

Shteti i vogël ka ëndrra të mëdha


Shteti më i vogël që ka mbetur në garë për titullin e botës, Uruguai, ka arritur deri në çerekfinale. Pavarësisht numrit të vogël të popullatës prej vetëm 3.5 milionë banorëve, shteti latin ka traditë të madhe në futboll dhe po ashtu tifozë të flaktë.

Uruguai ka fituar Kampionatin Botëror në vitin 1930 dhe 1950, por ka dështuar të përsërisë këtë sukses në 60 vitet e fundit. Së fundi në 1/8 e finales të një botërori ishte në vitin 1990, ndërkohë në çerekfinale luajti për herë të fundit më 1970.

Të shtunën skuadra arriti të kalojë në çerekfinale duke e mposhtur Korenë e Jugut me rezultatin 2:1. Shteti i Amerikës së Jugut në këtë fazë të garave do të përballet me Ganën më 2 korrik.

Fitorja e së shtunës kundër Koresë së Jugut është përcjellë me një festë të madhe në Uruguai.

“Ne kemi nisur të marrim telefonata dhe SMS-sa dhe jemi shumë të kënaqur. Ka vetëm 3.5 milionë banorë në Uruguai dhe ka kaluar mjaft kohë që kur kemi arritur një sukses të tillë”, ka thënë trajneri i Uruguait, Oscar Tabarez.

Luis Suarez ka shënuar dy golat për Uruguain, të dytin dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt. Golin e fitores kundër Koresë së Jugut e ka cilësuar si momentin më të rëndësishëm të karrierës.

“Me të shënuar golin më janë shfaqur në kokë njerëzit, bashkëshortja ime, vajza ime. Ata gjithmonë më qëndrojnë pas. Po ashtu edhe njerëzit e Uruguait. Na kanë mbështetur si në momente të mira ashtu edhe në të vështira”, ka thënë Suarez. Ai është njëri prej gjashtë futbollistëve që kryesojnë në listën e shënuesve më të mirë të Botërorit 2010 me nga tre gola.

“Ne e kemi ëndërruar këtë nga fillimi i turneut. Disa skuadra startojnë si favorite. Por, ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm të luftojmë për gjëra të bukura. Duhet të shijojmë këto emocione dhe po e ndiejmë kënaqësinë në çdo ndeshje”, ka shtuar Suarez.

Mesfushori Diego Perez që luan për skuadrën franceze Monaco ka thënë se është një moment i bukur dhe një ndjenjë unike për shtetin e Uruguait.

“Ne e dimë se në shtetin tonë të gjithë kanë dalë në rrugë. Ne kemi një histori të madhe, por jemi shtet i vogël”, ka thënë Perez

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#42

Post by Tan-Tirana » Tue Jun 29, 2010 9:58 pm

Holanda në çerekfinale


Holanda ka mundur lehtësisht Sllovakinë duke kaluar kështu në çerekfinalen e botërorit Afrika e Jugut. Tulipanët kanë kaluar në avantazh në minutën e 18-të me anë të Robben, i aktivizuar që në minutat e para të takimit pas dëmtimit që e kishte detyruar të mos luante në disa ndeshje të botërorit.

Ndërkohë që ka qenë Sneijder i cili në minutën e 84 i ka dhënë golin e qetësisë holandezëve.

Për skuadrën sllovake goli i nderit është shënuar në minutën e katër shtesë me 11 metërsh nga Vittek.

Për fazën e ardhshme Holanda do të presë skuadrën fituese të ndeshjes së mbrëmjes mes Brazilit dhe Kilit

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#43

Post by Tan-Tirana » Tue Jun 29, 2010 10:00 pm

Brazili gjunjëzon Kilin


Kombëtarja e Brazilit shënoi fitore të lartë me rezultat 3:0 ndaj Kilit, në ndeshjen e të tetës së finales së Kampionatit Botëror në futboll.

Brazili ‘shkeli’ edhe rivalin e radhës, kësaj radhe Kilin. Brazili shkëlqeu në të gjitha aspektet, duke dëshmuar njërën prej lojërave më të mira në botëror. Brazilianët me lojën ndaj Kilit dëshmuan se janë favoriti kryesor që ta fitojnë botërorin. Brazilianët dëshmuan lojë superiore, duke mos lejuar për asnjë çast që t’i rrezikohet fitorja.

Brazilianët të udhëhequr nga Kaka, Robinho, Fabiano, Maicon e futbollistë të tjerë ishin të pandalshëm për skuadrën rivale. Në pjesën e parë të takimit, brazilianëtr heshtën kilianët. Kili u mbrojt deri në minutën e 35-të me mjaft sukses, por nga kjo minutë nuk ka qenë në gjendje t’i bëjë ballë lojës sulmuese të brazilianëve.

Brazili shpërtheu me lojë të bukur, me gola dhe sjellë gëzimin te adhuruesit e saj. Pikërisht në minutën e 35-të Maicon nga korneri harkoi për bukuri, ndërsa futbollisti Juan ka shënuar me kokë dhe 1:0. Pas tre minutave lojë, Brazili shënoi edhe golin e dytë. Kaka futbollist i palodhshëm, me bisht të syrit ka vërejtur të pambuluar brenda 16-shit Luis Fabianon, i cili me mjeshtëri kaloi edhe portierin e Kilit, Bravo dhe 2:0. Edhe në pjesën e dytë ishte Brazili që shënoi gol.

Në minutën e 59-të, Ramirez bëri sllallom të vërtetë në mbrojtjen Kilit të shkapërderdhur, duke pasuar topin deri te Robinho, i cili nga 13-14 metra, ka dërguar gjuajtje sa mjeshtërore, aq edhe të saktë dhe 3:0. Kili në pjesën e dytë rrezikoi disa herë portën braziliane, por pa sukses. Pas disa rasteve të Kilit, duhet veçuar gjuajtjen e futbollistit Suaso nga largësia, por topi qëlloi transverzalen dhe largohet jashtë portës. Brazili kualifikohet në çerekfinale, ku takohet me Holandën, ndërsa Kili eliminohet nga botërori.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#44

Post by Tan-Tirana » Fri Jul 02, 2010 10:40 pm

Holanda eliminon Brazilin nga Kampionati Botëror



Njëri nga favoritët kryesorë për ta fituar Kampionatin botëror, Brazili, i ka dhënë fund aventurës në Afrikën e Jugut. Seleccao u mposht nga Holanda 2:1, e cila u kualifikua në gjysmëfinale.

Kjo përballje ishte shumë interesante. Në pjesën e parë, Brazili dominoi në fushë duke udhëhequr 1:0, por në pjesën e dytë Tulipanët përmbysën gjithçka duke triumfuar përballë pesë herë kampionati të Botës.

Futbollistët brazilianë e kanë nisur furishëm takimin, duke sulmuar portën e holandezëve qysh në fillim të ndeshjes.

Furia e brazilianëve u konkretizua në minutën e 10-të, kur Felipe Melo me një top të shkëlqyeshëm nga mesi i fushës asistoi për Robinhon, i cili me lehtësi mposhti portierin Maarten Stekelenburg.

Edhe pas golit brazilianët nuk u ndalën duke kërkuar edhe golin e dytë. Mbrojtësi Juan në minutën e 26-të nga afërsia nuk arrit ta dërgojë topin në rrejt.

Pesë minuta më vonë, Robinho pas një aksioni asistoi për Kakan, i cili me një goditje nga distanca për pak mposhti Stekelenburgun, i cili devijoi topin.

Holandezët mundoheshin që nëpërmjet kundërsulmeve të barazojnë rezultatin, por pa sukses, derisa Maicon në minutën e fundit të pjesë së parë, me një goditje të furishme, rrezikoi portierin Stekelenburg që ndali goditjen.

Mirëpo, në pjesën e dytë ishte një lojë krejtësisht tjetër, e cila u takoi Tulipanëve. Vetëm tetë minuta pasi filloi pjesa e dytë, holandezët barazuan rezultatin në 1:1.

Sneijder pas një krosimi në zonën e rreptësisë mposhti Cesarin, i cili nuk e perceptoi topin si duhet pas një mosmarrëveshjeje me Melon.

Pas barazimit, Brazili u hodh në sulm duke kërkuar golin e avantazhit. Alves e Kaka provuan të dërgojnë topin në rrejt, por pa sukses.

Kur brazilianët kërkonin golin e epërsisë, Holanda arriti ta realizojë edhe një gol në minutën e 68-të. Edhe një herë në skenë doli Sneijder, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë, pas krosimit të kornerit nga Robben.

Pesë minuta pas pësimit të golit, për brazilianët u vështirësuan punët, pasi gjyqtari japonez Yuichi Nishimura e ndëshkoi me karton të kuq Felipe Melon, pas ndërhyrjes së ashpër në Robbenin.

Brazili u hodh në sulm që ta barazojë rezultatin, por kjo ishte e pamundshme, derisa holandezët kanë pasur mundësi që shumë lehtë të shënojnë edhe gola të tjerë, por ishin të pasaktë.

User avatar
Tan-Tirana
Senior Member
Senior Member
Posts: 117
Joined: Fri Oct 30, 2009 9:49 am
Gender: Male

Re: Kampionati boteror Afrike-2010

#45

Post by Tan-Tirana » Fri Jul 02, 2010 10:41 pm

Penalltitë dërgojnë Uruguajin në gjysëmfinale



Futbollistët e kombëtarës së Uruguajit kanë arritur të mposhtin skuadrën e kombëtarës së Ganës vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Pjesa e parë nisi më mirë për Urugajit i cili iu afrua disa herë golit të avantazhit. Por pikërisht në momentin që pritej drejtimi për në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0, një gjuajtje e Muntarit mposht portierin Muslera. 45 minutat e para mbyllen 1-0 për afrikanët.

Pjesa e dytë nisi me Ganën në kërkim të golit të dytë. Skuadra afrikane iu afrua disa herë golit por pasaktësitë dhe vonesat në pasën e fundit i mohuan golin e dytë skuadrës së Rajevac.

Fati i takimit do të varej nga një goditje dënimi e ekzekutuar pej Forlan. Uruguajani megjithëse në një distancë të largët nga porta ka tentar kuadratin dhe falë pasigurisë së portierit Kingson barazpëshon rezultatin në 1-1.

Minutat në vazhdim nuk sollë ndryshim rezultati dhe pas përfundimit të kohës së rregullt skuadrat iu drejtuan minutave shtesë, ku skuadrat nisën të mendojnë më shumë për sulmin për të evituar llotarinë e 11 metërshave. E pikërisht në sekondat e fundit të 30 minutave shtesë, një kros nga e djathta gjen të lirë sulmuesit ganezë brenda zonës uruguajane.

Goditja me kokë e njërit prej tyre devijohet zbrapset me dorë prej Sauarezit i cili megjithëse u ndëshkua me kartonin e kuq dhe me 11 metërsh në dëm të skuadrës së tij, evitoi golin e eleminimit prej botërorit, kjo falë edhe gabimit të Asamoah Gijan që në ekzekutimin e 11 metërshit godet traversën e portierit Muslera. Menjëherë pas këtij episodi fati i gjysmëfinalistes së dytë do të përcaktohej nga pika e bardhë e 11 metërshit ku uruguajanët u treguan më të saktë duke mposhtur 5-3 ganezët.

Uruguaji do të jetë kundërshtari e Holandës në gjysmëfinalen e datës 6 korrik ndaj Holandës që eleminoi Brazilin.

Post Reply

Return to “Futbolli ndërkombëtar”