bardus wrote:Nje fjale helene e vjeter,
λεχώ, λέχος - a woman in childbed, or one who has just given birth, Lat. puerpera, Eur.
LEHONË f.Grua që sapo ka lindur fëmijë, gruaja gjatë disa ditëve menjëherë pasi ka lindur fëmijën.
Ndersa ne Shkoder, llahuse [Revista Diturija].
λεχώ , όος, contr. οῦς, Cyrenaic gen.
A. [select] “λεχός” Berl.Sitzb.1927.166, dat. λεχοῖ ib.158, IG5(1).713, al. (Sparta),
Shume e sakte Bardus. Gjithashtu une mund te them me bindje absolute, se kjo fjale buron nga folja e struktures elementare c-v[bashketingellore(kocka)-zanore(mishi~fluid)]:
me le=me lind:
LIND jokal.1. Dal në jetë nga barku i nënës; nis të jetoj, filloj veprimtarinë jetësore (zakonisht për njerëzit dhe në përgjithësi për qeniet e tjera të gjalla); kund. vdes. Lindi në kohë. Lindi shtatanik. I lindi një fëmijë. Ka lindur me 1941. Ku ke lindur? Ka lindur në Elbasan. Kanë lindur qengjat e parë. S'ka lindur njeri i nxënë (i mësuar). fj. u.
Nuk lind njeriu (burri) me mustaqe. fj.u.
2. kal. Nxjerr foshnjën në jetë nga barku e lirohem nga barra, bëj fëmijë (për gratë); pjell. Lindi djalë (vajzë). Lindi binjakë (trinjakë). Ka lindur shumë fëmijë. Do të lindë së shpejti. U shtrua për të lindur. E lindi të vdekur.
3. edhe kal. vet. veta III fig. Del në jetë dikush; e nxjerr në jetë dikë; bëj që të jetë, të jetojë e të veprojë. Në tokën tonë kanë lindur heronj. Në shtëpinë e tyre kanë lindur vetëm trima. Lindi një poet i shquar. Nuk ka lindur burrë që të na frikësojë.
4. fig. Dal në dritë, shpëtoj nga një e keqe e madhe. Lindi edhe një herë.
5. vet. veta III. Del në horizont, shfaqet në qiell (për trupat qiellorë e sidomos për diellin e hënën). Lindi dielli (hëna). Dielli lind për të gjithë. fj.u. Dielli duket që kur lind. fj.u.
6. vet. veta III edhe fig. Del, nis jetën; ngrihet, themelohet, krijohet. Lindi atje një qytet i ri. Lindi një industri e re (një uzinë e madhe).
Megjithese mund te tingelloje e çuditshme, por kuptimi I kesaj foljeje, buron nga nje kuptim me elementar
lë=le:
LËSHOJ kal.1. E lë të bjerë nga lart poshtë; e lë të varet lirisht poshtë ose të mbështetet mbi diçka tjetër, e ul. Lëshoi një gur (një tullë) nga lart. E lëshoi në lumë (në det, në gropë). E lëshoi nga duart. E lëshoi nga dritarja (nga kati i dytë). Lëshoj perden.
I lëshoi krahët poshtë. I lëshoi flokët mbi supe (krahëve).
2. E vë dikë a diçka në një vend në një mënyrë të caktuar, lë. E lëshoi fëmijën në shtrat. E lëshoi në tokë. E lëshoi përmbys (në shpinë, në këmbë). E mori dhe e lëshoi pas derës.
3. E lë të lirë diçka a dikë që e mbaj me duar, që e kam kapur, e kam lidhur, e kam mbyllur etj., e lë që të ikë, të lëvizë, të rrjedhë etj., ia heq pengesën. Lëshoj kazmën (lopatën, belin). E lëshoi timonin. E lëshoi degën e pemës. E lëshoi zogun. E lëshoi qenin nga zinxhiri. Lëshoi bagëtinë (lopët, dhentë, dhitë). E lëshoi kalin me vrap.
I lëshoi ujin arës. Lëshoi rrymën elektrike. E lëshoi pikë-pikë.
4. E vë në lëvizje diçka që të punojë; e vë në punë për herë të parë. Lëshoj motorin.
Lëshuan edhe turbinën e dytë.
5. E lë të lirë diçka që ka qenë e zënë, e liroj për të kaluar nëpër të ose për të ndenjur në të; ia lë a ia jap diçka dikujt që ta përdorët; e lë një vend që ta zërë një tjetër, e braktis që ta pushtojë një tjetër; heq dorë. I lëshoi udhë dikujt. I lëshoi karrigen (vend). Lëshoje rrugën. I lëshoi një dhomë me qira (shtëpinë). Nuk e lëshuan kështjellën (qytetin). Nuk lëshojmë asnjë pëllëmbë nga toka jonë. E lëshuan fenë. bised. hoqën dorë prej saj, e braktisën fenë. E lëshoi punën e la punën, e braktisi.