Page 1 of 1

Rëzomat

Posted: Tue Oct 26, 2010 1:29 am
by Orakulli
Rëzomat

Nje argument deduktiv duhet te jete dysh i vlefshëm dhe i vërtetë. Nje Argument I vërtetë bazohet në nji bëremethën gjithësisht të pranuar dhe të mirë-pjekur.Nje fakt eshte i ndryshëm nga nji obinjon, i cili bazohet në nje preference personale. Nje argument i vlefshëm është nji që ndjek rrugën e të menduarit të arsyeshm.
Rëzomat jane gabime ne bëremethën( e vërteta) ose ne arsyetim (vlefshmëria).Ato mund te ndodhin si pasojë e keqperdorimit ose shtrëmbërimit te fakteve,ose prej shtrëmbërimit të çështjes.
Ne vazhdim janë disa nga format kryesore te rëzomave.
1.Nuk zë kur i thur.Po e bashkoj ne nje te tëtrë termin “zëkurithur”.Nuk zëkurithur, e cila ne frengjisht ka shku ne “sequitur”.
Nje percaktim qe nuk ndjek llogjikisht çfarë ështe thënë përpara saj.
Rëzom:Gjuha greke moderne perdor alfabetin e greqishtes se vjetër;për këtë arsye grekët modern janë pasradhësit e Grekërvë të vjetër.
2.Ad hominem:Me sulmue njeriun qe paraqet një çështje më tepër se me u marr llogjikisht me çeshtjen në vetvete.
Rëzom:Libri i tij do t na bënte përshtypje më shumë sikur autori të mos ishte shqiptar.
3. Majmunëri: Një argument duke thënë në fakt, “sejcili është duke bërë, ose duke thënë këtë, kështu duhet dhe mendoni dhe ju.
Rëzom:Çdo njeri e vlereson si te vërtetë hsitorinë greke, keshtu që përse to mos e quaj dhe unë te tillë.
4.Shmangja e vëmëndjes.
Me ju dredhue çështjes se vërtetë duke tërhequr vëmendjen në nji çeshtje tjetër pa lidhje me çështjen në shqyrtim.
Rëzom:Ne shqetësohemi për gjuhën Shqipe kur ne duhet të bëjmë diçka më shumë për të fituar zgjedhjet Partia Socilaiste.
5.Nji ..dhe e dyta.
Shpallur qe vetëm dy mundësi janë kur në fakt janë me shumë se dy.
Rëzom:Gjuha shqipe ka vetëm dy mundësi të origjinës së saj: nji prej gjuhës Greke te vjetër ose prej gjuhës Latine.