Page 1 of 1
Fjala ''Fal''
Posted: Fri Mar 04, 2011 1:06 am
by Kelmendi
Kam nje mendim dhe ky mendim eshte rreth fjales ''Fal''.. Fjala ka shume kuptime dhe gjindet neper shume fjale ne gjuhen shqipe, si psh.
Faleminderit
Me Fal? (kur kerkon falje)
Falur (ne menyren si per t'ju falur zotit)
Eshte fjale a huaja apo fjale shqipetare? Si mund te perdoret fjala ''fal'' ne fjalen ''faleminderit'' (fale mbi nderit.. ashtu e shoh une kete fjale). Qfar kuptimi ka fjala ''Fal''?
Re: Fjala ''Fal''
Posted: Fri Mar 04, 2011 4:00 am
by Orakulli
Duke qene shume e vjeter, per mua eshte shume e nderlikuar kjo njesi. Eshte e lidhur konceptualisht me njesine "faj". Kuptimi kodik i " fal" per mua eshte "sikur s'ka ndodhur", pra e lidhur me "zeroje, fillon nga fillimi, perseri si me pare". Ndersa "faleminderit" formua nga koceptet e saj me te vjetra "fal" dhe "nderë" e modeluar ne baze te kodit te nderit te gegenise. Theksin e mban ne kete formin kuptimin "nder". Eshte pak shtrezimi i koncepteve. sepse "fal' ndertohet me fillim konceptin "hidhe mbrapa, harroje, e zeme se s'ka ndodhur". Me pas kur ndertohet koncepti i zotave, ky kuptim transformohet ne "me le te shkoj me tej , me le te kaloj pamvaresiht c'fare kam bere" duke ju drejtuar tani nje fuqie te mbinatyrshme, pra merr konceptin "falem"=behem i paster" per neve, dhe "i drejtohem zotit te me lejoje" nen lejimin prej tij.Pra, kerkoj te pastrohem nga "faj"-et e mia perpara zotit. Dhe ne faze te metejshme, ose te njekohshme, formohen performancat paralele ku vendin e zotave, dhe e regullave te tyre, e zene regullat njerezore si "nderi", te cilat qendrojne te dyja mbi fuqine tone. Pra , i falemi te fuqishmeve "zotit dhe regullave tij", ose "nderit", regullave njerezore qe s'duhet ti shkelim. Sic shikon paganizmi dhe feja pasqyrohen ne gjuhen Shqipe.
Ndersa ne gjuhet e tjera "fal" ka lidhje me konceptin baze primitiv "me t'lene me shkue, me kalue" dhe "faleminderit"="prape bashke".
Re: Fjala ''Fal''
Posted: Fri Mar 04, 2011 12:36 pm
by Zeus10
Termi fal, ka ardhur nga reduktimi i shprehjes: faj lë. Sic e kemi thene ne raste te tjera folja lë(leshoj, largoj, liroj), eshte ajo qe ka dhene ose ka ndihmuar ne krijimin e qindra fjaleve ne shqip dhe ne gjuhe te tjera.
Vete fjala faj eshte zhvillimi i foljes baj(bëj) sipas skemes baj~phaj~faj. Vete faji eshte nje veprim qe ke bërë(kryer), kurse falja eshte veprimi qe e lë fajin(bërjen) te shkoje.