"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Roli pellazgo-ilir në krijimin e Kombeve dhe Gjuhëve Europia

Diskutim profesional për gjuhën.

Moderators: Mallakastrioti, bardus

Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Roli pellazgo-ilir në krijimin e Kombeve dhe Gjuhëve Europia

#1

Post by Aulona » Fri Jun 05, 2009 3:10 am

"Roli Pellazgo-Ilir në Krijimin e Kombeve dhe Gjuhëve Evropiane"
22/08/2007

Elena Kocaqi në librin e saj të dytë "Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane" përqëndrohet, veç të tjerash, në faktet gjuhësore, për të argumentuar kontributin pellazgo-ilir në krijimin e kombeve evropiane. Duke ndjekur lëvizjen e popujve në antikitet dhe në mesjetë, asaj i lind e drejta të konkludojë se pikërisht këta popuj, bashkë me kulturën, dërguan në vendet ku u vendosën edhe gjuhën e tyre.
Ajo gjen fjalë të shqipes si tek greqishtja dhe latinishtja. "Por ajo që është edhe më e madhja nga të gjitha - thotë autorja - shqipja i shpjegon kuptimin e këtyre fjalëve që tregon qartë se ato janë gjuhë derivative të shqipes. Shqipja jo vetëm ka qënë krijuar këtu, por është ajo që lindi këto gjuhë." f.14.
Gjuhët e vjetra greke dhe latine autorja e librit i quan gjuhë artificiale të krijuara nga dijetarët për t'i patur si gjuhë të arsimit.

"Kjo gjuhë e stisur, - thotë autorja, u bë edhe gjuha e administratës dhe e njerëzve të kulturuar që më pas u mësua nga populli që banonte në polis, pasi populli i fshatit nuk mund ta ketë mësuar dot" f.36.

Gjuha e sotme greke thotë autorja nuk e përkthen gjuhën e tre dialekteve të greqisë antike, si jonishtja, eolishtja dhe dorishtja.

Për të parë ndryshimin e gjuhës së vjetër greke dhe asaj të re, autorja sjell, në librin e saj, gjuhën Homerike dhe bën krahasimet

Shqip - Greqishtja Homerike - Greqishtja sot
nëm - nëm - katara
anda;ënda - andha - efkaristis
arë - arura - horafi
bashkë - vask - porevume
deti - theti - thalasa
dhe;dheu - dhor, dha - ji
dru - dris - ksilo
edhe;dhe - idhe - qe

Po jap vetëm pak fjalë, pasi në libër ka një listë të tërë, për të kuptuar se realisht në përmbajtje gjuha Homerike afron me gjuhën shqipe dhe jo me greqishten e sotme. Po çfarë i bashkon gjuhën Homerike me atë greke të sotme? Mendimi im është se i bashkojnë vetëm gërmat, që sot quhen greke, por që në kohën kur u krijuan përbënin alfabetin e kohës, që sot quhet grek, që u përpunua për të shkruar gjuhën e kohës, që nuk ka qenë greke por pellazge, ose shqipja arkaike. Me këtë alfabet fiset egjiptiane që zbritën në tokat pellazge shkruan më pas gjuhën e tyre, që sot quhet gjuha greke. Është për këtë arsye se përse Faik Konica ngulte këmbë që gjuha shqipe të shkruhej edhe me germat e alfabetit grek sepse, thoshte ai, nuk ka përse grekët të përvetësojnë këtë alfabet që është krijuar për të shkruar gjuhën me të cilën ka folur Pirro i Epirit.

Po përse ky alfabet është i tillë nga kush është shkruar, a ka ngjashmëri me alfabetin e Thotit që shkruhej në formë hieroglifesh. Kur thuhet që Aleksandri i madh drejtoi shkrimin e veprave të Homerit në Egjipt, a mund të thuhet se ky alfabet, që sot njihet si grek, është shkruar në Egjipt? a mund të themi se edhe Egjipti i kohës shkruante me këtë alfabet? Atëherë përse ky quhet grek? A ishte popullsia e Egjiptit greke? Kur u quajt ai si alfabet grek. Këto janë pyetje që më lindin mua nga libri i autores. Sepse autorja thotë që kjo gjuhë ishte artificiale dhe ishte gjuhë e administratës dhe më pas e mësoi edhe populli por jo populli i fshatit. Pra a mund ta quajmë këtë si një gjuhë të huaj për këtë popull, që autorja e quan pellazg, apo si një gjuhë letrare e shkruar, që gjithsesi ka vështirësi për popullin e thjeshtë, apo dhe vetë fshatin, sikurse mund të ketë sot gjuha letrare shqipe për gegët p.sh., por që është shqip dhe jo gjuhë e huaj. Nëse do të pranojmë që kjo gjuhë artificiale nuk ishte e huaj ajo ishte shqipja e kohës, pasi populli rezulton që ishte i tëri pellazg. Gjithsesi mua më lind mendimi se alfabeti grek (apo pellazg) që është disi si hieroglife ka një lidhje me alfabetin e Thotit, të popullsisë së bardhë që jetonte në Egjipt. Po e jap të plotë përshkrimin që i bën autorja këtij problemi.

"Zhyzepe Katapano një filolog i shquar italian, në librin e tij "Tot parlava Albanese", jep disa të dhëna shumë të rëndësishme për zonën e Afrikës së Veriut. Ai ashtu si dhe të dhënat e shkrimeve të mësipërme tregon se dinastitë e vjetra të Egjiptit, ishin me origjinë nga raca pellazgo-ilire.
Katapano, thotë se shqipja është folur rreth 1200 vjet më parë. Thoti, perëndia egjiptiane e zbulimit të Heroglifeve, mësimit, shkathtësisë, matës i kohës dhe zbulues i numrave, përshkruhej si një qënie me trup njeriu dhe kokë shqipeje.
Katapano, thotë se Thoti e përpiloi alfabetin e vjetër Egjiptian mbi bazën e gjuhës shqipe të cilën ai e fliste, nga i cili u formuan më pas të gjitha alfabetet e botës.
Emri thot sipas tij, është shqip dhe tregon po të njëjtin kuptim që ka fjala thot, pra që tregon dhe mëson që ishte edhe virtyti kryesor i Thotit.
Atlantidën, ai e përkthen me fjalën shqip At-lasht, pasi ata ishin banorët e parë dhe të lashtë të atij vendi. Në shkrimet e vjetra egjiptiane, ajo njihej me emrin shqip Borea, pra e bardhë. Po paraqesim disa nga gërmat e alfabetit të lashtë të Thotit që ka nxjerrë Katapano.
A është shkronja e parë dhe aty ka një shqipe me një fjalë Ain. Kjo tregon vet Thotin ai, pra i pari pasi ndryshe ai quhej edhe shqiponjë.
B jepet me një heroglif ku paraqet një këmbë dhe fjalën brof, pra brofa u ngrita në këmbë.
D u shoqërua me punë dore që e mbante në dorë pra nga fjala dorë.
G paraqiste me një gardh pra pengesë, ndalesë.
F quajti nepërkën që edhe sot në gegërisht quhet fjerë.
H jepet një heroglif që paraqet gërshet dhe kjo nga fjala hjet që përdorin dhe sot arbëreshët për gërshetin.
K paraqet me simbolin e kovës dhe u quajt Kuf nga fjala kov e shqipes.
Gj quajti një heroglif që paraqeste gjirin
N e paraqet me ujin nga n'uj si thuhet në gegrisht.
U quajti hieroglifen me një figurë si të njeriut dhe që u quajt unë.
P quajti një copë dheu si tull nga fjala plis.
Q quajti një copë baltë që në shqip është qull para pa form.
S përdori dy hiroglife që i quajti stol stoli që edhe sot në shqip përdoren si stoli për t'u ulur.
Z paraqitet nga një zvarranik dhe që ai e quajti zvarranik.
Sh quajti një heroglife që paraqiste liqen pra ujin e shiut. Kjo shkronjë në hebraisht dhe arabisht quhet shin. Ai dhe fjalën me të cilën quhen hebrenjët e përkthen me shqipen Jehve nga je-veç.
Zotin amon ai e lidh me fjalën shqip am pra nëna. Po të krahasosh me Etruskishten atje perëndia primare quhej UN si në shqip, unë që tregon vetën e parë njëjës, një person. Mendoj se fjala am-un, do të thotë am-un pra zoti ndryshe. Dhe vet në bibël Zoti kur flet për veten thotë se Unë jam ai që jam. Kjo fjalë amon amin përdoret edhe sot pasi lutesh dhe e ka prejardhjen nga amoni i Egjiptit.
Perëndia osiris cilësinë e saj personale, kishte faktin se shikonte çdo gjë të njeriut. Ajo ka për bazë fjalën si apo sy që tregon organin që shikon. pra o-siris, është-siri apo syri.
Ra e egjiptit është diell, nga raza apo reze që tregon rrezet e diellit.
Faraonë është quajtur mbreti në Egjipt, që shumë studiues e shpjegojnë nga shqipja me fjalët fara-on apo jon.
Pra të dhënat tregojnë se ka pasur një prezencë të popullsisë pellazgo-ilire në territoret e Afrikës së Veriut, e cila ka pasur pushtetin atje. Kjo nuk është për t'u çuditur pasi fiset e vjetra shqiptare ashtu si dhe shqiptarët në kohën e sotme e kanë pasur për shekuj nën sundimin e tyre Egjiptin." f.79-81.

A e ka alfabeti grek prejardhjen nga Thoti? A ishte kjo gjuhë që shkruhej dhe në Egjipt? Nëse gjuha që shkruhej në Egjipt ishte si ajo greke, në Egjipt ishte një popullsi jogreke por e racës pellazge. Përse u shkruan veprat e Homerit në Aleksandri dhe jo në Athinë, madje dhe Dhiata e re u shkrua në Aleksandri me këtë alfabet grek. Meqë u shkruan në Egjipt pse nuk u shkruan me gjuhën e vendit? Atëherë përse ky u quajt alfabet grek? Kur u përdor ky term? A duhet të mendojmë se historia e kohëve moderne ka shkruar historinë e antikitetit? Atëherë, kur u krijua shteti grek 1821, filloi të shkruhej historia e lashtësisë dhe çdo gjë u quajt greke dhe paragreke sikurse dhe alfabeti grek. Sepse realisht ka një fakt domethënës që gjuha e sotme greke vetëm gërmat ka të ngjashme me atë të lashtën dhe as që e spjegon dot atë. "Le të përkthejë - thotë autorja - ndonjë studies gjuhën e tre dialekteve të greqisë antike. Pse nuk e ka bërë kush deri më sot? Janë përpjekur dhe asnjë rezultat nuk kanë dhënë. Deri sa nuk e kanë bërë, të pushojnë së gënjyeri për etnicitetin real të grekëve të vjetër dhe të rishkruajnë historinë ashtu siç është realisht

Të marrin njëherë shqipen e sotme dhe ta provojnë, se nuk i dihet se çfarë surprize mund të marrin. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë dhe do vazhdojnë t'i trajtojnë dialektet antike pellazge jashtë gjuhës pellazge dhe shqipe, asnjëherë nuk kanë për të marrë vesh ndonjë gjë." f.36

F.R. Adrados thotë se "Jonishtja që Herodoti përhapi në të gjithë botën Greke nuk ishte gjuhë greke dhe as dialekti i greqishtes ashtu siç trillohet, por ishte një gjuhë e panjohur edhe jo greke që do të thotë se gjatë viteve 500-400 p.k. nuk flitej greqisht në Athinë".

Autorja vë në dukje se që nga shekulli VI deri në shekullin XI-XII, për Greqinë, ashtu dhe për të gjithë Ballkanin, nuk dihet asnjë gjë. Faktet tregojnë se në shekullin e XII ai territor, kur del nga kronikat historike, nuk flet greqisht, por deri në shekullin e XIX flitet vetëm shqip. Kur flitet në mesjetë dhe në kohët tona shqip, si është e mundur që është folur greqisht në antikitet, thotë autorja. Kjo tregon qartë se ata në antikitet kanë folur shqip dhe kanë qënë të gjithë pellazgë thotë autorja. Nëse ka patur realisht grekë në antikitet ku shkuan ata?
Evropianët e shekullit të XIX preokupoheshin se ku kishin shkuar grekët dhe ngritën teorira se ata janë asimiluar nga sllavët apo dhe kanë ikur. Për këtë arësye për të përjetësuar kulturën e Greqisë së Lashtë, Anglia ndihmoi në krijimin e shtetit grek, pas revolucionit grek, që realisht edhe atë e bënë shqiptarët. Dhe kështu ata ndihmuan popullin e gabuar për të trashëguar këtë kulturë dhe këtë emër. Fiset e ardhura nga Egjipti, që mbetën të tilla të papërziera me fiset e bardha shqiptare, pasi shqiptarët janë konservatorë në racën e tyre, mbetën të tillë edhe në Greqi dhe sot ato kanë të drejtë të trashëgojnë kulturën e racës së bardhë pellazgo-ilire, duke ua mohuar këtë të drejtë atyre që realisht u takonte, popullit shqiptar.

Në qoftë se jugun e Shqipërisë, autorja e quan popullsi pellazge, veriun ajo e quan popullsi Ilire. Ndonëse në antikitet ato janë përzier ndërmjet tyre. Fakt domethënës është lëvizja e popullsisë pas luftës së Trojës. Këtë e dëshmon edhe Herodoti kur thotë për popullsinë e Atikës, me prejardhje pellazge, që harroi të folurën e saj duke u kthyer në helene, që edhe ata ishin pellazgë. Autorja gjen kontradiktë në trajtimin që i bën Herodoti, duke i quajtur të dy popullsitë pellazge, dhe Atikasit që harruan gjuhën e tyre dhe morën atë Helene. Unë do të kisha tjetër mendim. Herodoti nuk është kontradiktor. Ai vetëm përdor termin e gabuar. Në vend që të thoshte ndërruan gjuhën, duhet të thoshte ndërruan dialektin. Pasi realisht kur flitet për helenët dhe atikasit bëhet fjalë për fise të të njëjtit etnicitet, por që flisnin dialekte të ndryshme. Nga historia kemi mësuar se helenët janë populli dardan i ardhur në Epir, që e morën emrin nga Heleni djali i Priamit, prijësit të Trojës, që u suall rrob në Epir nga Pirro (djali i Akilit) së bashku me Andromakën (të venë e Hektorit, heroit trojan). Pas vdekjes së Pirros ata trashëguan fronin dhe gjithë Epirin, i cili u sundua nga pasardhësit e tyre. Pra ata nuk ishin grek, por pellazg dhe që flisnin dialektin geg. Duke trajtuar historinë sipas variantit të trajtuar nga grekët, që i quajnë helenët grekë, duket sikur Herodoti është kontradiktor kur i quan ata pellazgë. Pra realisht helenët e antikitetit nuk ishin grekët e sotëm, ato ishin pjesë e popullsisë pellazgo-ilire të kohës, që flisnin dialekt të ndryshëm të së njëjtës gjuhë. Ata u shkrinë me popullsinë vendase të Epirit, dhe ishin ndër fiset që u shquan në histori, pasardhësit e tyre morën emrin molos nga djali i tyre, Molosi, dhe që jetonin në trojet e arvanitasve të sotëm.

Po këta dardanë u shpërngulën në Lat. Atje ata bashkë me qytetërimin çuan edhe gjuhën e tyre. Çfarë lidhje shikon autorja midis latinishten dhe shqipes? "Një nga faktet më të forta që latinët kanë trashëguar nga ilirët, është gjuha. Gjuha e tyre ka ngjashmëri të madhe me shqipen. Shumë fjalë të saj përdoren edhe në shqip, por ajo që është me interesantja, është fakti se shqipja shpjegon kuptimin e mijra fjalëve të latinishtes që flitet sot." f.105
"Prania e latinishtes në shqip është paraqitur nga gjuhëtarët si një huazim që ka bërë shqipja. Kjo nuk është e vërtetë, shqipja mund të ketë huazuar, por siç do e shohim më poshtë shumë fjalë, kuptimin e kanë në shqip.
Kjo tregon se nuk është se latinishtja ka huazuar nga shqipja por se latinishtja ka pasur bazë shqipen. Këto fjalë janë në latinisht nga substrakti ilir dhe shqipja ka çelësin e kuptimit pasi është gjuhë që është më afër ilirishtes, se ajo arriti ta ruajë atë dhe së bashku me të edhe kuptimin e vërtetë të gjuhës që flasin popujt me rrënjë ilire." f.105-106

Po sjell disa fjalë që autorja ka sjellë në librin e saj.

Shkruhet - Lexohet - Përkthehet
aletta - a-leto - penda
Quhet e let pasi dhe një nga vetitë e pendës është fakti se ajo është e let apo lehtë dhe këtë emërtim për të treguar po këtë kuptim sot e ka shqipja, por jo italishtja apo gjuhët e tjera.

allargare - a-largare - zgjeruar dhe larguar
Fjala larg në kuptimin e saj ndodhet në shqip po me fjalën larg që tregon largësinë si në spanjisht. Nga ana tjetër ajo ka edhe kuptimin e gjërë dhe sërish ky kuptim jepet qartë nga fjala larg, pra që është i gjërë apo i madh.

allentare - a-lentare - e liruar
Kjo fjalë shpjegohet me shqipen a-len, pra është lën është liruar, i cili është edhe kuptimi i fjalës. Diçka lirohet duke e lën pra të lirë të iki. Madje fjala merr edhe formën e shqipes e lënë në kohën e shkuar e cila përdoret për dikë që është dhe në këtë formë ndodhet aktualisht në shqip. amico amiko mik
Fjala mik sigurisht që është në shqip dhe përdoret kështu në të gjitha dialektet. Kjo fjalë kaq e rëndësishme për shqiptarin, ku mikpritjen e ka pasur dhe e ka një nga traditat më të mira, nuk mund të jetë e huazuar. Mund të huazohet një fjalë, për të cilën nuk ka një përkthim, por jo gjithçka. Sot edhe mund të huazohet se ka media, por në atë kohë në mes malesh të izoluar ku kanë jetuar pjesa më e madhe e shqip-folësve nuk mund të kenë patur mundësi për të huazuar.

angustia - a-ngustia - ngushtësia
Rrjedh nga fjala shqip ngusht që është rrënja dhe kuptimi i kësaj fjale. Shqipja sot e ruan fjalën ngusht në gjuhën e përditshme për të treguar ngushtësinë fizike, por edhe atë shpirtërore.

apparente - a-parente - i dukshëm
Një fjalë që shpjegohet nga shqipja me foljen shikoj, që në kohën e shkuar bën parë. Pra dhe kuptimi i dukjes është ndryshe pamja apo ajo që kamë parë. Folja shikoj që në të shkuarën bën, parë, nuk ndodhet në asnjë gjuhë sot përveç shqipes pasi latnishtja nuk ka folje parë dhe që të tregojë pamjen apo dukjen. Këtu tregohet qartë që ajo ka pasur bazë shqipen dhe ka marrë një nga foljet që shqipja e përdor sot dhe që është në kohën e shkuar për të treguar dukjen.

Këtë metodë analizuese ka përdorur autorja. Fjalët e thjeshta kam, jam, kap etj., i gjen të përdorura në fjalët e bashkuara apo të prejardhura. Madje shumë fjalë të latinishtes autorja i gjen si fjalë që kanë ruajtur më mirë kuptimin e tyre dhe se vetë shqipja e sotme. P.sh. tek fjala confesso - rrëfehet, autorja gjen fjalët shqip kan (kon në gegërisht) fe. Fjala fe në këtë rast tregon besimin. Sigurisht, që tek ai që rrëfehet ke besim apo fe se ndryshe nuk mund t'ia tregosh sekretet e tua pasi ato i merr vesh bota, nëse personit nuk i ke fe. Pra i rrëfehesh dikujt se kam fe tek ai dhe ka dalë fjala kan-fe.

Një mori fjalësh autorja i zbërthen në këtë mënyrë duke treguar realisht se gjuha latine është gjuha letrare e kohës që kuptohej fare mirë edhe nga ilirët, që e kishin gjuhën që shkruanin dhe lexonin. Prandaj ne fare mirë mund të themi se shqipja në atë kohë shkruhej me gjuhën latine. Natyrshëm që edhe shqipja pati zhvillimin dhe ndryshimet e saj që sot janë të materializuara në gjuhën letrare shqipe dhe që shkruhen me alfabetin latin të vendosur sipas Kongresit të Manastirit.

Ajo që konkludohet në këtë libër është se gjuha shqipe është mëma e gjuhëve latine. Unë do të shtoja se shqipja e sotme është mëma dhe deridiku dhe simotra e tyre, pasi vetë shqipja pati evolucionin e saj dhe është shumë larg shqipes arkaike me të cilën flisnin edhe vetë ilirët apo sivëllezërit e tyre që emigruan në Perëndim.

Albert Dymont, shkruan për shqiptarët se: "… nuk ka në Evropë racë më të lashtë se e shqiptarëve. Asnjë dëshmi klasike nuk flet për ardhjen e tyre në Ballkan… Populli që ka qënë i panjohur, i ruan imazhin më të plotë të asaj se çfarë kanë qënë të parët e racës greke e latine dhe ata do të meritojnë gjithmonë vëmendjen e historianit, ata do të mbeten si dëshmitari i gjallë i një të kaluare për të cilën besohet se është zhdukur"

Pra me një fjalë të gjitha gjuhët etnike evropiane, janë nga substrakti i përbashkët pellazgo-ilir apo dhe jafetik sipas biblës. Padyshim që shqiptarët sot ruajnë pjesën më të madhe të gjuhës që ka folur Jafeti i biri i Nohut dhe që mbahet si babai i racës së bardhë."

Shënim: Dy fjalë për autoren. Elena Kocaqi ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë. Ajo ka studiuar Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Ka kryer studime pas-universitare, Mastër për Studime Historike dhe Mastër për Shkenca-Politike. Ajo zotëron disa gjuhë të huaja. Ka botuar librin "Albanët me famë në mijëvjeçar" që flet për shqiptarët me famë botërore, të cilët kanë themeluar dhe udhëhequr dinasti dhe shtete të famshme gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Libri "Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane" është libri i dytë i autores. Ai flet për kontributin Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane antike dhe moderne.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Roli pellazgo-ilir në krijimin e Kombeve dhe Gjuhëve Europia

#2

Post by alfeko sukaraku » Fri Jun 05, 2009 9:51 pm

Elena Kocaqi eshte njekohesisht pedagoge ne universitetin e Durrsit.Hapja e deges se albanologjis ne tirane solli edhe "thirrjen" e saj per te dhene mesim ne kete pike kritike te dijesimit shqiptare...edhe papritur u anollua kjo thirrje...rastesi si rastesit me Piliken e Konden.

Elena Kocaqi ka botuar edhe librin "Shqipja -Celes i gjuheve indoevropiane"...aty ajo verteton shqipen si gjuhen me te vjeter nga gjuhet e evropes duke nxjerre dhjetra huazime evropiane nga shqipja e lashte.


Se shpejti Elena do dale serisht ne treg..por kesaj radhe ajo ka zgjedhur te godasin mu ne zemer problemin e shqiptarve duke studjuar historin nga 1200-1900..faktoret qe cuan ne renien e perfundimtare te mbizotrimit shqiptare ne ballkan.

shteti shqiptare mbane nje qendrim iniferent me dijetaret ne pergjithsi ,ne nje kohe qe gjitonet tane paguajn me oke florinjesh penat qe shkruajn per kombin e tyre.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Roli pellazgo-ilir në krijimin e Kombeve dhe Gjuhëve Europia

#3

Post by Adriana » Wed Jul 29, 2009 11:57 pm

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Roli pellazgo-ilir në krijimin e Kombeve dhe Gjuhëve Europia

#4

Post by ALBPelasgian » Mon Aug 10, 2009 1:31 pm

Thoti fliste Shqip
Nga:Prof.Skender Rizaj
Thoti fliste Shqip



(-Esse pper librin e Giuseppe Catapano "Thot-Tat Parlava Albanese")

Image

Thoti ishte krijues i shkences antike. Ai dhe dijetaret e tjere, flitnin shqip qysh para 12000 vjeteve, ajo periudhe historike(parahistorike) konsiderohej si ere ilire, apo kulture pellazgjiko-ilire e shqiptareve te lashte.Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi, si rezultat i punes se tij kerkimore-shkencore 40-vjecare,nje veper kapitale nga fusha e shkencave filologjike, te ciles i vuri nje titull mjaft interesant:THOT-TAT PARLAVA ALBANESE(Thoti fliste shqip). Eshte hartuar ne italishte ne forme proze dhe poezie,madje ne italishte dhe arberishte.Sic shihet nga vepra autori,per studimin e vet delikat dhe te veshtire, eshte mbeshtetur kryesisht ne veprat e shkrimtareve antike dhe ne permendoret e egjiptianeve,hititeve,grekevedhe romakeve te vjeter, respektivisht dhe ne shkrimet e ilireve-shqiptareve te lashte. Duhet theksuar qe ne fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos jane ne harmoni me pohimet e shume filologeve, historianeve dhe arkeologeve angleze, franceze, turq, arabe dhe shqiptare.Qellimi im themelor eshte qe me kete shkrim t'ju prezantoj lexuesve nje veper vertet me rendesi kolosale, e cila i dedikohet kultures se lashte te ilireve shqiptareve. Nga ana tjeter,shpresojme se kjo do ta nxise kritiken shkencore ne keto fusha te dijes, e cila per fat te keq, deri ne ditet tona nuk ka arritur te jete ne nivelin e duhur. Sipas mendimit te Catapanos, shqipja, me drejte ilirishtja, po u flitka me teper se 12000 vjet, ndersa sipas Horald Whitehall, profesor i linguistikes anglo-gjermane ne universitetin Indiana(SHBA), shqipja eshte dega me e vjeter e trungut te familjes se gjuheve indoevropiane. Si e tille ajo nuk eshte degezuar me tutje, por ka mbetur si gjuhe e pare dhe e vetmuar. Kemi lexuar dhe degjuar per hieroglifet e egjiptianeve te lashte, te cilat si skalitje te shenjta, jane krijuar 4000 vjet para e.s., por deri ne ditet tona nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kane domethenie shqipe. Kete dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano ne vepren e tij "Thoti-Tati fliste shqip". Po kush ishte Thot-i? Thot-i (TOT-i) (lat.,gr. Thoth; egjip. Tehuti ishte perendia e mesimit, e shkathtesise se te shkruarit, e shkences dhe e magjise se egjiptianeve te lashte; ishte mates i kohes dhe zbulues i numrave dhe perpilues i hieroglifeve. Ai pershkruhej si qenie me trup te njeriut dhe me koken e Ibisit, perkatesisht te shqipes(shqiponjes). Nderkaq sipas Catapanos, Thot-i, i cili e "fliste shqipen", perpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik te egjiptianeve te lashte, duke u mbeshtetur ne gjuhen e vete amtare, ne gjuhen shqipe.Jo vetem kaq, konstaton Catapanoja, nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat e tjera, ato te shqipes(te cilat njihen si shkronja latine) te hebraishtes, samaritano-palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe te greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkences antike. Ai dhe dijetaret e tjere, flitnin shqip qysh para 12000 vjeteve, meqe ajo periudhe historike(parahistorike) konsiderohej si ere ilire, apo kulture pellazgjiko-ilire e shqiptareve te lashte. Sipas Giuseppe Catapanos,emertimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes:Thom, thua, thote=me thene, besim, lajm, etj... me kuptim "lajmetar i zotave". Per me teper emri Thot, ne gjuhen shqipe ka edhe domethenien:me i thene, te gjitha diturite(urtesite) e Atlantides Atlasit-Atlashit, e cila po ashtu, shpjegohet, nga autori ne fjale, me shqipen: At=at-baba, dhe LASH(TE) = i vjeter, qe do te thote: stergjysh. Por cfare paraqiste Atlantida? Ajo sipas Platonit(427-347p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishem, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur ne oqeanin Atlantik. Sipas G.Catapanos, Atlasi-Atlantida ishte nje nga vendet me te zhvilluara te stergjysheve te shqiptareve te sotem, te cilet, pas zhdukjes se saj(Atlantides) para 12000 vjeteve, atlantidasit e mbetur gjalle kaluan ne luginen e Nilit, ku e krijuan nje kulture te re , kulturen e egjiptianeve te lashte, e cila, si duket qe vazhdim i kultures se Atlantides. Ne te mire te ketij mendimi flasin edhe rezultatet shkencore te punes shumevjecare te G.Catapanos, i cili, perkitazi me kete ceshtje, thote: Atlantida quhej edhe Borei, d.m.th. e bardhe, nga fjala iliro shqipe Bore. Kjo fjale perdorej tek egjiptianet e lashte ne forme borea; ne frengjishte te vjeter si bore, kurse ne italisht si borea. Nga ana tjeter borea ne Egjiptin e lashte identifikohej me sfingen. Sfinga ne Egjipt ishte nje embleme guri, adhurues i DRITES, qe e personifikonte Zotin. Prandaj Thoti, sipas gjykimit te Catapanos, nuk i takonte eres egjiptiane, por asaj te Boreo-s, d.m.th., te eres se Atlantides. Sepse Thoti konsiderohej krijues i doktrines VERBALO-DRITES, qe u manifestua ne Toke. E DIELLI, ishte simbol i NJE PERENDIE, ATUM ose TEM, terma keto qe kane shpjegim iliro-shqip.Mendimi mbi prejardhjen e njejte te shqiptareve, hebrenjve dhe arabeve eshte valle fakt historik, apo fantazi? Ne veshtrim te pare duket si enderr, por nese merren parasysh burimet historike, kerkimet arkeologjike, te dhenat gjuhesore dhe Bibla e Kur'ani, atehere mund te bindemi mjaft edhe per kete pohim jo aq te zakonshem.Kjo lidhje e shqiptareve me popujt me te lashte te Afrikes dhe te Azise se Aferme jane shume te hershme, me te hershme se sa eshte menduar deri tash, cka tregon fakti se perendia THOT(stergjysh i shqiptareve), e barti, pas katastrofes se Atlantides, qe ndodhi para 12000 vjeteve, kulturen ilire-shqiptare ne Afrike, sigurisht edhe ne Azi. Kurse, para 6000 viteve Thoti krijoi edhe sistemin e hieroglifeve ne baze te ilirishtes-shqipes, sistem ky qe sherbeu si moster per perpilimin e sistemeve te tjera te alfabeteve, si ai i shqipes, qe gabimisht e njohim si alfabet latin, i hebraishtes, samaritaro-palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe greqishtes! Ky fakt tregon se iliret, si stergjysher te shqiptareve, nga gjuha e zakonet shtrihesin qe moti, jo vetem ne gjithe Siujdhesen Ballkanike, por edhe ne Siujdhesen Apenine, ne ishujt e Detit Mesdhe, Egje e Azine e vogel, ne Siujdhesen Arabike, ne Gadishullin e Pirenejve. Shkurt kultura iliro-shqiptare, si kulture e qyteterimit te pare te ketij ambienti, shtrihej nga Irani ne lindje, deri ne Atlantik ne perendim dhe nga Alpet ne veri, deri ne Afriken veriore ne jug.Ne kete pjese te veshtrimit tim -nenvizon Catapanoja- u demostrua vetem Thoti, i cili e krijoi alfabetin hieroglifik fonetik, me celes te shqipes(te ilirishtes-S.R.), qe u muar per cdo hieroglif te tingullit te pare, vokali ose konsonanti, te qenies se emrit shqip kuptim ky qe zbulon shpjegimin e sigurt, i cili nuk mund te mohohet:1. Qe origjina ilire na shpie ne kohe me te vjetra, histori kjo qe na mahnit, apo histori qe na shpie ne Neolit(koha e re e gurit). Ndoshta origjina e civilizimit neolitik fillon me zhdukjen e Atlantides(para 12000 vjeteve) epoke kjo qe solli nevojen e krijimit te Thot-it ne Egjipt, si menyre e shpjegimit te fillimit te punes.2. Ky studim, si pohim i se vertetes, korrigjon daten e historise, korrologjise(disipline qe studion ndarjen gjeografike), etnologjise dhe filologjise.3.Rishikimi i Thot-it zgjeron kufijte e shkencave qe deshem s'deshem ndikon ne metafiziken e cila eshte me rendesi per njeriun dhe njerezimin sepse arrihet rishtazi ne kuptimin e mendimit se ndjenjes se te vertetes per jeten qe eshte vertete natyre shpirterore, eshte ere e vertete e shkelqimit te lavdishem te DRITES SE PARE, perfundon G.Catapano.Rezultatet shkencore te arkeologeve angleze, amerikane, gjermane dhe turq, J.E.Gauter me 1894,R.Campbell-Thompson me 1910, E.Pitard me 1927, Kurt Bittel me 1831, Shevket Aziz Konsu, Kilic Kokten, Enver Bostanci, Muzaffer Shanyurek, Fikret Ozansoy, qe mga viti 1936 e tutje,Halet Cambel John Brandwood me 1968, etj... pasqyrojne ne menyre plastike ne veprat e tyre kete ceshtje. Sipas mendimit te ketyre dijetareve kuptojme:- se vala e pare e furishme e dyndjes se hiititeve te cilet perfaqesonin nje fis te vecante te ilireve, ose i takonin njerit nga fiset e shumta te dardaneve, u shperngulen, kuptohet ne disa faza nga Ballkani i Eperm, apo nga Dardania, kah brigjet perendimore dhe veriore te Detit te zi, kah Kaukazi per ne Anadolline Qendrore;- se kjo shperngulje u be ne kohen e paleoollitikut, mezelitikut dhe halkolitikut;- se hititet e sollen teknologjine e xehettaarise dhe te metalurgjise nga Ballkani ne Anadoll;- se kah 2000-vjetshi para e.s. filloi perriiudha historike ne Anadoll, e cila nga shkencetaret u quajt "periudha e hititeve"(2000-700 para e.s.)- se ne shekullin XII para e.s. permenden ttre perandore me emrin Arnuvanda I,II,III, prej te cilit emer si duket, u krijua, sipas ligjit te metastezes, njeri prej sinonimet per shqiptaret-arnavude;- se ne vitin 3000 para e.s. shkaktohet vaalla e dyte e furishme i dyndjes se ilireve dardane, prej te cileve u krijua Troja, dhe me emrin e dardaneve u emertuan: njera dere e Trojes Dardanos. Ngushtica detare mes Anadollit dhe Ballkanit-Dardanelet, dhe nje qytet Dardania apo Dardanos ne veri te Trojes.-se me 1200 para e.s. ndodh vala e trete eee dyndjeve se ilireve frigas nga Dardania e Ballkanit, prej te cileve u krijua Mbreteria Frigase(750-546 para e.s.) ne Anadollin Perendimor;- dhe se, me da duket, nga koha e dyndjes se hititeve daton historia e nje krahine ne Kaukaz, e cila quhej ne kohen antike ALBANIA, kurse banoret e saj albane, sigurisht nga emri i nje fisi te ilireve te Ballkanit, te cilet quheshin albane.Tani per tani di t'i ve ne pah edhe disa fjale hitite qe kane ligje me shqipen e sotme, fjale keto qe jane zbuluar ne plisat(tullat) e pjekura, te cilat kane sherbyer si mjet per te shkruar, me shkronjat e veta karakteristike kunjore dhe hieroglife.Ni = tani Asht = asht-i Ata = ati,baba Maje = ngritje,rritjeMat = mas, matje Njoj = njoh Wit = vit-i Ane = Ane-aGjun = gju-ri Qend = qind ili = yll-i, zoti Bait = oborrEt = etje,a Lule = lul:e,ja Est = eshte Dor = doreGurta= Kala(me gure) Mial = mjalte Wesha = veshje,a Miel = miell-iShur = rane,renishte Urim = urim-i Turija = turi-ri Nakt = nateAra = te lashtat Sojoti = site:e,-a Shkal = shpoj, shperthej Hur = uri.-aLeiht = lehte Lissi = lis,-i,sh,-aSipas G.Catapanos edhe vete Moisiu ka folur shqipen e Thotit dhe se emri hebrej- jevrej, per izraelitet rrjedh nga shqipja iliro hitite:JHVE=TI JE VET: JE VE(T). H e cekur ne hebraishten e vjeter eshte shqiptuar edhe si E.Disa historiane arabe mendojne se shqiptaret dhe arabet kane prejardhje te perbashket qysh nga kohet me te hershme. Kurse Elvia Celebiu(1611-82) ve ne pah se nga fisi Kurejsh, nga i cili rrjedh Muhamedi, profeti i islamizmit, rrjedhin edhe shqiptaret. Mirepo, orighinen e perbashket te shqiptareve dhe te arabeve, nese keto pohime kane baze shkencore, duhet kerkuar qe nga koha e lashte ilire, se paku para 4000 vjeteve, d.m.th. qysh nga koha e profetit Ibrahim, prej te cilit, thuhet ne boten arabe e hebreite, rrjedhin arabet dhe hebrejt. Ndersa Willy Borgeaud-i thore se palestinezet(filistinet) kane emer ilir, dhe se Argolida dhe Elida ne Greqi jane vatra te rendesishme ilire ne pjesen e mesdheut. E sipas mendimit te Faik Reshit Unatit, pelestinezet(filistinet) u terhoqen nga Kreta per ne Palestine rreth vitit 1200 para e.s. Palestinezet ishin banoret e ish qytetit ilit Paleste- Palasa e sotme ne Himare.Ne fund do ti ve ne pah disa konstatime te Giuseppe Catapanos lidhur me lashtesine e gjuhes shqipe. Sipas tij, kerkimet e ndergjegjshme apo studimi komparativ i gjuheve te vjetra llojllojshme, na shpien te "ESKUERA" baskist(E-SHKUERA, qe ne shqipen do te thote gjuhe e shkuar- e kaluar), d.m.th. na bien te shqipja, hititishtja, hebraishtja, arabishtja, arameikishtja(gjuhe semite perendimore e folur ne kohen e lashte ne Siri, Mesopotami, Palestine) dhe koptishtja - gjuhe liturgjike e te krishtereve te Egjiptit, qe do te thote gjuhe e Thotit.Kete e deshmojne faktet qe vijojne:-Shprehja PAN-AMEN, perbehet nga Zoti Amonnn, emer i perbere nga fjalet shqipe:A= AT= babe M = ME = meme ON = ONE= yn = yni (joni)mos te harrohet se eshte nje ZOT.Kjo shprehje perdoret te te gjithe popujt dhe ne te gjitha gjuhet ne dy forma:AMEN ose AMIN.- THOTI, qe eshte atribut i te gjitha shkeenncave antike, nga Nili e shtiu driten ne te gjithe boten, sepse ne Egjipt u krujua civilizimi i perparuar.- Prania e ilireve ne Egjipt mund te datioohhet para 12000 vjeteve, periudhe kjo qe perputhet me zhdukien e Atlantides, e cila u pershkrua nga Platoni ne dialogun e "TIMEO"-s dhe te "Crizia"-s.- Shqipja flitej para 12000 vjeteve, jo veettem ne token e Nilit, por edhe gjetiu, duke qene se:1. Ilirishtja ishte shume me e vjeter se sa mendohej deri me sot.2. Kultura e lashte e POPULLIT TE LIRE(iliro ne Egjipt ishte e vjeter, se paku 12000 vjet.- Emri POSEIDON, emertim i zotit te detevee dhe te termeteve i cili qe vellau i Zeusit(ZOTIT), shpjegohet me shqipen: PO SI - E - DON = me kuptimin: shume e deshiron.- Emri FARAON, me kuptim I NJEREZISHEM, poo ashtu rrjedh nga shqipja: FARA - JONE.- THOTI eshte lajmetar i perendive.- THOTI konsiderohet gjithashtu si personaalitet me i ditur, "me i urti prej te urteve" i te gjitha koheve me te vjetra, nga dokrina e te cilit dolen fillet e medha te humanizmit, sikurse RAMA, KRISHMA, MOISIU, ORFEU, PITAGORA, PLATONI, te gjithe:lajmetare, sub velo, te DRITES SE ARDHSHME, ekzistues te perhershem, DIVIN LOGOS FIGLIO DI DIO(ARSYEJA HYJNORE BIRIT TE ZOTIT), qe do te misherohej per clirimin e njeriut dhe shpetimin e botes.THOTI eshte themelues i religjionit te DRITES dhe i shkencave sekrete(oculte) te mistereve dhe eshte gjithashtu ne pergjithesi shpikes i shkrimit.Prandaj,bazuar ne shenimet e sipershenuara mund te konkludohet:- se pellazget - iliret ishin stergjysheriitt e shqiptareve;- se pellazget - iliret, me emra te ndryshhem,d.m.th. me emra te fiseve pellazgo-ilire(gege, toske, albane, arber, arnaute, dardane, maqedone, hetite a hitite, trojane, egjiptiane a etruske,etj ,etj.) jetonin ne nje siperfaqe shume me te gjere ne tri kontinente: ne Evrope, Afriken Veriore dhe ne Azi, deri ne Iran dhe Indi;- se ilirishtja-shqipja, si dega me e vjetter e familjes se gjuheve indoevropiane, eshte celes i qyteterimit njerezor;- se nga gjiri i ilireve dolen shume perennddi, profete,perandore e dijetare;- se stergjyshet e shqiptareve, pellazget--iiliret, me kulturen e tyre te larte kontribuan jo vetem ne civilizimin e popujve te tjere, te cilet i sundonin, por, me ane te asimilimit, kontribuan ne krijimin e shume kombeve dhe kulturave(feve,gjuheve,shkrimeve) te vecanta ne tri kontinente;- se shkaterrimi i pallazgeve-ilireve te sshhumte u shkaktua jo vetem nga katastrofat natyrore, por edhe nga luftrat e brendshme qe u shvilluan mes fiseve te tyre, lufte kjo qe vazhdoi, tradicionalisht, edhe ne ditet tona;- se nga berthama e pellazgeve-ilireve shuumme te lashte-vetem shqiptaret mbeten pa u shkrire ne popuj apo kombe te tjera- ne greke, hebrej, arabe, italiane, austriake, sllave te jugut, turq, etj;- se vetem geget, ne nje mase te konsideruueeshme, e kane ruajtur shqiptimin e ilirishtes-shqipes se lashte;- dhe se fjalen vendimtare, perkatese me cceeshtjet e shtruara, duhet ta japin ne rradhe te pare, filologet, arkeologet dhe etnologet.

Nga:Prof.Skender Rizaj

Marre prej: http://www.albatlanta.com/webpub/public ... sp?ID=1404
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Post Reply

Return to “Linguistikë”