Page 1 of 1

Rasa instrumentale dhe vendore.

Posted: Tue Oct 25, 2011 7:20 pm
by Zeus10
Para pak ditesh, pata rastin te shihja nje emision ne nje kanal shqiptar, ku flitej per origjinen e shqipes dhe poziten e saj krahasuar me gjuhet e tjera. Ne mes te te ftuarve, ishte dhe njeri prej dijetareve shqiptare te gjuhesise, konkretisht Z. Kolec Topalli, nje nga profesoret produktive te tanishem, i shkolles Cabej. Profesori i nderuar, ne nje perpjekje dallueshem dashakeqe, per te lartesuar latinishten, ne kurriz te shqipes, krahasoi rasat e latinishtes me ato te shqipes, ku sipas tij, latinishtja na paska 8 rasa(ne fakt ka 7, sepse thirrorja eshte e vlefshme dhe per shqipen dhe nese numerohet per latinishten, duhet numeruar dhe per shqipen) dhe shqipja vetem 2 te mirefillta, sepse 3 te tjerat(gjithmone sipas tij, jane te zhdrejta).
Dua te sqaroj, per te gjithe ata qe jane te interesuar, se dy rasat, instrumentale dhe lokative, jane rasa te perdorura thjeshte per qellime gramatikore, fare pak te perdorshme dhe per objekte(vendorja) mjaft te kufizuara.
Tendenca e peshtire, e ketyre profesoreve te shkolles se diktatures, per ta shpallur shqipen inferiore karshi latinishtes dhe mundesisht kete te fundit si burim leksikor te saj, meriton demaskim.
Nese do perdorim te njejtin standart me ate te ketyre sherbetoreve te diktatures, shqipja eshte gjuhe superiore, sepse ne krahasim me latinishten, ajo eshte nje gjuhe e gjalle, kurse kjo e fundit nuk flitet nga asnje popull qe gelon sot mbi dhe . Perkundrazi, ajo qe ne krye te heres, lindi si gjuhe kulture dhe nuk e pa kurre veten ne vatrat familjare.
Po ta krahasojme shqipen me bijat e latinishtes, por qe te pakten fliten ne ane te ndryshme te globit, per nga numri i rasave te emrit, shqipja eshte perseri superiore, sepse ne gjuhet neo-latine, rasat mungojne. Per hir te se vertetes, nuk mendoj se numri i madh i rasave eshte nje indikacion per superioritetin e nje gjuhe. Ajo, qe e ben nje gjuhe te mrekullueshme eshte vendi ku ka lindur, nese latinishtja dhe greqishtja e vjeter linden ne bodrume manastiresh dhe ishin qe ne lindje gjuhe te skolastikes, shqipja lindi perkundrazi ne natyre dhe bart ne vete kodet e saj, qe jane shkruar nga nje mendje shume me e fuqishme, se e te gjithe prifterinjve te botes, te marre se bashku.

Ky eshte emisioni: