Page 1 of 1

Gji, kjo fjale burimore.

Posted: Tue Apr 10, 2012 6:56 pm
by Zeus10
Kjo fjale, kaq e thjeshte e shqipes, eshte burimi i shume fjaleve te tjera, jo vetem ne shqip por dhe ne shume gjuhe qe rrethojne shqipen dhe qe konsiderohen te lashta.

E pashquar-----------------E shquar(tosk)----------E shquar(geg)
gji---------------------------gjiri---------------------gjini

Pa dyshim rotacioni r-n nga tosk ne geg, ben ndryshimin e vetem midis dy formave te saj dialektore.
Cfare eshte gjiri? Kuptimi i pare i tij, prej nga kane buruar gjithe te tjeret, eshte:
2. Organ i femrës së njeriut në pjesën e përparme të kraharorit
Ajo qe eshte karrakteristike per gjirin, eshte qe ai eshte modeli natyror, per idene e :

1. Forma e rrumbullaket e perftuar nga rrotullimi.
2. Bashkesise
3. Brendesi

Le ti marrim me rradhe keto, raste kur modeli natyror ka gjeneruar nje kuptim ne shqip dhe ne gjuhe te tjera.

Re: Gji, kjo fjale burimore.

Posted: Tue Apr 10, 2012 7:00 pm
by Zeus10
Shembulli me karrakteristik, per rrotullimin eshte formimi i shtjellave te ujit ne nje vorbull:

GJIR m.
Vorbull uji, shtjellë, ngjir. Ra në një gjir. E thithi (e përpiu) gjiri.


Re: Gji, kjo fjale burimore.

Posted: Tue Apr 10, 2012 7:15 pm
by Zeus10
Ne rastin e bashkesise(qe eshte dhe kjo, nje rreth i caktuar njesishe) kemi:

GJIRI f.
shih GJINI,~A 1-3. Gjiri e afërt. Gjak e gjiri. Shkon (kthehet) në gjiri.

qe ne te dyja dialektet(por me burim ate geg) ben:

GJINI f.
1. hist. Grup njerëzish me lidhje gjaku e me prejardhje nga një paraardhës i përbashkët, që ishte njësia ekonomike e shoqërore bazë në komunitetin primitiv. Gjini amtare. Gjini atërore. Lidhjet e gjinisë. Anëtarët e gjinisë. Emri i gjinisë. Plaku i gjinisë.
2. etnogr. Njerëzit e afërt të një gjaku nga ana e gruas, farefisi i gruas. Jemi gjak e gjini jemi shumë të afërt nga ana e lidhjeve familjare. Shkoi gruaja në gjini. E çoi (e ktheu) në gjini.
3. Grup njerëzish që kanë lidhje të afërta gjaku; vetë këto lidhje; fis, farefis. Gjini e afërt. Lidhje gjinie. Gjini në vijë të drejtë. drejt.
4. biol. Grup kafshësh a bimësh, që përfshin disa lloje të afërta me tipare kryesore të përbashkëta; nënndarje e familjes, që përfshin disa lloje. Gjinia e gështenjave. Gjinia e aheve (e dushqeve). Gjinia e maceve. Gjinia njerëzore. libr. njerëzit.



Pjesa me blu, tregon kuptimin e njejte me fjalen ""greke"":

Image

Re: Gji, kjo fjale burimore.

Posted: Tue Apr 10, 2012 7:39 pm
by Zeus10
Jo me kot, familjes ne ""greqisht''' i thone: 'gjinia', familja eshte atje ku eshte gjiri i femres. Te vjetrit ashtu si dhe sot, nuk mund ta kuptonin nje familje pa gjirin ushqyes te femres. Njerezit moderne, shkuan dhe me tej, ata nuk mund ta kuptonin familjen pa prezencen e femres;
famiglie------> fam(femer) + prapashtesen emerformuese
Por familia eshte qeliza e races, llojit, kombit, eshte ajo qe i jep jete nje lloji te caktuar individesh, pra eshte GJINIA, prej nga shkenca moderne krijoi fjalen genos, ne dy kuptime:

1. Genos----race, komb, etni, gjini
2. Genos-----gen, njesi biologjike elementare.

Re: Gji, kjo fjale burimore.

Posted: Tue Apr 10, 2012 7:51 pm
by Zeus10
Sic e thame dhe me pare, forma e gjirit, sherbeu si model i natyres, per te treguar ate qe perftohet nga rrotullimi. Por ndryshe nga tosket, geget si grupimi me i madh i shqiptareve, perdorin xh-e atje ku tosket perdorin gj-e. Prandaj fjala gjiri shqiptohet xhiri prej tyre:
gjiri(tosk)<--->xhiri(geg) prej nga kane rrjedhur:

XHIRO f.1. shih RROTULLIM, ~I 2. Xhirot e rrotës. Xhirot e motorit. Bën xhiro makina i rrotullohen gomat në vend makinës dhe nuk ecën.
2. fin. Sasia e mallrave që shet një njeri ose ndërmarrje tregtare brenda një kohe të caktuar, e shprehur në të holla; qarkullim. Xhiro ditore (mujore). Xhiro e përgjithshme. Xhiro e mallrave. Xhiro e të hollave. Plani i xhiros.
Vëllimi i xhiros. Tatim mbi xhiron. Bën xhiro.
3. ek. Qarkullimi që bëjnë në një ndërmarrje lëndët e para dhe mjetet e tjera për të nxjerrë një prodhim të gatshëm. Fondet e xhiros lëndët e para, ato ndihmëse e të tjerat dhe prodhimet ende të papërfunduara, që ka një ndërmarrje. Mjetet e xhiros fondet e qarkullimit dhe fondet e xhirimit të një ndërmarrjeje.
4. bised. Shëtitje. Bëj një xhiro shëtit pak në rrugë a në bulevard, i bie tutje e tëhu bulevardit.
XHIROHET Pës.e XHIROJ 1, 3, 4. Xhirohet një film. Xhirohet nga banka.
XHIROJ kal.1. shih RROTULLOJ 1. Xhiroj rrotën.
2. jokal. vet. veta. III. shih RROTULLOHEM 1. Xhiron rrota. Xhiron me shpejtësi. Xhiron në vend.
3. fin. Bëj veprimet me dokumente për t'i kaluar shumat e të hollave nëpërmjet bankës ndërmjet ndërmarrjeve të ndryshme; qarkulloj. Xhiroj një çek.
4. Marr në film, filmoj. Xhiruan një film.

Pra fjala xhiroj, tregon dukshem ne shqip origjinen e saj, dhe nuk eshte huazim nga gjuhet latine: gira, perkundrazi keto te fundit me egzistencen e ketyre fjaleve, tregojne, qe mema e tyre latinishtja apo dhe ato vete, nuk i kane humbur te gjitha lidhjet me gjuhet vernakulare te evropianeve, por perkundrazi natyra ngre shpeshhere koke dhe ne keto gjuhe qe jane tashme shume skolastike, empirike dhe te panatyrshme.