"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

FJALËT E FARËS SË LASHTË

Diskutim profesional për gjuhën.

Moderators: Mallakastrioti, bardus

Post Reply
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

FJALËT E FARËS SË LASHTË

#1

Post by bardus » Sat Jul 07, 2012 11:08 pm

FJALËT E FARËS SË LASHTË

Hysen Sinani

- Fantazi mbi disa huazime të greqishtes nga gjuha jonë –

Gjatë punës për hartimin e Fjalorit të Greqishtes së Re, më ka rastisur shpesh të has në fjalë greke, të shënuara me etimologji shqipe, të cilat jo vetëm më kanë dhënë atë kënaqësinë e natyrshme të kureshtjes, por më kanë nxitur edhe imagjinatën për kohën dhe rrethanat në të cilën ato fjalë janë futur në gjuhën e pasur greke.
Janë fjalë të thjeshta, por edhe të ndërlikuara, nga ato që shprehin sende të caktuara ose nga të tjera që përmbajnë kuptime të vështira, madje edhe ngarkesa figurative e poetike.
Pa pretenduar të sjell një listë me fjalë të pranuara si të huazuara nga shqipja në fjalorë të mëdhenj etimologjikë të gjuhës greke, po rreshtoj vetëm disa prej atyre fjalëve që janë bërë shkak për nxitjen e një fantazie të hareshme. Po i ndaj në tre grupe, sepse përbëjnë, si të thuash, tri pjesë të fantazisë:
- πίπιζα (αλβ. pipëza) = pipëz, lloj fyelli.

- λουλούδι (αλβ. lule) = lule, organ riprodhimi i bimëve.
- γκοριτσιά (αλβ. gorice) = gorricë, dardhë e egër.
- γκιόνης (αλβ. gjon) = gjon, qokth, zog nate.
- τσούπρα κ. τσούπα (αλβ. çupë) = çupë, vajzë e re.
Këto pesë fjalë duken të mjaftueshme për skenën e një idili baritor siç do të përshkruhet më poshtë.
- μπέσα (αλβ. besë) = besë, fjalë e dhënë.
- μπαμπέσης κ. θηλ. μπαμπέσα (αλβ. pabesë) = i pabesë, e pabesë, njeri që nuk mban fjalën e dhënë.
- βλάμης (αλβ. vlam) = vëllam, vëlla me bashkim gjaku.
Këto tri fjalë e ndërlikojnë së tepërmi legjendën e trilluar ose mitin popullor.
- φάρα (αλβ. fara) = farë, bërthamë, spermë.

Ndërsa kjo fjalë e vetme vë në pikëpyetje të gjithë çështjen e kohës kur janë futur fjalët e shqipes në gjuhën greke, vetëm në mesjetë apo edhe shumë kohë më parë?
Le t’i marrim me radhë. Huazimet e shqipes janë më të shumta në gjuhën greke, por këto pak fjalë të përzgjedhura mua ma mbyllin plotësisht rrethin e imagjinatës, për të kuptuar që fqinjësia midis dy popujve tanë ka qenë përherë miqësore jashtë egërsisë politike të shekujve. Në rrjedhën e saj të qetë, kjo miqësi ka marrë e ka dhënë frymë, duke këmbyer fjalë zemre, aromë lulesh e tinguj të veçantë. Shikoni, për shembull, se sa e habitshme është futja e fjalës “lule” (λουλούδι) në një kontekst gjuhësor që s’kishte nevojë për të. Një fjalor etimologjik i gjuhës greke shënon se kjo fjalë mund të ketë hyrë në greqisht në mesjetë (μσν.), gjë që tregon se i janë dashur shumë qindravjeçarë për të arritur atë përdorim mbarëgrek që ka sot.

Por si mund të zërë vend një fjalë e huaj në një gjuhë amtare? Praktikat e historisë së gjuhësisë kanë treguar se fjalët e huaja më tepër merren si nevoja të shprehjes së re të zhvillimit në përgjithësi ose teknologjisë së re në veçanti, ose edhe për snobizëm gjuhësor prej një vendi të vogël e të pazhvilluar nga një vend tjetër më i madh, por kurrë ndonjëherë nga një vend më i madh dhe më i zhvilluar prej një tjetri më pak të zhvilluar dhe më të vogël gjeografikisht e demografisht. Shqipëria, historikisht, në raport me Greqinë ka qenë një vend më i vogël dhe më pak i zhvilluar. Prandaj, që një vend superior në pikëpamje të zhvillimit gjuhësor dhe të traditës kulturore, madje edhe në nivelin europian, të huazojë qoftë edhe një fjalë të vetme nga një vend tjetër, nevojitet të ketë një kontekst intelektual dhe shpirtëror të caktuar, të cilin deri më sot nuk e kemi parë të shpjeguar nga dijetarë të fushës, prandaj po i japim liri fantazisë në krijimin e miteve që nuk kërkojnë asnjë zotim shkencor.

Pa u zgjatur, tabloja e një bariu të ri, i cili i bie pipëzës i mbështetur në trungun e një gorrice, i rrethuar nga të gjitha anët prej luleve të pranverës, është krejtësisht e përfytyrueshme nga cilido, është thuajse skematike. Megjithatë, këtu kemi tri fjalë: pipëzën (πίπιζα), gorricën (γκοριτσιά) dhe lulen (λουλούδι) që e përbëjnë këtë tablo.
Në shpatin përballë, ku ndodhet një burim me ujë të kristaltë, për ta plotësuar tablonë, sapo të lindë dielli, do të vijë një vashë e re për të mbushur ujë, një çupë (τσούπα) e bukur së cilës i laget fustani i hollë e i ngjitet pas kofshëve nga vesa e barit të njomë që i arrin deri mbi gjunjë. Djali e shikon nga larg dhe nis e luan një melodi me pipëz, që vajza ta dëgjojë e të vonohet sa më shumë për të mbushur shtambat (στάμνα). Po kështu do të bëjë edhe në muzg: vajza do të vijë të mbushë ujë të freskët dhe djali do t’i bjerë pipëzës. Pas shumë mëngjesesh e muzgjesh, një mbrëmje çupa nuk do të kthehet menjëherë në shtëpinë e saj, por do të prehet në krahët e djalit të ri. Ata do t’i zërë nata të përqafuar dhe vetëm kënga “qok-qok” e zogut të natës do t’i përmendë:

“Oh, ç’është kjo!” do të tromakset çupa.
“Asgjë, asgjë, do ta qetësojë djali, është gjoni, zogu i natës”.
“Ah, po, do të përmendet çupa dhe do ta mbështesë përsëri kokën mbi gjoksin e djalit”...
Asaj i ka pëlqyer kënga e gjonit, e qokthit të natës, i ka pëlqyer ajo natë aty, sepse e vë në mendime dhe i jep zemër të vendosë me trimëri për fatin e saj: nuk do të kthehet më në shtëpinë e babait që e ka fejuar me një tjetër dhe do ta lërë veten të rrëmbehet nga ai djalë që i ka sjellë delet të kullosin aty pranë vetëm për atë që prej shtatë kodrash kaluar...

E kështu, çupa bëhet nënë dhe u tregon djemve e vajzave të saj se si qe dashuruar me babanë e tyre, që i frynte pipëzës i mbështetur pas trungut të gorricës, dhe se si kishin ardhur në këmbë që nga fshatrat e tyre e ishin strehuar në shtëpinë e athiniotit Sokrat, i cili qe bërë edhe vëllam (βλάμης) me babanë e tyre arvanitas.
Kishin lënë dy shtëpi në armiqësi atje nga qenë arratisur, ajo nga Malakasa e ai nga Avlona. Por tani vëllam Sokrati kishte hyrë dorëzanë dhe gjyshi i fëmijëve, babai i nënës së tyre që ishte turpëruar nga rrëmbimi i vajzës, i kishte dhënë besë (μπέσα) dhëndrit dhe qe pajtuar me të, duke e ftuar për darkë bashkë me gruan, pesë fëmijët dhe vëllamin e tij, por ata kishin shkuar vetëm sepse vëllami nuk ndodhej në Athinë.

Të nesërmen në mëngjes, pasi kishin ngrënë e pirë, pasi kishin kënduar këngë trimash e këngë dashurie deri natën vonë, dhëndrin e kishin gjetur të therur si një berr, ndërsa nusen duke u çjerrë me të madhe: “O i pabesë (μπαμπέσης), që më le fëmijët jetimë!”
Kështu duhet të ketë ndodhur pak a shumë me fjalët e huazuara të një gjuhe që nuk shkruhej dhe vetëm nëpërmjet të folurit mund ta përhapte bukurinë e shprehjes së saj. Duhet të jetë gdhendur në dru ose në kallam qindra herë një vegël e vogël muzikore me emrin pipëz. Gorricat kishin qenë tërë jetën aty dhe ishin quajtur pikërisht dardha të egra “αγριαχλαδιά” para se të shfaqej fjala shqipe.
Për zogun e natës, gjonin, nuk kishin fjalë tjetër para shqipes, ose fjala e huazuar e ka asimiluar atë vendëse. Ndërsa për fjalën çupë mund të thuhet pa asnjë ngurrim se greqishtja nuk kishte asnjë nevojë utilitare për dublimin e fjalës “κορίτσι”, përveç asaj stilistike ose dialektore. Në këto rrethana, hijeshia e fjalës së huazuar duhej të ishte e tillë që të rrinte me dinjitet pranë fjalës vendëse e, ndoshta, edhe ta rivalizonte në ndonjë kuptim, si në rastin e fjalës lule. Në kohën kur ka nisur të përdorej fjala “λουλούδι” nga grekët, ata kishin fjalën e tyre të bukur άνθος, me të gjitha aftësitë gjuhësore shprehëse, e megjithatë fjalën e huazuar e deshën edhe në kuptime të gjera si diçka e brishtë, si një stoli etj.
P.sh.: πρόσεχε πώς φέρεσαι σ’ αυτό το λουλούδι! kujdes si të sillesh me atë lule! Ndërkohë që fjala greke do t’i ruante të gjitha pushtetet e saj gjuhësore, në përdorimet e saj konkrete dhe abstrakte si το άνθος της νεολαίας lulja e rinisë etj., të barasvlefshme figurativisht. Madje, si folje, ανθίζω dhe λουλουδίζω në kuptimin çel, lulëzoj: άνθισαν οι τριανταφυλλιές lulëzuan trëndafilat, λουλούδισε ο τόπος lulëzoi vendi nuk kanë dallime kuptimore...
Por le t’i kthehemi legjendës sonë.
Thonë se kur gruaja e re qe kthyer e vetme, pa burrin e saj, në lagjen e Athinës ku kishte gjetur strehë, vëllam Sokrati e kishte pritur shumë i dëshpëruar dhe ishte betuar se do ta merrte hakun e vëllamit të tij me çdo kusht, se do ta detyronte vrasësin ta paguante shtrenjtë pabesinë e tij, cilido që të ishte ai... Tregojnë se me kërkimin e gjakësit nga ana e Sokratit nis edhe përdorimi i shpeshtë i fjalëve besë dhe i pabesë, duke krijuar edhe shprehje për të cilësuar një njeri që s’e mban fjalën e dhënë si: δεν έχει μπέσα nuk ka besë.
Por, mjaft e veçantë dhe pa ndonjë mit është fjala farë “φάρα”. Ajo jepet si e huazuar nga shqipja pa referencë kohore. Kuptimi i saj kufizohet brenda gjinisë, sojit, grupit: κακιά φάρα farë e keqe, η φάρα των γιατρών soji e mjekëve
. Dhe nuk gjendet asnjëherë e lidhur me fjalën fis si në shqip: farë e fis, në kuptimin e asaj çfarë del nga mbjellja e një fare. Në të vërtetë, fjala fis “φύση” në greqisht ka kuptimin “natyrë”, krejt i ndryshëm nga ai i shqipes, duke të krijuar përshtypjen sikur fjalët të kenë ndërruar vendet e kuptimeve e tyre të para. Etimologjinë e fjalës “φύση” fjalorët e grekë e shpjegojnë nga folja e greqishtes së vjetër “φύω-φύομαι”: mbin, del një farë e mbjellë. Që kuptimet e asaj që mbjell dhe të asaj që mbin nga kjo mbjellje të kenë qenë bashkë në lashtësi dhe të jenë ndarë më pas në përkatësi të dy gjuhëve të ndryshme, kjo të intrigon shumë dhe ta ngacmon fantazinë. Të duket sikur dy vëllezër, pasi kanë ndarë tokat dhe gjithë pasurinë e tyre në mënyrë të barabartë, i janë kthyer edhe gjuhës dhe e kanë ndarë: “ti mbaj farën, unë po marr fisin”... Të ketë ndodhur vallë vërtet kështu?

Teori dhe hamendësime mund të bësh sa të duash, mund të luash duke qeshur e duke u nisur nga të duash. Por, mbi të gjitha, një gjë mbetet e sigurt kur shikon që shumë fjalë të shqipes të rrinë aq natyrshëm brenda gjuhës së sotme greke: shqiptarët dhe grekët nuk kanë qenë kurrë dy popuj armiqësorë; përkundrazi, ata janë dashur dhe kanë këmbyer midis tyre mjaft fjalë të fqinjësisë së tyre të mirë.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4185
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: FJALËT E FARËS SË LASHTË

#2

Post by Zeus10 » Mon Jul 09, 2012 9:17 pm

Une do thoja qe, shembujt e marre me siper jane vertete hyrje te gjuhes sone, ne "greqishte" gjate Mesjetes, por une do doja te dija, si gjenden fjale te tilla si kjo e meposhtmja, ne ate qe konsiderohet "greqishte e vjeter":

Image
...shqiptarët dhe grekët nuk kanë qenë kurrë dy popuj armiqësorë; përkundrazi, ata janë dashur dhe kanë këmbyer midis tyre mjaft fjalë të fqinjësisë së tyre të mirë.
Nese shqiptaret lehtesisht mund ti kosiderosh popull, greket veshtiresisht mund te konsiderohen te tille, para krijimt te shtetit te tyre. Ka pasur greqishtfoles, por ata nuk i perkisnin nje populli ne kuptimin e mirrefillte te fjales. Keshtu qe shkembimet kulturore nuk kane qene te te njejtit rang apo te njejtit karrakter.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Re: FJALËT E FARËS SË LASHTË

#3

Post by Orakulli » Mon Jul 09, 2012 9:30 pm

Ka qene vetem nje popull dhe vetem nje gjuhe. Kisha i mblodhi fjalet per te formuar gjuhet e reja duke i riperpunuar per te bere diferencimin midis. Shqiptaret dhe grekerit e bardhe jane nje race:Shqiptare. Shqiptaret, turqit e bardhe, serbet e batdhe jane nje race"Shqiptare. Malazezet e bardhe, Kroatet e bradhe dhe Boshnjaket e bradhe jane nje race: Shqiptare. Cfare ka ndodhur me kete race eshte shume e mistershme. Jane 10% te pollsise se tyre ne Serbi Kroaci, dhe 40 perqind ne Greqi, ne pikepyetja perqindja e tyre ne Turqi, Rumani dhe Bullgari. Vetem ne Itali toleranca e kristianizmit perendimor i evidencoi ata, megjithese edhe atje u asimiluam. Flitet per nje popull qe duhet te kete qene i madh ne numer para se te vinin sllavet.
Image

Post Reply

Return to “Linguistikë”