Ndarja CENTUM - SATEM e gjuheve dhe ceshtja e Shqipes
Posted: Wed Sep 19, 2012 11:28 am
Nje prej argumenteve me te keqperdorur ne debatet mbi gjuhesine historike eshte edhe dihotomia 'kentum' dhe 'satem' e gjuheve. Ky argument eshte perzgjedhur nga Georgievi si prove qe deshmon se shqipja nuk mund te jete e prejardhur prej ilirishtes, e cila sipas tij ishte gjuhe e tipit kentum. Fakti qe shqipja eshte gjuhe e tipit satem, e ka shtyre jo vetem Georgievin por edhe te tjere pas tij, qe te pretendojne nje burim dak (thrak) per shqipen.
Duhet qartesuar qe ne fillim qe kjo ndarje eshte e thjeshtezuar dhe si e tille eshte e tejkaluar nga gjuhesia. Klasifikimi i gjuheve paleoballkanike si 'satem' (thrakishtja, dakishtja, etj) e 'kentum' (maqedonishtja, peonishtja, ilirishtja, etj) eshte e pasigurte, kur kihet parasysh fakti qe materiali gjuhesor i ketyre gjuheve eshte skajshmerisht i varfer per te dhene gjykime te prera. Ekziston mundesia e perhershme qe keto gjykime te thehen ne momentin kur te zbulohen materiale te reja nga keto gjuhe.
Shqipja shfaq vecori edhe te gjuheve 'kentum' edhe te atyre 'satem' (megjithe faktin qe eshte klasifikuar ne kete te funidt). Te tjere jane te prirur te argumentojne se shqipja ka burim te dyfishte (iliro-thrak) ose mbase edhe eshte formesuar ne nje ambient gjeografik, ne te cilen puthiteshin keto dy elemente gjuhesore.
Le te jete kjo teme nje permbledhje e njohurive tona, kerkimeve dhe analizave te thella per kete ceshtje!
Debati le t'perqendrohet ne keto pika:
1. Sa eshte i qendrueshem klasifikimi centum/satem?
2. Shembuj te shqipes qe indikojne karakterin kentum
3. Materiale linguistike, citime nga autoritete e qerthuj linguistik per ceshtjen ne fjale.
Rezultati:
Analizat e shumeanshme te kesaj teme do te kompilohen ne forme te nje artikulli te thukte, i cili do te behet i njohur gjithandej botes virtuale.
Vazhdim te kendshem ne teme...