Punim shumë i vyer bardus! sepse e nxjerr në pah që kemi të bëjmë me një të folme ilirishtojugore që mund të quhet
"greqishte" veçse në lidhje me gjeografinë ('e folme/dialekt i Greqisë'), por jo në kuptimin "gjuhë tjetër" e ndryshme nga ilirishtoveriorja/"barbarishtja"/"katundarishtja".
{ Në lidhje me ἐπὶ }
Tek fjalori i Manit gjejmë disa trajata të veçanta të marra nga Buzuku, ku shohim një dy-tingullsím të bashkëtingëllores nistore
ën >< m:
Kjo tregon se edhe tek trajta ἐπὶ
mund të kemi një parazanërosím të bashkëtingëllores p/b:
mbí/pí >< ënbí/ëpí (ku
mb >< p porsi tek
mbas >< pas)
Ky dytingullsím nistor na ndihmon [madje e zgjidh përfundimisht] edhe në rastin e
ndë >< ëndë e cila, me shtesën e
r-ës, ka dhënë parafjalën tjetër
ndër >< ëndër, duke vërtetuar kalimin e një tjetër fjale që nga ilirishtoShqipja i ka shkuar latinishtes si "inter".
Por me sa duket nuk është fare mbëhia e një rindërtimi të llojit #ën+ter (ndonëse nuk mund të përjashtonet), por të llojit *ëndë
+(ë)r [sikurse sipër > *s
(ë)+hip
+(ë)r].
Kurse trajta
ἔνθα, ndonëse ngjan shumë me
ëndë mund të ketë të bëjë me një ndërtim tjetër që ruhet sot në gegërishte si
en+tá (=
në të ku
të është trajta e shkurtuar e përemrit
atë që gjejmë edhe tek togjet fjalíare
«i ra në të»,
«nuk është në të»,
«s’ka gjë në të» etj.)
Pra mund të kemi një gërshetim fjalëhetimor në këtë rast, nuk është e thënë që të jetë vetëm njëra zgjidhja e saktë.
(Ja vlen të theksonet që zgjidhja e fundit mbështetet edhe nga shëmbulli i anglishtes
into < in+to)
Po ashtu, në lidhje me ἐπὶ, veç shpjegimit të sipërdhënë
< (ën)bi/mbi, (ë)pí, mund të kemi edhe një rrënjë të llojit
*h(j)epí ku bën pjesë folja
hipi.
Dytingullsimi i zanores
i >< je është i natyrshëm për Shipen (p.sh.
ipni >< jepni,
dirsë >< djersë etj):
Kshuqë nuk është jashtë mëndjes që parafjalën
mbi ta kemi pasur edhe në trajtat
*hipí >< *hjepí.
[Binjakëzímin kuptimor të çifteve
e zëshme >< e pazëshme veç tek
mbi >< *pí, e gjejmë për shëmbull tek
nga >< ka(h)].
{ Në lidhje me ἐκτὸς }
Një tjetër gjetje e shkëlqyer dhe jashtëmasisht e mbëhishme kjo bardus!!
Përkthimi yt dhe përshtatja gërmësore është tejetej i saktë
ἐκτὸς nd. hjekt = jashtë, dhe vë në dukje se si Shqipja është e vetmja gjuhë që shpjegon se si ka mundësi që kjo fjalë të ketë pas njëkohësisht kuptimin parafjalësor
pa dhe atë ndajfoljor
jashtë!
Edhe kësaj radhe na ndihmon dyshësími i shtjelluar më lart
i >< je, falë së cilit mund të rindërtojmë, duke u nisur nga folja
(h)iki , trajtën *
(h)jeki .
Kjo trajtë arkaike ruhet tek pasthirrma
jakë dhe sidomos, me ruajtjen e
e-së (që nuk është domosdoshmërisht pararendëse, por na duhet për trajtën ἐκτὸς), tek folja
nd-jek, ku është e parashtesuar për të treguar përzënien nga shoqërimin me shikim apo me hapa të (lëvizjes së) dikujt, diçkaje.
Pra, kuptojmë që ndajfolja ἐκτὸς, në kuptimin 'jashtas' / 'jashtë', është ndërtuar në mënyrë përfytyrimore nga folja `iki / *jeki`, duke rrjedhur nga kuptimi i saj 'dal/largohem/ndahem nga diku' = *iktas / *jektas (në mënyrë të *iktë, të *jektë, siemthënë: *"iktazi, ikurazi")
[Për t'u vënë re që
rrënja ilirishtoShqipe *jek-të, i kaloi latinishtes për foljen "iactare" /*jekt-are/, ndërsa në Shqip kemi pasur ndryshimin e natyrshëm
k > dh, pra
*jek > *jedh/hjedh/hedh.
Fakti që Çabeji e lidh foljen
ec me fioljen
hedh, është një matës shumë i mirë i aftësive të tijë dhe i njohjes së tij të Shqipes, le «t'i japim Qesarit atë që është e Qesarit»!]
Prej këndej mund të shohim se rrjedha fjalëhetimore e ndajfoljes
jashtë është pikërisht kjo:
jashtë < *jakshtë >< *jekshtë (
ndyrshimi ksh-të > sh-të është i vërtetuar).
Në rastin e ἐκτὸς nuk kemi një mpiksje të foljes
`është` si tek
*jak(ë)sh-të, por kemi drejtpërsëdrejti rrënjën kuptimore
jekt- (ἐκτ-), me prapashtesën ndajfolje-ndërtuese
-as (-ὸς) (si përshëmbull
afras,
shëshas etj.).
T-ëja në këtë rast është mbiemërore (si për shëmbull tek ndajf.
çeltas = 'në mënyrë të çeltë';
gemtas > gem+t(ë)+as etj, ku natyrisht rrënja është përkatësisht
çel-,
gem- dhe jo #
çelt, #
gemt).
Pra rrënja është
jek- (ἐκ-), dhe falë saj përftojmë edhe një të dhënë tjetër të rëndësishme: faktin që edhe folja
ec(i) i përket po kësaj rrënjë.
Kur më parë kam shkruar se
kisnja ndërmënd pikërisht lidhjen (tashmë më se të qartë) midis *ja-
ksh-të dhe *jekës >> *je
ks >> (j)e
c, të cilat e përligjin leximin e asaj ξ-ës edhe si
ksh-ë edhe si
ks > c /*x/-ë.
Dhe ky është një tjetër rast huamarrjeje i latinishtes nga ilirishtoShqipja! —
[ç'është e drejta
altinishtja parake duhet quajtur
dialekt iliroperëndimor, duke shmangur damkosjen si
"huamarrje" për atë që në të vërtetë është
njërrënjshmërí!]
— sepse rrënja ilirishtoShqipe
*(j)eks > ec është sak parashtesa "latine"
ex (“out of, from”)(!!!) e cila është veçse një ngurtësim parafjalor i
rrënjës kuptimore ilirishtoShqipe *(j)ek-ës >> *(j)eks = 'me prejardhje nga, i dalë nga, i shkaktuar nga etj'.
Ndërsa, në rastin e kuptimit parafjalor
pa të fjalës ἐκτὸς, ndoshta kemi të bëjmë me një lloj 'daltonizmi dëgjimor' të atyre që e kanë shkrimizuar ("transkriptuar"), sepse ka gjasa që në këtë rast, edhe pse e shkruar njësoj, rrënja kuptimore të ketë lidhje me foljen
hjek (heq), pra
ἐκτὸς = hjektas (*hjektë+as = 'në heqje/në mungesë të diçkaje, pa', *'hequrazi', *'heqtas").
Foljet *
jeki (iki) dhe
hjeki (heq) ka muncí që zanafilltas të kenë qënë fare mirë e njëjta folje. Por gjithsesi këtë dykuptimësí:
mund ta sqarojë vetëm Shqipja dhe kjo e vërteton çdo lloj qëndrimi apo teze shqiptare që mbiemërohet si »Nacionaliste» [nga 'kushdo' qoftë, Faleminderit!] si të drejtë dhe të bekuar me vërtetshmërí!
P.S.{Nacionalizmi dhe e Vërteta janë pandarësisht të lidhura. E them këtë sepse si shpesh keqpërdoret fjala "nacionalist" si "sharje" kundrejt gjuhëtarucëve që këpusin profka të llojit #Aleksandër = "ka le si andër"#.
Nuk mund dhe nuk duhet të ngargonet me përgjegjësi nacionalisti apo Nacionalizmi shqiptar për sulmin që i bën të Vërtetës gënjeshtari etnomazokist!}