Page 1 of 1

Nje krahasim i shkurter per vjetersine e dialekteve te shqip

Posted: Wed Sep 11, 2013 7:01 pm
by Zeus10
Gjithmonë kam pasur dyshim, nëse dialekti geg, përfaqëson trashëgimtarin, e të folmes më të vjetër, ndër shqiptarë. Më poshtë, do të sjell një shembull, që tregon, që kjo mund të jetë e vërtetë. Gjuha shqipe, ashtu sic cdo gjuhë e folur, ka rezervuar termin përkates, për gjendjen e sëmure:

SËMURË mb.1. Që ka një sëmundje, që vuan nga ndonjë sëmundje; që sëmurët shpesh, shëndetlig; kund. i shëndoshë. Fëmijë i sëmurë. Me zemër (me mëlçi, me mushkëri) të sëmurë. Me këmbë (me dorë) të sëmurë. Kafshë (bimë) të sëmura. Ra në shtrat i sëmurë. Ka qenë shumë i sëmurë.

Por, cdo të thotë, te jesh sëmure? Ajo, që ka kuptuar njerëzimi, me atë gjendje, është paaftësia, për të kryer aktivitetin normal njerëzor. Prandaj, për dikë, që është sëmure, thuhet:

është pak i pamundur

Në fakt, fjala s(ë)murë, apo s(ë)mundje, është e njëjta gjë, me i pamund-ur

i s(ë)murë(tosk)=i s(ë)mun(geg)=i s(ë)mund(ur)=i pamundur.
Pra, fjala origjinale ideoformuese, para së cilës, vendoset privativja pa, ështëe, MUND. Sic shihet qartë, dialekti geg, eshte i pari, që e ka shfrytezuar këtë koncept, për të na dhënë, kuptimin e sëmundjes:

s'mund=që nuk mundem

Rotacioni n~r, prej të cilit përftohet toskja s'mur(sëmurë), është një fenomen i mëpasshëm, duke e bërë fjalën toske, automatikisht më të re.