Page 1 of 1

Fjalëhetimi i PUT

Posted: Thu Sep 12, 2013 8:47 pm
by rrëqebull
FGJSSh wrote:PUT m. sh. bised.
Idhull. E mbanin si put.
Ç'mund të thuhet për këtë fjalë?

Re: Fjalëhetimi i PUT

Posted: Thu Sep 12, 2013 9:50 pm
by bardus
rrëqebull wrote:
FGJSSh wrote:PUT m. sh. bised.
Idhull. E mbanin si put.
Ç'mund të thuhet për këtë fjalë?
Nga arbereshet:

Put,a ,=fuguur e figuur; simolacro,imagine perfette od imperfetta

d`un oggetto-statua-idolo-spettro-ombra di morto e simili.

Re: Fjalëhetimi i PUT

Posted: Fri Sep 13, 2013 6:33 pm
by Tomorr
rrëqebull wrote:
FGJSSh wrote:PUT m. sh. bised.
Idhull. E mbanin si put.
Ç'mund të thuhet për këtë fjalë?
Ku e gjetet kete fjale?

Re: Fjalëhetimi i PUT

Posted: Fri Sep 13, 2013 11:09 pm
by rrëqebull
Tomorr wrote:
rrëqebull wrote:
FGJSSh wrote:PUT m. sh. bised.
Idhull. E mbanin si put.
Ç'mund të thuhet për këtë fjalë?
Ku e gjetet kete fjale?

Në FGjSSh: Fjalorin e Gjuhës së sotme Shqipe.

Re: Fjalëhetimi i PUT

Posted: Mon Dec 23, 2013 3:21 am
by rrëqebull
bardus wrote:
rrëqebull wrote:
FGJSSh wrote:PUT m. sh. bised.
Idhull. E mbanin si put.
Ç'mund të thuhet për këtë fjalë?
Nga arbereshet:

Put,a ,=fuguur e figuur; simolacro,imagine perfette od imperfetta

d`un oggetto-statua-idolo-spettro-ombra di morto e simili.

Cili është burimi i asaj që ke shkruar?

Sepse tek Fjalorthi i riqë të këshillojte të përdorësh sepse është thesar!, Gazulli jep fjalën bulë si shqiptare ndërsa "put" e quan turke, ashtu si dhe Dizdari tek Fjalori i Orientalizmave:
bulë-a –1. idhull-i, put-i (tyrq). 2. bula e gishtit. 3. bula e veshit, copa e kërceles
s‟veshit qi viret teposhtë, palëca e veshit
( G. f.75). Dizdari e shpjegon, put-i
trupore a shëmbëllesë fytyre e adhurueme si hyjni, idhull. Taptis mbas putnave, u falet
putnave
(F.O. f.781).
Nëse është turke, aherë kur e kanë marrë tejdetasit Tanë?

Re: Fjalëhetimi i PUT

Posted: Mon Dec 23, 2013 8:50 pm

Ajo qe solla eshte e Rossit ,fjalori eshte ne google books,por besoj se nuk i perket vetem arberesheve sepse Rossi

ka marre nga gjitha krahinat me duket,pastaj nuk merret vesh se cfare eshte turke psh fjala,

safa Homeri,safa turkce

dallge shqip, dallge turkce, dalagha 'det' Maqedonishte e Lashte.

Ka shume fjale te tjera si ne shqip,ne turqisht dhe helenishten e lashte.

Re: Fjalëhetimi i PUT

Posted: Mon Dec 23, 2013 9:48 pm
by rrëqebull
bardus wrote:nuk merret vesh se cfare eshte turke psh fjala,

safa Homeri,safa turkce

dallge shqip, dallge turkce, dalagha 'det' Maqedonishte e Lashte.

Ka shume fjale te tjera si ne shqip,ne turqisht dhe helenishten e lashte.
Është e drejtë ajo që thua. (do të ta kishnja për faleminderit nëse do më tregonje se ku mund ta lexojte atë dalagha-n mahdhônse).

Një shëmbull i qartë i kësaj dukurie të urryer — faj së cilës fjalët e gurrës iliro-hitite janë përvetësuar nga osmanët ardhacakë në Anadoll, edhe pse janë shqim Shqip —, dhe që për mendimin tim u ka shpëtuar shumë studiusve është
ai i fjalës BYRAZER m. sh. bised.
shih VËLL/A, ~AI. Byrazeri i madh. Byrazerët e mi. U bë byrazer me dikë.

Nga Pokorni kemi:
Illyr. bra `brother! (vocative)' > alb. bre `brother! (vocative)'
maybe Kurdish bira `brother' : turk. birader `brother'.
Për mendimin tim byrazer është krejt Shqip, ndonëse nga dialektet më lindore të mundshme.
Në dialektet më perëndimore duhet ta kemi patur në këtë trajtë *bëradher (dhe aty pastaj kanë vepruar ndryshimet e tjera B <> V, dhe R <> L <> LL: brà/bërà > vlla/vëllà [si tek abul > avull]).
Ndryshimi tingullor DH <> Z është i zakonshëm për shqipen (për shëmbull dhe <> ze), fundja është thjesht motërzimi i zëshëm i ndryshimt TH <> S [si tek hithër <> hisëll, thika <> sika, etj.).

Kshuqë, byrazer nuk vjen nga "turqishtja" birader, por është Shqip (ndryshimet ' <> Ë <> U <> Y janë krejt të natyrshme për Shqipen [në Labëri për shëmbull theksonet edhe bUrazer] [ Ë <> U, si tek mërmërimë <> murmurimë, dhe U <> Y si tek Muzeqe <> Myzeqe, etj.)

Re: Fjalëhetimi i PUT

Posted: Tue Dec 24, 2013 2:25 pm

Nuk mund te heq asnje presje nga ky interpretim sepse eshte mbeshtetur ne zhvillimet e tingujve te gjuhes shqipe ,''Ndryshimi tingullor DH <> Z është i zakonshëm për shqipen'' edhe Pokorny solli zhvillimin ilir d > z ,qe e ka quajtur te vecante dhe e ka perseritur shume here. Ajo fjala maqedone e lashte eshte δαλάγχα ,dalancha'' sea (Attic thalatta) (Ionic thalassa)'' eshte dhene nga Hesychius ,qe duket se i ka shpetuar censures ashtu sikur edhe shume fjale te tjera qe i kam sjellur ketu por kam edhe shume te tjera si ὐετής uetês(Maked.Lashte) ''of the same year '' qe eshte pararendesja e fjales vjet,vit ,ku tek ὐ_ετής ,ὐ eshte ajo qe Pokorny e quajti prothetic V ILIRE, qe ne fakt ka qene U me e hershme[te pakten ne kete rast],ndersa tek thalassa, kjo -ss- nga Pokorny quhet zhvillim ilir .Fjala Bra ''vella'' gjendet edhe ne nje dialekt te heleneve dhe Kretchmer e quan ilire.Do te kishte qene me mire ndoshta te hapim nje teme vetem per gjuhen Mathiane (Maqedone) ne vete.
Kshuqë, byrazer nuk vjen nga "turqishtja" birader, por është Shqip (ndryshimet ' <> Ë <> U <> Y janë krejt të natyrshme për Shqipen [në Labëri për shëmbull theksonet edhe bUrazer] [ Ë <> U, si tek mërmërimë <> murmurimë, dhe U <> Y si tek Muzeqe <> Myzeqe, etj.)
Edhe Homeri : mumrime, bubullime ; IL.5.599 μορμύροντα - thundering ;

μερμήριξε 'mermeris'

Re: Fjalëhetimi i PUT

Posted: Tue Dec 24, 2013 2:54 pm
by Zeus10
bardus wrote: Edhe Homeri : mumrime, bubullime ; IL.5.599 μορμύροντα - thundering ;

μερμήριξε 'mermeris'
Kjo eshte mese e vertete:

μορμύρω qe do te thote roar(bej zhurme te mbytur) eshte e njejta fjale me ate shqip:

MURMURIT jokal.
1. Flas nëpër dhëmbë e me zë të ulët, them diçka mbyturazi; bisedoj me dikë me zë shumë të ulët; pëshpërit. Murmuriti ca fjalë (një lutje, një këngë). Murmuriti nëpër gjumë. Murmurit me vete.
2. vet. veta III. Murmuron (lumi, deti etj.). Murmurit deti (lumi). Murmurit pylli. Murmuritin gjethet (ujërat). Murmurit qetë (ëmbël).

Re: Fjalëhetimi i PUT

Posted: Tue Dec 31, 2013 1:09 pm
by bardus
rrëqebull wrote:

Një shëmbull i qartë i kësaj dukurie të urryer — faj së cilës fjalët e gurrës iliro-hitite janë përvetësuar nga osmanët ardhacakë në Anadoll, edhe pse janë shqim Shqip —, dhe që për mendimin tim u ka shpëtuar shumë studiusve është
ai i fjalës BYRAZER m. sh. bised.
shih VËLL/A, ~AI. Byrazeri i madh. Byrazerët e mi. U bë byrazer me dikë.

Nga Pokorni kemi:
Illyr. bra `brother! (vocative)' > alb. bre `brother! (vocative)'
maybe Kurdish bira `brother' : turk. birader `brother'.
Për mendimin tim byrazer është krejt Shqip, ndonëse nga dialektet më lindore të mundshme.
Në dialektet më perëndimore duhet ta kemi patur në këtë trajtë *bëradher (dhe aty pastaj kanë vepruar ndryshimet e tjera B <> V, dhe R <> L <> LL: brà/bërà > vlla/vëllà [si tek abul > avull]).
Ndryshimi tingullor DH <> Z është i zakonshëm për shqipen (për shëmbull dhe <> ze), fundja është thjesht motërzimi i zëshëm i ndryshimt TH <> S [si tek hithër <> hisëll, thika <> sika, etj.).

Kshuqë, byrazer nuk vjen nga "turqishtja" birader, por është Shqip (ndryshimet ' <> Ë <> U <> Y janë krejt të natyrshme për Shqipen [në Labëri për shëmbull theksonet edhe bUrazer] [ Ë <> U, si tek mërmërimë <> murmurimë, dhe U <> Y si tek Muzeqe <> Myzeqe, etj.)
Rreqebull,meqe na fute tek kjo BYRAZER , me duket me interes te permend edhe nje trajte te saj ne gegerisht BILAZEL 'byrazer' ku duket tendenca e ndryshimit te likuideve l > r ,po tja heqim prapashtesen -zel (=ter) duket se dalim tek nje forme e hershme bila 'vëlla' dhe ky zhvillim eshte i hershem besoj ,sepse vëlla gjendet edhe ne Estonian (Pokorny) se si ka shkuar kjo fjale atje eshte enigme sepse duket e zhvilluar mire ne shqip perpara se te udhetonte deri atje.Me tutje edhe shumesi i fjales vëlla ,vëllezer,vllazen,vllazni tregon ate zhvillimin fundor t [d] > z por duket se ka edhe nje rotacizem toskë > gege, -zër > zen, ku desha te them se rotacizmi i tingujve n - r nuk eshte vetem nga gege ne toskë por ka ndodhur edhe e kunderta r - n , prandaj jo gjithmone fjalet gege me -n fundore jane paraardhese te toskes -r .

Re: Fjalëhetimi i PUT

Posted: Tue Dec 31, 2013 2:09 pm
by rrëqebull
bardus wrote:Me tutje edhe shumesi i fjales vëlla ,vëllezer,vllazen,vllazni tregon ate zhvillimin fundor t [d] > z por duket se ka edhe nje rotacizem toskë > gege, -zër > zen, ku desha te them se rotacizmi i tingujve n - r nuk eshte vetem nga gege ne toskë por ka ndodhur edhe e kunderta r - n , prandaj jo gjithmone fjalet gege me -n fundore jane paraardhese te toskes -r .
Vëretje me vënd; ndaj të njëjtin mendim.