Tek "Fjalori i orientalizmave" i T. Dizdarit, thuhet që
tur. "kará" domethënë a) tokë, stere, kontinent, it. "terraferma" dhe b) zi, zezë (për ngyrë).
Dhe çuditërisht për kuptimin e parë jepet vetëm shëmbulli i Karaburinit që shpjegohet si:
(literal. "hundë toke" - it. promontorio)
ndërsa për të gjitha vendemërtimet e tjera, shpjegimi lidhet me kutimin
b)
Nëse Karaburuni është i vetmi vëndemërtim me këtë kuptim të fjalës turke, është më se e lejueshme të vihet në dyshim që ajo të jetë me prejardhje të drejtpërdrejtë nga turqishtja. [Shëmbujt e tjerë që paraqesin përdorimin e kuptimit
a) janë "karajel" -
erë toke dhe "karavapor" -
vapor toke, tren hekurudhe].
Nga ana tjetër duhet përmëndur edhe një siujdhesë tjetër me të njëjtin emër
http://en.wikipedia.org/wiki/Karaburun
One that is mentioned in the municipality web site is that it would be a modified form of Caleberno. Another possibility may have to do with the very translation of the Turkish name, which means "black cape"
Për mendimin tim, lëmshi është bërë si gjithmonë nga administrata e huaj, që kur bënte regjistrimin e vëndeve të pushtuara, i shënonte emrat ndonjëherë duke i përkthyer fjalëpërfjalë, e ndonjëtjetër duke i shtrëmbëruar sipas rembit.
Tek ky zë jepet kjo e dhënë:
Me rasën e nji regjistrimi nëpër fshatra për rreth Shkodrës mbas 1908-ës, emni i katundit Gur i Zi ndërrue në Kará kayá "shkrep i zi", dhe ashtu kalue edhe nëpër dokumenta zyrtare e procese gjygjsore.
Që tregon se ndërhyrjet e pushtusve kanë qënë të vazhdushme deri edhe pak vite para Pavarësisë.
Një tjetër shëmbull ndërhyrjeje të huaj jepet edhe këtu:
Përtej zgjidhjes së kësaj çështjeje të veçantë, është themelore që të kuptojmë se sa e rëndësishme është ruajtja e Pikëpamjes Kombëtare edhe për sa i përket vëndemërtimeve. Të gjitha emrat e ndryshuara nga administratat turkoshkine duhen shqipëruar përsëri, dhe pa asnjë mëdyshje.