PERPLASJE E TITANEVE: CABEJ vs Bonfante
Posted: Fri Feb 21, 2014 2:28 pm
Kongresi i Studimeve Ilire qe u mbajt ne Tirane ne vitin 1972 shenoi konferencen me te madhe shkencore te mbajtur ndonjehere per iliret. Studiues te shumte te te gjitha lemive, historiane, arkeologe, gjuhetare e antropologe iu pergjigjen fteses se institucioneve akademike shqiptare, duke kontribuar me kumtesa te vlefshme. Ne kete konference u paraqiten edhe emra te famshem te kohes si Crossland, Hammond, Georgiev, Katicic, etj.
I pranishem ne sesionin e gjuhesise ishte edhe gjuhetari me i madh italian i te gjitha koherave, Guliano Bonfante. Ai eshte nje nga ata linguiste (qe sot stigmatizohet si 'pan-ilirist') qe pahetoi gjurmet gjuhesore ilire ne territorin e Greqise se vjeter (Etoli, Thesali, Ardolide, Peleponez, Krete, etj). Por, Bonfante i binte mohit rreth origjines ilire te shqipes. Duke perjashtuar ekzistencen e shqipes ne trevat e Adriatikut, ai prirej te besonte se shqipja ishte formuar ne Dakine Perendimore. Kumtesa e tij u prit me kunderergjigjen e shkelqyer te E. Cabejt, kumtese qe vetem siperfaqeson gjenine e jashtezakonshme te ketij gjuhetari. Edhe A. Kostallari dha nje pergjigjje te mire.

Fillimisht po japim kumtesen e Bonfante-s 'Shqipja dhe Ilirishtja':
I pranishem ne sesionin e gjuhesise ishte edhe gjuhetari me i madh italian i te gjitha koherave, Guliano Bonfante. Ai eshte nje nga ata linguiste (qe sot stigmatizohet si 'pan-ilirist') qe pahetoi gjurmet gjuhesore ilire ne territorin e Greqise se vjeter (Etoli, Thesali, Ardolide, Peleponez, Krete, etj). Por, Bonfante i binte mohit rreth origjines ilire te shqipes. Duke perjashtuar ekzistencen e shqipes ne trevat e Adriatikut, ai prirej te besonte se shqipja ishte formuar ne Dakine Perendimore. Kumtesa e tij u prit me kunderergjigjen e shkelqyer te E. Cabejt, kumtese qe vetem siperfaqeson gjenine e jashtezakonshme te ketij gjuhetari. Edhe A. Kostallari dha nje pergjigjje te mire.

Fillimisht po japim kumtesen e Bonfante-s 'Shqipja dhe Ilirishtja':
SHQIPJA DHE ILIRISHTJA
Nga Giuliano Bonfante
Në antikitet, dy popuj të mëdhenj e të fuqishëm e ndanin midis tyre Gadishullin ballkanik (me përjashtim të Greqisë): Thrakët, që zinin pak a shumë Bullgarinë e tanishme, Turqinë europiane dhe Rumaninë, ilirët që zinin Shqipërinë e sotme dhe Jugosllavinë e sotme. Edhe Maqedonia greke dhe krahina të tjera, si Epiri, Etolia dhe Akarnania, ishin të populluara prej ilirësh, pjesërisht të përzier me grekër dhe që prej vetë grekëve μιζοβαρβαροι (mixobarbari). Nj ë mbret maqedonas quhej φιλελλην (filhelen),für einen Griechen ein sonde barer Name (Kretschmer). Që të dy këta popuj, thrakët dhe ilirët, i përkisnin padyshim familjes së madhe indoeuropiane, së cilës i përkasin, siç dihet, grekët, latinët, hititët, armenët, iranët, indo-arianët, sllavët, baltët, gjermanët etj. etj. Por këto gjuhë ndahen në dy pjesë nga isoglosa të ndryshme. Njëra nga më të rëndësishmet e këtyre është isoglosa e famshme e quajtur centum / satem nga fjalët latine dhe avestike, përkatësisht, për njëqind; dmth, velarja indoevropiane k mbetet në latinshten (centum), në greqishten, në keltishten, kurse qiellzohet dhe pastaj asibilohet në shumë gjuhë lindore; avestisht satem , indo-arianisht, satám dhe kështu më tutje. Trakishtja (dhe dakishtja) ishte pa asnjë dyshim një gjuhë satem (sh.p.sh. hyjneshën Σεμέλη Sémélé, rusisht zemlja, greqisht dhe χαμαί (kthon, hamai), kurse ilirishtja (me mesopotamishten) ishte pothuaj me siguri centum (ky është, sidoqoftë mendimi im dhe ishte edhe mendimi i të ndjerit Krahe).Tani gjuha shqipe është padyshim substancialisht një gjuhë satem , siç e tregojnë shumë forma tepër të qarta, dhe do të duhej afruar më fort me trakishten se sa me ilirishten. Shqiptarët janë pasardhësit e trakëve të lashtë (të mos harrohet se shqipja qind është me origjinë latine). Shtrohet këtu problemi shumë i vështirë i raporteve të shqipes me rumanishten. Nuk ka dyshim që rumunët të jenë trakë ose dako-trakë, që e kanë nxënë latinishten, por mbetën në gjuhën e tyre fjalë të ndryshme (rreth 160) që nuk janë as latine, as sllave, as gjermanike, as hungareze, as turke; mendohet me arësye (edhe për vështrimin e tyre) se i përkasin substratit të lashtë dako-trak. Nga këto 160 fjalë, rreth 70 gjenden në shqipen, dhe pikërisht me një veshje fonetike që nuk lejon të mendohet se ato paskëshin hyrë nga shqipja në rumanishten ose anasjelltazi (krh. Russu, Beziehungen der rumanischen Sprache zum albanischen und zum substrat , Revue de linguistique, 8, 1963, f.262).
Do te citoj këtu si vijë:
rumanisht shqip
vienire `blaireau', vjedullë
basca ‘vello’, ‘lana’' bashkë 'vello'
buza ‘labbro' buzë ‘labbro’
copil ‘ragazzo’ kopil 'garzone'
gusa ‘gola’ gushë ‘gola', collo
mos, 'vecchio' moshë 'veechiaia’.
mugur "germoglio’ mugull 'germoglis'
galbeaza ‘distomatosi’. këlbazë ‘distomatosi’
ghiuj ‘vechio’ gjysh 'nono'
gog ‘orco’ gogë ‘spettro’
strunga 'ovile' shtrungë 'recinto per l pecore'
zara 'latte cagliata' dhallë 'latte cagliato'
Shihet menjëherëë nga vështrimi i këtyre fjaëve (dhe i të gjitha te tjerave qe nuk po citoj) se nuk është fjala për fjale ekzotike apo ditunore apo tregtare, që ë tregojnë prodhime te huaja: është fjala për fjale te përvujta, të përditshme, që i ka të vetat një popull barijsh (sh.p.sh. shtrungën, bashkën, dhallën, këlbazën); apo i përkasin fondit të lashtë te gjuhës trake ka jetuar jashtë romanizimit (që qe pothuaj i plotë në rumanishten, shumë i fortë në shqipen. aq sa Grober, në Grundrss-in e tij shumë të bukur në fundin e shekullit te kaluar, e numëronte shqipen thjeshtësisht si njç nga gjuhet romane). Mund te vërehen disa korrespondenca fonetike tipike të fjalëve shqipo-rumune: kështu p.sh. shqipes dh i përgjigjet rumanishtja z (zara: dhallë, viezure : vjedullë): dhc shqipes ll i përgjigjet rumanisht në r. Këto fenomene na garantojnë se kemi të bëjmë me fjale shumë të lashta, më të hershme se sa pushtiimi romak. Ka, për me tepër, një sërë. tere isoglosash shumë të rëndësishme që u janë të përbashkëta vetëm shqipes dhe rumanishtes, dhe jo për gjuhët e tjera ballkanike: do të citoj këtu vetëm këto që vazhdojnë (krh. Russu, f.259).
1. a atone bëhet në rumanishten a që shqip shkruhet ë;
2. an e am bëhen an, in, ose am. im (ndryshimi është grafik).
3. e atone bëhet a;
4.en dhe em bëhen an dhe am;
5. en përpara një dentaleje (dhëmboreje) bëhet in;
6.en përpara një frikativeje bëhet in;
7.br inttervokalike (ndërzanore) bëhet ur;
8. i atone bëhet a;
9. b intervokalike zhduket, dhe po kështu v;
10. n bëhet r (është rotacizmi i zakonshëm) që vërehet në disa dialekte shqipe (dhe pikërisht në dialektet jugore, të tipit te toskërishtes) dhe në disa dialekte rumune perëndimore, si istro-rumanishtja, dialekti i Banatit e të tjera të përafërta.
Ky fenomen i rotacizmit na shpie ta zhvendosim atdheun origjinal të shqiptarëve në veri, ndoshta pikërisht në territorin e Dakisë dhe pikërisht (siç është e natyrshme)në pjesën perëndimore të kësaj krahine. Dhe kjo pajtohet për mrekulli me origjinën trake të shqipes. Të vijmë tani tek elementi latin në rumanishten e në shqipen (e prekëm më lartë ndësinë që ai pati në të dyja gjuhët). Është me të vërtetë e çuditshme të vrehet se si elementi latin i rumanishtes dhe ai i shqipes i ngjajnë njeri-tjetrit, qoftë në fonologji, qoftë në leksik (sh. gjithënjë Russu, f. 259, i cili nuk i dallon fenomenet me origjinë latine nga fenomenet me origjinë trake);
1. a atone bëhet u (siç ndodh pjesërisht në italishten);
2. u e shkurtër latine ruhet;
3.li përpara një zanoreje dhe në pozitë fundore bëhet l (siç ndodh në italishten
pjesërisht: figlio, capei, me zhdukjen të l së);
4. o përpara grupeve të bashkëtingëlloreve bëhet u (pjesërisht edhe në italishten);
5. ce, ci latine (të shqiptuara ke, ki) dhe ge, gi qiellzohen në një shkallë më të
pakë në shqipen (qint nga lat.centum, gjint nga lat. gentem), më shumë në rumanishten, ku arrihet te , j(edhe te ). Kështu edhe në italishten;
6.kl bëhet ky, gl bëhet gy; psh. Rumanisht chiema nga lat. Clamare , si në italishten (chiamare).
Edhe në leksik ka korespondime të çuditshme; fjalë latine që ruhen vetëm në shqipen dhe në rumanishten dhe, (ajo që është shumë e rëndësishme) fjalë latine që ndryshojnë kaq shumë vështrimin dhe marrin një të ri, dhe pikërisht të njëllojtë në rumanishten dhe në shqipen: kështu conuentum mbledhje që merr vështrimin e fjalës në të dy gjuhët dhe drac (thirrore + l) dragua që merr vështrimin e dreqit (dhe që këndej, me artikullin latin ille të vënë pas, vjen fjala e famshme Dràcula me të cilën janë të mbushura filmat tonë). Edhe përdorimi i asnjanësit (neutrit) në rumanishten e në shqipen dhe nëitalishten është i njëjtë, siç është treguar tani vonë ndër Acta philological societatis academicae dacoromanae 3 (1964), pp. 29 ns, dhe prandaj nuk po ngul këmbë në këtë pikë. Ky asnjanës është me origjinë latine, por tërësisht i përtëritur (ital. ll frutto: la fruta; il muro: le mura; të shënohet se në latinishtefructus dhe murus janë të gjinisë mashkullore). Këto konkordanca shumë të rëndësishme ndërmjet elementit latin të rumanishtes dhe atij të shqipes tregojnë, sipas mendimit tim, në mënyrë evidente se shqiptarë e rumunë kanë qenë dikur një popull i vetëm, që fliste të njëjtën gjuhë, qoftë edhe (siç është e natyrshme) me variante dialektore pak a shumë të shënueshme (sh.p.sh. rotacizmin); dhe ky popull pastaj qe romanizuar; shumë më i romanizuar qe rumuni, shumë më pak shqiptari (por elementi latin është gjithnjë shumë i fortë: sh.p.sh. fjalën peshk, qind !). Dhe qe romanizuar pikërisht në një kohë të vonë, në shekullin II të erës së re, dhe kjo shpjegon shumë mirë edhe disa konkordanca me italishten. Dhe pastaj me qenë se, për hesapin tim, unë e numëroj të provuar (dhe unë vetë jam marrë me këtë punë disa herë) vazhdimësinë e rumanishtes në Daki, përfundoj se shqiptarët kanë banuar dikur në Daki (dhe pikërisht në Dakinë perëndimore shih rotacizmin) dhe që andej migruan, në një epokë akoma të papërcaktuar, në vendet e tyre të tanishme. Në këtë përfundim më shpien dhe disa konsiderata të tjera. Së pari, i ndrituri albanolog, prof. Çabej, vren në një punim të tij se në shqipen e sotme ndeshen shumë pak fjalë që kapen te greqishtja e vjetër (tri ose katër). Tani, ky fakt është shumë më i çuditshëm se Rosseti ka përvijuar, në bazë të mbishkrimeve të gjetura në Shqipëri, një hartë në të cilën rezulton se Shqipëria veriore shkruante latinisht, kurse Shqipëria jugore shkruante greqisht (në gjuhën vendase nuk shkruhej kurrë, nën pushtimin romak). Tani është e qartë që, në një vend gjuhë zyrtare e të cilit është greqishtja, do të ishte e habitshme që një ndikim i tillë të zhdukej plotësisht. Me fjalë të tjera, shqiptarët nuk janë autoktonë në Shqipëri, dhe kontaktet e tyre me grekërit janë të vona. Por nëse ata vijnë nga Dakia, kjo gjë shpjegohet lehtë, meqenëse ato tri osekatër fjalë mund ti atribuoheshin substratit ilir, që padyshim ekziston në shqipen (e katreguar me prova p.sh. Marko La Piana), edhe pse është i dobët (shqipja është substancialisht një gjuhë trake-dake me shumë ndikime latine, sllave, turke, venedikase).Së dyti, toponomastika e Shqipërisë është kryesisht sllave (Puscariu); shqiptarët janë prandaj të ardhur nga Dakia, ndoshta me një infilitrim të ngadalshëm pasi e kishin okupuar sllavët atë territor (shek. V i e. sonë). Kanë mbetur në Shqipëri, është e vërtetë, disa emra të lashtë, me propabilitet ilirë (Shkodër, Durrës, etj); por këta emra nuk tregojnë në shqipen e sotme ato ndryshime fonologjike që duhet të tregonin sikur nga ilirishtja (ose nga latinishtja) të kishin kaluar drejtpërdrejtë në shqipen; kështu sk -fillestare e Skodra nuk mund të jetë shqipe, sepse në shqipen një sk e lashtë ka një përfundim të ndryshëm (h, krhs. njoh= lat.gnosco, gr. dial γνωσχω gnosko); σχιá, alb. hij). E gjithë terminologia detare dhe e peshkimit (duke përfshirë peshk pesce) është në gjuhën shqipe me origjinë latine ose venedike ose italiane ose sllave. Dhe në të vërtetë shqiptarët janë një popull barijsh, kontinentalë, që nuk është i mësuar me detin. Kurse ilirët ishin lundrues shumë të aftë e piratë dhe e kërcënuan rëndë zotërimin romak në Adriatik (mjafton të thuhet se një tip anije romane, e famshmja liburne, ka një emër ilir). Trashëgimtarë të tyre janë prandaj jo shqiptarët, por piratët e tmerrshëm Uskokët e Narentës, që kaq shumë dhe kaq gjatë e trazuan flotën shumë të fuqishme të venedikasve. Trashëgimtarë të ilirëve qenë përkundrazi dalmatët, gjuha e të cilëve është shuar në mbarim të shekullit të kaluar. Është një gabim i rëndë, (dhe shpresoj ta tregoj shpejt në një punim që jam duke përgatitur) të afrohet rumanishtja dhe elementi latin i shqipes me dalmatishten: dalmatishtja paraqet një shtresë shumë më të lashtë latiniteti me qënë se Dalmacia dhe Illirkumi qenë pushtuar e romanizuar ndoshta në vitin 167 para erës së re, me siguri në vitin 9 para erës së re. Dhe në të vërtetë edhe duke mos prekur fakte të tjera dalmatishtja ruan të paprekura velaret latine (kenour nga cenare) që në shqipen e në rumanishten të paktën janë prekur (shq.qind nga lat.centum). Prandaj dalmatishtja është ilirishte-romane, kurse rumanishtja (dhe brenda kufijve të romanitetit të saj, shqipja) janë dakoromane, ose po të duash, trako-romane. Shqiptarët janë pra në pjesën më të madhe pasardhës të dakëve, popull i qytetëruar dhe trim, që luftoi gjatë dhe krenarisht kundër romanëve.