Ilirishtja - satem apo kentum
Posted: Fri May 08, 2015 7:41 pm
Nje debat i nismuar qysh nga Kretchmeri e Hirt, edhe sot e kesaj dite vazhdon te jete kunderthenes pavaresisht se materialet nga ilirishtja nuk eshte se kane shenuar ndonje rritje cilesore prej kohes se dy te lartepermendurve. Ndonese ceshtja dihotomike kentum/satem e ndarjes se gjuheve e ka humbur rendesine ne driten e zhvillimeve te reja, kjo ndarje vazhdon te permendet shpesh. Ne debatin vicioz per rindertimin diakronik te filleve te shqipes, ceshtja satem/kentum e paraardhesit gjuhesor te shqipes vazhdon te mbetet nje problem pivotal. Nga ajo qe kam lexuar, duke iu falenderuar Joklit, Cimochowskit e mbi te gjitha I.Russu, kam fituar bindjen se materialet e mbetura te ilirishtes nga onomastika flasin me teper per nje karakter satem te ilirishtes, ashtu sikunder edhe shqipja. Nje vale satemizimi - sic do ta quante italiani Vittore Pisani - perfshiu edhe Ballkanin e vjeter, pasojat e te ciles do te vereheshin ne ilirishten historike, e sidomos ne rajonet jugore qe perputhen me arealin e sotem te shqipes.
Duke qene se dihotomia kentum/satem po keqperdoret si pasoje e informacioneve keqdrejtuese (kryesisht Wiki), duke u interpretuar sipas deshires nga keqdashes e medioker, do te ishte me vend sikur t'i grumbullonin ne nje vend njohurite tona mbi kete ceshtje. Ndonese artikulli ne vijim mbron pikepamjen e kundert, sipas te ciles ilirishtja eshte gjuhe e tipit kentum, kam nderin te ndaj me ju nje trajtese qe ishte botuar dikur ne faqet e te vyeshmes Hylli i Drites (Hylli i drites, vjeti XVI, 1940, ff. 216-219).

Hylli i Drites, Maj-Qershuer, 1940, XVIII, Vjeti XVI, Shkoder.