Page 1 of 1

Shpjegimi i p-së nistore dhe disa shpjegime etimologjike

Posted: Sun Sep 20, 2015 2:48 pm
by Zeus10
Kur shpjeguam kuptimin e çiftit te sinonimeve qelesh-e dhe plis, argumentuam që te dyja sinonimet, kane te njejtin kuptim:
qelesh = që (është prej) leshi
plis = prej leshi
Ne fjalen e dyte, sic shihet, hodhem hipotezen, qe nistorja p-ë, luan rolin e nje parafjale te njohur: prej, por ndryshe nga fjale te tilla si : 'PREJARDHJE', ajo ka ruajtur formen me primitive te saj dhe perfaqesohet ne fjalen 'plis', vetem nga nje tingull 'p'.
Qe te vendosim, nese argumentimi yne eshte i drejte, ose qe nuk kemi te bejme me nje anomali ne gjuhen shqipe, do te marrim ne shqyrtim dhe nje çift tjeter sinonimesh, ku une mendoj qe ky fenomem perseritet.
Per 'te vjetrën', gjuha shqipe ka shume sinonime:
e vjetër, e shkuar, e lashtë, e kaluar, e moçme, plak-ë, e qëmotshme ndoshta dhe te tjera.
Ne do zgjedhim çiftin i/e kaluar dhe plak-ë , ne menyre qe te provojme fenomenin gjuhesor, per te cilin diskutuar me siper, por per shpjegimin e tyre do te na ndihmojne dhe nje çift sinonimesh te tjer:, shpjegimi i se ciles eshte shume i besueshem : e lashtë , e qëmotshme

-koha eshte e lashte , sepse eshte "e lash pas"
-koha eshte e motshme, sepse eshte që mot(vjet)[prej nga buron fjala e moçme)

Keshtu ndodh dhe me fjalen: e kaluar, e cila bart te dyja rrokjet fillestare te dy fjaleve me siper:

1.la----> folja lë ne Kohen e shkuar: la pas
2 që---->si parafjale ne formen ka(kama=që mba)

Folja la, gjendet dhe ne strukturen e fjales plak, kurse nistorja p-ë, sipas te gjitha gjasave kryen te njejtin funksion si ne fjalen plis. Por fjala plak, ka dhe nje fundore k, qe mund te jete mbaresa e emrave te ketij lloji: ardhacak , deshtak, etj
Por egziston dhe nje mundesi tjeter, qe k-ja te jete rezultat automatik i ndryshimit nga gjuha i fjales larg:
plarg, dmth qe vjen prej larg(nje kohe shume te lashte), pas reduktimit te r-së
sepse shmanget homonimi plag-ë, qe ka nje tjeter kuptim.

p(rej)la(r)k(g)

kjo eshte e njejta fjale me 'greqishten' παλαι ose πελειοι(Strabo) ne gjuhen e aristokracise Molose.