"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fjalor latinisht-epirotisht(Dictionarium Latino-Epiroticum)

Sillni fjalorë elektronikë, ndihmoni me përkthimë te vogla për individët në nevojë.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Fjalor latinisht-epirotisht(Dictionarium Latino-Epiroticum)

#1

Post by Zeus10 » Wed Dec 30, 2009 1:49 am

Fjalor latinisht-epirotisht
Frang Bardhi, 1635
Franciscus Blanchus


[pdfview]
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Fjalor latinisht-epirotisht(Dictionarium Latino-Epiroticum)

#2

Post by Arbëri » Wed Dec 30, 2009 4:43 pm

edhe kjo njëjtë:Frang Bardhi
DICTIONARIVM LATINO EPIROTICVM
Latinisht
Image
Shqip,
Image
http://www.mdevaan.nl/research/Blanchus.pdf
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Fjalor latinisht-epirotisht(Dictionarium Latino-Epirotic

#3

Post by Patush » Sun Nov 28, 2010 4:35 pm

Stavri Trako: Frang Bardhi (1606-1643)

Franciscus Blanchusei

Frang Bardhi (1606-1643)

Nga Stavri Trako
stavri_trako@yahoo.com

Kapitull VII

Proverba & te ndëntie (të ndigjuara)

Epirotarum

1.Veç tënë zon adhuroj(veç zotin tonë adhuroj)

2. Kush njef vet-hen njef tënë zon (Kush njeh vetveten njeh zotin tone)

3. Njeriu mbledh e zot ynë përderdh.

4. Veçse zoti ynë është i pamëkat.

5. Ata të mirë qi të hajsh s’gijesh e tinzot ia hanj.(Ajo e mire që të hash e s’ngopesh e zotit tonë është haj)

6. Shkaku ka shumë arsye.

7. Kush ka gjykuem, s’ka me vuem.(Kush ka gjykuar nuk ka vuajtur)

8. Çfarë të bësh, bëhe urtësisht.

9. Zgjidhe fjalën më të përçuerm.

10. Njeriu i urtë (I mençur)zgjedh fjalën e vet.

11.Gjinden shumë duer (lloj) njerëzish.

12. Shikomë stanin, ani(pastaj)të bamtë (bëmat)

13. Një frutit lisi e mirë njifet, kish qenë Madha (frutet e një peme të mire njihen se janë të mëdha)

14. E dogj languan bushtëra.(E djeg languan bushtra)

15. Të këqiat mbëshojnë(rëndojnë)

16. Kush nuk është mbës-huem(mësuem),s’di me urdhënue (s’di me urdhëru)

17.Mbasi ta kesh zënë,ani mbësho.(pastaj mësho)

18.Majmuni nuk të zihet mbë lak. (Majmuni nuk zihet në lak)

19. Anmikun mos çel zuun. (Armikut mos i çel synë)

20. Me mijtë ha e pi, e treg mos bëj.

21.Njëra dorë lan tjetrën e të dyja lajnë faqet.

22.Armiku plak , s’të bëhet kurrë mik, e në t’u baftë s’bëhet i drejtë.

23. Skifteri s’gjitet (nuk u qepet) mbas mizashit. ( mizash)

24.Më mirë me hesht, se të flasish shumë.

25.Për të paditurit , të pafolurit është të folë.(të heshturit është si të flas)

26 .Duke folë fjalët, e fëdiga (e keqja ) rritet.

27. Mos i jep arësye të paditurit, thotë Solomoni.

28. Fjalët janë gra(për gratë) , të bamet burra.(bëmat janë për burra)

29.Gjithëkush duhet të mbaj një mjeshtëri fshehur.

30. Një njeri, që ka shumë fjalë na i shkërthen mendtë.

31. Ato gjaste (ngjarje)që s’të kanë hije e s’të përqasen, s’duhet me dëshirue.

32. Ato gjaste që të bjejnë(sjellin)të dhimtuen(dhimbje)s’duhet me i kujtue.

33. Më mire me dekun një here(të vdesësh një here), se me u rreziku gjithëherë.

34.Cilido nga zogjtë, o bilbili e bie pranverën.

35.Kur dro se (druan se) të del ma keq ,mos e ban.(bëj)

36. Kush vete në mulli, doemos do përmjellet.

37.Dëshirojmë gjithëherë ato caste, që si kemi.

38. Gjithëkush shikon të mirët e vet.

39. Peshku ma parë qelbet ndë kryet.(nga koka )Turqisht: Baluk bashkaclan kokar

40. Ani i qeih nuk thehet.

41. Dita e mirë njifet ndermenate.(që menatë,pagdhirë)

42. Molla nuk rëzohet larg mollës.

43. Gjithë gjastet (gjasat) me mot.(gjithë ndodhitë në kohën e duhur)

44.Duhet me pritur rend.

45. Bushtra që ngutet me pjellë, bën këlysh të verbër.

46. Kush shkon ngadalë , shkon ku e vendos.

47. Ky shekull u ongëthi( u hëngër ) ndasgia. (ndasish)

48. S’bët besë ndë këta shekuj.

49. Kush len këmbyem (i marrë), këmbyem ( i marrë) vdes.

50. Më mirë me pasun armikun shtruem(hapur), se sa mikun e mbyllëm.

51.Të folurit e prit.

52. Kush dhjet në det, e gjen në krypë.

53. Duhet me shtri këmbët sa ke të mbuluemit. (mbulesën)

54.Të gjithë jemi bijtë e mortjes.(vdekjes)

55. Marinë (mbaren , turpin) s’duhet me e harrue, perse sot mue neser ty.

56.Si të nderosh, ashtu ke me qenë nderue. (Si të nderosh, ashtu do të të nderojnë)

57. I belbti merr vesh më mirë të belbtit.(Belbaku atij që i merret goja )

58. Deti, zjarri, gruaja tri të këqijat më të mëdha.

59. Kush ha shumë biber(piper) s’dendet edhe ne lakna.

60. Në qind të fitueme , s’pagujnë një të pagueme.

61. Gruaja e bukur dhe vera e ëmbël janë helm.

62. Të vobegun ku ta zerë nata ,aty asht pallati i tij.

64. Posi leu , ashtu vdes njeriu.

65.Kali është i atij, që e ngarkon.

66,Një gur nuk bën mur.

67.Dheu i zi e bën bukën e bardhë.

68. S’duhet me i shërby atij, që s’të njef.

69. Mjalti shumë here bën të lëpim gishtat.

70. Kush ën fosen (Gropen) shoqit vet bie ndë të.

71. Kush vete në mulli më parë ,ai më pare bluan.

72. Kush dro(druan) zjarrit , N’timit(nga tymi) ikën.

73. Merr pen në do të gjesh lëmshin.(kap fillin)

74.Ri shtrembër e fol drejt.

75. Kur të shofsh vesht e vetit , tëhere ke me më pa.

76. Kush ngjan, qan.

77. Si më sheh , ashtu më shkruaj,

78. Qet (gjuan )shigjetën dhe mçef (fsheh) harkun.

79. Në njërin vesh më hyn e në tjetrin më del.

80. Ndër të verbëtit, edhe ti mbëshil sytë. (mbyll sytë)

81. I verbëri heq të verbërin e të dy ndërfosen e rrëzohen.

82. Ai çast që është më i bukur, ai është më i vështirë ta kesh. (me e pasun)

83. Luftë pa të vdekur , s’është(s’ka)

84. Të dashtunit (dashuria)prej së pamit vjen. (nga atë parit vjen)

85. Kush ka hov, shkëcen. (kërcen)

86. Kush një kias ep, dy here ep.

87. Kush ka denar(pasuri ), amë e atë ble.

88.Gjithka fal, ka për denar. (gjithëka fal është pasuri)

89. Kalin e mirë shpore nga dhuna.

90. Mos më merr, ç’mos më ke dhënë ( mos më merr atë që s’ma ke dhënë)

91. Lufta e madhe e ban pajën e ëmbël.

92. E vërteta si pëlqen gjithëkujt

93. Ujku qimen e ndërron , ma vesin se harron.(por vesin se harron)

94. Edhe delet që i numëron i ha ujku.

95. Digjet bari i njomë , ndër për të thatë.

96. S’duhet me i zan besë as ujit , as turkut.

97. Ku turku ve kambën aty s’del bar.

98. I shkëmbyemi (I marri) gjithë herë bën dasëm.

99. Gjithë dheu i ka zakonet e veta.

100. Unë zot e ti zot, e bar kalit kush i jep.

101. Unë fisnik e ti fisnik, e kasht kalit kush i shtie.

102. Shigjetën e shtime nuk e kthen.

103. Mos të mundoftë i munduemi.

104. Si të bash ashtu ke me gjetun. (ashtu do të gjesh)

105. S’është mbare mos me ditur, ma me mos dashtun me xan.(por të mos duash të nxësh)

104. Vuan ajo shtëpi ku këndon pula, e gjeli hesht.

107. Me atë masë që të matin, me atë keni për tu matur.

108. S’është i urtë (i mençur) ai që mshel (mbyll) derën e oborrit , mbasi i vodhën kanë dhe dhitë.

109. Më mirë me thyem kryet, se me vu zakon të ri o të lënë.

110. Në të pafsha nja tjetër here, ka me qenë e dyta here.

111. S’duhet me lujt me gurë përpjetë. (Loja me gurë përpjetë të thyen kokën)

112. Ma vlen një dhelpër e gjallë, se një luan i coftë (më shumë vlen një dhelpër e gjallë se një luan i ngordhur)

113.Tuk i diegj plakesh e aty përket. Ku i mbaron vjetët, plakesh, aty përket.


vazhdon ....
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Fjalor latinisht-epirotisht(Dictionarium Latino-Epirotic

#4

Post by Patush » Sun Nov 28, 2010 4:36 pm

Image

I përndrituri Frang Bardhi ua dedikonte Fjalorin Latinisht Arbënisht, gjithë atyre Arbëreshëve që do ta marrin me zgjedhur e me nxanë.

Në parathënien e librit, Ai thotë: Tue pasun ditë e për ditë të dashtunit e mij (mbasi hyra në Kolegj) kujtuam me qit (nxjerr) cope libër që është me ndihmue : më njëane gjuhën tonë që po bdaret e po bastartdhohet, sa ma parët e vë(që sa vete e më), e ma fortë me mendihmue, gjithe atyre që janë ndër dhenë e tin zot e të shenjtës Kishës katolike e që s’dijnë gjuhën Latine . Pa të, nuk mbetet kush që mund të shërbejë si duhet , zakonet e Ceremonitë e Shenjta të Kishës të Romës pa përseritur prapë një gabim a faj të madh. Duke u ndjerë shumë mirën me marrë e me kthyem nga gjuha latine në gjuhën Arbëreshe një fjalor, një tjetër fakt është veçes nja libre, që ka në të sa fjalë e sa emra që janë, e gjinden në këtë pjesë shekulli : posi kur me thanë(si të themi), të njerëzve e të shtazëvet, ujërave e të maleve e të fushave e të saj të tjera kafshëve, që gjinden ndënë qielltë dhe mbi qiellt, posi kur të tinë zot, të engjëjt, të shenjtit e tjera . Cili(Ky) libër më pëlque e mu duk se kishte me qënë për ndonjë ndihmë , ndonëse të pakët, e të merituar që kështu mbase i duhej. (për ashtu mbasi u dashte ) Kolegjit te Zonjës së Lurit, kur erdha në Romë, prurë thenit Kuvendit Shenjtë, e të Ndriçimit Ndershmit zot Ipevshkit të Zadrimes tim Ungji, i quajtur Gjeçi i Bardhë, nga fisi ynë e i dorës sonë, shumë i urtë e i vyer (vyjshmi), i cili prej dashurisë së tinë zot Të shenjtit At PAPA Urbanit VIII, është tash krijuem e bam Arqipeshk i Tivarit . Hyra në Kolegj ku janë shkollarët o ata që xanë me vojtë(të shkojnë) mbasandaj, ndër të pa fet, me kënduem të shenjtën e të vërtetën fenë tonë, zuna fill tue këthyem ketë fjalor mbë gjuhet tonë, e këtheva nësi (siç ) gjithë mujta (munda), e mbasi e sosa (mbarova ) mu duk i pakë, e i vogël; prandaj ashtu hina(hyra) tuj kujtuem (duke kujtuar ), e shkrova mbë gjuhët tonë ma parë do të falunash (përshëndetjesh), që i kanë zakon e i bëjnë Arbëneshët kur së largu, o së këtej mbë udhë e piqen, tue vum për ngjat tyre (duke vënë krahas tyre) edhe mbë gjuhët e Latineve, gjithëashtu edhe do proverba e të thëna, nse sijashit (n’ disa prej tyre ) i kanë zakon e i thonë Latinët disa italjant e : disa ndajfolje edhe gjithë fare kasheze janë në ketë cope libër, I vura fjalë për fjalë, e ma parë mbë disa vise(raste) vuna latinisht, e pastaj përbri o përfundit vuna Arbënisht e më të tjerat vura ma parë fjalën e , e rjeshtënë Arbënisht, pastaj përfundit Latinisht , ashtu qi, ata që nuk e dijne, e që duan me zanë gjuhën latine ma mire e ma vdob(ndihmë) tu vijnë. Perse veçe dy çaste (të dashtunit e mij)me shtynë ,e më nxitnë me u fedigun (përpjekun)e me kthyem këtë libër : e para që me shtim beleg (që të ftoj) gjithë atyre që munden me kthyem ndonja cope libër për ndihmë të fesë e të dorës sonë, :e dyta e ma e zellshme që të paditunitë gjithë atyre (posi preka ndë të zanët filli të kësaj letere ) që shërbejnë Kishës së Shenjtë, popullit, e famullisë, e thonë të shenjtën Meshë, e këndojnë shenjtën oficia, mbë gjuhët e mbë hesapit (llogari, interes) të Letinët, e të shenjtës Amë Kishë e Romës, as nuk ndëgjojnë, as nuk marrenë vesht gjith çthonë, e gjithë zgjidhen, e ai që asht i pa ditune, posi thotë Katoni, legere o non itelligere nengligere est, sikur me thane(që do të thotë) e zgjidh (zgjedhja ), e mos ndëgjo o mos merr eshtë, gjith zgjeth te pa ditun ashtë. Prashtu (shtë po ashtu si të zgjedhësh paditurinë) Unë lus të dashtunit e të vyrtytshmit e mij për të mirtët tuaj, që ti vini kryet e mentë me gjithe zemer, fuqi këtij Ditionar (fjalori), e të mos e lëshoni ndoret (nga dora ) e mendjet që duhet ta merrni vesh e të zini gjith thotë (gjithë çka thotë), e gjith mëson(gjithë çka mëson ) e vnue (e përmban) U premtoj që për te vërtetën ndë daçi pakëz me u fëdigun (përpjekur) kini me zanë kësi libri( keni me nxaë nga ky libër), ndë mos tjetre, me ndëgjuem gjith urdhënon kalandari, o ordinary, e gjithë rubrikën Rubrikë që do me thënë tjetër veçse ato fjalët kuçijet (kyç), paret me ta ; mba të tjetërët (në anën ttjtër) anë kujtova, e me dy ma mirë kthyem gja kafshë ‘se asgja ( se është më mire me kthyem diçka se asgjë), përse ndëmos ngjejem mendjet se nde territ (përse nuk gjejmë mëndje(dije) duke ndenjur ) e pakët dritë vjen e kushton shumë. Vullneti e kujdesi veçse, Krijuesi i Qiellit. Por e di Vëlleznit e dashtun si e kam pasun e si e kam ndë me rante fuqia me dhanë dorën e me ndimuem të pa fat e të dorës Arbëneshe , pra ashtu përzini ma me me këte fedigjeze(përpjekje) sa asht e si do asht po sikur te ishte diçka e emadhe e vuetshme(e vlerë) e mos u vinjë vështire me uruem për mue, i thoni shëndosh.


Prej Rome , Dit ndë Maj 30, ndë vjetët e Krishtit 1635

Esse

Prej lisave(burrave) kërkohen fruta të mëdha, se për më keq mjaftë nga djemtë asgan i bjerin vlerat e tyre ngaqë bredhin e digjen si langojtë nga bushtra(hasmi).

Pas kënaqësisë së veçantë që ndjeve kur arrita të transkriptoja të 113 proverbat dhe pathënien e fjalorit latinisht shqip të të përndriturit Im zot Frang Bardhi , ndoqa rendin e proverbave duke u munduar të kuptojë brendinë filozofike që ato i përcillnin nga afro 400 vjet më parë, sofrave të burrave Arbëresho -shqipëtarë ku ato do të përcilleshin.

Ishte pikërisht koha kur Shekspiri vinte në skenën e teatri Globus tragjeditë e tij të pavdekshme. Dikush do të mendojë se ç’lidhje kanë ndër veti këta dy njerës të mëdhenj. Përpos bashkëkohësisë ata i bashkon dhe misioni dhe përgjegjësia e secili për bashkëkombësit e tij . Shekspiri u ndritëte udhën bashkëkombasve për epokëne re që po lindte në Anglinë e fillim shekullit të 17- të , ndërsa i përndrituri Im zot Frang Bardhi kërkonte, sadopak, të përhapë dritën e diturisë dhe të përshkëndijoje lirinë në ndërgjegjen e fjetur të shqipëtarëve duke pasur si kryefjalë: adhurimin ndaj zotit dhe domosdoshmërinë e njohje së vetvetes.

Hirësia e tij Frang Bardhi e ndjente se po rrezikohej gjithçkaja e arritur deri atëhere nga arbëneshët e tij, e për më zi,që po tjetërsohej e po mbulohej nga tisi i harresës . Shkaku- thotë Ai - ka shumë arësye .Për të mos u bëre preh e rrethanave historike e fatalitetit që rezervonte atyre çasti historik ai propozon që gjykimi të bëhet urtësisht dhe duke zgjedhur fjalën e përçueme. Nisur nga rrethanat e interesat, në të cilën ndodhen njerëzit, ai thotë, se gjinden shumë lloje njerëzish. Pos gjendjes katastrofike ,prej lisave(burrave) kërkohen fruta të mëdha, se për me keq mjaftë nga djemt asgan , po i bjerin vlerat e tyre ngaqë bredhin e digjen si langojtë nga bushtra (hasmi). Ai u kujton burrave arbëresh se një nga të këqiat që rëndon më shumë është : padituria, që të pengon të bëhesh zot i vetes , i keqi (bashkëpunëtori) është si majmuni që nuk zihet në lak.

Imperativ i kohës është që të mos i hapin synë armikut. Me të keqen, edhe mund të bashkëjetohet për rrethanat dhe momentin, por në asnjë mënyre të mos bashkëpunohet. Rrugëdalja nga e keqja është bashkimi, për të gjetut fuqinë, sepse armiku plak kurrë nuk të bëhet mik dhe në t’u bëftë nuk bëhet i drejtë.

Të keqen më të madhe Frang Bardhi e sheh të padituria , e cila është më mirë të heshtë dhe të mos i jepet arësye. Është koha të lihen fjalët dhe të hidhet ne veprim, burrat vlerësohen nga bëmat. Organizimi i pavarsisë e sheh si një mjeshtëri, që duhet mbajtur e fshehtë. Në rolin e një udhëprisi të vërtet ai porosit : duke harruar të shkuarën ; duke harruar ç’ka s’të ka hije dhe nuk të përqaset e ç’ka të sjell dhimbje. Ai mendon, se është domosdoshmëri sacrifica he flijimi, kur e lyp nderi dhe liria e atdheut edhe prej çdokujt kërkohet të pranojë më mirë vdekjen, se sa përjetimin e rrezikut të vazhdueshëm.

Është detyrim i gjithëkujt prej zogjëve, si edhe e bilbilit, që ta sjell pranverën . Gjithkushi e dëshiron atë që i mungon. Gjithkush sheh të mirën e vet . Por, të keqen e sheh te udhëheqësit, se peshku qebet nga koka, e nuk dyshon se mbarësi e njeriut duket që në të ritë e tij. Asht si molla që nuk bje larg mollës dhe njeriu duhet të mos i shërbej të tjerëve .

Çdo gjë duhet ta bësh në kohën e duhur, duke i mendur mirë gjasat, se ngutja, ngjason me bushtrën, që ngutet me pjellë e bën këlysh të verbër. Për të arritur në ç’ka vendos duhet punosh me mend, të shmangësh ndasitë, të lidhet besë, sepse të marrët , të marrë vdesin.

Frang Bardhi është njohës i mirë i qëndrimeve e mendësisë së njeriut të kohës së tij. Duke dëshirur të eksploroj në shpirtin e tij bën një paraqitjeje të karaktereve e tipave të kohës

Njeriu duhet të jetë syçel, që të njoh mikun e vërtetë nga miku i remë; të mos flasë shumë; të mos bëj keq se do ta gjej në shtëpi dhe të mos harroj asnjëherë se jemi bijë të vdekjes, turpërimi dhe korritja e tjetri lahen për kokë.

Nderimi i vetvetes është një gurë peshe, që do të përdorin të tjerët. Njeriu mund të humbas në se nuk ruhet nga rreziku i ujit, zjarrit dhe femrës e sidomos nga kjo e fundit se kush ha shumë piper nuk dindet së ngrëni lakra. Por, gjithkush duhet t’i friket shpageses, sepse femra e bukur dhe vera e ëmbël janë helm.

I vobegti ishte në vemendjen e të ndritshmit Frang Bardhi. Ai e konsideron atë një gurë të murit shoqëror. Është përgjegjësi njerëzore, për t’u përkujdesur për të , se puna e tij e bën bukën e bardhë..

Ai troket edhe në ndërgjegjen e artyre, që shërbejnë të tjerëve duke ju kujtuar se mjalti shumë here bën të lëpimë gishtat, e ndaj atyre që mundohen të të bëjnë gropën uron, që të bihen vet brenda .

Për Frang Bardhin kishte ardh koha për të shijuar miellin e lirisë, gjë që duhej bërë pa drojtje dhe me vendosmëri, duke bërë vlerësime të urta të situatës, për të zgjidhur lëmshin, duke u ruajtur nga pabesitë e shigjetave vrastare, nga shurdhësia e njerzve. Ai godet verbërinë e tyre duke e konsideruar verbërinë vetvrasëse. Liria është çasti më i bukur e vështirë ta kesh ,se kërkon fli. Dashuria për liri duhet të tregohet me përpjekje dhe bashkim, se : të nderuar nuk të bën pasuria. Robëria zhduket duke shporrur dhunën nga njeriu, nga që jetën nuk është e drejtë t’ja marrish tjetrit kur nuk ja ke dhënë. Ta falësh jetën për atdhe është paja më ëmbël, që ke marrë ndonjë herë.

E vërteta e lirisë nuk i pëlqen në mënyrë të veçantë hasmit, që si ujku, qimen e ndëron po zakonin nuk e harron.

Është i paqëm edhe me ata njerëz që, me apo pa dashje, janë vënë në shërbim të të huajve duke ju kujtuar se mund të shkoj i njomi me të thatin e s’duhet me i zënë besë ujit dhe hasmit .

Gjëja më e drejtë është të respektosh zakonet e vendit. Për zotin e shtëpisë është dhunë që të bëhet shërbëtor në shtëpinë e vet.

Tradhëtia është si një shigjetë e shtime që nuk të jep nder dhe që ka një fund të trupshëm , si të bësh do ta gjesh. Marrëzi është të mos duash ta kuptosh

Vuan ai komb të cilit i mungon burrëria, e si ta vlerësosh veten ashtu kanë për të të vlerësuar të tjerët . Nuk ka më vlerë të kuptosh vetëm kur të kesh humbur gjithçka se është varfëri dhe robëri e dyfishtë. S’duhet me lujt si i marri me gurët mbi kokën, se e pëson duke të rënë kresë. Sado i vogël në dukje çdo përpjekje për mëmëdheun vlen më shumë se një punë për një Luan (perandorinë) tashmë të coftë.

Të gjithë duhet të bëjnë detyrën ndaj atdheut.

Me të 113 të thëniet, i përndrituri, Im Zot Frang Bardhi përurohet si shënjtëruesi i testamentit të lirisë.

Stavri Trako
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

Post Reply

Return to “Perkthimi”