Page 1 of 1

Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Posted: Sat Jul 03, 2010 2:14 pm
by Arbëri
“Albanian Tyson”

Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Image


Nuri Seferi ka fituar titullin e kampionit të Europës në versionin prestigjioz WBO pasi ka mposhtur të shtunën në mbrëmje në Vjenë gjeorgjianin Sandro Siproshvili.

Pas 12 rundave të zhvilluara në ringun e “Calafatti Halle Prater” të kryeqytetit austriak gjyqtarët kanë dhënë fitoren me vendim unanim për “Albanian Tyson”.

Në rundet e para kundërshtari gjeorgjian ka qenë mjaft aktiv, gjë që ka ardhur si pasojë e vendimit të Seferit për të studiuar kundërshtarin.
Më pas kontrollin e ndeshjes e ka mërrë Seferi, i cili ka realizuar shumicën e goditjeve të pastra në këtë duel.

Gjatë 12 rundave sa ka zgjatur dueli, u pa që të dy boksierët ishin përgatitur shumë mirë dhe secili prej tyre dëshironte me çdo kusht vetëm fitoren ne një përballje të tillë me rëndësi duke punuar gjatë gjithë kohës në ring.

Kjo ka bërë që gjyqtarët të japin vendimin në të mirë të Seferit që vazhdon kështu rrugën e tij drejt synimit për të sfiduar titullin botëror në peshën “cruiser” në njërin prej versioneve të rëndësishme të ringut profesionist.

Është kjo fitorja e 28-të e “Albanian Tyson” dhe e shtata e realizuar radhazi, fitore kjo që me siguri do t’i hapë rrugë për sfida edhe më të mëdha.
Image
http://www.ora-online.ch/index.php/spor ... opameister

http://www.nuriseferi.ch/lajm36.html

Re: Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Posted: Sat Jul 03, 2010 2:24 pm
by Arbëri
Nuri Seferi është i lindur në Gostivar të Maqedonisë. Ne karrieren e tij ai koleksionon 21 fitore, 15 nga te cilat i ka mbylluar para kohe me KO, nuk donte te boksonte me pasaporte të Maqedonise , që nga fillimi i karieres e mori atë që i takon SHQIPTARË .
Nuri Seferi "Albanian Tyson"

Më në fund “Albanian Tyson” do t’i dhurojë një ndeshje publikut shqiptar, madje për këtë ka zgjedhur një datë të veçantë. Nuri Seferi do të boksojë më 28 nëntor të këtij viti në Shkup të Maqedonisë.


Re: Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Posted: Sat Jul 03, 2010 2:32 pm
by Arbëri
Biografia e boksierit Nuri Seferi

Emri: Nuri Seferi
Datëlindja: 23.12.1976
Vëndlindja: Gostivar, Maqedoni
Vëndbanimi: Burgdorf, Zvicër
Profesionist prej: 31.03.1999
Trainerë: Sefer Seferi
Promotor: -
Rekordi: 27 Fitore (18 KO)
Gjithsejt: 33 Lufta







Biografi

Nuri Seferi në moshën 8-vjeçare filloj me sportin luftarak të mundjes me shpresen që dikur më vonë të bëhet si Gjyshi. I paisur me shumë talent dhe fuqi, vetëm pas pak kohësh arriti suksese në këtë sport luftarak.



Si 16 vjeqar e ndërroj llojin e sportit dhe filloj me shkollën e boksit të Traineri Sandor Konya. Nuriu shpejt kaloj lartë në radhitjen Zvicrrane si amator. Ushtronte me legjenden e sportit luftarak Andy Hug dhe në klubin e njohur Gjerman Universum Box-Promotion në Hamburg. “Seferi i ka të gjitha, që shumë boksiereve Gjerman ju mungojnë. Ai do të luftojë, ka goditje të fortë dhe vullnet të madh. Seferi eshte një luftëtar. Nëse do të ushtrohet mirë do të bëhet boksier i madh” Kështu lavdërohej Nuriu nga traineri i njohur Michael Timm.



Karrieren e tij amatore e kuroj në vitin 1998 me trofen e titullit kampion Zvicrran në peshat e rënda, pasi që fitoj 10 luftrat e zhvilluara (9 me KO) dhe nuk kishte më boksier në Zvicerr që dëshironin ta sfidojne, Nuriun synoj të kalon në boksin profesional.


Edhe në boksin profesionist sukseset e para erdhen shumë shpejt, 8 luftrat e para i fitoj para kohës dhe gjithsejt nuk ju deshën më shumë se 16 raunde. Fitorja më e rëndesishme ishte kunder ish “WBO-Intercontinental” kampionit nga Bjellorusia Muslim Biarslanov dhe fitore të tjera kundër Mario Stein, Bruce Özbek ose Andrej Witkowski.



Aai ka ndarë ringun edhe me ish-kampionë bote si Herbie Hide, kampion evropian si Marco Huck, apo boksierë të tjerë të rëndësishëm si Taras Bidenko (aktualisht mbajtës i brezit “WBA Intercontinental” për peshat e rënda) dhe për më tepër paraqitjet e shkëlqyera të bëra në këto përballje kur në shumicën e rasteve është dëmtuar nga vendimet jokorrekte të gjyqtarëve e bëjnë Nuri Seferin një boksier të klasit ta lartë në ringun evropian dhe atë botërorë

Re: Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Posted: Thu Sep 13, 2012 3:13 pm
by Adriana
Ekskluzive : Nuri Seferi me 6 tetor ne Shkup per kundershtar do te kete serbin Nenad Stankovic nga (beogradi).Ky eshte lajmi dyte me i bukur i karieres sime ne boks.I pari ishte kur maqedonasi Sasha Mitreski pranoj te ndeshet me mua,Dhe ju pergjigja ne menyren me te bukur ne ring dhe kjo ishte kenaqsia me e madhe e karieres sime. Por kjo kenaqsi do te zgjas deri me 6 tetor ku per kundershtar do te kem serbin Stankovic dhe fansave te mi ju premtoi se kjo do te jete dhurata ime qe do ja dhuroi KOMBIT TIM ne 100 Vjetorin e PAVARSISE SE SHQIPERIS dhe CLIRIMIT TE SHKUPIT


Poashtuu eshte paralajmruar ardhja e tifozave serb ne ndeshjen e 6 tetorit ne Shkup .

Pergjigja eshte e prere JENI TE MIRSEARDHUR

Re: Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Posted: Sat Sep 15, 2012 2:54 pm
by Iriqi
Shpresojme per nje beteje dhe fitore te pergjakshme. Le te derdhet gjaku i serbit sepaku ne ring.

Re: Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Posted: Sun Oct 07, 2012 9:08 pm
by Arbëri
Nuri Seferi mposhti në raundin e parë serbin Stankoviç

Image

Boksieri Nuri Seferi nga fshati Koritë e Gostivarit, në ndeshjen kundër serbit Nenad Stankoviç e ka shënuar fitoren më të shpejtë në karrierën e tij. Fitorja e Nuriut erdhi që në raundin e parë, kur një goditje e tij ishte fatale për serbin Stankoviç. Me këtë fitore Nuri Seferi e mbrojti titullin në kategorinë WBO Cruiser. /Radio VALA

Image
Edhe ky (Seferi) eshte nga Zvicra por lufton per flamurin Shqiptar !
Shembull i mire per disa (futbolllist) qe e vlersojne me shume lekun se kombin .

Re: Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Posted: Sun Oct 07, 2012 10:00 pm
by Arbëri
Nuri Seferi shkatërron dhe nokauton boksierin Serb, del kampion Europe


Re: Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Posted: Mon Oct 08, 2012 9:52 pm
by Arbëri
Agron Xhila,

Image

nga minuta 1;28 lufta interesante, nok-aut spektakular të Agron Xhilës kunder serbit Nemanja Rogacevic , pak para ndeshjes se Seferit :


Re: Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Posted: Sat Oct 13, 2012 9:29 pm
by Arbëri
Nuri Seferi i zhgënjyer që nuk i dhanë pasaportën shqiptare

Image

Absurditet nuk kanë të sosur për sportin shqiptar. Kësaj here është radha e boksierit i cili fitoi titullin Kampion i Europe në boks në versionin WBO, qënuk arriti të përfaqësonte dot Shqipërinë, sepse siç edhe ai shprehet, ndihet i zhgënjyer që nuk morri dot pasaportën shqiptare.
Me pak fjalë, historia që ka përjetuar Nuri Seferi, ngjason shumë me historitë që kanë përjetuar edhe shumë sportistë të tjerë me origjinë shqiptare.


Në ndeshjen e tij të fundit të luajtur më datë 7 tetor, Seferi arriti të mposhte me nokaut që në raundin e parë, serbin Nenad Stankovic. Në fund ai tha se fitoren tha ia dedikonte 100 vjetorit të pavarësisë. /alb-observer.com/

Re: Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Posted: Sat Oct 13, 2012 9:34 pm
by Arbëri
Nese eshte i vertete ky lajme siper , atehere vertet po tejkalohen kufijte nga ana e politikaneve shqiptare !

Re: Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Posted: Sun Oct 14, 2012 12:38 pm
by bardus
Ky eshte nje turp per neve, qe ata qe perfaqesojne emrin e shqiptarit, pjesa me e spikatur e kombit ne sport, nuk marrin dot shtetesine shqiptare.Eshte nje c`akordim i pafalshem i organeve shteterore,ose nje gafe e rradhes .

Re: Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Posted: Tue Oct 23, 2012 11:54 am
by Arbëri
Nuri Seferi: Shqipëria nuk më dha shtetësinë, por unë garoj vetëm me flamurin kuq e zi

Image

Kampioni Evropian në Boks në kategorinë WBO Cruiser, Nuri Seferi në një shkrim të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook zbulon se i është refuzuar shtetësia shqiptare.

Kemi informata se ju është refuzuar shtetësia shqiptare, së këndejmi ju është hequr mundësia të garoni për Shqipërinë, ka pasur ndonjë arsyetim nga ana e presidencës?

Nuri Seferi – Mua më vjen shumë keq ta them por nga sheti shqiptar s’kam pasur asnjë lloj mbështetje edhe pse kam trokitur disa herë nëpër dyer, dyer që nuk u hapen kurrë.

Keni refuzuar ofertën për të garuar nën flamurin e Zvicrës, kur dhe pse?

Nuri Seferi – E kam refuzuar për vite me radhë, sepse oferta për të garuar për flamurin e Zvicrës është edhe tani e vlefshme. Arsyeja është shumë e thjeshtë, unë ndihem shqiptar dhe identitetin tim nuk e shes për asnjë lloj çmimi, nëse do e kisha bërë këtë gjë atëherë nuk do kisha motivacion për të ecur tutje.

Re: Nuri Seferi fiton titullin europian WBO

Posted: Tue Oct 23, 2012 8:08 pm
by CERMENIKASI
"ndihem shqiptar dhe identitetin tim nuk e shes për asnjë lloj çmimi"

Kjo që ka thonë Nuri Seferi asht shembull i bukur që tregon qartas që Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë ashtu siç i
paraqesin disa me llojlloj ofendimesh tue i fut të gjithë në nji thes për shkak të nji pakice të vogël!