Shaban Sejdiu, yll që nga fëmijëria
Shaban Sejdiut nga fshati Bllac i SHkupit.
Shaban Sejdiu nga fillimi i karrierës lehtë përvetësoi mundjen, me çka edhe ra në sy te disa ekspertë të sportit që menjëherë edhe publikisht konstatuan se lind ylli i ri,

Flet legjenda e mundjes Shaban Sejdiu:
Syri i arsimtarit të edukatës fizike dhe eksperti i zbulimeve të talenteve në mundje, Mentaz Allajbegu, në shkollën fillore “Liria” kishte zbuluar se nxënësi i tij, Shaban Sejdiu, ka aftësi që të merret me sportin e mundjes. Kështu, pas një bisede me Sejdiun, ky i fundit vendosi që të dëgjojë arsimtarin e vet dhe u regjistrua ne Klubin e Mundjes “Skopje” ku trajner ishte Allajbegu së bashku me Risto Takov. Me bashkëpunimin që kishin këta dy trajner, Sejdiu lehtë filloi ti përvetësoj mundjen, me çka edhe ra në sy te disa ekspertëve të sportit që menjëherë edhe publikisht konstatuan se lind ylli i ri. “Si nxënës i shkollës fillore ‘Liria’ kam marrë pjesë në disa aktivitete sportive që i mbante Mentaz Alajbegu, si hendboll, gjimnastikë dhe mundje. Kështu, një ditë Alajbegu zbuloj talentin tim për sportet luftarake dhe menjëherë më propozoi që të anëtarësohem në klubin e mundjes ‘Skopje’. Kjo edhe ndodhi. Fillova me ushtrime intensive dhe në moshën 15 vjeçare arrita të futem në reprezentacionin e të rinjve të ish-Jugosllavisë.
Olimpiadat e Sejdiut
Gara ime e parë ndërkombëtare ishte kampionati ballkanik në vitin 1974, ku edhe mora vendin e katërt, rezultat ky për të përshëndetur, pasi edhe nuk kisha shumë përvojë jashtë vendit. Pas kësaj në vitin 1975 në Ankara të Turqisë në kampionatin ballkanik për të rinj, fitova medaljen e artë. Në të njëjtin vit arrita të fitoj edhe një medalje të vlefshme, atë të lojërave mediterane që u zhvillohej në Algjeri. Këtu fitova po ashtu ari. Vitin 1976 do ta mbaj mend përgjithmonë pasi në këtë vit arrita të fitoj medalje të argjend në Kampionatin evropian për të rinj në Poloni, ndërkohë që ky sukses mi hapi dyert që të paraqitem edhe në Lojërat olimpike të Montrealit. Në këtë eveniment isha si sportisti më i ri.
Kështu që ëndrra ime për tu paraqit në një garë të tillë mu realizua. Mirëpo për tu paraqit në një turnir të fortë si ky kërkohet përvojë e madhe, por edhe fat. Unë isha 17 vjeç ndërkohë që në kategorinë tim 68 kg kisha 18 mundës cilësor. Në xhiron e parë kisha për kundërshtar kampionin e botës Pavel Pingin nga Rusia. Ndaj tij, tregova një lufta jashtëzakonisht të mirë, por ja që përvoja në këtë rast ishte në anën e kundërshtarit. Në xhiron e dytë sërish nuk pata fat, pasi u takova me kampionin e shumëfishte japonezin Sugavara. Edhe pse kam humbur në këtë aktivitet, mendoj se mora përvojë të madhe për garat që pësonin në karrierën time”, deklaroi Shaban Sejdiu.
Kjo edhe ndodhi, pasi pas një viti, Sejdiu fiton medaljen e artë në kampionati evropian në Bursa. Mandej vendin e parë në Kampionati ballkanik në Athinë dhe ishte i dyti në kampionatin botëror në Lozana. Vitin 1977, Sejdiu, e përfundon me marrjen e medaljes së artë në universiadën evropiane në Sofje. “Pas vitit të pasur që kisha unë arrita të marr tani më përvojën e duhur. Në vitin 1980 mu dha rasti që të shkoj në Olimpiadën e dytë, tani në Moskë. Në këtë eveniment fitova medaljen e bronztë duke fituar kubanezin Hoze Ramos, mongolianin Aidov, finlandezin Rouhala dhe gjermanin Ederhard Prost. Isha shumë i gëzuar pasi kjo ishte medalja ime e parë nga lojërat olimpike’, tha Sejdiu. Në vitin 1981 në Shkup u zhvillua kampionati botëror në të cilën morri pjesë Sejdiu. Edhe në këtë aktivitet mundësi shqiptar nuk mbeti pa medalje, pasi i njëjti fitoj argjend. Në dy vitet e ardhshme Sejdiu u paraqit edhe në dy gara të forta ndërkombëtare, Lojërat mediterane në Maroko ku fitoi bronz dhe po në të njëjtin vit në Hungari në kampionatin evropian fitoi argjend. Me këto rezultate ai arrit që të siguroj vizën edhe për lojërat e treta olimpike. “Po pas sukseseve të njëpasnjëshme, morra vizën që të përfaqësoj ish-Jugosllavinë edhe në Lojërat Olimpike në Los Angjelos 1984. Këtu u paraqita në kategorinë 74kg dhe fitova medaljen e bronzet”, deklaroi Sejdiu.
Ndryshe, mundësi me prejardhje nga Bllaca, pohon se gjithmonë ka pas konkurrencë të denjët “Ish-Jugosllavia ka pas konkurrencë të madhe. Por ne nga Maqedonia në stilin e lirë ishim të parët qysh në kohën e Sefer Saliu që poashtu ka sjellë dy medalje nga kampionati evropiane. Pas tij e zavendësoj unë. Deri në vitin 1977 u arritën rezultate të larta, ndërkohë që u shpalla edhe sportist i Ish-Jugosllavisë. Gjatë karrierës kam pas shumë gëzime, pasi kam arritur shumë rezultate, ndër to Olimpike, evropiane dhe botërore. Çdo medalje ishte rast i veçantë. Ëndërroja të jem si sportisti Aleksandar Medved nga Rusia dhe sportistët japonez, që rrezikojnë vetën vetëm të kenë karrierë të mirë. Këto gjera i kam aplikuar nga fëmijëria dhe si garues më kanë ndihmuar shumë”, deklaroi Sejdiu.
Në vitin 1991 mbaron karrierën
Pas një karriere përplot me medalje, Shaban Sejdiu, vendos që në vitin 1991 të mbaroj karrierën si mundës aktiv. Kështu, që atij menjëherë i dhurohet posti i seleksionuesit të reprezentacionit të Ish-Jugosllavisë për të rinj. “Isha trajner i reprezentacionit të Jugosllavisë. Ishte një detyrë e lehtë dhe e këndshme për mua. Nga ana tjetër, hasa në një kohe kur Mentaz Allajbegu kishte bërë një gjeneratë shumë të mirë, pra mundësit kosovare si Mustaf Sula, Veton Asllani, Hamdi Syla dhe Besim Jashari. Poashtu në seleksionimin tim kisha edhe mundës nga Shkupi, ndër ta Abaz Emini e të tjerë.
Të njëjtit i udhëhoqa në Kampionatin ballkanik në Turqi, ku treguan lufta fenomenale duke mposhtur mundës të njohur bullgar e turq. Për mua ishte një mburrje e veçantë. Pas kësaj isha një kohë të shkurt seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë. Nuk kam mundur ta udhëheq këtë grup deri në fund sepse filloi diskriminimi i sportit në përgjithësi, sidomos mundja. Filluan nga Agjencia dhe Institucionet e sporti, pasi u përkrahshin sporte tjera. Nga ana tjetër, u diskriminuam edhe nga Çifliganeci i Radovishit, pasi atyre ju interesofshin vetëm mundësit nga Rusia dhe mundësit nga Maqedonia lindore. Unë e gjeta vetën në një situatë të rëndë, kështu që u largova. Tani mundja ka nevojë për një freskim dhe punë më të madhe”, tha Sejdiu, i cili më pas mori postin zëvendës Ministër për Rini dhe sport.
Kryetar i federatës se mundjes
Shaban Sejdiu në vitin 2006, atëherë kur Federata e Mundjes së Maqedonisë ishte në një pozitë të palakueshme për shkak xhiro llogarisë së bllokuar, bëhet kryetar i këtij instucioni sportiv. “Në fillim kisha mbështetje nga ekipi im dhe ata më dhanë përkrahje maksimale. Bëmë një investim, por e njetja nuk ishte e mundur që të pastroj borxhet që dikush i ka lanë para 15 viteve. Kishim veshtërsi të mëdha, por prapë me ndihmën e donatorëve, shokëve dhe kryesisë së federatës arrita që si kryetar me një autoritet që kam të marrim pjesë në të gjitha garat vendore dhe ato ndërkombëtare. Më pas u bënë disa ndryshime që ndoshta ka nevojë dhe tani shihet qartë se federata është nen nivel dhe prapë xhiro llogaria qëndron e bllokuar”.
Shkolla e mundjes “Shaban Sejdiu - HEDI’S”
Këtë vit Shaban Sejdiu në Shkup hap shkollën e mundjes “Shaban Sejdiu – Hedis”. Klub ky me një organizim të mirë dhe me një sponsorë të fuqishëm si Velija Ramkovski. “Tani e kam gjetur vetën, pasi gjithmonë kam ëndërruar të hapi një shkollë të mundjes. Kam filluar nga zeroja, prandaj edhe kam bërë projekte ku kam ofruar që të gjithë ata të rinj të punojnë në mënyrë profesionale. Kam angazhuar trajnerët Avdyl Salihu dhe Mehmet Salihasin, ndërkohë që dyert janë të hapur edhe për bashkëpunëtorë të rinj që dëshirojnë të punojnë. Gëzimi ma i madh dhe argëtim për mua është kur shoh në palestrën tonë mbi 50 fëmijë të vegjël që merren me sportin e mundjes. Secili që dëshiron të shfrytëzoj përvojën time si ekspert është i mirëseardhur në shkollën time. Jam i gatshëm të ndihmoj”, tha Sejdiu.
Hidhërimi i Sejdiut
Gjatë karrierës shumë vjeçare, Sejdiu përveç gëzimeve është përballur edhe me shumë hidhërime që i ka përjetuar. Ndër to ka qenë momenti kur nuk është zgjedhur sportist i vitit në Maqedoni dhe mos pritja e funksionarëve të lartë kur ai arrinte rezultate kulmore. “Ka qenë rasti kur unë u shpalla sportist i vitit në Jugosllavi, mirëpo të njëjtën nuk e morra në Maqedoni, pasi aty u shpall boksieri Ace Rusevski, i cili kishte vetëm një medalje evropiane në atë vit. Poashtu jam dëshpëruar edhe nga fakti se ky boksier për medaljen e arritur në aeroport është pritur nga funksionar të lartë të vendin, kurse unë edhe pse kisha rezultate më të larta pritesha vetëm nga shokët dhe familja ime. Me këtë shihej qartë ndarja nacionale që është bërë që në atë kohë”, deklaroi Sejdiu.
Kundërshtarët e papërshtatshëm
Kam pas shumë sportistë të papërshtatshëm, ku do i veçoja kampionin e trefishte nga Rusia, Pinigin mandej Mehmet Sali, Ivan Janko, Stanislav Filinski si dhe amerikanin Dejvid Shulc.
Disa nga rezultatet e Sejdiut:
medaljet e fituara të shaban sejdiu
medaljet e fituara të shaban sejdiu
1975 – Kampionati ballkanik për të rinj, Ankara – 1
1975 – Lojërat mediterane, Algjer – 1
1976 – Kampionati ballkanik për të rinj, Shkup - 1
1976 – Kampionati evropian për të rinj, Poznan – 2
1976 – Pjesëmarrës në lojërat olimpike në Montreal
1977 – Kampionati evropian, Bursa – 1
1977 – Kampionati ballkanik, Athina 1
1977 – Kampionati botëror, Lozana – 2
1977 – Kampionati botëror – Las Vegas – 2
1977 – Universiada, Sofje, 3
1978 – Kampionati ballkanik, Krajkova – 1
1979 – Lojërat mediterane, Split – 1
1979 – Kampionati ballkanik, Sofje – 3
1980 – Lojërat olimpike në Moskë – 3
1981 – Kampionati botëror, Shkup – 2
1983 – Lojërat mediterane, Kazablanka – 3
1983 – Kampionati evropian, Budapest – 1
1984 – Lojërat Olimpike në Los Anxhelos – 3
1987 – Lojërat mediterane, Llataki – 3
1988 – Pjesëmarrës në lojërat Olimpike