Sportistat e Famshem me Origjine Shqiptare
Posted: Thu Jul 08, 2010 10:44 pm
Enver Idrizi karatisti shqiptar... I lindur ne Shkup.
Kroatët kujtojnë sportistin që ua solli medaljen e parë

Zagreb, 21 prill - Sportisti i parë që i ka sjellë një medalje të artë shtetit të pavarur kroat është karateisti kosovar, Enver Idrizi. Ai ruan kujtime të bukura nga 15 janari i vitit 1992, kur në Milano shkëlqeu në një Kupë evropiane. Thotë se në këtë garë himnin kroat e kishte marrë me vete të incizuar në një audio-kasetë.
Të gjitha këto e bëjnë të ndihet bukur, por vlerëson se nuk ka pasur dhe nuk ka tretmanin që do të duhej ta kishte një sportist si ai që i ka dhënë aq shumë Kroacisë.
"Ishte 15 janari 1992 kur në Kupën evropiane në Milano fitova të artën për Kroacinë. Himnin kroat e dërgova me një audio-kasetë. Në podium nga kimonet nxora flamurin kroat dhe pas kësaj të gjithë në palestër nisën të lotonin", kujton Idrizi atë ngjarje në një intervistë dhënë "Sportske Novosti" të Kroacisë. Ai pohon se të qenët i huaj në Kroaci e ka penguar shumë, saqë thotë se disa çarqe kishin tentuar që “të vërtetojnë" se medaljen e parë për Kroacinë e kishte fituar tenisti Goran Ivanisheviq, e jo Idrizi.
"Aso kohe ishte atëherë. Edhe fëmija i vogël e di se pasi isha shqiptar në shumë gjëra isha i penguar. Po të quhesha Mate e jo Enver, tani sigurisht se do të isha ministër", shton Idrizi.
Ai i ka dhënë fund karrierës në vitin 2000. Pohon se nuk ka fituar asgjë nga karateja. Tani jeton në Duesseldorf të Gjermanisë dhe nuk merret me karate, është futur në botën e shou-biznesit.
"Karrierën e mbylla më 2000, edhe pse mund të vazhdoja ende. Shikoni sot një sportist për një vit del disa herë në terren dhe fiton 90 milionë, kurse unë nuk mora as 90 kuna (monedhë kroate v.j.) e kam plot 15 kilogramë medalje të fituara për Kroacinë. Nuk e di numrin, por unë me kile llogariti", ka thënë ai.
Gjatë karrierës së tij ai kujton edhe momentet më të ndritura. Sukseset kulminante i vlerëson titujt, përkatësisht të botës dhe të Evropës në karate, por edhe dyluftimet me yllin e filmave, Chuck Norris. Për të nuk ka shumë respekt, por rrah gjoks se e ka mundur në dy turne. Për të karateisti numër një mbetet Bruce Lee, i ndjeri.
"Po çfarë Chuck Norrisi, Bruce Lee është njëshi. Chuck Norris nuk është as gishti i tij i vogël. Megjithatë, Chuck është aktor dhe pas kthimit nga Vietnami bëri emër, pasi ishte sportisti i vetëm i bardhë që merrej me këtë sport. Atë e kam rrahur në dy turne", ka thënë Idrizi.
Ndryshe, Chuck Norris sot është 70 vjeç.
World and European Karate Champion in Absolute Category-

Position Turnier Disziplin Datum Punkte
1. European Championships 1995 kumite männer +80kg 05.05.1995 300
2. Weltmeisterschaft ( World) Senioren 1994 kumite männer OPEN 08.12.1994 400
2. European Championships 1994 kumite männer OPEN 1994 200
1. European Championships 1993 kumite männer +80kg 1993 300
2. European Championships 1992 kumite männer +80kg 1992 200
Gesamt: 1400
Code: Select all
Enver Idrizi is a former Croatian karate fighter. He is an ethnic Albanian, born in Skopje, Macedonia. He was the champion of Yugoslavia at the age of 16. The first medal he won for Croatia was on the day when Croatia was officially recognized as an independent country. Mostly because of him, karate has been a popular trophy sport in Croatia since its independence.
He played a role in the 1996 movie Ne zaboravi me ("Don't forget me") , directed by Jakov Sedlar. After 2000 he was accused of training the members of KLA in Kosovo. That made him reject fighting in Serbia for some time.