Page 1 of 1

Vdes kampioni botëror Besim Kabashi

Posted: Sun Dec 04, 2011 10:30 pm
by Arbëri
Vdes kampioni botëror Besim Kabashi


Image

Ka vdekur kick bokseri kosovar Besim Kabashi. Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e vdekjes së kick boksierit.
Besim Kabashi, 35 vjeçar aktualisht kampion botëror në kik-boks , i lindur në Gurrakoc të Istogut njihej për sukseset e tij të mëdha në kick-boks duke krijuar karrierë të shkëlqyeshme në Gjermani./Indeksonline/








I qoftë i lehtë dheu i Arberise !

Re: Vdes kampioni botëror Besim Kabashi

Posted: Wed Dec 07, 2011 2:39 pm
by Adriana
Vdekja misterioze e Besim Kabashit, kampionit botëror të tai-boksit

Vdekja e kosovarit Besim Kabashi, kampion botë në tai-boks (thaibox), ka ngjallur shumë dyshime. Ai u gjet i vdekur të shtunën duke gdhirë e diela në banesën e tij në Mynih, Gjermani. Tani kanë nisur të dalin në dritë detajet e para. Në internet tifozët e tij thonë se ai ka marrë një medikament shumë të fortë, të tjerë dyshojnë se është një vrasje. Nuk përjashtohet as diskutimi për vetëvrasje.

Policia thotë se për këtë të fundit, për vetëvrasjen, nuk para ka prova. Nuk është gjetur asnjë letër lamtumire. Edhe për vrasje nuk flitet për momentin. Prokurori i shtetit ka kërkuar një autopsi. Ajo është kryer dje në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Të dhënat e para thonë se boksieri vdiq nga një overdozë medikamentesh. Bëhet fjalë për një përzierje toksikologjike, një miks medikamentesh që ka sjellë vdekjen e sportistit. Por duhen ende shumë javë për të arritur në rezultate për këtë. Një proces që do zgjasë shumë, thotë zëdhënësja e prokurorisë…

Re: Vdes kampioni botëror Besim Kabashi

Posted: Fri Dec 09, 2011 3:34 pm
by Arbëri
I jepet lamtumira e fundit kampionit të kik-boksit, Besim Kabashi

Image

Mijëra qytetarë, sportistë, përfaqësues të insitucioneve dhe partive politike të Republikës së Kosovës, të premten i kanë dhënë lamtumirën e fundit kambionit të botës në kik-boks, Besim Kabashi.

Në ceremoninë e varrimit të zhvilluar në fshatin e lindjes së Besimit, në Gurrakoc të Istogut, zëvendësminsitri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajdin Abazi tha se vdekja e Besimit është një humbje e madhe për Kosovën.

“Vdekja e Besimit është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne, për institucionet e Republikës së Kosovës, për sportistët, për mbarë popullin, të cilin e deshti aq shumë”, tha Abazi.

Ai theksoi se për personalitetin e Besimit, nuk kemi nevojë të flasim gjatë, sepse karriera e tij flet shumë, flasin rezultatet e tij kulmore dhe flet humanizmi i tij i treguar të bashkëkombasit.

“Besimi ishte i yni, ndaj krenohemi për te. Por më shumë krenohemi që ai kaloi kufijtë kombëtar dhe u bë i gjithë popujve në mbarë botën, duke demostruar aftësitë njërzore e sportive dhe duke shkelqyr me rezultatet kulminante”, tha Abazi.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit kishte ardhur nga Gjermania edhe trajneri i Besimit, kroati Mladen Steko, i cili tha për Kosovapress se është ndjerë i habitur dhe i tronditur me vdekjen e parakoshme të Besimit. Ai tha se Besimi ka qenë një luftëtar i madh në ring.

“Familja dhe Kosova ka humbur një njeri të madh dhe një sportist të madh, siç ishte Besimi. Ai gjithnjë do të jetë në mendjet tona dhe do ta kujtojmë si një sportist me një karrierë të lartë”, tha Steko.

Ndërsa familjarët i kanë falendëruar të gjithë pjesëmarrësit e ceremonisë së varrimit.

Ndryshe që nga ora 10.00, mijëra qytetarë dhe përfqësues të instituucioneve dhe partive politke, soportisë të shumtë, kanë bërë homazhe pranë trupit të të ndjerit në Shkollën Fillore “Martin Camaj” në Gurrakoc të Istogut.

Ish-kampioni i botës në kik-boks, Besim Kabashi të dielën e kaluar ndërroi jetë në spitalin e Munihut. Kabashi, ka lindur në Gurrakoc të Istogut. Ish sportisti i cili ka hyr në analet e historisë së sporteve luftarake, në meçet profesioniste kishte zhvilluar 36 duele, ndërsa ka fituar gjithsej 35. Ndërkohë që më 16 dhjetor kishte paraparë që të zhvillonte meçin më të rëndësishëm në karrierën e tij kundër Migti Mo. Kabashi ishte i pasionuar pas sporteve luftarake, ndërsa karrierën e tij në kik-boks e nisi në moshën 17 vjeçare.
Image