Page 1 of 1

Turneu Nderkombetar i Xhudos ne Shkoder 2012

Posted: Sat Sep 15, 2012 6:54 pm
by Adriana
Turneu Nderkombetar i Xhudos

Sot ne kuadrin e 100 vjetorit te pavaresise se shtetit shqiptar, u zhvillua ne Shkoder Turneu Nderkombetar i Xhudos per kadete dhe te rinj me pjesemarrjen e 10 ekipeve nga Shqiperia, Mali i Zi, Kroacia dhe Kosova.

Aktiviteti u zhvillua nen kujdesin e Bashkise Shkoder dhe me mbeshtetjen e kampionit kombetar te xhudos Ylli Ujka, president i kompanise “Likata-Grental”.
Aktivitetin e pershendeti perfaqesuesi i ambasades USA z.Paul Romeo.
Aktivitetin e drejtoi Anton Shkoza, president i Akademise Shqiptare te Xhudos.
Ne perfundim te turneut Shqiperia mori 12 medalje, Mali i Zi 11 medalje, Kroacia 7 medalje dhe Kosova 6 medalje.
Indrit Cullhaj i ekipit Tirana mori 2 medalje te arta ne peshen 60 kg duke konkuruar per kadete dhe per te rinj. Medalje ari mori dhe Lurjan Kaci i ekipit Vllaznia.

Per femra vendet e para i fituan xhudistet nga Mali i Zi, Kroacia dhe Kosova.
Xhudistet me te mire u vleresuan Indrit Cullhaj(fitues i vendit te trete ne kampionatin ballkanik per kadete) i cili fitoi 6 ndeshje, Arso Miric i Malit te Zi ( fitues i vendit te trete ne kampionatin evropian per te rinj) dhe Ivana Shunjevic e Malit te Zi.


Lajmi buron nga: President i Federates Shqiptare te Xhudos Xhelil Cibaku 15 Shtator