"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajmet e sportit nga shqiptaret e Maqedonise

Flisni për sportin shqiptar në përgjithësi, talentet sportive dhe rezultatet e sportit shqiptar.

Moderator: Tan-Tirana

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Lajmet e sportit nga shqiptaret e Maqedonise

#1

Post by Arbëri » Thu May 16, 2013 2:28 pm

BASKETBOLL: ‘NBA ÇAIR’ KAMPION TË MAQEDONISË per 2013
NBA ÇAIR MBRON TITULLIN KAMPION

Image

Juniorët e NBA Çair edhe njëherë kanë treguar se nuk kanë konkurrencë në Maqedoni duke arrit kështu të mbrojnë titullin pas fitoreve që shënuan në gjysmëfinale ndaj Rabotniçkit (90:67) dhe në finale ndaj MZT Skopje (90:89).

Gjithçka kishte filluar mirë për basketbollistët e NBA, të cilët në asnjë moment nuk i lejuan kundërshtarit që të marrin kryesimin e ndeshjes, ndërsa diferenca në një moment arriti deri në 20 pikë plus për ekipin nga Çairi. Mysafirët në pjesën e dytë të ndeshjes pak treguan dhëmbët kështu andaj çerekun e tretë e fituan me 27:19, ndërsa të katërtin 21:32, por në fund rezultati mbeti në favor të NBA 90:89. Kjo fitore ka qen mjaft emocionale për trajnerin Enver Myftari që mund të themi lirisht se me punën që bën është më meritori për suksesin e arritur. “I premtuam shqiptarëve se edhe sivjet do të mbrojmë titullin dhe këtë e realizuam. Falënderoj të gjithë që na përkrahën, kjo është NBA Çair, ekipi që vetëm fiton”, tha Miftari. Ndër më meritoret për këtë sukses ishin edhe dyshja Alaudin Mustafa dhe Artan Nika që shënuan nga 28 pikë, ndërsa pikë dyshifror kishin shënuar edhe Jeton Feta dhe Jetmir Zeqiri (13 pikë). Në përfundim të ndeshjes u shpall edhe MVP i këtij “Final Four”.
Shkëndija në finalen e Kupës, mposht Vardarin
Image

Tani eshte vendosur. Finalja e Kupes se Maqedonise do jete nje derbi mes Shkendijes dhe Teteksit. Te dy ekipet tetovare kane prere bileten sot pas sukseseve ne dy gjysemfinalet e dyta. Teteksi mposhti paster 2-0 Sileksin, ndersa Shkendija pas barazimit pa gola ne ndeshjen e pare barazoi para pak minutash 1-1 ne stadiumin "Filipi i Dyte" ne Shkup.

Tetovaret kaluan ne avantazh ne minuten e 81 por u barazuan ne minutat shtese por goli i Vardar nuk i cenoi pozitat e SHkendijes, qe tani do te luftoje per fitimin e Kupes. /albeu.com/
Berat Jakupi në evropianin e 48-të të karatesë për senior në Budapest të Hungaris
Image
Karateisti nga Gostivari, Berat Jakupi në evropianin e 48-të të karatesë për senior në Budapest të Hungarisë, ka fituar medaljen e bronztë. Në kohë të njëjtë kjo është medalja e tij e parë në këtë konkurrencë dhe njëherë është i vetmi reprezentues që i sjell Maqedonisë një medalje nga një eveniment i rëndësishëm. Jakupi mundi ish kampionin evropian nga Azerbajxhani, Asmir Gurban me rezultat të thellë 3-0. Pas kësaj medalje edhe pse në moshë ishte ndër më të rinjtë në kategorinë minus 84 kilogram Jakupi, thotë se tani e tutje do orvatet të fitojë edhe medaljen e artë në konkurrencë të seniorëve. “Pas gjithë atyre rezultateve që i ma arritur në kategorinë e të rinjve, kjo ishte hera e parë që merrja pjesë në kategorinë e seniorëve dhe arrita të stolisem me medaljen e bronztë. I pashë kundërshtarët e mi të cilët janë dhe po ashtu ata për hir të këtij rezultati tani e tutje do të kenë një respekt. Në arenë kur do përballen me mua nuk do të futen me mendimin se kanë të bëjnë me një garues 19 vjeçar. “, tha për ALSAT-M, Jakupi. Ndryshe të martën karateisti Berat Jakupi, do të pritet nga drejtuesit e ARSM dhe me këtë rast do të firmosë edhe kontratë për bursë sportive.
Ranking Tournament Discipline Date Points
3. ME seniorů 2013 kumite male -84kg 09.05.2013 100
1. Under 21 European Cup 2013 kumite male 18-20 years +78kg 08.02.2013 120
7. Under 21 European Cup 2012 kumite male 18-20 years -78kg 10.02.2012 10
7. ME dorostu a juniorů 2011 kumite male 16-17 years -76kg 11.02.2011 25
1. Grand Prix Croatia 2011 kumite male 16-17 years -76kg 15.01.2011 48
1. ME dorostu a juniorů 2010 kumite male 16-17 years -76kg 05.02.2010 300
1. ME dorostu a juniorů 2009 kumite male 14-15 years +70kg 30.01.2009 300
3. Grand Prix Croatia 2009 kumite male 14-15 years +70kg 10.01.2009 16
Sum: 919
Halimi me bronzë nga Turqia
Karateisit tetovar Driton Halimi vazhon me paraqitjet e suksesshme, duke arritur kësaj rradhe të renditet në vendin e tretë të turneut ndërkomëtarë të karatesë “INTERNATIONAL SAKARYA OPEN KARATE TOURNAMENT” që u zhvillua prej 21 deri më 24 qershor në Sakarya të Turqisë.

Klubi Boksit Shkupi i suksesshëm edhe në Manastir
Image
Te shtunën ka përfunduar dhe rrethi i dytë i kampionatit shtetërorë në boks në Maqedoni. KB Shkupi në këtë garë është paraqitur me 6 boksierë, ndërsa me fitore janë stolisur 4 prej tyre, që tregon se në këtë klub po bëhet një punë e madhe. Edhe trajneri i Klubit të Boksit Shkupi, Naser Haruni dhe Enver Salihu kane mbetur te kënaqur nga “luftëtarët” e treguara.

Nazmi Dauti ka mundur Lulzim Bajramin nga KB Shkëndija Boks nga Tetova, Afrim Murati ka mundur Rexhep Jasharov nga KB Bargalla e Shtipit. Visar Jahii e fitoi Osman Demirovin nga KB Bargalla. Afet Hajredini ishte më i mirë se Denis Mauremovski i KB Branitell nga Manastiri.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Rina
Honored Member
Honored Member
Posts: 368
Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Gender: Female

Re: Lajmet e sportit nga shqiptaret ne Maqedonise

#2

Post by Rina » Thu May 16, 2013 3:20 pm

Ju lumte! :)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajmet e sportit nga shqiptaret e Maqedonise

#3

Post by Arbëri » Thu May 23, 2013 3:49 pm

Finalja kupes : SHKENDIJA vs TETEKS

Shkup, fyerje etnike, ndërpritet finalja e Kupës

Image

Ndërprerja përfundimtare erdhi pas dy ndërprerjeve të përkohshme si pasojë e fyerjeve mes dy tifozerive.
Kjo është finalja e parë e Kupës së Maqedonisë, e cila ndërpritet për shkaqe sigurie. Vendimi për datën dhe orën e zhvillimit të ndeshjes pritet të merret në orët në vazhdim.
Mediat shqiptare në Maqedoni e kane cilesuar si skandaloz vendimin per te nderprere ndeshjen.

Pas nderprerjes se ndeshjes shqiptaret i vun flaken stadiumit qe mban emrin FILIPI II :)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajmet e sportit nga shqiptaret e Maqedonise

#4

Post by Arbëri » Thu May 30, 2013 7:10 pm

Gostivari festoi Ligën e Parë



Klubi i Futbollit Gostivari ka arritur sukses historik, duke u kualifikuar për herë të parë në elitën e futbollit vendor. Kjo ka qenë arsyeja për festë madhështore në Gostivar, të cilët nga sezoni i ardhshëm do të mund të ndjekin futboll nga liga më kualitative në vend.

Gostivari është përfshirë nga festë e madhe, pasi për herë të parë në histori, ky qytet do të ketë skuadër që do luajë në Ligën e Parë të futbollit në vend. KF Gostivari të martën në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Dytë, mundi 5:1 Pobeda Juniorin duke siguaruar pozitën e dytë në renditje dhe kualifikimin direkt në Ligën e Parë. Duke ditur se vetëm tre pikë Gostivarin e ndanin nga Liga e Parë, mbi 4000 tifozë përfshinë stadiumin e qytetit, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes ndjehej atmosfera festive. Grupi i tifozëve ‘Kastriotët’ zbukuruan ndeshjen me animin e tyre si dhe koreografinë e përgatitur në fund të përballjes, ndërsa futbollistët me fitoren e lartë kompletuan festën në Gostivar. “Këto emocione janë të papërshkrueshme për shkak se deri më tani asnjë ekipi nga Komuna e Gostivarit nuk i ka shkuar për dore për 90-të vite me rradhë që të ngjitet në elitën e futbollit. Ne pas një mundi dhe lodhje të madhe katërvjeçare, sot kurorëzojmë gjithë atë mund që kemi dhënë për katër vite. Këto emocione janë të papërshkrueshme dhe besoj se janë të mëdha për çdo futbolldashës nga Gostivari, për shkak se ata kanë patur një dëshirë të madhe që të kenë një ekip nga Gostivari në elitën e futbollit, që të mund të ndjekin të gjithë ndeshjet, për shkak se zakonisht një numër i madh i futbolldashësve shkojnë deri në Tetovë dhe Shkup për të ndjekur ndonjë ndeshje nga elita e futbollit”, deklaroi presidenti i Gostivarit, Vesel Memedi. “Pa dyshim se sot për Gostivarin është një ditë hisotrike dhe për gostivarasit. Edhe unë jam shumë i emocionuar s’di çka të them veç një falemenderim të madh për publikun që sot ishte këtu i pranishëm, si dhe nga zemra dua të them se një falemenderim shumë, shumë i madh shkon për profesor doktor Vesel Memedin, i cili gjithmonë dhe gjithkund ka qenë me ne”, u shpreh golashënuesi më i mirë i Gostivarit, Eshtref Dehari. Sa i përket ndeshjes vendasit që në minutën e 4 me anë të Paunovit bënë me dije se nuk do të lejojnë prishje të festës. Në minutën e 32-të Loga realizon për 2:0, ndërsa katër minuta më vonë miqtë kthehen në lojë, kur Veljanoski shënon nga gjuajtja e lirë. Gostivari në pjesën e dytë fundosi Pobeda Juniorin kur në skenë doli Eshtref Dehari me dy gola të realizuar në minutën e 59-të dhe 71-të, ndërsa rezultatin final 5:1 e fiksoi Paunov në minutën e 78-të. Fundi i ndeshjes ishte shenjë për fillimin e festës së madhe, kur mijra tifozë përfshinë terenin e gjelbërt, ku ndanin gëzimin me futbollistët e Gostivarit.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Lajmet e sportit nga shqiptaret e Maqedonise

#5

Post by Arbëri » Tue Jun 04, 2013 4:23 pm

Lulzim Vrenezi është “Margaritari” i Maqedonisë
Në ndeshjen finale Vrenezi në kategorinë deri 74 kilogram, me pikë e ka mundur përfaqësuesin e Serbisë, Zauer Efendiev
Moren pjese 60 mundës nga 11 shtete .

Image

Lulzim Vrenezi është mundësi që ka rrëmbyer titullin e 37-të të turneut ndërkombëtarë në mundje “Margaritari i Maqedonisë, që sot është zhvilluar në sallën e “Parkut” në Shkup.
Në ndeshjen finale Vrenezi në kategorinë deri 74 kilogram, me pikë e ka mundur përfaqësuesin e Serbisë, Zauer Efendiev, përndryshe bartës i medaljes së bronztë në Kampionatin e fundit Evropain.

Për mundës më i mirë nga Maqedonia është shpallur Dejan Bogdanov, i cili në finale e mundi nënkampionin evropian, armeniasin Musa Murtozaliev në kategorinë deri në 84kg. Mundës më i mirë i huaj është shpallur David Saperjan nga Armenia, i cili në kategorinë deri 66kg, ishte më i mirë se Dejan Mitrov.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Atdhetari_Shkup
Junior Member
Junior Member
Posts: 6
Joined: Tue Jun 11, 2013 6:37 pm
Gender: Male

Re: Lajmet e sportit nga shqiptaret e Maqedonise

#6

Post by Atdhetari_Shkup » Fri Jun 14, 2013 4:22 pm

APEL TE GJITHE SHKUPJANEVE!
Ushtaret bardh e kalter nga kryeqyteti shqiptar Shkupi , " Shvercerat Shkup " kesaj rradhe mobilizohen te pushtojne qytetin e Shtipit , qytet ku per se pari here do te degjohet kenga shqipe. 15.06.2013 ( e shtune ) SKA PUNE , SKA PUSHIM , SKA SHETITJE por ka vetem PUSHTIM. FORZA SHKUPI .

video : https://www.youtube.com/watch?feature=p ... gqxmV9avXI

Atdhetari_Shkup
Junior Member
Junior Member
Posts: 6
Joined: Tue Jun 11, 2013 6:37 pm
Gender: Male

Re: Lajmet e sportit nga shqiptaret e Maqedonise

#7

Post by Atdhetari_Shkup » Sun Jun 16, 2013 2:30 pm

Boksierët shqiptarë nga Maqedonia kane shkelqyer në kampionatin individual të boksit

ImageImageImageImage

Kanë qenë të shkëlqyeshëm, fantastik, të mrekullueshëm, pa konkurrencë, boksierët shqiptarë, e sidomos ata të KB Shkupi, në ringun e boksit në Shtip, në kampionatin individual të boksit për kadet, juniorë dhe senior, që u zhvillua të shtunën dhe të dielën.

KB Shkupi ka rrëmbyer shtatë tituj kampioni dhe dy nënkampioni. Me medalje të artë janë stolisur: Nazmi Dauti (75kg, kadet), Idriz Bislimi (56kg, junior), Visar Jahiu (60kg, junior), Ajdin Ferati (69kg, junior), Ramadan Tahiri (75kg, junior), Afet Hajredini (56kg, senior), dhe Sinan Xheladini (81kg, senior). Ndërsa, medalje të argjendtë fituan: Afrim Murati 64kg, junior) dhe Ruzhdi Rexhepi (63kg, kadet).

“Jemi shumë të kënaqur me suksesin e arritur në Shtip. Të gjithë boksierët ishin në element, duke treguar se jemi më të mirët në Maqedoni. Thjeshtë kanë dominuar plotësisht në ring dhe fitoret janë shumë të lezetshme. Ia morëm hakun klubeve shqiptare të futbollit, Dritës dhe KF Shkupit që pësuan humbje nga referët në ndeshjet e tyre të balotazhit në Shtip”, janë shprehur për Lajm, dyshja e trajnerëve të njohur, Naser Haruni dhe Enver Salihu.



KB Sindi nga Struga ka fituar dy tituj kampioni: Fatlum Zhuta (75kg, senior) për herë të nëntë bëhet kampion i Maqedonisë, ndërsa kadeti Valmir Reçi (66kg) poashtu solli një gëzim të madh në radhët e klubit strugan. Dy tituj kampioni në kategorinë e kadetëve i ka fituar edhe KB Shkëndija Boks nga Tetova, Lulzim Ismaili (60kg) dhe Besar Garipi (54kg).

Post Reply

Return to “Sporti shqiptar”