Lajmet e sportit nga shqiptaret e Maqedonise
Posted: Thu May 16, 2013 2:28 pm
BASKETBOLL: ‘NBA ÇAIR’ KAMPION TË MAQEDONISË per 2013
Klubi Boksit Shkupi i suksesshëm edhe në Manastir
NBA ÇAIR MBRON TITULLIN KAMPION

Juniorët e NBA Çair edhe njëherë kanë treguar se nuk kanë konkurrencë në Maqedoni duke arrit kështu të mbrojnë titullin pas fitoreve që shënuan në gjysmëfinale ndaj Rabotniçkit (90:67) dhe në finale ndaj MZT Skopje (90:89).
Gjithçka kishte filluar mirë për basketbollistët e NBA, të cilët në asnjë moment nuk i lejuan kundërshtarit që të marrin kryesimin e ndeshjes, ndërsa diferenca në një moment arriti deri në 20 pikë plus për ekipin nga Çairi. Mysafirët në pjesën e dytë të ndeshjes pak treguan dhëmbët kështu andaj çerekun e tretë e fituan me 27:19, ndërsa të katërtin 21:32, por në fund rezultati mbeti në favor të NBA 90:89. Kjo fitore ka qen mjaft emocionale për trajnerin Enver Myftari që mund të themi lirisht se me punën që bën është më meritori për suksesin e arritur. “I premtuam shqiptarëve se edhe sivjet do të mbrojmë titullin dhe këtë e realizuam. Falënderoj të gjithë që na përkrahën, kjo është NBA Çair, ekipi që vetëm fiton”, tha Miftari. Ndër më meritoret për këtë sukses ishin edhe dyshja Alaudin Mustafa dhe Artan Nika që shënuan nga 28 pikë, ndërsa pikë dyshifror kishin shënuar edhe Jeton Feta dhe Jetmir Zeqiri (13 pikë). Në përfundim të ndeshjes u shpall edhe MVP i këtij “Final Four”.
Shkëndija në finalen e Kupës, mposht Vardarin

Berat Jakupi në evropianin e 48-të të karatesë për senior në Budapest të Hungaris
Tani eshte vendosur. Finalja e Kupes se Maqedonise do jete nje derbi mes Shkendijes dhe Teteksit. Te dy ekipet tetovare kane prere bileten sot pas sukseseve ne dy gjysemfinalet e dyta. Teteksi mposhti paster 2-0 Sileksin, ndersa Shkendija pas barazimit pa gola ne ndeshjen e pare barazoi para pak minutash 1-1 ne stadiumin "Filipi i Dyte" ne Shkup.
Tetovaret kaluan ne avantazh ne minuten e 81 por u barazuan ne minutat shtese por goli i Vardar nuk i cenoi pozitat e SHkendijes, qe tani do te luftoje per fitimin e Kupes. /albeu.com/

Karateisti nga Gostivari, Berat Jakupi në evropianin e 48-të të karatesë për senior në Budapest të Hungarisë, ka fituar medaljen e bronztë. Në kohë të njëjtë kjo është medalja e tij e parë në këtë konkurrencë dhe njëherë është i vetmi reprezentues që i sjell Maqedonisë një medalje nga një eveniment i rëndësishëm. Jakupi mundi ish kampionin evropian nga Azerbajxhani, Asmir Gurban me rezultat të thellë 3-0. Pas kësaj medalje edhe pse në moshë ishte ndër më të rinjtë në kategorinë minus 84 kilogram Jakupi, thotë se tani e tutje do orvatet të fitojë edhe medaljen e artë në konkurrencë të seniorëve. “Pas gjithë atyre rezultateve që i ma arritur në kategorinë e të rinjve, kjo ishte hera e parë që merrja pjesë në kategorinë e seniorëve dhe arrita të stolisem me medaljen e bronztë. I pashë kundërshtarët e mi të cilët janë dhe po ashtu ata për hir të këtij rezultati tani e tutje do të kenë një respekt. Në arenë kur do përballen me mua nuk do të futen me mendimin se kanë të bëjnë me një garues 19 vjeçar. “, tha për ALSAT-M, Jakupi. Ndryshe të martën karateisti Berat Jakupi, do të pritet nga drejtuesit e ARSM dhe me këtë rast do të firmosë edhe kontratë për bursë sportive.
Ranking Tournament Discipline Date Points
3. ME seniorů 2013 kumite male -84kg 09.05.2013 100
1. Under 21 European Cup 2013 kumite male 18-20 years +78kg 08.02.2013 120
7. Under 21 European Cup 2012 kumite male 18-20 years -78kg 10.02.2012 10
7. ME dorostu a juniorů 2011 kumite male 16-17 years -76kg 11.02.2011 25
1. Grand Prix Croatia 2011 kumite male 16-17 years -76kg 15.01.2011 48
1. ME dorostu a juniorů 2010 kumite male 16-17 years -76kg 05.02.2010 300
1. ME dorostu a juniorů 2009 kumite male 14-15 years +70kg 30.01.2009 300
3. Grand Prix Croatia 2009 kumite male 14-15 years +70kg 10.01.2009 16
Sum: 919

Halimi me bronzë nga Turqia
Karateisit tetovar Driton Halimi vazhon me paraqitjet e suksesshme, duke arritur kësaj rradhe të renditet në vendin e tretë të turneut ndërkomëtarë të karatesë “INTERNATIONAL SAKARYA OPEN KARATE TOURNAMENT” që u zhvillua prej 21 deri më 24 qershor në Sakarya të Turqisë.
Klubi Boksit Shkupi i suksesshëm edhe në Manastir

Te shtunën ka përfunduar dhe rrethi i dytë i kampionatit shtetërorë në boks në Maqedoni. KB Shkupi në këtë garë është paraqitur me 6 boksierë, ndërsa me fitore janë stolisur 4 prej tyre, që tregon se në këtë klub po bëhet një punë e madhe. Edhe trajneri i Klubit të Boksit Shkupi, Naser Haruni dhe Enver Salihu kane mbetur te kënaqur nga “luftëtarët” e treguara.
Nazmi Dauti ka mundur Lulzim Bajramin nga KB Shkëndija Boks nga Tetova, Afrim Murati ka mundur Rexhep Jasharov nga KB Bargalla e Shtipit. Visar Jahii e fitoi Osman Demirovin nga KB Bargalla. Afet Hajredini ishte më i mirë se Denis Mauremovski i KB Branitell nga Manastiri.