"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Stadiumi i ri, Fiasko i pa përshkruar 130 eur

Flisni për sportin shqiptar në përgjithësi, talentet sportive dhe rezultatet e sportit shqiptar.

Moderator: Tan-Tirana

Post Reply
User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Stadiumi i ri, Fiasko i pa përshkruar 130 eur

#1

Post by illyrianboyful » Sun Dec 08, 2013 9:53 am

Stadiumi i ri, skandal dhe një fiasko financiar i papërshkruar në Botë! Kostoja 130 milion euro.

130 milion euro, për një stadium 23,000 vendesh, për njerëzit që miren vesh në ndërtimtari vjedhje e hapët!!!

Edhe një herë, paraja, tentacioni për tu pasuruar e bëri të veten, tentacioni ishte tepër i madhë për të mos kapur rastin shumë të radhë me u bër pasunik( hahahha po çfar mendon ti, kush mundet me iu kundërvi kësaj! përveç burrave të vërtet!)

Ajo që më çudit se kjo vjedhje tejkaloi çdo limit të imagjinueshëm!

Të ia bëjm një inventar grosso modo që të shohimë përafërsisht koston, por do i rris çmimet e kostos reale në mënyrë që edhe në shtetet perëndimore duket tepër e shtrenjët!


1 - 20,000 M2,(1M2 x 300mm i gjerë) beton armatur = 500.-euro M2( këtu e ekzagjerova me të vërtet).20,000 M2 x 500.-euro = 10,000,000.- euro

2- installacioni elektrikë( reflektorat, spotat, installacioni, puna e dorës etj) 5,000,000 milion euro( edhe këtu e ekzagjerova!)

3-Instalacioni SANITAR( furnizimi, WC, dushat,) 5,000,000.-milion euro( edhe këtu e ekzagjerova!

4 - installimet me hekur të rënd, 5,000,000.-(edhe kjo shifër është tepër e madhe)

5 - 23,000 X karrika 50.-euro( në kinë i marrim nga 5.-euro copën).
23,000 x 50.- = 1,150,000.-euro

6 - Fusha e lojës: 2,000,000.-( sepse duhet ta shtrojmë me ari!)

Rekapitulimi

1- (betoni) 10,000,000.-
2- (elektriciteti) 5,000,000.-
2 (sanitaria) 5,000,000.-
4-(hekur i rënd, tjetër se i armaturës) 5,000,000.-
5-(karrikat) 1,150,000.-
6- (fusha e lojës) 2,000,000.-

TOTAL = 28,150,000


KUJT I SHKOJN EDHE 100,000,000 MILION EURO???????????????
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stadiumi i ri, Fiasko i pa përshkruar 130 eur

#2

Post by Adriana » Mon Dec 09, 2013 12:17 pm

E kam lexuar edhe une kete artikull para disa ditesh dhe mu duk nje shifer qesharake, te paktemen te kishin perdorur proverben tone '' gjella me krip, e kripa me karar''. Po sjell nje shembull te vogel nga shteti ku banoj... stadiumi ne amsterdam Arena me 53.052 -vende , kushton 96-milion, qe nuk eshte thjesht nje stadium, por nje arene e vertet.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Re: Stadiumi i ri, Fiasko i pa përshkruar 130 eur

#3

Post by illyrianboyful » Mon Dec 09, 2013 2:21 pm

Adriana wrote:E kam lexuar edhe une kete artikull para disa ditesh dhe mu duk nje shifer qesharake, te paktemen te kishin perdorur proverben tone '' gjella me krip, e kripa me karar''. Po sjell nje shembull te vogel nga shteti ku banoj... stadiumi ne amsterdam Arena me 53.052 -vende , kushton 96-milion, qe nuk eshte thjesht nje stadium, por nje arene e vertet.

E nderuara,

ashtu është, ky stadium që ceke ka 30,000 mijë venda më shumë, dmth më shumë se gjysma, është edhe një herë më i madhë, plus kësaj është në nivelin më të lartë cilësor të ndërtimit dhe amenaxhimit strukturor.

Është i bërë me një kosto punë-dore shumëfisht më të shtrenjët se sa në shqipëri në çdo aspekt të llogaritjes, në perëndimë një orë pune për një mjeshtër ndërtimtarije llogaritet 80.- euro (mesatare), tek ne është 35,-euro dita e mjeshtrit, mos të flasimë për një inxhinier.

Megjithatë edhe në perëndimë ka abuzime financiare(shumë bile).

Unë ato llogaritjet sipër që i kam bër (jam në ndërtimtari me profesion, kam pas firmën time) i kam bër me çmimë të parëndimit, bile bile edhe duke e rriutur përtej mase çmimin, në bazë të eksperiencës që kam.


Për mua edhe ai stadiumi në amsterdam ka kushtuar më shumë se sa në realitet duhej të kushton, kuptohet është punë mbushje xhepash me para, këto jan raste ku fërkohen duart e shumë e shumë vetave!
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Stadiumi i ri, Fiasko i pa përshkruar 130 eur

#4

Post by Phoenix » Mon Dec 09, 2013 3:14 pm

"Juventus Stadium" me 41 000 vende ka kushtuar 120 milion euro!
Mban pak erë kjo çështje.

Jo vetëm kaq, por ne si vend gjendemi tani para faktit të kryer se Kombëtarja jonë e futbollit nuk do të luaj më në Shqipëri.
Ku ishte federata deri më tani,
Ndërkohë që kryetari i federatës kërkon të rrijë përjetësisht në krye?
Sikur kryetari i federatës të jepte pak dorëheqjen për paaftësi nuk do të ishte keq.
Nga ana tjetër kupton se ata që e duan vendin dhe interesat e tij, nuk janë të pasur! Ndryshe do të kishin investuar me kohë në sport.

User avatar
illyrianboyful
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 285
Joined: Thu May 30, 2013 9:22 pm
Gender: Male

Re: Stadiumi i ri, Fiasko i pa përshkruar 130 eur

#5

Post by illyrianboyful » Mon Dec 09, 2013 4:21 pm

Mendoj se është duke u bërë një keq menaxhim i budxhetit shtetëror dhe të fondit të federatës së futbollit shqipëtar! Dhe duhet reagur patjetër, për të penguar idiocira të tilla!

Dhe jo vetëm, njiashtu për ndërtimin e autostardës Prishtinë-Kaçanik! Kostoja: 760,000,000.- milion euro.

Vetëm ne japim aq para jashta shtetit tonë!

Me 10,000,000.- milion euro, krijohet një ndërrmarje(Shqipëtare) nga më të modernet në Botë, me të gjitha Makinerit bashkohore moderne që nevojiten për të ndërtuar Stadium.

Kështu, Kostoja për ndërtimin do të llogaritej me punë-doren e rrogave Shqipëtare, njëkohësisht kostoja e stadiumit zbret, çka dmth se Stadiumi mund të ndërtohet shumë bukur, me 20,000,000 apo 30 milion euro, po le të jetë edhe pak më shumë, ama do fitojmë një ndërmarrje shumë të fort, e cila do të i k'thej parat e huazuara për ndërtimin saj, dhe në radhë të saj, do i ndërtoj edhe infrastrukturën sportive të mbarë Shqipëris, por edhe të Kosovës. e pse jo edhe më gjerë!!!

Njësoj për ndërtimin e Autostradës Prishtinë- Kaçanik!!!


Ama duhet me jua ngre veshët këtyre të paaftëve, apo ndoshta hajdutëve më mirë do përshtatej(nuk e di). Por fakti është se të tjerët po pasurohen në shpind të popullit shqipëtar në vend se me u përforcuar vendi jonë! Shtetet tjera kurrë nuk e lejojn një gjë të tillë!!! pos arabëve se ata i kan parët si zalli"!
Nuk është i forti ai që ngadhënjen njerëzit, por i forti është ai që ngadhënjen vetëvehten!!!

Post Reply

Return to “Sporti shqiptar”