Page 1 of 1
Atletja Jone Luiza Gega
Posted: Mon Sep 30, 2019 8:07 pm
by TeuAL
Atletja Luiza Gega sapo e ka perfunduar me sukses garen e atletikes 3000m me pengesa dhe u rendit nder 10 atletet me te mira te botes per kete gare. Te lumte Luiza !
Re: Atletja Jone Luiza Gega ne Tokio 2020
Posted: Sun Aug 01, 2021 4:09 am
by TeuAL
Luiza Gega garoi sot ne baterine e dyte dhe doli e pesta(ne kete bateri) ne garen 3000m me pengesa("Women's 3000m Steeplechase"). Po ashtu Luiza u kualifikua per ne finale qe do te jete ne 4 Gusht.
https://olympics.com/tokyo-2020/olympic ... 00100-.htm
vijon . . .
Re: Atletja Jone Luiza Gega ne Tokio 2020
Posted: Sun Aug 01, 2021 4:15 am
by TeuAL
TeuAL wrote: ↑Sun Aug 01, 2021 4:09 am
Luiza Gega garoi sot ne baterine e dyte dhe doli e pesta(ne kete bateri) ne garen 3000m me pengesa("Women's 3000m Steeplechase"). Po ashtu Luiza u kualifikua per ne finale qe do te jete ne 4 Gusht.
https://olympics.com/tokyo-2020/olympic ... 00100-.htm
vijon . . .
Tabela e finalisteve vijon. Suksese Luiza!
Re: Atletja Jone Luiza Gega
Posted: Sun Aug 21, 2022 7:15 am
by TeuAL
Luiza Gega shkruan historinë në Mynih, shpallet kampione e Europës dhe vendos rekord kontinental
20 Gusht, 2022 22:45
Luiza Gega nuk di të ndalet duke shkruar historinë për sportin shqiptar. Atletja shqiptare sot ka bërë një paraqitje fantastike në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke u shpallur Kampione e Europës në aktivitetin që po zhvillohet në Mynih.
Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë. Këtë e tregoi më së miri duke diktuar ritmin dhe duke marrë kryesimin që pas 100 metrave të parë, për të lënë pas të gjithë rivalet që kërkonin t’i rrëmbenin nga duart një medalje që e ndiqte prej shumë kohësh.
Askush nuk mbajti ritmin fantastik të Luiza Gegës në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.
Sigurisht që kjo kohë e regjistruar nga Gega është edhe rekordi i ri kombëtar në këtë disipline, pasi atletja përmirësoi kohën që kishte vendosur në Lojërat Mesdhetare pak javë më parë.
https://www.balkanweb.com/luiza-gega-sh ... ntinental/
Re: Atletja Jone Luiza Gega
Posted: Thu Jul 27, 2023 12:10 am
by TeuAL
https://kohajone.com/luiza-gega-kampion ... ballkanit/
Luiza Gega, kampione e trefishtë e Ballkanit
July 26, 2023
Luiza Gega ka fituar edhe medaljen e tretë të artë në Kampionatin Ballkanik, që po zhvillohet në Serbi.
Gega ka fituar medaljen e tretë në garën e 3000 metrave me pengesa, duke prerë edhe zyrtarisht biletën për Olimpiadën e Parisit.
“Çdo medalje ka rëndësi dhe e lumtur që arrita të marr 3 të arta për Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik, që u zhvillua në Serbi. Vetëm në garën 3000 metra me pengesa tentova të vrapoj pak më shpejt për të kapur kohën e normës olimpike, duke realizuar kohën 9.21. Zyrtarisht preva biletën për në “PARIS 2024”. Dy garat e tjera 3000m dhe 5000m ishin thjesht gara taktike për të fituar medaljen e artë, por me një finish të shpejtë, pasi doja të ndjeja që në këmbët e mia ende ka forcë, edhe pse po bëja 3 gara për dy ditë”, shkruan atletja shqiptare në Instagram.