"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqipëria: 34 Kampionë të Europës në 8 vitet e fundit !!!

Flisni për sportin shqiptar në përgjithësi, talentet sportive dhe rezultatet e sportit shqiptar.

Moderator: Tan-Tirana

Post Reply
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Shqipëria: 34 Kampionë të Europës në 8 vitet e fundit !!!

#1

Post by Phoenix » Sat Oct 03, 2009 2:59 pm

-bravo- PESHËNGRITJA -bravo-
-winer- -winer- -winer- -winer- -winer- -winer- -winer- -winer- -winer- -winer-
Nga Besnik Dizdari
-Kështu pra, aktualiteti i zhvillimeve të sportit shqiptar, na bën që mbrenda një jave ne të kalojmë nga “euforia e mos-humbjes” te “mos-gëzimi i fitores”. Vetvetiu vihen përballë njëri tjetrit, sporti më popullor, më publik, ndër ne, që është futbolli, me sportin më të zhvilluar po ndër ne, që është peshëngritja.

Në këte muaj, shtator 2009, ka ndodhur një tjetër bukuri e këtij sporti: Shqipëria e peshëngritjes ka fituar 10 medalje europiane, jo lagjesh e ndërmarrjesh, por europiane! Ajo që është e rëndësishme, Shqipëria ka fituar 6 medalje të Kampionit të Europës. Dhe i ka fituar përballë shteteve që sot janë avangarda e këtij sporti në Olimpiada e Kampionate Botërore. Por më e rëndësishme, është se për herë të parë në histori, absolutisht për herë të parë në histori, qysh kur janë themeluar apo krijuar sportet në këte vend, Shqipëria fiton si ekip një Kampionat Europian në Renditjen më të rëndësishme, ate me medalje.

1.

Ndodhi në Kampionatin Europian për NEN17 vjeç zhvilluar në Eilat të Izraelit nga 6 deri te 13 shtator 2009. Daniel Godelli fitoi 3 tituj të Kampionit të Europës, Hysen Pulaku 2 tituj, Xhulio Prroni 1. Paraqitja e peshëngritësve shqiptarë medalistë befasues të Kampionatit Europian të moshës, është kjo e më poshtmja, duke dhënë pranë rezultatit të secilit shifrën që përfaqëson Renditjen për secilin në këte Kampionat Europian 2009:

Pesha 69 kg. – Shkëputje:

1. Daniel GODELLI / Alb 137 kg * Kampion i Europës

2. Raffi MELIKYAN / Arm 123 kg

3. Sulejman RUZGAR / Tur 122 kg

Pesha 69 kg. – Shtytje:

1. Daniel GODELLI/ Alb 160 kg * Kampion i Europës

2. Raffi MELIKYAN / Arm 157 kg

3. Krenar SHORAJ / Alb 153 kg * Medalje Bronzi

Pesha 69 kg. – Dygarësh:

1. Daniel GODELLI/ Alb 297 kg * Kampion i Europës

2. Raffi MELIKYAN / Arm 280 kg

3. Artem OKULOV / Rus 279 kg

Pesha 77 kg. – Shkëputje:

1. Mukhamade KHIBALOV / Rus 138 kg

2. Hysen PULAKU / Alb 137 kg * Nënkampion i Europës

3. Georgy SHIKOV / Bul 135 kg

Pesha 77 kg. – Shtytje:

1. Hysen PULAKU / Alb 164 kg * Kampion i Europës

2. Mukhamade KHIBALOV / Rus 161 kg

3. Aren NERSESYAN / Arm 158 kg

Pesha 77 kg. – Dygarësh:

1. Hysen PULAKU / Alb 301 kg * Kampion i Europës

2. Mukhamade KHIBALOV / Rus 299 kg

3. Nailkhan NABIYEV / Aze 289 kg

Pesha 85 kg. – Shtytje:

1. Xhulio PRRONI / Alb 141 kg * Kampion i Europës

2. Uladzimit YAKUTA / Blr 140 kg

3. Leonard COBZARIU / Rou138 kg

Pesha 85 kg. – Shkëputje

1. Egor KLIMOV / Rus 183 kg

2. Xhulio PRRONI / Alb 170 kg * Nënkampion i Europës

3. Uladzimit YAKUTA / Blr 167 kg

Pesha 85 kg. – Dygarësh

1. Egor KLIMOV / Ruis 319 kg

2. Xhulio PRRONI / Alb 372 kg * Nënkampion i Europës

3. Uladzimit YAKUTA / Blr 307 kg

Përmbledhja? 6 Kampionë të Europës, 3 Nënkampionë të Europës, 1 i Treti në Europë. Ose ndryshe: 6 medalje Ari, 3 medalje Argjendi, 1 medalje Bornzi. Këto renditje botohen vetëm sot në krejt shtypin shqiptar, paraqitur deri në imtësi, përveç të tjerave edhe me synimin për t’i kujtuar gazetarisë sportive shqiptare se sport pa statistikë, sport pa publikimin e rezultateve, sport pa emër e mbiemër fituesish, madje sport pa se cilit klub a shtet i përket ky fitues, se sport pa renditje rezultatesh, sport pa përmbledhje e krahasime, nuk ka. E detyrimisht një gazetari që nuk respekton të gjitha këto që thamë, nuk është gazetari sepse ajo nuk infomon. Kur përshembull përcaktimi anglosakson i gazetarisë në tanësi, e rrjedhimisht edhe asaj sportive, është pak a shumë ky: “Synon objektivitetin, nuk fsheh asgjë, ndan faktet nga opinioni, mban paanësi”.

Po rrezikohemi të marrim fund dalëgadalë edhe me gazetarinë sportive kombëtare. Të vjen vërtet keq. Sidomos për ata gazetarë të cilëve iu është miratuar karta e anëtarësisë në AIPS (Shoqata Ndërkombëtare e Shtypit Sportiv)

E pra? Nuk mund të ketë një gëzim për një fitore ndërkombëtare të sportit shqiptar, kur shtypi i këtij kombi nuk informon, ose informon keq, në mënyrën më joprofesionale, më të paditur, më të pakompetencë të specialitetit. Kësisoji, nga ana subjektive apo e ndjenjës kombëtare, nuk mund të presësh që të ketë një lloj gëzimi për fitoren kur nuk e njeh, kur nuk e publikon, kur nuk e përimton fitoren. Dhe kur kjo sjellje tradhëtuese e gazetarisë ndodh mandej me sportin më të përparuar të kombit tënd, që në këte rast qëllon të jetë peshëngritja, atëherë as që duhet të të shkojë nëpërmend për një gëzim qoftë dhe të një suksesi europian kësisoji.

2.

Nuk e kemi fjalën këtu për gëzim e hare, për eufori e hudhje përpjetë. E kemi fjalën që të bindemi se duhet treguar që peshëngritja sot është i vetmi sport që nderon Shqipërinë, që i sjell Shqipërisë medalje, që i dhuron Shqipërisë Kampionë të Europës. Dhe që mbasi i ka dhënë Shqipërisë qysh më 1972 Kampionin e parë të Botës dhe rekordmenin olimpik emri i të cilit është Ymer Pampuri, mbërrin te ky shtator 2009, duke i sjellë Shqipërisë fitoren e parë ekipore medaliste të një Kampionatit Europian, qysh kur është krijuar Shqipëria. Këte e flet dhe e tregon vetë Renditja zyrtare e këtij Kampionati, që është kjo:

Renditja medaliste e KE “NEN17” 2009

Ar Ag. Br.

1. Shqipëria 6 3 1

2. Gjeorgjia 5 - -

3. Rusia 3 7 2

4. Bullgaria 3 2 2

5. Letonia 3 - 2

6. Armenia 2 7 3

7. Biellorusia 1 3 6

8. Sllovakia 1 - -

9. Turqia - 2 5

10.Rumania - - 1

11.Azerbaixhani - - 1

12.Gjermania - - -

Edhe kjo po botohet sot për herë të parë, mbasi nuk është botuar prej askujt në shtypin shqiptar. Eshtë renditja shumështetëshe europiane e para në histori e kryesuar dhe e fituar prej Shqipërisë – çka e bën ate për herë të parë Kampione Europiane në një sport të vetëm olimpik simbas medaljeve

Jemi të detyruar që këtij shkrim t’i japim ndërkaq, një ton disi didaktik, sepse prej kohësh po shohim se askush jo më të ketë një gëzim (në të vërtetë ka një “jo-gëzim”), por as edhe një kënaqësi sportive kombëtare (në të vërtetë një – “gëzim”) që do të nxiste jo thjesht për të përimtuar një rezultat apo arritje të madhe si kjo, por më e pakta për të nderuar një arritje kombëtare të herës së parë në rang kontinental.

Nuk do ta marrim përsipër as ne në në këte shkrim. Vetëm sa do ta prekim apo shtjellojmë rëndësinë e arritjes, e cila ndonëse me 17 vjeçarë përbën një kulm, një rrjedhojë, një vazhdimësi dhe mbi të gjitha, një të ardhme. Dhe kjo e fundit, e ardhmja, është më e rëndësishmja.

Duke iu rikthyer Renditjes së mësipërme medaliste, vërejmë se Shqipëria ka lënë mbrapa shtete të cilët në Olimpiadën e fundit, atë Pekin 2008, kanë qenë, përjashto Kinën, ndër më të mirët si përshembull Armenia e cila nga 6 medalje të Pekinit, 3 i ka marrë në peshëngritje, apo Biellorusia e cila në Pekin 2008 gjithashtu mori 3 medalje prej peshëngritjes! Kujtojmë ndërkaq që plot 87 shtete, anëtare të CIO-s fituan medalje në Pekin. Por jo Shqipëria. Kurrë Shqipëria! Dhe të jeni të bindur, ashtu siç veprojnë këto shtete me peshëngritjen, edhe këta 17-vjeçarë të tyre që kanë mbetur mbrapa Shqipërisë, në këte KE NEN 17 të Izraelit 2009, me siguri do të jenë medalistë në Olimpiadat e ardhshme. Sepse ata kështu punojnë për sportet, në këte rast për peshëngritjen, duke ecur me punë në logjikën shkencore të këtij sporti.

E, atëherë përse të mos ndodhë kështu edhe me Shqipërinë?

Në të vërtetë mund dhe duhet të ndodhë. Sepse në këte rrugë është edhe peshëngritja shqiptare. Madje mû në këte rrugë ka qenë deri në çastin e ndërprerjes fatale të vitit 1991. Asokohe shqiptarët Pirro Dhima, Luan Shabani, Viktor Mitru, Leonidha Goga i dhanë lavdi Greqisë duke fituar nën fanelën e saj plot 8 medalje olimpike në Lojërat e viteve 1992, 1996, 2000 dhe 2004, pa shkuar te Kampionatet Europiane dhe Botërore. Ata i blatuan Greqisë një lavdi olimpike që bëri bujë në gjithë botën, dhe që medalja e Pirro Dihmës më 1992 ishte medalja e parë e artë e Greqisë në Olimpiada mbas plot 32 vjetëve! Në fund të fundit, e gjitha kjo përbën një meritë të madhe edhe të Shqipërisë: sepse dihet, Dhima, Shabani, Mitro, Goga lindën, u rritën dhe u formuan si peshëgnritës në Shqipëri, sidomos npërmes pjesëmarrjes së tyre edhe në Kampionatet Ballkanike nën fanelën e Shqipëris, e deri në vetë Kampionatet Europiane. Greqia nuk i rrëmbeu ata si fëmijë të peshëngritjes shqiptare, por si burra të peshëngritjes shqiptare!

3.

Tash skena është ndërruar dhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes nën drejtimin e presidentit të saj Esat Ademi, ia ka rritur që talente të reja shqiptare të mos largohen nga Shqipëria, por të mbështetur deri diku edhe nga qeveritë shqiptare, të përgatiten për të ngritur lart nderin e sportit të Atdheut të tyre, Shqipërisë. E gjithë kjo strategji e viteve të fundit që kulmon me këte Kampionat të Europës 2009, prej kohësh po jep frytet e veta.

Historia më e re e peshëngritjes shqiptare na tregon se gjatë periudhës 2000-2009 peshëngritja i ka dhënë Shqipërisë: 3 kampionë të Europës për të rritur dhe 9 Nënkampionë të Europës po për të rritur. Si dhe 1 Nënkampion të Botës po për të rritur. Ndërkaq, gjatë periudhës 2004-2009 Shqipëria ka dhënë 12 Kampionë të Europës për të Rinj, dhe 11 Nënkampionë të Europës po për të Rinj. Por ka dhënë edhe 2 kampionë të Botës për të Rinj dhe 4 Nënkampionë të Botës po për të Rinj. Po ashtu, gjatë periudhës 2002-2009 Shqipëria ka dhënë 19 Kampionë të Europës për të rinjtë “NEN17” si dhe 10 Nënkampionë të Europës për të rinjtë NEN 17”!

A mund të kalohen kaq me mendjelehtësi të paktën këta 34 Kampionë të Europës për të tri moshat? Përsërisim: 34 Kampionë të Europës! E përsërisim për të gjithë: e përsërisim për qeveritë shqiptare, e përsërisim për shtetin shqiptar, e përsërisim për Presidencën e Shqipërisë, e përsërisim për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e përsërisim për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, sepse as ky nuk di se për 8 vjet peshëngritja i ka dhënë Shqipërisë 34 Kampionë të Europës. Ejani në vete të gjithë sa jeni: jo 1, por 34 Kampionë të Europës! Jo kampionë lagjesh e ndërmarrjesh, por Kampionë të Europës! Po ta dinte mirë KOKSH këte shifër gjigande për mundësitë e Shqipërisë së vogël, të paktën për bursat olimpike ai do t’i kishte dhënë përparsi absolute peshëngritësve.

Mirëpo, “mos-gëzimi” është ai që sundon mendjet sportive shqiptare. Në një kohë kur Shqipëria paska një lloj sporti, që qenka peshëngritja, me të cilën simbas ecurisë, ia ka arritur të paktën me Fetije Kasjan, Romela Begajn, Erkand Qerimaj të përshkohet në tituj të fituar në të tri moshat , deri te të rriturit. Madje Pekini 2008 me vendin e 6-të të Romela Begajt, qoftë dhe me shifrat dhe renditjen jo kaq të lartë të Erkand Qerimajt, dha shéjat e para të mundësive të mëtimit të Shqipërisë për medalje në Lojërat e ardhshme Olimpike.

Duke pasë parasysh shembujt nga shtetet të tjera, atëherë, nëse bie fjala, 17-vjeçarët Daniel Godelli, Hysen Pulaku apo Xhulio Prroni janë Kampionë të Europës më 2009, këta nuk ka përse të mos mëtojnë medaljet olimpike, ta zëmë në Olimpiadën 2012 apo 2016. Dhe më tej: nëse Shqipëria fiton Kampionatin Europian të NEN17 më 2009, duke lënë mbrapa fuqi europiane të peshëngritjes si Rusia, Bullgaria, Armenia apo Biellorusia, që sundojnë Lojërat Olimpike në këte sport, përse nuk e paska këte mundësi edhe Shqipëria?

4.

“Olimpiada duhet të jetë synimi ynë”, më thoshte këto dit presidenti i FSHP, Esat Ademi, promotor i kësaj kthese të madhe që është bërë këto vite me peshëngritjen.

Një fjalë goje. Po a është kaq e lehtë të arrihet kjo?

Kisha me thënë shumë e vështirë. Le ta lëmë mënjanë propagandën. Shqipërisë i takon ta shpallë peshëngritjen një lloj sporti kombëtar, ose një lloj sporti parësor, një sport olimpik të dorës së parë. Dhe për t’u bindur për këte, më e para është lufta kundër “mos-gëzimit për fitoren”, që ndryshe nënkupton vlerësimin për fitoren, për rezultatin, për medaljet, në fund të fundit, vlerësimin realist jo propagandistik, të këtyre 34 Kampionëve të Europës që Shqipëria i ka formuar vetëm mbrenda 7-8 vjetëve!

Nuk di se cili është shpërblimi që do të marrin prej shtetit shqiptar, qeverisë, federatës përkatëse, KOKSH a s’di se kuj, 10 medalistët e fundit europianë të Shqipërisë të cilët i dhanë vendit të tyre për herë të parë në historinë e sporteve titullin në tanësi të Kampionit të Europës simbas medaljeve të fituara. (Në të vërtetë janë 4 medalistë për 10 medalje). Madje dhe trajnerët e tyre Genc Barkiçi nga Shkodra, Hysen Cenaj nga Vlora, Ali Lundraxhiu nga Peqini dhe Sali Pulaku nga Elbasani. Nuk i japim rastësisht se prej nga janë, por me qëllimin për të informuar shtrirjen e papame gjeografike të zhvillimit të këtij sporti në Shqipëri.

Ndonëse ky shpërblim nuk është gjithçka. Madje tashmâ, me honorare të herpas-hershme, disi spontane, me disa palestra të mira, megjithë përpjekjet titanike të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, nuk mund të ngjitemi në podiumin e artë, të argjentë apo të bronztë të Olimpiadës. Kërkohet diçka tjetër. E, papritmas, nganjëherë mendja më thotë se do të ishte mirë që ky sport, vetëm ky sport, të kalonte në vartësinë e Ministrisë së Integrimit, ndonëse kjo dihet, është absurde dhe e pamundur, madje nuk ka logjikë. Mirëpo, a nuk luan një rol të rëndësishëm për integrimin një vendi të vogël si Shqipëria, edhe sporti? Jo vetëm për të larguar rininë prej “sëmundjeve” të kohës (droga, krimi, kotësia, loteria), por pse jo, qoftë edhe për t’u përmendur kjo Shqipëri deri në elitën e mjedisit të sportit europian, çka tërheq respekt, vlerësim, zhvillim, imazh, bashkëpunim ndërshtetëror, diplomaci, prani, përfshirje, respekt kombi.

Mû për këte e gjithë kjo strategji kërkon një impenjim qeveritar dhe shtetëror njëkohësisht, komitetasolimpik e ligjor tashmâ, në luftë me spontanitetin e rastësinë e një shpërblimi të çastit, çka kurrnjiherë nuk mund të tregohet vetëm me disa pritje në zyra ministrore apo s’di se ku, ndonëse edhe këto kanë rolin e vet në luftën kundër atij, “mos-gëzimit për fitoren”.

Kërkohet diçka tjetër: investime shtetërore (i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë gati të gjithë shtetet e tjera europiane), kërkohen ligje të reja sportive që t’i krijojnë mundësi të tjera biznesit dhe ndërmarrjeve private për t’u shndërruar ato në sponsorë të fuqishëm të këtyre sporteve të mëdhenj (nuk ekzagjeroj, këta djem janë vërtet të mëdhenj – Kampionë të Europës, apo jo?), kërkohet jo vetëm përfitimi i atyre që quhen bursa olimpike – ndarja e drejtë dhe jashtë çdo anësie – një detyrë parësore e KOKSH. Të gjitha këto, sot, më 2009, janë të mundshme edhe për një vend si Shqipëria që mbetëm duke i thënë “e varfër”, ndonëse tash e parë të buçasin veshët prej reklamave, publicitetit e haresë komerciale e të biznesit.

87 shtete fituan medalje olimpike në Lojërat e Pekinit. Por jo Shqipëria. Kurrë? Fituan medalje olimpike edhe Vietnami i cili ka vetëm 723 USD për frymë! Fitoi medalje edhe Taxhikistani i cili ka vetëm 440 USD për frymë. Fitoi medalje olimpike edhe Togo i cili ka vetëm 350 USD për frymë. Në Oliampiadën e Pekinit 2008 fitoi medalje olimpike deri dhe Afganistani i cili ka vetëm 335 USD për frymë. Nuk fitoi vetëm Shqipëria “e varfër” e cila ka të ardhura disa herë mbi këta, të paktën 2900 USD për frymë simbas një statistike tejet serioze!

Nuk ia vlen ta zgjasim më. U “lodhëm” duke shkruar për peshëngritjen çka vjen sepse ne jemi armiq të “mos-gëzimit për fitoren” dhe jemi miq të fitores. Shqipëria ka ndër duart e saj një pasuri të madhe sportive: më aktualët janë herojtë e rinj të peshëngritjes, djem 16-17 vjeçarë, të cilët këto ditë ngritën 10 herë flamurin shqiptar në Europë nën tingujt e Himnit Kombëtar. Kush tjetër, cila fushë e jetës shqiptare e ka bërë të paktën këto ditë një gjë të tillë në kontinentin e vjetër?
Eshtë vërtet shkatërrues “mos-gëzimi i fitores”.

Lidhje:
http://www.gazetatema.net/index.php?gju ... =9&id=6294
http://www.ewf.sm/results.php?mnid=1&sl ... =EILAT2009
http://www.ewf.sm/galeria/index.php

Post Reply

Return to “Sporti shqiptar”