Page 1 of 1

Basketboll

Posted: Thu Aug 19, 2010 10:54 pm
by Arbëri
Basketboll: Greqia-Serbia, rrahje mes lojtarëve – VIDEO



Turniri “Kupa Akropolis” ka përfunduar në mënyrën më të turpshme të mundur, pasi që basketbollistët e Serbisë kanë sulmuar lojtarët e Greqisë, duke i goditur edhe me karrige.
Ndeshja finale të enjten në Athinë ndërmjet Greqisë dhe Serbisë është ndërprerë për shkak të rrahjes së të dyja ekipeve, dy minuta para përfundimit, kur rezultati ishte 74:73 për Greqinë.
Takimi është ndërprerë pas përleshjes së basketbollistit serb Teodosiq dhe Fotsis nga Greqia.
Në debat janë përfshirë pothuajse të gjithë lojtarët e të dyja ekipeve. Qendra e skuadrës së Serbisë Nenad Krstiq në gjithë këtë tollovi ka tentuar ta godasë me karrige basketbollistin shtatlartë grek Sofoklis Skorcianitis, por në vend të tij ka goditur Janis Burusis.
Gjithashtu, nervozes në këtë takim i ka “kontribuuar” edhe përjashtimi i trajneri Dushan Ivkoviq, për shkak të dy gabimeve teknike.
Lojtari më efikas për Serbinë ishte Teodosiq me 17 pikë, derisa në radhët e grekëve më efikasi u tregua qendra e re e Makabit Skorcianitis me 18 pikë.