"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Anglia padit Serbinë në UEFA

Flisni për sportin ndërkombëtar, lajmet në lidhje me sportin.

Moderator: Tan-Tirana

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3775
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Anglia padit Serbinë në UEFA

#1

Post by Arbëri » Wed Oct 17, 2012 9:11 pm

Sulmet raciste, Anglia padit Serbinë në UEFA (video)
video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... Vg1Sh3z2B8

Image

Sulmet raciste të tifozëve serbë duket se nuk janë vetëm ndaj shqiptarëve. Një incident tjetër është shënuar në Angli, ku serbët kanë sulmuar lojtarët me ngjyrë të Anlgisë.

Anglia ka paditur Serbinë para Federatës Evropiane të Futbollit për shkak të incidenteve raciste nga ana e tifozëve serbë në një ndeshje të zhvilluar në këtë shtet.

Shoqata Angleze e Futbollit, përmes një deklarate ka theksuar se ka njoftuar UEFA-n për “disa incidente raciste kundër lojtarëve me ngjyrë të Anglisë.


Serbia mund të përballet me ndëshkim nga UEFA nëse shpallet fajtore.
Në ndeshjen e zhvilluar në Krueshevc, Anglia ka mundur Serbinë me rezultat 1:0 në ndeshjen e vlefshme për kampionatin evropian nën 21 vjeç. Menjëherë pas lojës, serbët thuhet se kanë sulmuar lojtarët anglezë, duke hedhur objekte të ndryshme dhe duke thirrur parulla raciste.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3775
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Anglia padit Serbinë në UEFA

#2

Post by Arbëri » Wed Oct 17, 2012 9:12 pm

Kreu i Federatës Botërore të Futbollit, Sepp Blatter ka thënë se është i trishtuar nga sulmet raciste në sport, duke u angazhuar që të luftohet ky diskriminim.

Ai i ka bërë këto komente në profilin e tij në rrjetin social Twitter, ku nuk e ka përmendur direkt ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë, por, deklaratat e tij vijnë pas incidentit.

“Jam i trishtuar sa herë qe dëgjoj mbi incidentet raciste në futboll. Duhet të luftojmë që ta largojmë racizmin nga futbolli”, ka shkruar ai.

Në ndeshjen e zhvilluar një ditë më parë në Krushevac të Serbisë, futbollistët anglezë janë fyer në baza raciste nga tifozët serbë.

Federata Angleze e Futbollit, por edhe qeveria britanike kanë kërkuar nga UEFA që ta dënojë Serbinë me sanksione të ashpra.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3775
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Anglia padit Serbinë në UEFA

#3

Post by Arbëri » Thu Oct 18, 2012 2:41 pm

“Serbia është një vend i racizmit, dhunës dhe kërcënimeve”

Anglia është bashkuar në dënimin e ashpër për Serbinë për shkak të fyerjeve raciste, sulmit fizik ndaj futbollistëve të rinjë të Anglisë të Krushevc.
Image

Këtë ankesë e ka përkrahur edhe Kryemistri britanik David Cameron, pas së cilës ajo i është adresuar direkt njeriut të parë të UEFA-së, Michel Platini. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar e ka ftuar UEFA-në, që “shumë rëndë t’i dënoj ata të cilët sulmun lojtarët anglez dhe ata të cilët kanë fyer në baza raciste në Serbi”. U dëgjua edhe zëri i Sepp Blatter por ky i fundit nuk saktësoi vendin dhe nacionalitetin e fajtorëve dhe sulmet në Krushevc, por përmes Twitter ai porosit: “Duhet të luftojmë dhe t’i shlyejmë diskriminimet në sportin tonë. Duhet ta çrrënjosim racizmin nga futbolli”.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Sporti ndërkombëtar”