E hapa kete teme mbasi mu duk interesante, mendimi i dikujt nga foumi tjeter kur po diskutonim rreth kesaj ceshtje. Megjithese mund te them qe e kemi provuar kete alternative per te cuar mallra, te pakten qe nuk po prodhohen akoma ne Shqiperi si ato me te thjeshtat..

Me duket qe nje tejter biznes qe mund te marr permasa te medhaja ne Shqiperi eshte 'Distribution' (shperndarje) te mallrave, prodhimeve, ideve, etj. Vetem te hapesh nje biznes te tille i sjell nje perparim te mire sidomos ne fushen e agrikultures, ku akoma fermeret nuk mundet te kene aq mundesi ti shperndajne ato ne te gjithe vendin, mbasi nuk i kane mjetet e duhura. Kjo do te bente qe prodhimet e tyre nuk kishin pse te kalbeshin neper magazina apo te hidheshin ne lume sepse vetem tregu rreth e rrotull vendit te tyre nuk eshte aq i madh qe ti konsumoj te gjitha keto. Gjithashtu pervec kesaj mundet te besh shperndarjen e atyre mallrave apo agrikulturave qe nuk prodhohen ne nje rajon dhe ne kete menyre te besh shkembimin e tyre. Kjo do te bente qe nuk kishim pse te importonim kaq shume mallra agrikulture nga vendet fqinje te cilat deri ne momentin qe arrijne ne marketin Shqiptar jane te kalbura. 'Distribution' (shperndarja) eshte nje bisnes i cili sjell shume biznese te tjera duke i bere ato te punojne si nje lloj zinxhiri dhe nje pune te vazhdueshme, dhe nuk merresh direkt me prodhimin.
Si mund te arrihen keto ne Shqiperi?!
1. Keto mund te arrihen tani per tani duke pasur nje dore te mire lekesh qe te paguash te gjithe burokracine atje te vendoshesh bazen e kesaj kompanie.
2. Duhet te besh kontakte me njerezit qe kane makina te medhaja te cilat i vene keto ne perdorim te shperndarjes se mallrave.
3. Kontakte drejteperdrejte tani per tani me prodhuesit e ketyre prodhimeve, ku te besh kontrata mbi cmimet dhe cilesine qe duhet per ato.
Ka shume procedura dhe menyra ku vertet ky biznes te sjelle nje zgjerim dhe nje zhinxhir te prodhimeve ne Shqiperi te ndihmojne njera-tejtren, me qellim qe te evitojme te marrim mallrat e huaja ku njerezit vetem paguajne dhe u shtojne te ardhurat me teper Greqise dhe Italise, sesa njeri-tjetrit.
Plus mos te harrojme qe export-importi me teper behet nga njerezit e shtetit ne Shqiperi apo ata qe jane afer tyre, dhe jo nga vete pornaret e ketyre prodhimeve si mund te jete ketej ne vendet e huaja. Pervec kesaj me mbahet mend ne nje nga diskutimet qe bente avokat Ngjela, i cili theksoi se-"duhet qe te qarkullojme parane tone dhe ta veme ate ne perdorim ne investime dhe prodhime, ne menyre te ngritur vete ekonomine e atj vendi, jo te marrin njerezit leke hua apo dhe vete qeveria nga bankat Greke, kur keto te ardhura vene perseri ne xhepat e Grekerve nga interesat e larta dhe keto behen nga parate e shqiptareve te cilat depozitohen ne bankat e tyre.
Ahhh do shume pune atje te arrihen shume standarte elementare qe te arrish te besh nje biznes si ketej. Ketu ky lloj biznesi mund te behet vetem me kompjuter dhe telefona shume thjeshte.
Jepni mendimet tuaja!