Page 1 of 1

STARTUP në Shqipëri

Posted: Fri Jan 15, 2016 8:25 am
by Adriana
Cfare eshte STARTUP ?
Start-up-et jane nje model i ri biznesi ne shqiperi, por ka nje mungese informacioni dhe kulture rreth tyre. Shume pak flitet per to, dhe nuk ka filluar ende te ket ndonje zhvillim te madh ne vednin tone per faktin se shume individ qe kerkojn ta projektojne kete model perplasen me korrupsionin, burokracine, etj, etj... Por megjithate ka shpresa te medha, disa sipermarres te rinj (shumica emigrante te rikthyer ne atdhe) po mundohen te tregojne se edhe ne shqiperi shume gjera jane te mundshme, dhe po mundohen ta zbatojne kete model te ri biznesi. Ja disa raste: kliko ketu per te pare videon

Per me shume te dhena mund te vizitoni adresen: Startups.al , komuniteti online i startup-eve ne shqiperi. Ju ndihmon te gjeni cdo startup te krijuar deri me tani ne shqiperi, ose te aplikoni per nje startup te ri. /Adriana/