Page 1 of 1

Lidhja e Prizrenit.

Posted: Sun Jun 10, 2012 5:01 pm
by Zeus10
Sot 134 vjete nga nje nga ditet me te shenuara per shqiptaret: "Bashkimin e tyre rreth nje identiteti per te ruajtur ate". Gezuar dhe u bashkofshim me te forte.

Re: Lidhja e Prizrenit.

Posted: Mon Jun 11, 2012 7:47 am
by Adriana
Gezuar !!
Palca e shqiptarit, është nga palca e gurit

Prizren, 10 qershor - Planet që mund t’i bëjnë të tjerët kundër shqiptarëve janë të kota, sepse palca e shqiptarëve është nga palca e gurit.

Kështu ka thënë mes tjerash në fjalimin e tij me rastin e shënimit në Prizren, të përvjetorit të 134-të të Lidhjes së Prizrenit, ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Maqedonisë dhe kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti ka thënë më pas se shqiptarët do të bashkohen në Bruksel dhe se kufijtë do të jenë vetëm relikte dhe mbetje nga e kaluara.

“Mbase nën pranga të rënda në burgjet, kështjellë të perandorisë, Abdyl Frashëri me besimin më të lartë i drejtohet bashkë komandantit të Ushtrisë shqiptare që ishte krijuar këtu, Sulejman Vokshit, ‘Lidhja është gjallë sepse lidhjen e shoh në sytë e djalërisë shqiptare’. Të nderuar të pranishëm të nderuar vëllezër, jo vetëm që kjo lidhje ishte ajo që na mbajti gjallë por ishte kjo lidhje që nga gjaku i Abdyl Frashërit, që nga gjaku i Syl Vokshit, Imer Prizrenit dhe i Las Pash Dibrës, ky gjak kaloi në damarët e rinisë shqiptare vit pas viti e dekadë pas dekade, që ne sot në rrugë institucionale Qeveria e Kosovës, Institucionet e Kosovës, kryetari i Prizrenit këtë 134-vjetor ta festojnë në Shtet të Pavarur”, ka thënë Ahmeti.

“Z. Berisha (kryeministër) planet që mund të bëjnë të tjerët e kanë kot sepse ne kemi palcë nga palca e gurit, nga palca e këtyre burrave që 134 vjet më parë i bashkuan shqiptarët që nga Arta e Preveza deri në veri të Mitrovicës, prandaj ne s’na mbetet gjë tjetër, tani si elita shqiptare të vazhdojmë që shqiptarët, jo shumë larg të jemi të bashkuar në Bruksel, që shqiptarët jo shumë larg të mbeten pa kufi dhe ato të shndërrohen në relikte siç i ka shndërruar Evropa ashtu edhe ne po atë model dhe po ato praktika t’i vendosim në rajonin e trazuar në të kaluarën e Ballkanit. Rrofshin shqiptarët, rroftë kombi ynë”, ka thënë Ahmeti.



Re: Lidhja e Prizrenit.

Posted: Tue Jun 12, 2012 8:47 am
by Rina
Urime te gjitheve,

Le te shpresojme qe ky mileniumi i ri te jete kthimi i te drejtes historike te shqiptareve ne vend, ne realitetin historik te para turmave barabare sllave, kur shqiptaret "nga nje det ne tjetrin det ishin zot vet", si thote M. Kuteli. Ne kohen kur kishte Gadishull Ilirik e jo njefare Ballkani i derrmuar nga turmat barabare aziatike, qe akoma sot vazhdojne te cenojne te drejten e shqiptareve.

Ne realitetin historik te shqiptareve deri te Dardanelet e Bosfori, deri pertej Danubit , e deri tek Trieshta, e kudo qe ka gjurme iliro-shqiptare, qe padrejtesia dhe erresira historike i degdisi. Ju flm!


Se jam këtu kur s'kish njeri,

kur s'kish kufi

as fqinjëri,

as shkja të zi.

Se jam këtu kur Mal i Zi

ish Iliri:

kur nga një det në tjatrin det

isha zot vetë!

Unë jam këtu nga moti

kur vetë Zoti

e bëri fushën fushë

e malin mal.

Unë jam këtu e do të jem

-dem baba dem-

sa mali të bëhet hi

e hiri mal përsëri


Mitrush Kuteli

P.S. Dhe, ta quash Gadishullin Ilirik, me termin Ballkan eshte termi me anti-shqiptar i mundshem.

Re: Lidhja e Prizrenit.

Posted: Sat Dec 28, 2013 12:09 am
by Mallakastrioti
"Gjithe Gadishulli Ballkanik per mua nuk vlen eshtrat e nje ushtari te kembesorise se Pomerianes"-Otto von Bismarck
---
Pra kaq kishte vleren Ballkani per Bizmark!
(Imazhi shkeputur prej vepres "Shqiperia" me autor V. Mantegazza, viti i publikimit 1912, f.46-47)

Image

Re: Lidhja e Prizrenit.

Posted: Tue Jun 10, 2014 3:28 pm
by rrëqebull
Image
Një ditë si kjo, ku përkujtojmë të gjithë me sy nga Flamuri,
136 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është rasti më i mirë për t'i rikujtuar vetes se: BASHKIMI BËN SHQIPNINË!