"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Djemt dhe vajzat e vetmuar

Ky është forumi ku personat e interesuar mund të kërkojnë partnerë, për lidhje dashurie, miqësie ose thjesht mund të shuajnë kuriozitetin.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Djemt dhe vajzat e vetmuar

#1

Post by Adriana » Sat Jul 12, 2014 7:37 pm

[quoteemDjemt dhe vajzat e vetmuar]-Ç’i ke ato kufje në vesh dhe atë celular në dorë, o çun i vetmuar ? i thashë një djaloshi që po pinte kafe me murin përball.
-Nuk jam çun i vetmuar. Flas në telefon, dërgoj SMS, bëj chat, dërgoj emaila, luaj lodra elektronike, shkruaj, përkthej, kërkoj në Ueb, shkarkoj muzikë dhe filma, bëj selfie, shkrep foto, postoj në Fejsbuk.
-Këto nuk i bën ti o qyqar. Këto i bën kompjuteri. A bën dot ndonjë gjë ti vetë, ti me mendjen tënde, me duart e tua, për shembull, a di ti të ndreqësh ndonjë bravë të prishur apo ndonjë rubinetë që rrjedh ?
-Unë nuk di nga këto gjëra. Një herë që provova të ngulja një gozhdë , në vend t’i bija gozhdës i rashë gishtit. Atë ditë u betova të mos prek kurrë vegël me dorë, përveç kompjuterit.
-Po aroma e blirit në pranverë, trishtimi i lunës, përgjakja e diellit në muzg, era e dheut, V-ja e patave në fluturim, blegërima e qingjave, këmborët e deshëve, flladi i malit, uji i bjeshkës, a i di ti çfarë janë ?
-I kam parë nëpër filma.
-Po ndonjë shoqe, ndonjë mikeshë, a ke ti ?
-Si s’kam. Kam me qindra në Fejsbuk.
-Leri ato të Fejsbukut, a ke ndonjë gocë që ta prekësh dhe të rrënqethësh, ta puthësh dhe të dehesh, ta marrësh përdore te rrokulliseni të dy mbi bar, të vallzoni nën shi, të fleni natën në pyll, dyshek gjethet, jorgan qiellin ?
-Jo, nga ato s’kam.
-Pse ?
-Sepse gocat e e tilla nuk vinë me mua, shkojnë me ata që kanë makina të shtrenjta, motoçikleta të mëdha, pare.
-A të ta gjej unë një ?
-Mirë, ma gjej. Prit pak sa ta bëj një selfie që t’ja tregosh si jam ?
-Jo, mos u lodh, do ta gjej pa selfie.
Ika.
Në një kafene në skajin tjetër të qytetit i fola një goce të vetmuar,
-O goc e vetmuar, a do të të njoh me një çun të vetmuar ?
-Po, tha goca e vetmuar, kam kohë që po e kërkoj një çun të vetmuar. Si është ai çuni i vetmuar që do ma njohësh ?
-Nuk ka makinë të shtrenjtë, nuk ka motoçikletë të madhe, nuk ka pare.
-O të lutem, mos më thuaj çfarë nuk ka, më thuaj çfarë ka ?

-Ka celular, ka kufje, ka pare me pi kafe. Nuk di të bëjë ndonjë gjë me duart e veta. Por vozit në Internet, është në Fejsbuk, dëgjon muzikë, dhe është çun i vetmuar që po pret të njohi ndonjë gocë të vetmuar, si ty.

-Zoti më ruajt, tha bukuroshja e vetmuar. Ai çun i vetmuar është, dhe çun i vetmuar do mbetet. Një çun i vetmuar që mbetet çun i vetmuar, nuk është çun i vetmuar, është teveqel. Unë e di që gocave të vetmuara u është hapur një nam. Sikur nuk kanë asnjë gadishmëri për tua paksuar vetminë çunave të vetmuar që s’kanë vilë, makinë të shtrenjtë, motoçikletë të madhe, ose të paktën pare. Është legjendë që e kanë hapur teveqelat e vetmuar. Unë dhe mikeshat e mia të vetmuara, preferojmë të vazhdojmë të vuajmë të vetmuara sesa të investojmë vetminë tonë për të paksuar vetminë e çunave të vetmuar si ky që po më thua. Ne gocat e vetmuara, që të mos vazhdojmë të jetojmë të vetmuara, pra që t’i shndrrojmë çunat e vetmuar në çuna të bashkuar, presim të njohim çuna të vetmuar që kanë ndonjë aftësi, ndonjë talent, ndonjë zotësi, që dinë të bëjnë ndonjë gjë. Ne gocat e vetmuara jemi gati edhe të rrëmbehemi prej çunave të vetmuar, pranojmë që çunat e vetmuar edhe të na rrahin, madje edhe të na përdhunojnë, por jo të gdhihemi e ngrysemi kërrusur mbi kompjuter duke i hequr vetminë njëri-tjetrit me selfie reciproke.

Çunat e vetmuar si ky që po më thua i presin gocat e vetmuara tu bien nga qielli. Ata nuk kuptojnë se ne s’kemi nga cili qiell të biem, se ne jemi vetë qielli. Ne gocat e vetmuara nuk ua themi këto gjëra çunave të vetmuar. Ne presim që çunat e vetmuar t’i kuptojnë vetë disa gjëra. Nga pritja jonë ata ndoshta vuajnë. Nuk është faji ynë. Çunat e vetmuar sytë në ballë i kanë. Çunat e vetmuar e shohin se gocat e vetmuara janë shumë më shumë se makinat shtrenjta, motoçikletat e mëdhaja, baballarët me pare. Ne s’jemi budallaqe të presim secila nga një makinë të shtrenjtë dhe nga një vilë. Ndonjëra nga ne shkon edhe me ndonjërin nga ata me makina të shtrenjta. Mirë bën, sa kohë ka çuna të vetmuar që presin goca të vetmuara kompjuterike, pa prekje, pa shtrëngim dore, pa peshë, pa gravitacion, pa aromë të mishit, pa telashe, pa ngatërresa. Kjo është tmerr, është turp, është neveri. Edhe unë, si të gjitha gocat e vetmuara, po pres të njihem me një çun të vetmuar. Por unë nuk po pres një çun të vetmuar si ai që thua ti me kufje dhe selfie. Unë goca e vetmuar po pres një çun të vetmuar me shkrepëtimë sysh kur të më shohi, rrënqethje kur të më preki, rënkim kur të më shtypi, ulurimë kur të më puthi, dhimbje kur të më shtrydhi, lot kur të më hyjë. Ndryshe nuk e dua.

Më fal që po të pyes, ju të brezit tjetër, edhe ju kështu si këta budallenjtë e sotëm i keni pritur gocat ? Aman më trego pak se jam shumë kurioze.

-Jo jo, ne gocat i kemi pritur krejt ndryshe. Ne nuk kishim celulara, kompjutera, chata. Ne gocat i prisnim duke mos bërë asgjë, në heshtje, e shumta duke mërmëritur me vete vargje. Jo në kafene. Atëhere nuk kishte kafenera. Ne gocat i prisnim përjashta, nëpër rrugica, nëpër kthesa, me ankth, me përpëlitje zemre, në zheg, në të ftohtë e në shi duke u dridhur si purteka, se tani bën shumë ngrohtë, atëhere bënte shumë ftohtë.
-Sa bukur. Më thuaj të lutem ca vargje t’ja them ndonjë çuni të vetmuar për ta sjellë në vete.
-Patjetër kinge, ja;
Për miqtë e mi që ndihen keq
Për veten time s’ka më lot
Që dëshpërimeve u heq
Mënxyrën që s’durohet dot
Pas nja tre-katër ditësh, e takova përsëri atë çunin e vetmuar. I thashë,
-O çun i vetmuar, ta gjeta një gocë të vetmuar. Por goca e vetmuar që të gjeta nuk do një çun të vetmuar si ty. Pavarësisht si të duket ty vetja, ajo ty të konsideron të padobishëm, të pavlefshëm, të panevojshëm, shterp, steril, të thatë, të neveritshëm.
Ngiti supat.
E lashë çunin e vetmuar në vetminë e tij të ftohtë dhe të pashpresë me kufje në vesh dhe celular në dorë.
Ika duke menduar për gocat e vetmuara, selektivet gjeniale që rracës i garantojnë lavdinë dhe shqiptarisë mbijetesën.

Shkruar nga : Edison Ypi[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Njihuni dhe krijoni lidhje.”